Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan) – SHFMU "Beqir Gashi" – Publike
Grupi letrar
30.01.2007 Alush Kryeziu

Ese – trafikimi i qenieve njerëzore shqetësim global

(Letra që më arriti nga një fatkeqe)

Engjëlli ngujuar në kthetra

E shndritur nga gëzimi dhe lumturia që kisha kaluar testin, aplikova për studime të mëtutjeshme, ëndrra ime ishte të bëhesha arkitekte, të tetëmbëdhjetat kisha mbushur muaj më parë. Isha mbesa e parë e familjes, daja insistonte të merresha me manikenizëm, sipas dajës ishte hyjnore ajo që më kishte falur zoti dhe plotësoja nevojat dhe kërkesat e një modeleje, prindërit nuk e dëshironin një gjë të tillë e unë aq më pak nuk isha e nxitur aq dhe nuk merresha vesh me fashionin, më pëlqente mënyra e jetës sime normale që beja dhe që i takonte një vajze të moshës sime.
Përgatitesha për t’ju nënshtruar provimit pranues në fakultet, u nisa, disi me ndjenja të turbulluara sa që më këputeshin këmbët, me mëdyshje por u nisa nga stresi dhe emocionet me vete, u ula në autobus e hutuar, pranë meje u ul një njeri në moshë, rreth të pesëdhjetave, kishte të lidhur njërin sy me fashë, filloi të fliste, bisedë e tillë e rastit, mu duk sikur e njihja por s’e dalloja dot… pasi arritëm në Prishtinë kërkoi nga unë ta ofroja gjer te një taksi, sepse nuk shihte, unë në shenjë respekti e përcolla e ndjeva veten mirë që me erdhi mundësia për të ndihmuar një të moshuar sado pak…

Kishin kaluar dy ditë dhe unë nuk njoha veten, filloi të më kujtohej se si më droguan në taksi dhe gjithçka ndodhi pa dashjen time, njeriu që unë ndihmova kishte planifikuar me detaje, madje me kishin kthyer nga brunja në një bionde të shthurur, trupi im nuk ngjante më me atë që kisha… fillova të bërtisja rrëqetha të tjerët me britmën time, prape më dhanë diçka për të pirë u kota si e vdekur me trup gjysmë të zhveshur, pas disa orësh me zgjuan për të përjetuar tmerrin dhe robërinë nga trafikantë që ma ndalen ëndrrën ende pa filluar. Unë tretesha brenda atyre mureve ku nuk kisha vlera njerëzore, kaluan një muaj e gjysmë dhe isha bërë tjetër njeri, gjurmët e mija po zhdukeshin se bashku me dëlirësinë dhe njomësinë time, ishte një errësirë trishtimi me disa llamba të vogla që nuk mund të vëreja as fytyrat e njerëzve, për të cilët isha objekt shfrytëzimi dhe shfrenimi të ndjenjave të tyre.
Nuk e di kur kisha parë diellin me sy, nëse lindte apo perëndonte. Gjithçka që flitej ishte e koduar për të mos e kuptuar vendndodhjen, lotët me ishin tharë, mërzia më kishe kthyer ne hije dhe eshtra, shpirti më rënkonte, nuk më mbeti fuqi për t’i dhënë fund jetës si skllave e përdhunuar.

Gjersa mendoja për prindërit… për ëndrrat që lash pas, mu ofrua një grua e moshuar duke më thënë: a di të pastrohesh ti, a di të rregullohesh, shih si je bere? Unë heshta si çdo herë, ajo fliste diçka gjersa më sillte ushqimin, shampot dhe derisa ndërronte çarçafët, unë fshihesha edhe prej saj nën këmbët e karriges. Një ditë më butësi mu ofrua me buzë në vaj; eh bija ime kështu m’i morën mendtë edhe mua, po ti si u ngatërrove kaq e njomë dhe kaq e bukur që je, si te mpiu dreqi mendtë?…
Ngrita kokën lart, isha kthyer në një egërsirë që u servohesha të tjerëve, besimi tek njerëzit si krijesa më të kompletuara dhe më të privilegjuara të natyrës në mua u shua, jetonim jete të egërsirave, pa mendje, pa zemër, pa ndërgjegje…, ajo vazhdonte të fliste më përmendi emrin e shefit që do të vinte sonte tek unë dhe duhet të isha në shërbimin e tij, përndryshe vaj halli për atë që të ka shitur dhe unë e hutuar nuk kuptova se kush me kishte shitur aq më pak se kush më kishte blerë.
Hyri në dhomë i ashtuquajturi shef, që bëri të veten dhe përmendi një burrë me të njëjtin emër si të dajës Xhevdet, “s’paske pas faj more Xhevdet se karafil i ri qenka”, un mbeta e shtangur. Gjersa ai po bënte tush shfrytëzova telefonin e tij, por jo për të telefonuar se nuk e kisha atë guxim, por për të parë thjesht listën e numrave të regjistruar, dridhesha e tëra e dija që do ta pësoja rënd po të më zinte me telefon në dorë, por ajo që kuptova ishte mijëra herë më e rëndë se ajo që kisha përjetuar brenda tashmë sa kohë sa që ndjeva ofshamën e eshtrave që më mbanin zemrën, kuptova që isha shitur nga daja Xhevdet, ai ishte bashkëtrafikant, në prehrin e cilit u rrita me ledhatime dhe dashurinë për mbesën tij, dhe më të rritur më futi në kthetrat e ngujimit të skllavërisë…
Kaluan tri vite dhe unë arrita të arratisem nga ai vend me ndihmën e një “klienti” dhe tetës Sadete ku vet kishte rënë pre dhe viktimë e trafikanteve siç ishte edhe daja im Xhevdeti i mjerë, që paguan me burg dënimin e merituar. Unë vazhdoj të trajtohem në psikiatri dhe mundohem ta marr veten, por një kujtim tmerri me kthen mbas dhe izolohem prapë brenda vetes… duke mbajtur në bark frytin e asaj jete mizore…
Unë, duke lexuar letrën, lotova dhe u trishtova shumë….

Shkroi:
Edonë Kryeziu, kl. IX-2 – Shkolla MU “Beqir Gashi” – Rrezor (Mleqan), KK Malishevë

____________

Nuk dua fatin e Enit!

 

Ah, lufta… Lufta është një mizori e vërtetë, sepse shumë fëmijë mbeten pa strehim, pa përkujdesje, dhe mbi të gjitha në mëshirë të fatit, e një ndër ta është edhe vogëlushja e ëmbël Eni. Pas luftimeve të gjata në Reçak, Eni humbi prindërit e saj. Ajo me një copë zemër të lënduar arriti t’i mblidhte valixhet e saj dhe të nisej për te gjyshja e saj në Gjakovë. Për një kohë të shkurtër Eni ndjeu afërsinë dhe ngrohtësinë familjare, e gëzimi i saj me i madh qe kur gjyshja për ditëlindje ia dhuroi një qenush, Eni u gëzua pa masë dhe ia vuri emrin Papy.
Mirëpo kjo ngrohtësi nuk zgjati shumë sepse gjyshja e saj pas një sëmundje të shkurtër vdiq. Me vdekjen e gjyshes, Enit iu vështirësua jeta edhe më shumë, tashmë jeta e saj varej prej një fije peri. Meqenëse institucionet shtetërore nuk u përkujdesen për të, ajo filloi të bredhë poshtë e lartë me shpresën se mos ndokush do t’i ndihmonte. Por fatkeqësia iu përplas pamëshirshëm kur ajo ra në grackën e trafikantëve.
Jeta e saj ndryshoi, sepse tashme i ngjante një skllaveje, ajo bënte çdo punë që e urdhëronin, madje-madje shitej nga dora në dorë si një leckë e pavlerë, si një produkt në një raft dyqani.
Si do t`ia bënte Eni e gjorë që të dalë nga ky rreth vicioz, nga kthetrat e një dore të pamëshirshme që fitonte para e pasurohej në kurriz të një fëmije?!… Pyetja, më e rëndësishmja, për mua dhe për të gjithë neve së bashku është: sa mund të bëjmë që t’ju japim sigurinë dhe lirinë fëmijëve?
Trafikimi i qenieve njerëzore është një dukuri globale dhe gjithë së bashku mund të bëjmë shumë për të ndihmuar që të këpusim zinxhirët e trafikimit të qenieve njerëzore, zinxhirët e skllavërisë dhe tmerrit. Andaj, unë ju lus të gjithëve, të përkujdesemi më shumë për fëmijët, në mënyrë që të tjerët të mos e kenë fatin e Enit.

Shkroi:
Iliridon Gashi, kl. VIII – Shkolla MU “Beqir Gashi” – Rrezor (Mleqan), KK Malishevë 

______________

Trafikimi i qenieve njerëzore

 

Trafikimi i qenieve njerëzore ka gjenezën e tij qindra vite më parë. Kjo “tregti” gjatë këtyre viteve e në veçanti në vitet e këtij fillim shekulli është përhapur në përmasa aq të mëdha dhe shqetësuese sa më të drejtë sot quhet skllavëri e ditëve moderne. Kësaj sëmundje shoqërore nuk ka mundur t’i shpëtoj asnjë kontinent e bile asnjë komb apo shtet. Të trafikuarit e qenieve njerëzore është ndoshta krimi më i lashtë që ka përcjellë njerëzimin gjer me sot. Thënë qartë, kjo sëmundje mallkuese ka thyer imunitetin e çdo shteti në botë. Industria e trafikimit të qenieve të gjalla është një industri në rritje e cila kohëve të fundit ka lënë prapa saj edhe tregtinë ilegale të armeve. Shifrat e personave të trafikuar të publikuara nëpër revista dhe portale të ndryshme e argumentojnë bindshëm këtë fakt.
Po ç’është trafikimi në të vërtetë?
Çfarë është odiseada e një të trafikuari?
Eksploatimi i një personi që inkorporon në vete një përzierje të elementeve të një se keqeje, siç janë: mashtrimet, premtimet e ëmbla të parajsës së premtuar, rrëmbimet, kërcënimet, përdorimi i forcës, abuzimi i pushtetit dhe pozitës dhe kontrolli mbi lëvizjet dhe veprimet e një personi tjetër me qellim të shfrytëzimit.
Vendet me varfëri e me një ekonomi të dobët dhe me një përqindje të lartë të analfabetizmit duket të jenë caqet e preferuara të trafikanteve. Këta e kanë të qartë se standardi i dobët jetësor dhe niveli i ulet arsimor u jep një avantazh të madh në joshjet edhe ndaj prindërve dhe vajzave a djemve të tyre. Dëshira e këtyre viktimave për ti ikur botës së varfër, në të cilën janë zhytur, e kanë të vështirë të refuzojnë tundimet e njerëzve të cilët iu premtojnë atyre botën e bukur ëndërrimtare në mesin e metropoleve të mëdha. Por Itinerari i jetës së tyre do të jetë i dhimbshëm. Ballafaqimi me botën reale të cilën do ta hasin do të ua venit botën imagjinare dhe lumturinë e jetës se bukur të cilën asnjëherë nuk do ta shijojnë. Shumica e këtyre vajzave do të përfundojnë në bordelet, klubet e natës e do të jenë banoret e pastreha të rrugëve të errëta e plot frikë. Dinjiteti dhe bota morale e tyre do të shkallmohet në bodrume në të cilat sundon droga, prostitucioni, krimi dhe sëmundjet. Bota e tyre e margjinalizuar, të cilën kishin jetuar, do t’ju duket jo edhe aq e vrazhdë sa e kishin menduar, por rikthimi në të do t’ju behet pothuajse i pamundur. Rrëfimet e vajzave të cilat kanë ikur nga kthetrat e padroneve të tyre të ngjethin mishtë. Ato rrëfime ngjasojnë me skenarët e filmave horror Hiqkokian.

Komuniteti kombëtar e ndërkombëtar ka filluar ti qaset këtij problemi qysh në fillim të shekullit të kaluar. Që nga ajo kohë e gjer më tani janë me dhjetëra marrëveshje, traktate e konventa të miratuara e të nënshkruara nga qeveritë e shumë vendeve. Janë krijuar e forcuar shumë dikastere e njësi kundër trafikimit të pajisura me mjete moderne detektuese dhe staf të lartë profesional. Janë të mbushura revista e intervista me fjalë pompoze të kongresisteve, deputeteve e prefektëve për luftën e pakompromis ndaj trafikanteve. Por, fatkeqësisht të gjitha këto duket të kenë pasur një impakt të pamjaftueshëm në luftimin e kësaj epidemie. Shifrat jo që janë zvogëluar, por ato kanë vazhduar të rriten dita ditës. Kjo tregon se njerëzit që ushtrojnë këtë biznes janë mirë të përgatitur dhe vazhdimisht hulumtojnë dhe gjejnë terrene të përshtatshme për rekrutimin e viktimave të tyre. Krizat sociale janë të pranishme në çdo shtet. Varfëria dhe korrupsioni nuk njohin kufi, prandaj përderisa këto dy fenomene të jenë të pranishme, është vështir të thuhet se kësaj dukurie i duket fundi. Megjithatë, janë inkurajuese rritja e numrit të organizatave e shoqatave, numri i rrjeteve në internet, qendra të shumta rehabilituese të ngritura nëpër shumë vende duket të jenë sinjale të fuqishme se vet qeveritë dhe vet njerëzit kanë filluar seriozisht të luftojnë këtë dukuri. Njëra nga të trafikuarat në një intervistë dhënë rrjetit ‘’The world net‘’ pati deklaruar: ’’Unë nuk jam asgjë tjetër veçse një tullë në murin e madh e të pathyeshëm të eksploatimit femëror’’.
Andaj, është koha kur njeriu duhet të ngritët dhe të luftojë për njeriun! Është koha kur njerëzimi të vetëdijesohet, dhe të luftojë seriozisht në rrëzimin e këtij muri për tu dhënë fund vuajtjeve të njerëzve të pafajshëm. Somaly Mam, një avokate e të drejtave të grave të trafikuara ka thënë: ‘’Unë fuqishëm besoj se vetëm Dashuria është përgjigjja e vetme për të shëruar edhe plagët më të thella e me të papara. Ajo mund të shërojë, të ngushëllojë, të forcojë, dhe gjithsesi të ndryshojë botën’’.

Shkroi:
Valdrin Kryeziu, kl. IX-1 – Shkolla MU “Beqir Gashi” – Rrezor (Mleqan), KK Malishevë

_________

Gëzimi i fëmijëve

 


Po të qeshin gjithë fëmijët
E gazi i tyre të rrjedh
Me vrull të madh në botë,
Varfëri s’do të këtë, as dhimbje,
S’do të këtë plagë e as lot.

Po të qeshin gjithë fëmijët,
Do të zhduken kufijtë dhe shtetet,
Do të lulëzojnë pjeshkat në dimër.
Dashuria midis njerëzve do të mbetet.


Çdo zog ka këngën e tij,
Çdo popull gjuhen e tij,
Por njëlloj së bashku të këndojmë.
Sepse kur liria ka kuptim,
Paqja sjell lumturi!

Jemi të lumtur
Me barin dhe rërën,
Me ajrin dhe tokën.

Na lini të jetojmë të lirë!

 

Rozafë Kryeziu, kl.V

 


Munguan dhe s’munguan

Pas lufte,
Munguan.
Ata që kënduan
Munguan.
Ata që dashuruan;
Munguan, s’munguan,
Sepse i kemi këtu,
Në zemrat tona.
Ata që kënduan.
Ata që munguan;
U bën dashuri,
U bën blerim,
U bën gëzim,
U bën qiell,
U bën diell,
U bën LIRI.

Rozafë Kryeziu, kl. V

___________________________

 

Fuqia e librit na ndryshon jetën

 

 

Shkronjat e kapura njëra pas tjetrës, dorë për dore ngjajnë sikur kanë hyrë në një valle të pafund.
E në dorën time më duket se i buzëqesh fytyra mikut tim të vjetër të quajtur libër. Sa herë jam ndier i vogël pranë zemrës së madhe të tij, mirëpo ja që zemërgjerësia e tij më ka ofruar të marrë shumë gjëra që njëkohësisht më kanë ndryshuar mua, botën time të madhe dhe çdo njëri që e ka prekur shpirtin e librit, që i ka shfletuar faqet e arta, që ka lexuar dhe ka mësuar nga ai. Besoj se të gjithë ata i ka ndryshuar në aspektin intelektual, në sjellje, thjesht njeriu ndryshon nga fuqia e librit.
Kur ai hap zemrën e tij për ne, pse mos ti zgjasim duart për ta marrë, pse të mos zgjojmë dëshirën për të mësuar?
Ai është një botë madhështore, sepse madhështia e tij haset në çdo cep të jetës, përmes tij është avancuar shkenca, është dhënë mundësia për zbulimin e çdo gjëje që ekziston në planet.
Libri është burim i pasurisë, frymëzim i shpirtit, gjallëria për mendjen dhe kënaqësia shpirtërore.
Libri është shoku më i dashur, shoqëruesi ynë deri në vdekje.

Pra, fuqia e librit aq shumë i jep kuptim jetës së njeriut, ashtu sikurse fuqia e gravitetit që tërheq dhe i jep kuptim çdo gjëje në tokë.

Shkroi: Mentor Kryeziu, Klasa IX-1
Rrezor, më 28.11.2008

_____________________________

 

Gabim i pafalshëm

Është shumë vështirë ta përshkruaj të kaluarën time, fillimisht aq të bukur, por më vonë skëterrë që vet e shëmtova. Isha katërmbëdhjetë vjeçar, nxënës i shkëlqyeshëm. Në shkollë isha shembullor për të mirë dhe nuk kishte nxënës më të mirë se unë. Një ditë shoku im i ngushtë më ftoi në ahengun e organizuar në shtëpinë e tij. I luta prindërit që të më lejonin të shkoja. Më që ata nuk ma prishnin kurrë, edhe kësaj radhe më lejuan që të shkoja. Shpejt u bëra gati dhe u nisa. Shoku im më priti jashtëzakonisht mirë, më mirë se çdoherë tjetër. Aty u njoha edhe me disa shokë të tij. Edhe ata u sollën shumë mirë me mua. U dëfryem mjaft. Shkova të merrje një pije, duke u kthyer i pashë shokët e shokut tim që po bëheshin gati të niseshin për në shtëpi. Unë u përshëndeta me ta. Kur ata shkuan, bashkë me shokun tim u ulem në kanape dhe ai më tha se kishte diçka të veçantë për mua. Tërë befasia ime u artikulua në zërin tim disi të ndrojtur. Çka ?!… Ai si rastësisht nxori nga xhepi disa ilaçe. Çka janë ato ? – e pyeta me gjysmë zëri. Ilaçe për relaksim, ma ktheu ai si për flakë të pushkës. Unë, pasi i buzëqesha disi si i zënë në faj, u ngrita që të vallëzoj edhe pak. Meqë ishte bërë shumë vonë, duhej të nisesha për shtëpi. Ai më shikoi çuditshëm dhe më tha se vërtet ato ta zhduknin lodhjen por edhe pikëllimin. Nuk e kisha ndërmend t’i provoja, por kur ai i piu, atëherë edhe unë veprova njësoj. Çuditërisht mu shlye kujtesa…. nuk dija se ku gjendesha dhe përse ish aty. Vetëm një gjë më kujtohej si në ëndërr, atë natë isha kënaqur në atë aheng.
Të nesërmen më dhembte koka. Hapa sytë, por nuk mund të ngrihesha as nga shtrati. Pas shumë përpjekjesh mezi u ngrita nga ai shtrat i mallkuar, që më dukej se dikush më mbante lidhur për të. Hyra në dhomën e ditës, vërejta se prindërit nuk kishin kuptuar as gjë. U ula të haja mëngjes, por nëna më bëri nervoz me lutjet e saj. Atëherë bërtita në kupë të qiellit: ,, nuk dua më”. Ajo u çudit nga sjellja ime e çoroditur, por megjithatë, si nëna më, më luti edhe më tutje që të haja së paku një kafshatë. Si i tërbuar ika në dhomën time dhe u ngujove aty. Kur erdhi koha të shkoja për shkollë, dola nga dhoma dhe pa u përshëndetur me prindërit u nisa. Rrugës takova ,,shokun” tim. Ai më pyeti se pse isha aq nervoz. Pasi që ia shpjegova nervozen time me nënën, ai më ofroi ,,ilaçet” e tij qetësuese. Një herë u hamenda, por kur mu kujtua se ato më stimulonin, atëherë i konsumova. Tërë dita më shkoi mbrapsht, krejt mbrapsht. Më behej sikur shokët dhe arsimtarët, më të dashurit e mi, më kishin faj për çdo gjë. Mëzi qëndrova deri në orën e fundit. Tërësisht i rraskapitur u nisa për në shtëpi.
Nënës i kërkova falje dhe ajo u gëzua pa masë dhe më përqafoi ngrohtë.
Ditët kalonin … organizmi kërkonte…….
Nuk mund të qëndroja, betejën po e fitonin ,,ilaçet”.
Trilloja, mashtroja prindërit se mua më duhej të mësoja me shokun. Por tani duhej paguar ilaçet. Personaliteti im po pësonte ndryshime. Agresiviteti im hetohej, shokët më largoheshin. Buka nuk më hahej, isha dobësuar shumë nga shëndeti, por edhe në mësime kisha rënë shumë. Prindërit kuptonin se diçka po ndodh me mua. Ditëve të fundit kthehesha vonë në shtëpi. Gënjeshtrat zunë vendin e sinqeritetit. Kur nuk kisha para për drogën mbyllesha, nuk dilja fare nga dhoma, bëhesha nervoz…
Babai, vlerësonte drejt, ai më jepte para, por ato nuk mjaftonin për mua. Askush nuk më huazonte. Fillova të fusja duart në xhepat e pasagjereve nëpër autobus e gjetiu dhe nuk doja t’ia di për pasojat.
Një natë, rastësisht përgjova bisedën e prindërve dhe kuptova se tani më ata e dinin se unë merrja drogë. Nëna me lot në sy i lutej babait që të më dërgonin te mjeku. Ai ankohej se nuk kishte mjaft para për shërimin tim, por nëna ngulte këmbë që t’i huazonte prej miqve. Ajo thoshte se: ,, ky nuk është ai djali ynë i mëparshëm, sepse nuk e ka më atë buzëqeshjen karakteristike, as dashurinë e më pashme ndaj nesh”. Derisa nëna ia thoshte këto fjalë, babai qante më zë…..Si duket djali ynë nuk do të këtë shpëtim, tani është tepër vonë….
Fillova të dridhem, mendoja për shokun ,,më të mirë” dhe për vdekjen që e kisha kaq pranë. Urrejtja e arsyeshme lindi brenda meje. U futa në dhomën time. Albumin e fotografive mora dhe fillova të sodis të kaluarën dhe të tashmen e shëmtuar. Për mua nuk kishte kuptim tani më jeta, nuk isha gjë tjetër pos një dështak që po luante rolin më jonjerëzor në teatrin e jetës njerëzore.
Unë jam fajtor, gabimi im nuk fal, ai vret.
Gabim i pafalshëm!

Shkroi:
Valmir Kryeziu, kl. VII -1
Shkolla fillore në Rrezor


FJALË TË URTA

 

1. Të quash veten të mençur është hapi i parë drejt marrëzisë.

2. Idetë e mëdha formohen nga shqiptaret e mëdhenj.

3. Trimi i mirë e di sa i pret shpata.

4. Është marrëzi t’i japësh këshilla shurdhonit.

5. S’ka gjë me të rrallë se dashamirësia.

6. Shpresa është ëndrra që shihet syhapur .

7. Guximi e bën njeriun të mundë edhe luanin .

8. Pendimi është pranvera e viteve të mira .

9. Butësia disa herë fiton më shumë se forca .

10. Në ujët që fle, mos e fut as gishtin .

11. Pleqëria nuk është jetë.

12. Ruaju nga miku që bisedon me armikun tënd.

13. Vetmia është më mirë se shoku i keq.

14. Më mirë kriminel i pa dënuar se dënimi i të pafajshmit.

15. Durimi është trimëria më e madhe.

16. Pazotësia e shumë njerëzve rrjedh nga se duan të tregohen jashtëzakonisht të zotë.

17. Arra me lëvozhg të hollë e ka thelbin e madh .

18. Ujkut edhe sikur t’i jetojë minutat e fundit, nuk i mungon oreksi për një qengj.

19. S’ka dobi nga tufa e bariut , që kënaqet më shumë nga kënga e bilbilit sesa nga blegërima e qengjave.

20. Nuk është trimëri t’i shkulesh një qime luanit të lidhur me zinxhirë .

21. Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte nga fatkeqësia do të ishte këputur shpejt , po të ishte përberë vetëm nga lumturia do te ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë.

22. Njeriu që nuk mund të mbrojë mendimin e vet është si një qytet i pa mbrojtur.

23. Mos kërko ndihmë prej të tjerëve kur një punë mund ta kryesh vete.

24. E keqja në botë vjen të shumtën e herës nga ata që janë shumë të uritur ose nga ata që janë shumë të ngopur .

25. Kur të lëvdon dikush, mos e prano lëvdatën qe te behet pa e peshuar ne ndërgjegjen tende nëse është e drejtë apo jo.

26. Tradhtari ikën si dhelpra edhe kur nuk e ndjek njeri, i drejti, edhe sikur ta rrethoj e gjithë bota qëndron si luani dhe nuk tundet nga vendi.

27. Zemra është një astrolog qe nuk gabon ne zbulimet e veta që benë .

28. Po kërkove një mik besnik, përpiqu të miqësohesh me një njeri qe ka pak miq .

29. Një komb që nuk është në gjendje të dallojë lirinë nga robëria është një fëmijë që ka nevoje të vazhdojë shkollën foshnjore.

30. Njeriu që për rrenacak një herë u pa, edhe kur të thotë të vërteten besë ma s’ka .

31. Në një shtëpi me 100 parti, sharron sharra n’baski .

AFORIZMA

1. Të mendosh se një armik i pafuqishëm nuk të benë dot gjë, është njësoj si te mendosh se një shkëndije nuk mund ta ndez dot zjarrin .

2. Ai që nuk i përket atdheut nuk i përket as njerëzimit.

3. Ku diçka që presim prej shumë kohesh më në fund vjen, na duket e pa pritur.

4. Mos prano mirësi nga të këqijtë se ju ngrehin pas hunde.

5. Përballimi i fatkeqësisë nuk është aq i vështirë sa përballimi i fatmirësisë së tepërt, e para na forcon, e dyta na ligështon.

MENDIME TË ARTA

1. Njeriu pa dituri është i varfër.

2. Morali i lartë dhe karakteri i fortë janë prona e shenjtë e njeriut.

3. Libri është argëtim, studimi më i mirë i njeriut dhe shoku më i mirë i tij.

4. Dinjiteti i njeriut kurrë nuk vdes.

5. Njihe vetveten që të njohin të tjerët.

 

Zgjodhi : Erijon Kryeziu kl.VII-1

____________________________

 
Mendime pozitive
 

1. Mendimi pozitiv është çelës që i hap të gjitha dyert e thesarit të jetës.
2. Mendimi rrinë në secilin njeri,si ajka ne çdo pikë të qumështit.
3. Jeta normale fillon e mbaron në një pikë qe quhet:VULLNET
4. Çdo punë është boshe nëse nuk ka dashuri.
5. Fjala e mirë është si fara më e mirë në botë dhe gjithnjë jep frutat më të këndshme të gjinisë njerëzore.
6. Mjeku shëron plagën, ndërsa fjala shpirtin.
7. Mendo mirë çka po bën se ma mirë më të mbetur zhig se me i ra pishman.
8. Burrin nuk e sjell në shtëpi dashuria e fëmijëve,por mençuria e gruas.
9. Dhembja e nxitë njeriun të mendojë, mendimi e bën njeriun të mendojë, mençuria e bën jetën të lehtë.
10. Me lexim zbulojmë botën tonë, historinë tonë dhe vetveten.
11. Leximi i librit shpeshherë i ka ndihmuar njeriut të arrijë një të ardhme me të mirë.
12. Leximi është mënyrë se si të mendojmë me mënd të huajë.
13. Çdo gjë që ka arritur njerëzimi, ka shpikur, ka fituar e tj… është e shkruar ne faqet e librit.
14. Në ekonominë tonë të diturisë vaj halli për ata që nuk kanë mësuar se si të mësojnë.
15. Disa libra duhet t’i shijojmë, disa t’i gëlltitim e vetëm disa t’i përtypim dhe t’i provojmë.
16. Libri i mirë ne kohën e mirë mund ta ndryshoj krejtësisht jetën.
17. Librat që ju ndihmojnë me së shumti janë ato për të cilat mendoni me së shumti.


Zgjodhi: Albanë Kryeziu

___________________

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kush e do librin?
 
Kush e do librin?
Bëhet mësues.
Kush e do librin?
Bëhet inxhinier.

Kush e do librin?
Bëhet mjek.

Kush nuk e do librin?
- Mbetet analfabet.

Arbiolë Kryeziu , kl. VII – 1

_______________________

 
Arsimtari im
 
Në klasë kur hyn
Me ditar në dorë
Ëmbël na shikon
Të gjithëve na gëzon.
 
Metoda të reja
Në orë zbaton,
Të gjithëve na nxit
E padukshmja të veprojë.
 
Si rrezet e diellit
Që bien mbi dhe
Dituria e tij
Shpërndahet tek ne.
 

Arbiolë Kryeziu , kl. VII – 1

____________________________
 
 
Shkolla jonë me internet
 

Në shkollë shkojmë me shumë vullnet.

Përveç që mësojmë,
Kemi edhe internet.
 
Prindërit tanë, ne falënderojmë
Që bën të mundur;
Për pak sekonda,
Çdo cep të Botës ta vizitojmë.
 
Shumë gjera të vlefshme
Ne në internet mësojmë
Horizontin e dijes ne zgjerojmë.
 
Hiq pa përtesë
Japim – marrim
Inteligjencë.
 

Arbiolë Kryeziu , kl.VII – 1

________________________
 
 
Dua LIRI
 
Pa Liri nuk ka jetë,
Dielli pa rreze
Nuk ka të nxehtë.
Livadhi pa gjelbërim
Nuk ka hijeshi.
Njeriu pa LIRI
Nuk ka lumturi…
 

Bledar Kryeziu , kl.VII – 1

___________________________
 
Kosovë ke trima
 
14 Dhjetor ishte ditë dimri
Kur Beqiri me shokë
U nis drejt rrugës së çlirimit
Kosovë ku e ke Mujen ?
Beqirin e Alinë ?
Po këngët e tyre kush i ndali ?
Po gjaku i tyre buron si lumi.
Mos më thuaj ti as ti
As ky popull e as kjo tokë
Se Ata nuk kanë vdekur
Por mbeten Dëshmorë.
Dy bilbila në maje të çatisë
Hazir Kryeziu mbush armën e lirisë
Po baca Beqë si lule e trimërisë
O kënga e pushka e tyre – Nderi i Lavdisë.
 
Gjyle Tirana , kl. V
_________________________
 
 
Kënga shqipe
 
Sa bukur jehon
Aq bukur tingëllon
Për Liri
Kënga shqipe më qetëson.
 
Sa herë dëgjoj
Këngën shqiptare
Përherë më shkon mendja
Tek Ushtria Çlirimtare.
 
Sa herë dëgjoj
Këngën shqipe
Gjithmonë më shkon mendja,
Për Drenicën tonë Heroike.
 
Rozafë Kryeziu , kl. V
_____________________________
 
 
Liri
 
Sa gjatë të pritëm LIRI !
Shumë vuajtëm për Ty
Sa heronj e dëshmorë ranë për Ty ?
Për Ty Kosovë.
 
Për atdhe, kombin tonë.
Liri ti ke sfondin
Ke gjakun tonë
Në çdo germë
Çdo fjalë të thënë
Fjala LIRI – Fjalë e shkronjë.
 
Rozafë Kryeziu , kl. V
___________________________
 
 
Adem Jashari
 
Bacë Ademi dritë në përjetësi
Djalë Drenice, lum ne për Ty
Linde në një ditë të madhe të historisë
Ishe trim mbi trima
Kreshnik i shqiptarisë.
 
Bacë Adem të lumtë dora
Rroke pushkën kurora
Kurora e kushtrimit
I dhe flakë e i dhe zjarr
I kalle datën armikut.
 
Në çdo cep e në çdo skaj
Luftove armikun
E përditë ngrite Flamurin mal në mal
U bëre idol kombi, pararojë,
Për Drenicë e për KOSOVË.
 
Rozafë Kryeziu , kl.V
____________________________
 
 
28 Nëntori – Dita e Flamurit
 
Shekuj me radhë
Ishim në robëri
Dritën pa e parë
Pa liri.
 
U bashkuan shqiptarët
Nga jugu në veri
Me një qëllim të vetëm
Për Kosovë e Shqipëri.
 
Ishte ditë e madhe
Atëbotë në Vlorë
Ngritët Flamuri i Lirisë
Më 28 Nëntor.
 
O Ismail Qemajli
Të lumtë ajo dorë
Që Flamurin tonë
E ngrite në Vlorë.
 

Valmir Kryeziu , kl.VII – 1

______________

Nëse doni besoni !!!

• Breshka mund të ecë me 10 km në orë.
• Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.
• Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodhen vetëm pas 10 min.
• Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjetë të jetës ne banjo.
• DNA ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri.
• Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.
• Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.
• Më shumë se 1 miliard tranzistorë prodhohen….çdo sekondë.
• Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë. 1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull.
• Në tokë ekzistojnë 4 oqeane dhe 56 detëra që së bashku e formojnë “Detin Botëror” I cili përfshin 71% të sipërfaqës së përgjithshme të tokës (316 mil.km2)
• Për nga sasia e kripës më së shumti ka deti I Kuq ndësa më së paku deti Baltik
• Oqeani më i madh është oqeani i Qetë, pastaj oqeani Atlantik, oqeani Indian dhe oqeani i Ngrirë i Veriut.
• Lumi Amazona është i vetmi lum që nuk ka të ndërtuar asnjë urë mbi të.
• Një grek maratonist ka vrapuar 42 km pa u ndalur. Më së shumti në bote ka vrapuar për të dytën herë që mban rekordin 42 km e 195 m,
• Në Evropë patataja është sjellë nga Amerika në vitin 1536. Në fillim e mbillnin për shkak të lulës së bukër që ka, kurse më vonë filluan ta përdorin për ushqim.
• Peshku “Pegava” është lloj ngjallash që mund të qëndrojë vërtikalisht. Kur peshkon, ajo ngritet, kurse me bishtin përforcohet mbi shkëmb ose ndonjë trup tjetër.
• Gjethet më të mëdha i ka një lloj pallme e quajtur “Rafia”, rritet në brigjet e lumit Amazon. Gjethet e saj të blerta arrin gjatësi deri 22 metra dhe gjereësi afër 12 metra, kurse bishtin e gjethës e ka 5 metra të gjatë. Një gjethë e tillë mund të shtrehoj 10 njerëz.
• Në Brazil gjatë shek. XX-të është vrarë gjarpëri më i madh në botë, Anakonda, gjatësia e të cilit arrinte ne 35 metra. Për ta vrarë këtë gjigant u desh që të goditej me 500 plumba.
• Druri i cili e mban rekordin e trshësisë në botë është “Baobabi”, i cili gjendet në Tan- ganike me moshë rreth 30 shekuj. Ky dru perimetrin e trungut e ka 47 m, lartesinë 22 metra, ndërsa perimetrin e kurorës 145 metra.
• Më 1560 kirurgu francez Ambruaz Pare i pari bëri gjymtyrë artificiale të njeriut.
• Më 1590 holandezi Zaharijaz Jansen që merrej me optikë, konstruktoi mikroskopin.
• Në vitin 1790 në Amerikë është shpikur turleja e parë për shpuarjen e dhëmbëve.
• Lumi më i gjatë në botë është Nili me gjatësi 6.671 km. që gjendet në Afrikë.
• Kina është shteti më i madh në botë me 1.221,692,000 banorë. Në Mesjetë quhej Katai.
• Gjarpëri i ujit që jeton në veriperëndim të Australisë rreth shkëmbinjëve të ujit, është shtaza më helmuese në botë. Helmi i tij është 100 herë më i fortë se helmi i gjarpërit Australian në tokë i quajtur “Tapana e Shkretëtirës” e që konsiderohet gjarpëri më helmues tokësor.
• Peshkun trashanik “Siluris Glanis”- shkencëtarët erdhën në përfundim se përkundër kokës së madhe, është peshku më budalla në Botë, sepse në pranverë ku bënë nxehtë, në breg të lumit rriten shelgjet dhe në ujë bien thuprat e këtij druri së bashku me gjethet, peshku trashanik me ngutësi i përbin duke menduar se bie ushqimi I tyre i preferuar. Në lukth këto fije të shelgjes lëshojnë alkool që e bën peshkun të humbur.
• Malet më të larta në Ballkan janë Alpet Shqiptare dhe kanë 13 maje me mbi 2.500 metra lartësi dhe sipërfaqe 2.240 km².
• Rruga më e vjetër në Ballkan ka qenë “Vija Egnatia” (Vija Egnacia).
• Njeriu më i gjatë në botë ka qenë 2.72 metra.
• Në trupin e njeriut ka rreth 656 muskuj. Disa prej tyre jane 38 cm, e disa mezi arrijne nje milimetër.
• Maja me e larte ne bote eshte Mont Everest me 8882 m, gjendet ne Nepal.
• Flutura më e madhe në Botë është 270 centimetra katror.
• Qelizën i pari e zbuloi shkencëtari anglez Robert Hooke me 1665 i cili edhe ia dha emrin. Ky është zbulimi më i madh në mjekësi, sepse qeliza është njësia themelore kryesore e çdo organizmi të gjallë.
• Novobërda është quajtur Mali I Argjentit e më vonë Kodra e Re e cila ra nën sundimin osman më 1455.
• Maja e Korabit është maja më e lartë në Shqipëri.
• Romani I parë shqiptar është “Marcja” I Ndoc Nikajt I botuar në vitin 1899.
• Në vitin 1530 Prishtina kishte 12 lagje, prej tyre 9 të krishtera katolike shqiptare dhe vetem 3 muslimane. Sot është qyteti më I madh në Kosovë, përkatësisht kryeqytet.
• Piktori venecian Marco Basaiti që pikturoi rreth viteve 1500-1530, ka qenë me prejardhje shqiptare.
• Në qytetin e Amalfit në Kampani në kishën kryesore të këtij qyteti, në vitin
1506 ngritet përmendorja e varrit të perbashkët të familjës së Skënderbeut me një shqiponjë dykrenare shqiptare.
• Katund quhen disa fshatëra në Dalmaci. Gati në të gjithë qytetet e Dalmacisë nga një rruge mban emrin “Rruga Ilire”.
• Armata e shtetit të Vatikanit është armata më e vjetër në botë. Zyrtarisht është themeluar më 21 janar 1506, por fillimet e saj shënohen që në vitin 1400. Përveç se është armata më e vjetër në Botë, ajo është edhe ndër më të voglat, me vetëm 83 ushtarë. Uniformat e tyre kanë qenë të dizajnuara nga artisti gjenial Mikelanxhelo.
• Ujëdhesa më e madhë është në Atlantikun Verior me 2.6 milion km².
• Gjaku në organizmin e njeriut udhëton shumë shpejte: prej zemrës deri te gishtërinjtë e këmbës arrin për 16 sekonda, deri në tru për 8s, deri në mushkëri vetëm për 6 s.
• M 1592 Galileu Galileo zbuloi termometrin e parë, mirpo termometri me I përshtatshëm u punua në Itali më 1654.
• Më 1628 shkencëtari V. Harvej nga Anglia I pari dha shpjegimin mbi qarkullimin e gjakut në trupin e njeriut.
• Në Turqi gjendet një skulpturë, vepër e natyrës, që paraqitet një grua duke qarë. Lotët e saj rrjedhin me shekuj, por nga burimet e fshehta të ujit që ndodhen nën shkëmb.
• Ujëvara më e madhe në Botë është “Engjël” e lumit Karao (Venezuelë). Lartësia nga e cila bie uji është 1.000 m. Kjo ujëvarë është vetëm një nga shumë ujëvarat e larta në këto anë te Venezuelës. Emrin e ka marrë sipas pilotit amerikan Xhimi Engjël i cili në vitin 1933 e ka vizituar dhe vendosur në ditarin e tij.
Ujëvara e dytë është në Republikën Jugafrikane me lartësi 414 m.
Ujëvara e tretë është “Kukenani” në Venezuelë me 610 m, lartësi.
• Mali më i lartë në Kosovë është Gjeravica me 2.656 m, lartësi.
• Xhejson Pitri nga Mexburgu (SHBA), plot 13 vite nuk bëri asnjë mungesë në shkollë.
• Helmi i Meduzës mund ta mbys njeriun nëse është në sasi të mëdha, ndërsa shkencëtarët prej tij po perpiqen të nxjerrin ilaqin për sherimin e sëmundjes së zemrës.
• Tomas Jang, fizikan nga shekulli XVIII-të fliste dymbëdhjetë gjuhë kur i kishte vetëm tetë vjet moshë.
• Gjatë ndërtimit të kanalit të Panamasë kanë humbur jetën më tepër se 25 mijë njerëz.
• Masa e virusit ndaj masës së njeriut mesatar është proporcionale me masën e njeriut ndaj masës së Tokës.
• Gjirafa është e vetmja kafshë e cila mund të dalloje ngjyrat, sepse syri i saj është përafërsisht i njejtë me syrin e njeriut.
• Në 1750 në botë jetonin rreth 800 milionë njerëz, në 1850 nje miliardë më tepër dhe në një 1950 edhe një tjetër miliard më tepër. Mastaj u deshën vetëm 50 vjet për tu dyfishuar dmth. 6 miliardë.
• Gjysma e popullsisë së botës fiton vetëm rreth 5% të pasurisë në botë.
• Megjithëse në botë ka më shumë se 600 milionë telefona, gjysma e botës ende nuk ka bërë asnjë telefonatë.
• Në Ditën e Nënave në SHBA bëhen më tepër telefonata personale se në çdo ditë tjetër në çdo shtet tjetër.
• 1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull.
• Në 1870 në Londër jetonin më shumë Irlandezë sesa në Dublin.
• Mundësia për të të rënë rrufeja është 1 në 600,000
• Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plerave.
• Gjysma e popullisë së botës është nën moshën 25 vjeç.
• Në Perëndim njerëzit ndërrojnë shtepi mesatarisht 1 herë në 7 vjet.
• Sherbimi Postar i SHBA dërgon rreth 43% të postës botërore, ndjekësi më i afërt është Japonima me 6 %.
• Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë.
• Që nga viti 1972 janë prodhuar rreth 64 milionë tonë kanoçe alumin(rreth 3 trilion kanoçe). Nëse këto do të vendoseshin njëra pas tjetrës, mund të arrinin deri në hënë rreth 1000 herë. Kanoçet e alumint përbëjnë 1% të materialeve mbeturina.
• Më shumë se 1 miliard tranzistorë prodhohen….çdo sekondë.
• Sipas Byrosë së mirënjohur ne SHBA Census, 19% e fëmijëve në Amerikë jetojnë në varfëri.
• Në Australi ka më shumë se 150 milionë dele dhe një popullsi prej rreth 17 milionësh.
• Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.
• Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.
• DNA ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri.
• Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjetë të jetës ne banjo.
• Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodhen vetëm pas 10 min.
• Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë.
• Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të nje zvarritësi.
• Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.
• Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.
• Në fytyrën e një maceje ndodhen 146 muskuj.
• Peshkaqenët nuk sëmuren.
• Nëse do të mund të përdornim 13% të trurit, do të mund të shfaqeshim nga një vend në një tjetër.
• Strucat i kanë sytë më të mëdhenj se truri.
• Hyrja e folesë së milingonës drejtohet përherë nga Veriu.,
• Nëse damarët e njeriut do të vendoseshin njeri pas tjetrit do të mund të përshkronin Ekuatorin 2 herë.
• Formuesi i Çmimit Nobel, Alfred Nobel në fakt ishte nje fabrikator dinamiti.
• Ivani i IV. i cili erdhi në pushtet në vitin 1533 në Rusi, vrau djalin e vet me pretendimin se synonte ti merrte fronin.
• Një njeriu i duhen 12 vjet për të numëruar nga 1 deri në 1 miliard. merrte fronin.

Zgjodhi: Arlind Kryeziu, kl VIII

_______________________

E ardhmja u takon atyre, që mësojnë atë që duhet mësuar, për të bërë atë që duhet bërë. – Dennis Waitley

Ese – Filmi që më ka pëlqyer

Filmi i mirë ashtu sikur se libri i mirë, ka fuqi të madhe ndikuese në jetën tonë.
Përpjekjet dhe sakrificat e popullit tim për libra e shkronja, për shkollë e dije për t’i dhënë fytyrën kombit, kushtuan shtrenjtë. Ta shohësh në film dhe ta prekesh atë histori të ngjizur me sakrifica dhe me gjak, me të cilën u blatuan germat prej tunxhi të shqipes sonë është më shumë se një histori.

Filmi mbresëlënës, filmi shqiptar “Udha e shkronjave”, ka skalitur në mendjen time, përpjekjen shekullore, sakrificën e madhe të patriotëve shqiptarë e ne veçanti të mësuesit Dhaskal Todrit nga Elbasani, që sjell shkronjat – që sjell dritën e syve për të verbëritë.
Nuk ka dinjitet as vlerë më të lartë në botë se sa të jesh. Kjo është lumturia sepse të jesh është shumëfish më me vlerë se sa të kesh. Porosia e filmit të fuqizon që të jesh, të jesh i dobishëm për atdheun, të flijohesh për të mirën e tij, sepse, e mira rron e pasuria humbet. Eshtrat e Skënderbeut janë tretur, por emri i tij do të rrojë gjithmonë.

Filmi që jep mesazhin se: “shkronjat janë sikur drita e diellit”, të përvetëson shpejt e të bën për vete dhe po ashtu aktrimi i personazhit kryesor Sandër Prosi dhe aktorëve Bujar Lako e Ndrekë Luca, artistë të mëdhenj, bën që shumë shpejt ta gjesh veten në ambientin e një skene me plot të papritura dhe errësirë…
Shkronjat që u ngrohen me gjakun e patriotëve e pishtarëve të arsimit shqip, sollën dritën, shëruan verbërinë dhe i dhanë fytyrën kombit tonë.

Shkroi: Valentinë Gashi, kl. IX