Shkolla Rrezor  Mleqan, Malishevë, Republika e Kosovës – Republic of Kosova
Komiteti i Shkollës
7.11.2006 Alush Kryeziu

 

Roli i komiteteve shkollore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës

Komitetet shkollore luajnë një rol shumë të madh për shoqërinë kosovare e në veqanti për mbrojtje e të drejtave të fëmijës. Është një nga mënyrat më të mira, më të lehta dhe më korrekte që fëmijët të jenë të lirë të shprehin mendimet e tyre, brengat e tyre dhe çdo gjë që është në interesin e tyre në shkollë, në shtëpi dhe në shoqëri. Po ashtu me anë të komiteteve shkollore nxënësit do të jenë më të njohtuar me prolemet shkollore do të jenë të përfshirë në shumë aktivitete shkollore, partneritet më të madh me drejtuesit e shkollës, stafin e shkollës dhe prindërit.
Komitetet shkollore, kanë për obligim të promovojnë interesat e shkollës dhe të përfshijnë apo të marrin në konsideratë të gjitha kërkesat e nxënësve që kanë të bëjnë me shkollën e poashtu edhe në relacione me prindër dhe mësimdhënës.

______________________

Komiteti i shkollës, viti shkollor 2009 – 2010

 

Gentianë Gashi – Kryetare

Alban Kryeziu

Pranverë Gashi

Labinot Kryeziu

Plator Kryeziu

Raze Gashi

Arben Shala

Meritë Tirana

Entionë Kryeziu

Kosovare Shala

Valdrin Kryeziu

Edona Kryeziu

Brendona Kryeziu

__________________

Çfarë është komiteti shkollor?

Komiteti shkollor është organ i cili mbron të drejtat e të gjithë fëmijëve në shkollat përkatëse.
Roli kryesor i Komitetit shkollor është fuqizimi i të drejtave të fëmijës duke
siguruar mbrojtje dhe respektim të lartë të tyre në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës. Ky organ duhet themeluar dhe duhet vepruar. Që ky organ të shndërrohet në një levë të fuqishme të promovimit të të drejtave të fëmijës është e domosdoshme një qasje kreative, një përkushtim i fuqishëm, shkallë e lartë e
humanizmit dhe marrëdhënie të jashtëzakonshme me drejtuesit e shkollës. Po ashtu është e domosdoshme që puna të projektohet, planifikohet, të identifikohen nevojat reale të komunitetit arsimor e veçmas të fëmijëve.

Për të realizuar këtë rol, anëtarët e Komitetit shkollor duhet të:

• identifikojnë nevojat e fëmijëve të shkollës (përmes bisedave – intervistave, anketimeve, kutisë së vërtetës;
• të bashkëbisedojnë dhe bashkëpunojnë me Këshilltarët për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës;
• të bëjnë një plan veprimi për një vit shkollor;
• të mbahen mbledhje të rregullta mujore për planifikim dhe veprim;

Duke vepruar në këtë mënyrë, Komiteti shkollor do të shëndërohet në faktor të fuqizimit të drejtave të fëmijës në shkollë, rregullimit të raporteve nxënës – mësimdhënëse dhe avancimit të cilësisë së mësimdhënies.

Për të pasur më lehtë planifikimin e aktiviteteve, më poshtë do ti keni edhe
ditët dhe datat më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare që
lidhen me të drejtat e njeriut dhe fëmijës.

7 Marsi Dita e Mësuesit
8 Marsi Dita Ndërkombëtare e Gruas
21 Marsi Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Diskriminimit Racor
22 Marsi Dita Botërore për Mbrojtjen e Ujit
2 Prill Dita ndërkombëtare e librit për fëmijë
7 Prill Dita Ndërkombëtare e Shëndetit
22 Prill Dita e Planetit Tokë
3 Maj Dita Ndërkombëtare e Shtypit të Lirë
8 Maj Dita Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq
15 Maj Dita Ndërkombëtare e Familjes
31 Maj Dita Botërore e Mospirjes së Duhanit
1 Qershori Dita Ndërkombtare e Fëmijëve
4 Qershor Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Agresionit
5 Qershor Dita Botërore e Mbrojtjes së Mjedisit
26 Qershor Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Abuzimit dhe të Shitjes
Ilegale të Drogës
11 Korrik Dita Ndërkombëtare e Popullsisë
12 Gusht Dita Ndërkombëtare e të Rinjëve
8 Shtator Dita Ndërkombëtare e Lexim – Shkrimit
Vërejtje: (E martja e tretë e shtatorit – Dita Ndërkombëtare e
Paqes)
1 Tetor Dita Ndërkombëtare e Njerëzve të Moshuar
16 Tetor Dita Botërore e Ushqimit
24 Tetor Dita e Kombeve të Bashkuara
20 Nëntor Dita e Përgjithshme e Fëmijëve – Përvjetori i Miratimit të
Konventës për të Drejtat e Fëmijës
1 Dhjetor Dita Botërore e Luftës Kundër AIDS-it
3 Dhjetor Dita Ndërekombëtare e Invalidëve
9 Dhjetor Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Korrupcionit
10 Dhjetor Dita e të Drejtave të njeriut
11 Dhjetor Dita e UNICEF-it
Vërejtje: (E diela e dytë e Dhjetorit – Dita e Rinisë në Media)
19 Dhjetor Dita Ndërkombëtar e Rrefugjatëve

Burimi i të dhënave: http://www.childrights-ks.org/publikimet_files/doracaku_web.pdf

_____________________

 

Komiteti i Shkollës, viti shkollor 2008 – 2009
Arbiolë Kryeziu – Kryetare
Erijon Kryeziu
Drenushë Kryeziu
Kimete Gashi
Arian Gashi
Valjetë Gashi
Ardit Kryeziu
Shpëtim Gashi
Alban Kryeziu
Gentianë gashi
Labinot Kryeziu
Alberinë Shala
Arben Shala

_______________________