Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan) – SHFMU "Beqir Gashi" – Publike
Gjej enigmën…
3.03.2007 Alush Kryeziu

Enigmë që kërkon zgjidhje individuale apo grupore .

Ndodhen 5 shtëpi, 5 ngjyra të ndryshme .

Në secilën shtëpi jeton nga një njeri me përkatësi te ndryshme kombëtare.

5 Pronaret pine pije specifike ,tymosin duhan të markave specifike dhe gjithashtu mbajnë kafshë shtëpiake (manar) të ndryshme .

Ata të gjithë kanë kafshë shtëpiake të ndryshme, tymosin duhan të ndryshëm dhe pinë pije të ndryshme .

Në vijim është dhënë ky informacion:
Ù ANGLEZI jeton në shtëpinë e KUQE
*SUEDEZI ka një QEN.
*DANEZI pi ÇAJ.

*Shtëpia e GJELBERTE është në të majtë të shtëpisë së BARDHË .

*Banuesi i shtëpisë së Gjelbër pi KAFE

*Njeriu që tymos PALL MALL rrit ZOGJË

*Banuesi i shtëpisë së VERDHË tymos DUNHILL

*Banuesi i shtëpisë së mesme pi QUMESHTË

*NORVEGJEZI banon në shtëpinë e parë

*Njeriu që tymos BLENDS jeton ngjitur (afër) me njeriun i cili ka MACE

*Njeriu me KALI jeton ngjitur (pranë) me njeriun që tymos DUNHILL

*Pronari që tymos BLUEMASTERS pi BIRRË

*GJERMANI tymos PRINCE
*Norvegjezi jeton pranë shtëpisë së KALTËR
*Njeriu që tymos BLENDS ka një komshi që pi UJË
Cili nga ata e ka PESHKUN?

Vetëm 2% e ndonjë popullsie të madhe mund të zgjedhe këtë enigmë ,me përpjekje grupore % rritet!!!!!!


Shiko zgjidhjen (view image)

 

_________________

Leximi i mendjes

Mendo një numër, shumëzo të njëjtin me pesë, shtoi shumës se fituar numrin gjashtë, shomëzo shumën e fituar me numrin katër, tani shumës se fituar zbriti numrin katër, shuma që ka mbetur shumëzohet me pesë, shuma pjestohet me njëqind, mbetjes i hiqet numri një dhe tani doli numri i menduar.
Psh. dikush ka menduar numrin pesë…
5×5=25
25+6=31
31×4=124
124-4=120
120×5=600
600:100=6
6-1=5
Numri i menduar – është numri pesë (5)
________________________________