Shkolla Rrezor  Mleqan, Malishevë, Republika e Kosovës – Republic of Kosova
AA – Letrat e vizitorëve
30.03.2007 Alush Kryeziu

 Ju mund të shkruani në këtë Email: alush_kryeziu@hotmail.com


Arben Kryeziu, co-founder, is the chief architect and senior strategist for Bump Networks. An entrepreneur who from an early age has been honing a wicked talent for finding a better, smarter way of doing things, Arben has pioneered software and web solutions across many different computing platforms (UNIX, Windows, and Apple) for a variety of industries including financial, entertainment, visitor activity, destination, logistics, distribution, government, and TV broadcasting.

In addition to designing and optimizing the performance of computing infrastructures (servers, databases, forward caching of content, etc.) for our clients, Arben manages the Bump Networks in-house development team.

As champion of Bump’s unique combination of extensive software language proficiency and the most revolutionary thinking in online marketing strategies and search engine optimization, Arben leads the charge to bring dramatic improvements to not only our clients’ marketing efforts, but in how they do business.

Shkolla Rrezor is currently hosted on our server in San Francisco, and had been developed for the school as encouragement for the next step in education. Kosova has to encourage its children to gain knowledge in technology in any possible way they can. The internet is a connection point, that allows everybody to achieve greatness. A pure example is that I myself still am looking to find good software and web programmers or designers that can join me remotely in Hawaii, to demonstrate their skills in the international market.

Best regards, Arben Kryeziu

________________________________________

Të nderuar vizitorë,

Mbresat tuaja për ueb-faqen e shkollës, vërejtjet, përkrahjen, këshillat etj.. mund t’i dërgoni në adresën: alush_kryeziu@hotmail.com ose mail@shkollarrezor.com
________________________________________

Përshëndetje !

Sot, më 07.09.2006 , Shkolla Fillore e Mesme e Ulët në Rrezor (ish Mleçan), duke ju falënderuar, Arben Kryeziut nga Rrezori komuna e Malishevës i cili ndodhet me vendqëndrim në Hawaii në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili mundësoi këtë ueb-faqe për shkollën e Rrezorit. Është privilegj për nxënësit, arsimtarët, prindërit dhe kujdestarët që tani e tutje do t’i prezantohen opinionit të gjerë me punën dhe synimet e tyre në rrugëtimin e pandalshëm në nxënie të diturisë…
Me respekt: Alush Kryeziu
__________________________

I nderuari koordinator Alush Kryeziu,

Pashë ueb-faqen e shkollës suaj dhe jo vetëm që më pëlqeu, por edhe u gëzova shumë! Më erdhi mirë që, më në fund, edhe nxënësit tanë mund të kenë rrjet interneti në shkollën e tyre dhe në këtë mënyrë, jo vetëm që mund të marrin njohuri, por edhe mund t’ua ofrojnë të tjerëve të arriturat e shkollës shqipe në anën Malishevës.
Në radhë të parë, e gjithë kjo është meritë e punës dhe e përkushtimit tënd, e punës së arsimtarëve dhe e angazhimit të prindërve për shkollën.
Drejtoria Komunale e Arsimit ka të drejtë të krenohet për angazhimin tuaj në kryerjen e punëve për mirëvajtjen e procesit edukativo-arsimor dhe ngritjen e cilësisë së punës në shkollën që e udhëhiqni ju.
Me këtë faqe komunikimi nxënësit e shkollës suaj kanë mundësi të marrin njohuri jetësore dhe arsimore, si të gjithë moshatarët e tyre kudo në botë.
I respektuari drejtor Alush Kryeziu,
Drejtoria Komunale e Arsimit, por edhe Kuvendi i Komunës së Malishevës, do të bëjnë përpjekje që të mbështesin të gjitha veprimtaritë arsimore dhe edukuese në shkollën tuaj dhe t’u bëhen krah synimeve dhe angazhimeve tuaja për ta bërë shkollën bashkëkohore.
Shpresoj se premtimi do të bëhet realitet, ngase shpresa është veti e njerëzve që duke punuar ecin përpara.
Dëshmi për këtë është edhe kjo e arritur e shkollës suaj.
Me respekt,
Sanije Kelmendi
DKA-Malishevë
___________________________________

Përshëndetje juve dhe përgëzim shkollës për aderim në internet.
I nderuari Alush!
Ju përshëndes dhe ju përgëzoj përzemërsisht në emrin tim dhe të gjithë kolegëve nga ZRA. Aderimi i shkollës suaj në rrjetin e internetit është një e arritur e madhe sa i përket integrimeve dhe marrjes së informacioneve më të avancuara nga lëmi e sferës arsimore, kulturore e shkencore. Ne jemi në dispozicionin tuaj që të ju ofrojmë çdo informacion që është në kompetencën tonë si dhe të ju përcjellim drejtpërdrejtë kërkesat zyrtare.
Me nderime: Muharrem Cërmjani, EAS pranë ZRA në Gjakovë
____________________________________

Ju uroj për ueb – faqen.
Shembull që duhet ndjekur edhe nga të tjerët.
Me respekt,
Shqipja, KEC – Prishtinë
______________________________________

Përshëndetje z. Kryeziu,

Jam Sejdi Gashi, mësues i gjuhës shqipe në qytetin Gelsenkirchen të Gjermanisë.
Pata fatin ta hap e të shëtis nëpër Ueb – faqen e Shkollës së Rrezorit dhe me ju thënë të vërtetën më pëlqeu shumë. Ju uroj dhe ju përgëzoj sinqerisht për punën tuaj.
Sa i përket punës me nxënësit mërgimtarë në Gelsenkirchen të Gjermanisë po ju përcjellë adresën e Ueb-faqes së kësaj shkolle nga e cila do të informoheni për një pjesë të punës dhe aktiviteteve të nxënësve, prindërve dhe mërgimtarëve tjerë në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit të tyre kombëtar.
Adresa : www.atdhedashuria.piczo.com
Nxënësit e mi tanimë janë informuar me punën e shkollës suaj nëpërmes internetit dhe shpresojmë në bashkëpunim edhe në forma tjera të drejtpërdrejta.
Përshëndetje vëllazërore nga Sejdi Gashi dhe nxënësit e Shkollës Shqipe në Gelsenkirchen – Gjermani
________________________________________

Përshëndetje!

Një filozof grek ka thënë: ‘’Nëse Athina mbetet pa këpucëtar, ka rrezik që banoret e saj të shkojnë zbathur, por nëse ajo mbetet pa mësues atëherë ka rrezik që të shuhet’’.
Unë do të thoja se, nëse shumica e mësuesve do të punonin me një përkushtim dhe devotshmëri të natyrës se kësaj faqeje shkollore, atëherë shkollat tona do të hynë dhe do të ecin në trend me shkollat Evropiane . Në materialet e ngërthyera e të inkorporuar të kësaj ueb – faqeje mund të shihen specifikat e një intelektualizmi funksional. E kjo do të thotë se në fletët e kësaj faqeje shkollore ka: ide, mendime, mendim kritik dhe kulturë komunikuese. Mendoj se secili që do të denjoj të kyçet në adresën e kësaj shkolle, do të këtë mundësin e marrjes se pozitives, dhe zbatimit të saj.
Thënë shkurt, kjo ueb – faqe rrezaton dituri dhe emeton mesazhin se si duhet të funksionojë një shkollë e nivelit bashkëkohor…
Me respekt:
Fehmi Kryeziu, mësimdhënës
__________________________________________
Përshëndetje miqësore nga Sylejman Sylejmani

Ju përgëzoje për punën dhe angazhimin tuaj ne arsim…Po ashtu përshëndetje për kolektivin tuaj të vyeshëm!
Me respekt: Sylejman Sylejmani – ZRA – Gjakovë, më 25.04.2007

______________________________

I nderuari koleg, Alush Kryeziu

Përshëndetje, shëndet dhe përgëzime për përmbylljen e vitit shkollor 2006/2007.
Ju dëshiroj ç’lodhje dhe pushime të këndshme verore, njëherit ju falënderoj për këshillat dhe përkrahjen që na keni dhënë neve gjatë këtij viti shkollor.
Shpresoj se shtatori do të jetë vit edhe më i mbarë për Shkollën tuaj-tonën.

Me respekt: Zemrie Gashi, mësimdhënëse, më 14.06.2007
________________________________

Përshëndetje.

Ju uroj për tërë këtë punë që po e bëni dhe për gjithë angazhimin tuaj. Puna juaj është një gjë shumë më shume se sa mendojmë ne. E çmoj gjithë këtë vullnet që keni për punë dhe për arsim që shkolla të ngritët në nivelin që i takon ta ketë. Unë jam shumë e vogël të flas e të vlerësoj një ish arsimtar timin dhe pedagog timin për punën që e bën, por kjo më shtyn të mendoj e të punoj edhe më shumë për shkollën dhe arsimin, kur shoh se ju jeni një shembull shumë i mirë për të gjithë ne si mësimdhënës të rijnë që jemi. Uroj që shkolla jonë të jetë një ndër shkollat më të mira dhe që puna juaj të ngritët edhe më lart dhe të vlerësohet ashtu, siç ju e meritoni.
Me shumë respekt: Shqipe Kryeziu, mësimdhënëse ( më 22.09.2007)
____________________________

I nderuar z. Alush

Ju përgëzoj për punën me aq përkushtim që po e bëni në shkollën tuaj në Rrezor. E në veçanti për hapjen dhe mirëmbajtjen me aq kujdes të Ueb faqes.
Është kënaqësi dhe përjetim i këndshëm të lexosh dhe të njihesh me sukseset dhe të arriturat e shkollës suaj.
Një shembull i mirë se si duhet të punohet në shkollat tona.
Uroj që sukseset tuaja të mos kenë fund!

Nysret Hoxha, drejtor në shkollën
“Dëshmorët e Kombit” në Guncat. (më 23.10.2007)
_____________________________

Përshëndetje!

Ju përgëzoj për ueb-faqen dhe punën tuaj në
shkollë.
Urime!
Me respekt,
Esat Dakaj

________________________________

Ju lumtë për punën e shenjtë kombëtare që keni bërë.

Puna e arsimit për mua është e shenjtë, e çmoj shumë. Jam përpjekur të japi kontributin tim me shkollat me mësim plotësues në gjuhën shqipe në diasporë.
Unë do ta përcjell punën tuaj, por edhe do të ju ofroj bashkëpunim.

Juaji: Shaban Cakolli

____________________________

I dashur arsimtar,

Ishte mahnitëse dhe për mua shumë emocionuese kur sot duke kërkuar diçka në Internet, rastisa në faqen e Internetit që administrohet dhe mirëmbahet nga ju! Më bën jashtëzakonisht të krenohem me atë që ish-Mësuesi im i gjuhës dhe letërsisë jo vetëm që ecë me kohën por bën një punë aq të çmueshme që sot rrallë se e hasë tek ndonjë kuadro arsimi, të punoj kaq me mish e me shpirt, me vullnet e përkushtim për atë që beson, dhe e vetmja gjë që mund të na shpije përpara, arsimin!
Më duhet ta pranoj se kisha nostalgji dhe kujtova me ëndje kohën kur jam ulur në bankat e shkollës fillore të Kijevës në vitet e ‘80 e përpara ju kisha ju ish-mësuesi im që punonit edhe atëherë me aq admirim për profesionin!
Dëshira ime do ishte të kishim shumë më shumë Kuadro të tilla!

Ju uroj nga zemra punë të mbarë e suksese!

Arben (Sherif) Gashi
Kijevë, Köln Gjermani, më 11.02.2008
____________________________

I nderuari dhe shumë i respektuari z. Alush!


Se pari ju uroj për hapjen e ueb faqes suaj në emrin tim personal.
Kjo çka keni bërë ju, apo ndërtuar për breznitë që po vijnë janë shembull jo vetëm për rrethin ku jetoni ju, por dhe për administratën e lartë që po udhëhiqemi.Ju si njeri dhe dashamires i arsimit me ketë që keni beri jeni duke reflektuar rreze te arta dielli ne rrethin tuaj dhe më gjere. Jo vetëm kaq, kjo mrekulli duhet të ju shërbej të gjithë komunitetit arsimor mbare shtetëror, duke mos u marrë me shifra, apo meritokraci të kaluara dhe krenari të tepruar për punën që është bere para 30 viteve (nuk jam kundër saj). Sot në shekullin e kompjuterizimit kemi shumë mangësi në komunikim dhe mbarëvajtje për shkak të neglizhencës se disa njerëzve te cilët ende kanë ideja të makinave të shkrimit dhe me “matrica shumëzimi”….

I nderuari Drejtor!
Unë mora guximin që në emër të Qendrës Didaktike të Gjakovës e cila reflekton vetëm kreativitet, t’ju uroj shëndet dhe jetë të gjatë, udhëheqje kolegiale si dhe kolektivit dhe nxënësve suksese të mëdha.

Me respekt: Tahir Bakalli,
zv. koordinator i Qendrës Didaktike në Gjakovë. (04.07.20080)

_________________________________

Përshëndetje

Urime dhe sukses për punën tuaj vetmohuse, që bëni për nxënësit e shkollës suaj.

Me respekt : Zgjim Kryeziu, Prizren
Data : 05.07.2008

_____________________________

Z. Kryeziu,

Urime për punën që keni bërë, dhe që bëni në mënyrë të vazhdueshme. Kontributi Juaj për arsimin do të mbetet i pashlyeshëm.

Gjithë të mirat, Petrit Tahiri
Qendra për Arsim e Kosovës
________________________________

Përshëndetje z. Alush,

Janë inkurajuese rezultatet e arritura në kolektivin tuaj, në shkollën tuaj. Gjithashtu janë premtuese angazhimet tuaja në drejtim të avancimit të vlerave të mirëfillta. Në arsim ka nevojë për investimin e secilit, nga çdo njeri dhe nga çdo anë prandaj është koha që të bëhet kjo. Duke bërë këtë do të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur.

Me respekt, Sami Toplana, drejtor i shf, Kijevë, më 07.07.2008

_________________________

I nderuari, z. Kryeziu

U gëzova shumë dhe u mallëngjeva kur pashë të arriturat e shkollës tuaj dhe shkollës sime në ueb-faqen e hapur nga ju.
Nga zemra të dëshirova suksese në punën tuaj të palodhshme dhe vullnetin e çeliktë për një punë kaq të madhe që keni bërë dhe po bëni. Ishte mallëngjyese për faktin se kur filloi të punojë kjo shkollë, në vitet e dyzeta të shekullit të kaluar, gjyshi im ishte mësuesi i parë, ai në mungesë të fletoreve edhe rrasat e gurëve përdori bashkë me nxënësit e tij, vetëm e vetëm që ta mund analfabetizmin.
Sot unë u gëzova shumë, sepse shkolla ime dhe e juaja, fal MASHT-it, tani ka në posedim kabinetin shumë modern të informatikës që do të jetë ndihmesë shumë e fuqishme në ketë fillim të shekullit XXI, që bota tanimë e quan me të drejtë shekulli i informacionit.

Ju uroj suksese!

Me respekt, Sadije Mehmetaj, profesoreshë, Prishtinë, më 10 Shtator 2008
____________________________

Të dashur nxënës dhe kolegë të nderuar!

Z. Kryeziu, së pari ju dëshiroj punë të mbarë dhe suksese në vitin e ri shkollor 2008/09.
u përgëzoj për marrjen shumë të merituar të kabinetit të informatikës nga MASHT- i Republikës së Kosovës.

Mbarësi e suksese nga
Sejdi Gashi , mësues – Gjermani, më 04.10.2008

_____________________

I nderuari z. Drejtor,
Të dashur nxënës,

Unë jam Drita Kadriu, anëtare e Komisionit të Arsimit në Kuvendin e Kosovës dhe në vazhdimësi i përcjelli zhvillimet e arsimit. Jam gëzuar pa masë kur kam kuptuar nga mediat dhe nga programi i projektit të Bankës Botërore për të arriturat tuaja përkundër kushteve në të cilat punoni. Kjo dëshmon edhe njëherë se puna dhe angazhimi gjithmonë shpaguhen.
Duke ju uruar suksese dhe sa më shpejt të gëzoni punën tuaj në objektin e ri.

Ju përshëndes miqësisht.

Me respekt, Drita Kadriu (më 09.10.2008)

______________________________

I nderuar z. Alush Kryeziu

Sot të jesh drejtor i shkollës nuk është privilegj por përgjegjësi, si dhe kushtet me të cilat ballafaqohet arsimi në përgjithësi në Kosovë, me gjithë atë ju ia keni dal që të jeni shembull në punë dhe mësime me nxënësit.
Është me rëndësi të ceket se edhe fillimi i ndërtimit të objektit të ri shkollor është meritë e juaj dhe e tërë personelit të shkollës që ju e udhëhiqni. MASHT ka vlerësuar drejt, sepse puna dhe angazhimi shpaguhen.

Jam krenar që dikur isha nxënës i asaj shkolle.
Dhe në fund ju uroj punë të mbarë dhe suksese në të ardhmen.

Me respekt: Avni Gashi – Pforzheim, Gjermani (më 09.11.2008)

______________________________

 

I nderuari Alush,

Ju falënderoj që jam në listën e miqve të shkollës "Beqir Gashi", dhe jam e lumtur për këtë.

Nga letra e juaj e kuptova se nxënësit tuaj kanë marrë pjese në kuizin e diturisë "1 2 3 Fillo" të RTK-së. Modestia e juaj më bëri që unë të hulumtoj në ueb-faqen tuaj dhe të kuptoj se ju e keni fituar garën nga shkolla "Ali Krasniqi" e Ujëmirit të Klinës. Shfrytëzoj rastin të ju uroj nxënësve tuaj suksese të mëtejme në këto gara por edhe në jetën shkollore.

Shkolla e juaj po e jetëson mënyrën e re të të mësuarit , e-learning. Për ketë ju përgëzoj juve dhe të gjithë ata që e bëjnë të gjallë shkollën "Beqir Gashi" dhe Mleqanin në botën dinamike të informacionit.

Me respekt, Drita Kadriu, deputete dhe anëtare e Komisionit të Arsimit ne Kuvendin e Republikës së Kosovës (më 07.12.2008)

_______________________________

 

Përshëndetje dhe suksese në punë

Nxënësve të shkollës suaj, mësimdhënësve të angazhuar e në veçanti Juve, ju përgëzoj për sukseset që po i arrini në aktivitetet jashtëmësimore me nxënës!
Ju me punën tuaj, keni arritur të veni në lëvizje pozitive tërë strukturat përbrenda shkollës dhe jashtë saj duke ndërtuar kështu një imazh krejt tjetër për shkollën (e trendeve bashkëkohore) karshi shumë sosh të mbetjeve tradicionale.
Drejtori i suksesshëm, është lokomitivë bartëse e proceseve pozitive dhe ideator i reformave në arsim.

Me respekt, Muharrem Cërmjani, hulumtues për arsimin special në Institutin Pedagogjik të Kosovës (IPK), (më 09.12.2008)

________________________

I dashur mik Alush

Përshëndetje dhe urime për punën e jashtëzakonshme që po bën me shkollën në Rrezor (Mleqan). Unë gjithmonë e kam vlerësuar punën tende, edhe atëherë kur punonim bashke. Dhe tani, ne vitet e lirisë se Kosovës, ti me ketë përkushtim për arsimin dhe brezat e rinj, po e dëshmon në vepër atë që e bisedonim me gjysmëzëri 25 vjet më parë se si do të duhej të ndërtohej e ardhmja e mëvetësishme e Kosovës.

Urime dhe të lumtë!

 
Përshëndetje, Sulejman Gashi, New York (më 30.01.2009)
_____________________________

 

I nderuari administrator,
Shkrimi që keni publikuar "Dhuna Psikologjike si pasojë e paaftësisë" është njëri ndër shkrimet më të qëlluara edhe më realiste sepse flet për kohën në të cilën jetojmë e që është një kohë mjaft e vrazhdë dhe që shumë njerëz janë viktimë e shumë ngjarjeve që ndodhin për shkak të Dhunës Psikologjike. Ky fenomen mund të ketë pasoja për shëndetin dhe jetën tonë për shkak të mungesës së informacionit.
Sinqerisht ju falënderoj!

Me respekt, Alma Toplana (më 13.02.2009)

_____________________________

Të nderuar mësimdhënës,

E shikuam me vëmendje vizitën e juaj që ia keni bërë Shqipërisë, këto foto që pamë na ofruan informacion për Shqipërinë dhe monumentet e saj historike, monumente aq shumë të rëndësishme për gjithë kombin tonë.
Me respekt Alma dhe Nebih Toplana (më 10.03.2009)

___________________________

I nderuari administrator i ueb-faqes,

Të uroj dhe të përgëzoj për punën dhe angazhimin që jeni duke e bërë në ueb-faqen e shkollës suaj. Materialet në ueb-faqen tuaj janë model për tërë Kosovën. Në bazë të shfletimit të uebit mësova se ajo është krijuar në 2006, mirëpo pasi që unë tash kohëve të fundit e shfletoj ueb-faqen e juaj gati rregullisht, shpreha vullnetin tim që të shkruaj këtë letër për të përshëndetur dhe për të uruar.
Ju lumtë dhe vetëm përpara!

Isuf Karaxha, arsimtar i matematikës
www.shkollatemeqine.publiku.com (më 21.04.2009)

___________________________

Përgëzime për ueb faqen tuaj!

Urime edhe për shkollën e re që do ta gëzoni!
Përshëndetje për ju nxënës, mësimdhënës dhe përshëndetje të veçantë për drejtorin tuaj z. Alush Kryeziu!

Me respekt zv. drejtoresha Fahrije Retkoceri, shkolla e Lupçit të Poshtëm

___________________

I nderuari z. Alush Kryeziu,

Ju uroj dhe ju përgëzoj për punën e suksesshme që keni bërë në avancimin e arsimit në fshatin tuaj të lindjes. Të jesh administrator i shkollës në fshatin tënd përveç që është përgjegjësi është edhe privilegj që të angazhohesh për të sjellë risitë, ju keni arritur në mënyrën më të mirë të mundshme të sillni ndryshime pozitive në arsim.
Duke ju uruar suksese të mëtutjeshme, dëshiroj që sa më parë ta gëzoni objektin e ri të shkollës që është edhe një sukses i juaji i pamohushëm..

Me shume respekt, mr.ecc. Alush V. Kryeziu (më 01.10.2009)

___________________________

 Përshëndetje z. Alush Kryeziu,
me këto vargje nga Rumiu:

"Bota është shkumë,
Vetit’e Zotit-
Det pa anë.
Shkuma s’na le
Që të shohim
Të kthjelltin Oqean!"

Urime, përgëzime!

Mëxhid Yvejsi
Gjakovë, 28 nëntor 2009

________________________

I nderuar administrator i ueb-faqes, z. Kryeziu

Ju përgëzoj për punën dhe sukseset që po i arrini ju së bashku me kolektivin tuaj të mrekullueshëm. Më erdhi shumë mirë që shkolla juaj është shpallur – shkolla më e dalluar për aktivitete kulturo-artistike, në nivel të Komunës së Malishevës, për vitin shkollor 2009/2010.
Shpresoj, së kjo fitore do të nxitë edhe më shumë punën dhe përkushtimin e nxënësve, mësimdhënësve dhe angazhimin tuaj drejtor i nderuar, që të arrini shkollën cilësore, që është synim i juaj.

Me respekt, Halim Hoti, shef për arsim në DKA – Malishevë

___________________________

I nderuari dhe shumë i respektuari, mësuesi im dhe shumë brezave tjerë, z. Alush

Rastësisht hasa në internet ueb-faqen e shkollës suaj, u impresionova, kur pashe një rritë të mbarë, një ndryshim pozitiv, dhe avancim të kushteve të shkollës në Rrezor (ish Mleqan). Them të drejtën shumë u emocionova dhe një ndjenjë të veçantë ndjeva. Derisa shikoja fytyrat e qeshura të fëmijëve të shkollës suaj, ku një pjesë të fëmijërisë sime e kam kaluar në bankat e asaj shkolle. Ajo kohë, në krahasim me këtë tani, ka një dallim shumë të madh.

Unë pata fatin të kem pasur shok klase, Beqir Gashin, tani Dëshmor i Kombit, emrin e të cilit e mban shkolla Juaj,
dhe jam lidhur tanimë emocionalisht me shkollën tuaj dhe posa të gjej pak kohë, patjetër se do t’ju vizitoj, dua nga afër të sodis këtë realitet pozitiv, sepse jo pak, po më gëzon.

Ju lumtë, suksese!

Me respekt, Qamil Morina, Qendra Emergjencave Mjekësore, Klinë
(më 09.05.2010)

________________

I nderuar drejtor i shkollës Alush Kryeziu,
Të nderuar mësimdhënës,
Të dashur nxënës,

Unë jam Ismet Krasniqi nga Caraviku, jetoj dhe punoj në Zvicër që nga viti 1980. Jam shumë i interesuar që të mbaj lidhje me vendlindjen time, sukseset nga Kosova dhe për Kosovën më gëzojnë pamasë. Ka kohë që me vëmendje e përcjelli ueb-faqen e shkollës suaj, aty unë gjej një pjesë të Kosovës, që dëshirojmë ta shohim siç duhet, aty po shohim rezultate të prekshme, aty po shohim një kolektiv shkolle i cili është shumë i përkushtuar për punë, aty po shohim një ndërtim të një objekti shkollor të shkëlqyer i cili do ua lehtësojë aktivitetin arsimor, aty po lexoj edhe mbresat e lexueseve tjerë, që kënaqen duke shikuar rezultatet tuaja.
Të dashur nxënës dhe mësimdhënës, unë e njoh mirë fshatin Rrezor, me këtë fshat jam rritur, gjithmonë Rrezori ka nxjerr kuadro që krenohet Kosova.
Në ketë ueb-faqe i pashë edhe arsimtarët e mi, i pash shokët e klasës sime që tani punojnë aty… dhe ç’është e vërteta, më pushtuan emocionet…

Suksese, e gëzofshi shkollën e re!

Me respekt, Ismet Krasniqi – Zvicërr, më 19.08.2010

____________________