- Lajme (502)
- AA – Letrat e vizitorëve
- Arkivi
- Bashkëpunimi me prindër
- Dhuna psikologjike si pasojë e paaftësisë
- Fjalorthi
- Foto 2008/2009
- Foto 2009/2010
- Foto 2010/2011
- Fotografi që flasin…
- Gjej enigmën…
- Gjuhë dhe letërsi shqipe
- Grupi letrar
- Historiku i shkollës
- Informacione për arsim
- Karakteristikat e shkollës cilësore – të efektshme
- Këndi i video pamjeve
- Komiteti i Shkollës
- Kuadri arsimor
- Leksione për ndryshimin personal
- Menaxhimi i ndryshimeve në shkollë
- Mendime të arta
- Metodat bashkëkohore të planifikimit
- Mosdiskriminimi
- Ndërtimi i shkollës – Foto
- Nëntor 2006
- Opinione…
- Partneret e shkollës
- Planifikimi dhe vlerësimi
- Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim
- Shkolla dhe komuniteti
- Të drejtat e fëmijëve
- Treguesi kronologjik
- Vlerësimi në bazë shkolle
- Zhvillimi i kurrikulit
23.09.2006 Alush Kryeziu
Karakteristikat e shkollës cilësore – të efektshme
.png)
Shkolla është faktori kryesor për zgjidhjen e problemeve postmoderne
Në kohën postmoderne dijet janë resursi kryesor i një vendi.
,,Xeherorja e arit është në kokën e njeriut’’ – N.N.
• Prioritet për secilin komb, sot është ,, të shtojë vlerën e potencialeve që qytetarët e tij mund të kontribuojnë në ekonominë globale me rritjen e dijeve dhe të aftësive të tyre, si dhe me avancimin e mënyrave si ato dije të lidhen me tregun botëror’’ – Reich (1992)
Sot, Trepça, thëngjilli, bukuritë natyrore, etj. nuk përbëjnë kapitalin tonë kombëtar. Kapitali dhe resursi kryesor i Kosovës duhet të jenë dijet dhe idetë e qytetarëve të Kosovës.
Karakteristikat e shkollës cilësore – të efektshme
• Karakteristika nr. 1 – Udhëheqja profesionale
• Karakteristika nr. 2 – Shkolla efektive ka vizion dhe qëllime të përbashkëta ( din nga shkon)
• Karakteristika nr. 3 – Mjedisi i të nxënit
• Karakteristika nr. 4 – Përqendrimi në mësimdhënie dhe nxënie
• Karakteristika nr. 5 – Pritshmëri të larta
• Karakteristika nr. 6 – Përforcime pozitive
• Karakteristika nr. 7 – Ndjekja e përparimit
• Karakteristika nr. 8 – Të drejtat dhe detyrimet e nxënësve
• Karakteristika nr. 9 – Mësimdhënia përmbajtjesore
• Karakteristika nr. 10 – Shkolla organizatë e të nxënit
• Karakteristika nr. 11 – Partneriteti ndërmjet shkollës dhe familjes
Ç’ kuptojmë me efikasitetin e shkollave ?
• Për të bërë një vlerësim real për shkollën efikase ende mungon një konsensus, megjithatë Mortimore e ka përcaktuar shkollën efektive si një shkollë në të cilën nxënësi përparon më shumë se ç’ pritet nga ai , në momentin kur ai hynë në shkollë. Në këtë mënyrë një shkollë efektive ,,krijon’’ një ekstravlerë në arritjet e nxënësve të saj në krahasim me shkollat e tjera të ngjashme.
• Shkollë efektive mund të quhet ajo shkollë e cila krijon ekstravlerë për të gjithë nxënësit e saj.
Shkollat efektive
Shkollat efektive janë vende të kërkesave të larta, ku mësimdhënësit presin dhe realizojnë norma të larta pune dhe sjelljeje; ata janë të afërt me nxënësit dhe i vlerësojnë duke bërë përpjekje që t’i përfshijnë në jetën dhe në punën e shkollës.
• Shkolla dhe mësimdhënësit mund të kenë ndikim të fuqishëm në arritjet e nxënësve në shkollë. • Tri çështje që lidhen me udhëheqjen e suksesshme:
1. Vendosmëria (forca) dhe konsekuenca
2. Qasje bashkëpunimi – filozofia e pjesëmarrjes
3. Udhëheqja profesionale ( shkalla e parë udhëheqja profesionale )
Shkolla e efektshme ka vizion dhe qëllime të përbashkëta
‘’Ç’ mund të ishte më e keqe se verbëria e trashëguar? ,,…..’’ të kesh sy e të mos kesh vizion ‘’ – – Hellen Keller
Qëllimet:
• Avancimi i metodologjisë së regjistrimit në shkollë
• Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm
• Aftësimi i mësimdhënësve për metoda e strategji të reja
• Definimi i pritshmërive të larta
• Aftësimi i mësimdhënësve për vlerësim
• Partneriteti shkollë – mjedis
• Stimulimi
• Arsimimi i fëmijëve për të Drej. e Njeriut e të Fëmijëve
• Avancimi i udhëheqjes profesionale Mjedisi i të nxënit
• Nuk edukon dhe nuk arsimon vetëm mësimdhënësi.
Pamja fizike e mjedisit shkollor ka ndikim të përgjithshëm në efektivitet. Ndjenja për të bukurit zhvillohet edhe me pamje të bukur dhe estetike të mjedisit të të nxënit. Mjedisi tërheqës i të nxënit ndikon në sjelljen dhe në moralin e nxënësit. Vinston Churchill pati thënë: ,, Në fillim njerëzit i bëjnë godinat, ndërsa ato më vonë përcaktojnë sjelljen e njerëzve’’.
• Atmosferë e rregullt pune
• Një mjedis tërheqës pune Përqendrimi në mësimdhënie dhe në të nxënit
a. Shfrytëzimi maksimal i kohës së nxënies
b. Theksimet akademike
c. Fokus mbi përparimin ,, Zëre ditën ! ‘’ – koha ka tepër rëndësi në nxënie…
Pritshmëri të larta
Karakteristikë e rëndësishme e shkollave efektive është se nxënësi, mësimdhënësi dhe prindërit kanë pritshmëri të larta.
a. Pritshmëri të shprehura qartë
b. Stimulimi intelektual
c. Përforcime pozitive
d. Disiplinë e qartë
e. Informacion kthyes
Ndjekja e përparimit
A. Vlerësimi i arritjeve të nxënësve
B. Vlerësimi i arritjeve të shkollës
Të drejtat dhe detyrimet e nxënësve
a. Ndërtimi i vetëvlerësimit të nxënësve
b. Dhënia e përgjegjësisë
c. Kontrolli i punës
ç. Mësimdhënie përmbajtjesore – mësimdhënie me objektiva
d. Qartësia e mësimdhënies
dh. Mësimet e strukturuara
e. Praktika adaptuese
Karakteristikat kryesore dhe ndihmëse të mësimdhënies efektive
Karakteristikat kryesore:
• Qartësia në mësimdhënie
• Llojllojshmëria në mësimdhënie
• Orientimi në detyrë
• Përfshirja në procesin e të nxënit dhe
• Shkalla e suksesit të të nxënit
Karakteristikat ndihmëse në mësimdhënie:
• Përdorimi i ideve të nxënësve
• Strukturimi
• Arti i të pyeturit
• Shqyrtimi
• Ndikimi i mësuesit
Shkolla organizatë e të nxënit Nxënia në pesë nivele:
• të nxënit në nivelin e nxënësit
• të nxënit në nivelin e mësuesit
• të nxënit në nivelin e stafit
• të nxënit në nivelin e institucionit
• të nxënit në nivelin e drejtuesve
A. Kualifikimi mbi bazë shkolle – mësuesi duhet vet të bëhet nxënës
B. Përgatitja e mësuesve – për shek. XXI C. Marrje në punë dhe fillimi i ushtrimit të profesionit
D. Zhvillimi profesional i mësuesve
E. Rikulturimi i shkollave
F. Roli i udhëheqësit
Partneriteti shkollë – familje
Kjo karakteristikë e shkollave efektive ka për qëllim: përfshirjen e prindërve në nxënien e fëmijëve të tyre
____________________________
Është punim i përgatitur nga Alush Kryeziu, mësimdhënës dhe trajner i çertifikuar për programin
,,Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim”, organizuar nga KEC – Prishtinë
Punimi është i bazuar në seminarin dhe librin e seminarit "Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim" me ndonjë ndryshim të vogël. Lexojeni librin!