Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan) – SHFMU "Beqir Gashi" – Publike
Gjuhë dhe letërsi shqipe
17.09.2006 Alush Kryeziu
>>>>Letërsi shqipe

Thënie për gjuhën 

 

“Gjuha është tepër e rëndësishme për t’ua lënë vetëm gjuhëtarëve” Heidegger 

“Gjuha Shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral.
Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar” Holger Pedersen 

“Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet” Filip Shiroka 

“Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij” Eqrem Çabej 

“Shenjat e civilizimit të një populli janë: 

si kujdeset ai për drunjtë e tij,  

si kujdeset ai për fëmijët dhe pleqtë  

si sillet ai me gjuhën e tij. 

Por gjuha është më e rëndësishme. Është detyrë e tij që ta ruaj dhe ta kultivoj atë si vlerë kulturore dhe si tipar identiteti” 

Erwin Chargaff 

“Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe” Mit’hat Frashëri 

“Fjala e huaj në gjuhë është si dhia ndër dhen” N. Frashëri 

“Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe” I. Kadare 

“Gjuha shqipe ka aq pasuri fjalësh e është e ardhshme e plot gjallëri e jetë, sa mund të përkthehen në të klasikët e çdo kombi, e çdo kohe” Gj. Fishta 

“Gjuha letrare s’është vetëm thesari i kulturës sonë, por edhe mjet i fortë për mbrojtjen e etnisë shqiptare” I. Ajeti “Gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar” E. Çabej 

“Ka një mjet me anën e të cilit kërkimtari është në gjendje ta ndriçojë, deri-diku, muzgun e fillimeve të popullit shqiptar dhe të hyjë në kohën që shtrihet përtej dëshmive historike. Këtë mjet e jep gjuhësia” N. Jokl 

“Larg gjuhës shqipe, larg të qenit shqiptar” Q. Murati 

“Mbrojtja e gjuhës është detyrë dhe peng nderi për çdo shqiptar” Gj. Shkurtaj 

“Viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës” S. Frashëri 

“Gjuha ruhet atje ku shkruhet” Populli 

“E mjera shqipe, ç’i punojnë e s’ka gjuhë të ankohet!” T. Zavalani 

“Zot! Jepu shqiptarëve vullnet dhe logjikë që të flasin shqip të paktën kur janë në Shqipëri. Se, siç kanë zënë disa, shpejt a vonë do ta bëjnë atdheun babiloni gjuhësh, ku s’do ta marrë vesh qeni të zonë” N. Bulka 

“Duke lexuar autorët që shkruajnë mirë, mësohesh të flasësh mirë” Volter 

“Ai që e zotëron gjuhën e vet vlen më tepër se ai që pushton një qytet” Një mendimtar i lashtë 

“Gjuha e keqe sjell shumë të këqija” Latine 

“Gjuha është institucion mbi të gjitha institucionet” Heidegger 

“Gjuha pasqyron një kombësi, ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës është tregues i nivelit të kësaj kulture” E. Çabej 

 


Gjuha shqipe dhe teknologjitë e informacionit 

 

Arritjet dhe perspektivat kryesore të digjitalizimit të shqipes nga pikëpamja e jashtme albanologjike 

Gjuha shqipe dhe teknologjitë e informacionit 

Vështrim i jashtëm albanologjik Dr. Rusana Hristova-Bejleri

Mbijetesa dhe integrimi i gjuhëve dhe kulturave të vogla në hapësirën globale varet deri diku nga aplikimi në kohë i teknologjive të informacionit në praktikën dhe teorinë gjuhësore. Gjatë vitit të kaluar për gjuhën shqipe u realizuan disa projekte kyçe me efekt afatgjatë shkencor dhe sociolinguistik, ndër të cilat: programi kompjuterik drejtshkrimor; varianti elektronik i fjalorit shpjegues; programi kompjuterik për mësimin e gjuhës shqipe; përshtatja e sistemit Microsoft Windows në gjuhën shqipe etj. Ky artikull ka për qëllim të paraqesë arritjet dhe perspektivat kryesore të digjitalizimit të shqipes nga pikëpamja e jashtme albanologjike dhe është përgatitur për botimin jubilar kushtuar 70-vjetorit të shkencëtarit të autoritetshëm bullgar profesor Zhivko Bojaxhiev, gjuhëtar, sociolinguist, kryeredaktor i revistës “Gjuhësia krahasuese”.

 

1. Varianti elektronik i “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe” 

Varianti elektronik i FGJSSH ndjek plotësisht botimin e tij të parë të vitit 1980 dhe përmban rreth 40 mijë fjalë. Në këtë kuptim për të vlen çdo gjë që është thënë ndonjëherë për fjalorin libër. Por përpos saj varianti elektronik sjell dy lehtësime cilësore – një pragmatik dhe një shkencor: Fjalori mund të instalohet në çdo kompjuter dhe të konsultohet me një klikim, pa u rënduar nga pesha e librit dhe pa u mërzitur nga shfletimi. Pikërisht mundësia e një përdorimi të gjerë praktik është një “metameritë” e çdo manuali. Jo më pak e rëndësishme është perspektiva shkencore leksikografike. Ndryshimet shoqërore, dyndjet e emigrantëve nga territoret shqipfolëse dhe dallgët e risive teknike janë pasqyruar në gjuhë dhe mënyra më realiste për të regjistruar këtë është ajo digjitale. Në vend të parë këtu mund të përmendet kërkesa për depolitizimin e shpjegimeve, përfshirja e huazimeve të afirmuara dhe, mundësisht, shënimi i emërtimeve latine të florës dhe të faunës. Në vend të dytë, në dallim nga bullgarishtja, ku gjuha standarde është vendosur e rrënjosur prej kohësh dhe dialektet janë tepër të dallueshme prej standardit, në rastin e shqipes deri para 30-35 vjetësh krahas variantit letrar mbi bazën e toskërishtes (që u shndërrua shkallë-shkallë në shqipen standarde), kanë funksionuar dhe variante letrare mbi bazën e gegërishtes, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë e Maqedoni. Në këto kushte fjalori kompjuterik i standardit bëhet pikënisje për digjitalizimin e thesarit leksikor mbarëshqiptar (ashtu siç mëton f.v. Fjalori shumëvëllimësh i gjuhës bullgare). Në vend të tretë, softueri ofron bazë teknologjike dhe metodologjike për hartimin e fjalorëve dygjuhësh, ndër të cilët edhe ende i parealizuari fjalori shqip-bullgarisht. 

 

2. Programi elektronik i mësimit të gjuhës  

 

Programi elektronik i mësimit të shqipes quhet “Kulla e shqipes”. Emri është shumë i goditur dhe krijon asociimin me shtëpinë tipike etnografike shqiptare – kështjella në miniaturë, që është ndër simbolet e preferuara origjinale në kartolinat dhe broshurat turistike. Gramatika shqipe është e vështirë për t’u përvetësuar nga të huajt, sepse ka shumë rregulla dhe edhe më shumë përjashtime. Ndër më të koklaviturat janë formimi i shumësit të emrave, lakimi i togfjalëshave emër+mbiemër i nyjshëm, zgjedhimi i foljeve. “Kulla” virtuale është ndërtuar në mënyrë të tillë, që nga faqja e parë të lejojë vizitorin “të hyjë” në “odat” e të gjitha pjesëve të ndryshueshme të ligjëratës, të marrë të dhëna të plota gramatikore për fjalën e kërkuar, si edhe të bëjë vetëkontroll në formën e lojës: mbush vendet boshe – thirr përgjigjen e saktë. Programi do të jetë i dobishëm kryesisht për nxënësit shqiptarë, një pjesë e madhe prej të cilëve banojnë jashtë shtetit me prindërit emigrantë, të cilët edhe pse zotërojnë gjuhën amtare në të folur, ndeshin vështirësi objektive në mësimin e gjuhës së shkruar. Programi është mjet i pandarë ndihmës edhe i strategjisë së përgjithshme arsimore në kohën kur statistikat alarmojnë për rritjen e numrit të nxënësve shqiptarë që braktisin shkollën. 

 

3. Lokalizimi i Windows-it në gjuhën shqipe

 

Lokalizimi i Microsoft Windows XP në gjuhën shqipe është një lehtësim i madh për përdorimin e kompjuterit nga njerëzit që nuk zotërojnë anglishten. Për gjuhën bullgare kjo është bërë që para dhjetë vjetësh dhe në përgjithësi mund të konsiderohet një domosdoshmëri teknologjike. Microsoft Windows XP në shqip është realizuar nga Qendra për Edukim dhe Përparim në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë dhe Institutin e Informatikës dhe të Matematikës së Aplikuar në Tiranë, me Alba-Softin dhe me një përkrahje të madhe nga Microsoft-i. Lokalizimi është bërë për klientët e Microsoft-it dhe, kuptohet, me të gjitha të drejtat të rezervuara nga Microsoft-i. Vështirësia kryesore në këtë projekt nuk ka qenë inxhinierike, por gjuhësore – mungesa e fjalorëve terminologjikë në fushën e informatikës. Realizimi i suksesshëm i projektit do të thotë njëkohësisht se është hartuar edhe fjalori përkatës terminologjik i shqipes, sepse lokalizimi i Windows nuk do të thotë përkthim, por në të vërtetë shqipërim-përshtatje ndaj traditës gjuhësore dhe kulturore shqiptare, ndaj rregullave gramatikore dhe veçorive semantike. 

 

4. Programi kompjuterik drejtshkrimor AS 2.0 

 

Programi kompjuterik drejtshkrimor, i njohur me emrin “redaktor elektronik”, ofron mundësi për rritjen e padhembshme të kulturës gjuhësore të popullsisë dhe për përmirësimin e cilësisë se botimeve të shtypura dhe virtuale në gjuhën shqipe. Në kushtet e vështira ekonomike të tranzicionit, siç ka ndodhur edhe në Bullgari, posti i korrektorit/lektorit u shkurtua vetvetiu në shumë media shqiptare, kurse për fat të keq ndihet mungesa e tij edhe në disa shtëpi botuese. Gjatë përpunimit të redaktorit elektronik janë përdorur shumica e fjalorëve ekzistues të përgjithshëm dhe të profiluar. Programi dallon mbi një milion trajta fjalësh, ndër të cilat mbi tridhjetë mijë emra pa llogaritur paradigmat e lakimit, kurse rreth gjashtë mijë foljet shfaqen me rreth pesëdhjetë mijë trajta të zgjedhura në kohët e ndryshme. Në program përfshihen afro tri mijë toponime dhe antroponime nga Shqipëria dhe Kosova. Shpresëdhënës është fakti se inventari i redaktorit elektronik përmban nja dy mijë fjalë të reja, të përzgjedhura nën drejtimin e prof. Emil Lafes, si p.sh. nga shkronja “A”: akciz/ë, -a f.sh. -a, -at (ek.); aktrim, -i m. (teat.); aktr/oj jokal. -ova, -uar; amnor, -e mb.(gjeol.) shkëmbi amnor; anatem/ohem pës. -ova (u), -uar; anatem/oj kal. -ova, -uar; anatemuar (i,e); ankim/oj kal. -ova, -uar (drejt.) (bëj ankim në gjykatën e apelit); ankimohet pës.; ardhmëri, -a f.; autorizuar (i,e) mb.(edhe i emërzuar) etj. 

Zgjidhjet e propozuara drejtshkrimore për këto fjalë janë me vlerë normative për gjuhën shqipe, sepse ato nuk hasen në fjalorët e tjerë. Sikurse u përmend, standardi shqiptar është relativisht i ri dhe për këtë arsye redaktori kompjuterik ushtron një funksion më të theksuar sociolinguistik, sesa në gjuhën bullgare, ku problemet që eliminon janë më shumë të karakterit teknik. Për momentin motori kryesor i digjitalizimit të gjuhës shqipe është Qendra për Edukim dhe Përparim (QEP) në Prishtinë. Ekipi me Lulëzim Shishanin në krye përbëhet nga specialistët Vehbi Neziri, Nexhit Shala, Driton Shishani, Gani Lajqi dhe gjuhëtarët nga Prishtina e Tirana Emil Lafe, Fadil Raka, Shefkije Islamaj, Isa Bajçinca, Enver Hysa, Adelina Çerpja dhe Ilirian Martiri. 

Ja se si duket strategjia dhjetëvjeçare e QEP-it, në kuadrin e së cilës premtohet shpejt edhe kompletimi i fondit të sinonimeve në gjuhën shqipe, si dhe pasurimi i bibliotekës virtuale (www.gjuha-shqipe.com). Në fushën e linguistikës kompjuterike punojnë individualisht dhe në projekte të ndryshme edhe specialistë të tjerë shqiptarë, shumica e të cilëve në institutet dhe qendrat perëndimore. Fjalorët më të rinj dygjuhësh zakonisht gjithashtu shoqërohen me variant elektronik. 

Produktet kompjuterike gjuhësore dhe prania në internet tashmë janë bërë pjesë e domosdoshme e komunikimit, e koncepteve moderne për “hapësirën shkencore” dhe e potencialit për pasurimin e traditës dhe të vlerave mbarëshqiptare. Sigurisht prapa tyre qëndron intelekti njerëzor, përgatitja solide shkencore, përvoja shumëvjeçare, guximi dhe sytë e mendjes. 

*Autorja është pedagoge e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Sofjes (Marrë nga gazeta “Shekulli”)




 
Naim Frashëri  
 

 Figura qendrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes, ai që u bë shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim, si poet i madh i kombit, është Naim Frashëri, bilbili i gjuhës shqipe. Naimi lindi më 25 maj 1846 në Frashër, që ishte edhe një qendër bejtexhinjsh. Mësimet e para i mori tek hoxha i fshatit në arabisht e turqisht. Që i vogël nisi të vjershëronte. Studimet e mesme i kreu në Janinë, në gjimnazin e njohur “Zosimea”. Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua së tepërmi, njohu letërsinë, kulturën dhe filozofinë klasike greke e romake, ra në kontakt me idetë e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke përvetësuar disa gjuhë, si: greqishten e vjtër e të renë, latinishten, frëngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetëm që mori bazat e botëkuptimit të vet, por njohu edhe poezinë e Evropës e të Lindjes. Të gjitha këto tradita poetike ndikuan në formimin e tij si poet. Më 1870, pas mbarimit të shkollës, shkoi për të punuar në Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye në Shqipëri në klimë më të shëndetshme.
Gjatë viteve 1872-1877 Naimi punoi në Berat e në Sarandë si nëpunës. Kjo periudhë pati rëndësi të veçantë në formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu më mirë jetën e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhën e bukur e shpirtin poetik të njerëzve të thjeshtë, krijimtarinë popullore, bukurinë e natyrës shqiptare.
Ndërkohë vendi ishte përfshirë në ngjarjet e mëdha të lëvizjes çlirimtare, që do të sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizerenitmë 1878, udhëheqës i së cilës ishte Abdyli, vëllai më i madh i Naimit. Naimi dha ndihmesën e vet për krijimin e degëve të lidhjes në Jugun e Shqipërisë, përkrahu dhe përhapi programin e saj. Më 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte në kulm, ai shkroi vjershën e gjatë “Shqipëria”, në të cilën shpalli idetë kryesore të Rilindjes. Me këtë krijim Naimi niste rrugën e poetit kombëtar. Më 1881 Naimi u vendos përfundimisht në Stamboll, ku u bë shpirti i Shoqërisë së Shkronjave dhe i lëvizjes së atdhetarëve shqiptarë. Gjithë forcat dhe talentin ia kushtoi çështjes kombëtare, punoi për ngritjen e shkollës shqipe dhe hartoi libra për të, shkroi vjersha, përktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar për zhvillimin e letërsisë sonë, për botim edhe të shumë veprave të autorëve të tjerë. Lëvizja kombëtare, idealet e çlirimit të Shqipërisë, të përparimit e të qytetërimit të saj, u bënë faktori themelor që ndikoi në formimin e Naimit si poet e atdhetar.
Krijimtaria e gjerë letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap një periudhë të shkurtër prej 13 vjetësh (1886-1899). Vetëm në vitin 1886 ai botoi veprat “Bagëti e Bujqësia”, “Vjersha për mësonjëtoret e para”, “Histori e përgjithshme” dhe poemën greqisht “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”, “E këndimit çunavet këndonjëtoreja”. Më 1885 botoi përmbledhjen me vjersha persisht “Tehajylat” (Ëndërrimet) më 1888 botoi “Dituritë”, më 1890 “Lulet e verës”, më 1894 “Parajsa dhe fjala fluturake”, më 1898 “Historia e Skënderbeut” dhe “Qerbelanë” dhe më 1889 “Historia e Shqipërisë”. Sëmundja dhe lodhja e madhe ia keqësuan shëndetin poetit, zemra e të cilit pushoi së rrahuri më 20 tetor 1900, në moshën 54-vjeçare, i zhuritur nga malli për atdheun dhe me brengën që s’e pa dot të lirë.
Vdekja e poetit qe një zi e vërtetë kombëtare. Shqiptarët kishin humbur atdhetarin e kulluar, apostulin e shqiptarizmës, poetin e madh. Dhembjen dhe vlerësimin për Naimin e shprehu bukur elegjia e Çajupit, që niste kështu: 

Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqipëri,
mendjelarti, zemërtrimi,
vjershëtori si ai.

**************************** 

Naim Frashëri vuri themelet e letërsisë kombëtare shqiptare. Vepra e tij shënoi lindjen e një letërsie të re me vlera të vërteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoqërisë shqiptare të kohës dhe ndikoi fuqishëm në luftën e saj për liri e progres.
Naimi krijoi traditën e letërsisë patriotike, qytetare, ai solli në letërsi botën shqiptare, aspiratat jetike të popullit.
Dashuria për Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombëtare dhe besimi në të ardhmen, ideja e madhe e çlirimit, formojnë thelbin romantik të veprës së tij. Naimi e afroi letërsinë me popullin, duke trajtuar tema të reja, të ndryshme nga ato të letërsisë së vjetër, temat e problemet e kohës.
Në formimin e Naimit si poet ndikuan disa faktorë, por faktori kryesor ishte jeta e popullit të vet dhe lëvizja e tij për çlirim kombëtar.
Naimi njohu disa tradita poetike të huaja, prej të cilave mori elemente që u tretën mjaft natyrshëm në veprën e vet. Por krijimtarisë së tij vulën e origjinalitetit ia vuri jeta dhe tradita historike e artistike e populli të vet. Traditat poetike popullore, që përbën një nga burimet e formimit të tij si poet, i dha shumë më tepër nga çdo traditë tjetër. Lidhja me të u shpreh jo vetëm në gjuhën e poezisë së Naimit dhe në figuracionin e pasur, por, në radhë të parë, në përmbatje dhe në frymën e saj.
Naimi është bilbili i gjuhës shqipe, mjeshtër i fjalës. Vepra e tij vuri bazat e gjuhës letrare kombëtare shqipe, e cila do të njihte më vonë një zhvillim të mëtejshëm, për të arritur gjer në shqipen e sotme letrare kombëtare të njësuar e të zhvilluar. Tradita që krijoi Naimi, është e gjallë dhe frymëzuese edhe në jetën e shoqërisë sonë të sotme. Naimi më tepër se shkrimtar, është poeti më i madh i Rilindjes sonë Kombëtare, është atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës shqiptare.   

 

Veprimtaria:

Lirika Filozofike:

Naim Frashëri është poeti i parë shqiptar që i kushton kujdes të veçantë poezisë filozofike dhe mund të quhet themeluesi i saj në poezinë shqiptare.
Ai ka shkruar një numër të dukshëm vjershash filozofike, të përfshira në vëllimet poetike “Vjersha për mësonjëtoret e para”, “Lulet e verës”, “Parajsa dhe fjala fluturake” dhe në përmbledhjen në gjuhën persishte “Tehajylat” (Ëndërrimet).
Në këto lirika Naimi shpesh shtron pyetje të tilla të karakterit filozofik: C’është natyra? Cilat janë ligjet e saj? Ku është fillimi e ku është fundi i saj? Cili është vendi i njeriut në të?
Këtë etje për të përsiatur për gjithçka poeti e shpreh edhe me vargje: 

Mendja ime, që s’gjen prehje, bën kërkime
dhe rropatet me aq pyetje-e-mërmërime:
Kush? pse? Çfarë? ku e kur? e si e sa? (”Ëndërrimet”) Naimin e habit dhe njëkohësisht e mrekullon gjithësia, pambarimësia e saj: Toka dhe Dielli, yjet, ndërrimet e stinëve, deti, era, lumi, rrufeja, njeriu, lulet, zogjtë, bagëtia, gjithçka. Poeti mendimtar e sheh gjithësinë si një libër të hapur të cilin njeriu vazhdimisht përpiqet ta lexojë, sepse kështu do të gjejë kuptimin e botës. Kjo pafundësi dukurish e mahnit dhe e gëzon poetin, jo vetëm sepse me to është e lidhur jeta e njeriut, por edhe pse në qenien dhe në rendin e tyre ai sheh shprehjen e ligjeve absolute, sheh mishërimin e perëndisë. Këtë koncept panteist e vumë në dukje edhe te “Lulet e verës”. 

Një trup është gjithësia
Dhe të sosur s’ka gjëkundi,
më çdo an’ është perëndia,
një det që s’i gjendet fundi.
(”Gjithësia”, “Vjersha për mësonjëtoret”). Botëkuptimi i Naimit në lirikat filozofike shpesh është kontradiktor. Mbasi pohon pafundësinë e gjithësisë, Naimi thotë: 

Gjë s’humbet, as pakësohet
edhe sërish nukë shtohet:
çdo q’është përsëritet.
(”E vërteta”, – “Vjersha për mësonjëtoret”) Një nga mendimet më të rëndësishme të Naimit është ai që lidhet me njohjen njerëzore. Ai mendonte se njeriu është në gjendje, me forcën e arsyes, të depërtojë në të fshehtat e natyrës, të njohë ligjet e saj, ta përdorë natyrën për nevojat e tij, pra, të bëhet gjithnjë e më tepër zot i saj, me anë të njohjes shkencore. Sipas tij, duke njohur natyrën, njeriu njeh krijuesin e saj, zotin: 

Është në shesh Perëndia,
i verbëri s’mund ta shohë,
ajo është gjithësia,
i dituri mund ta njohë.
(”Perëndia” – “Lulet e verës”) Duhet theksuar se problemet e gjithësisë, të natyrës etj., asnjëherë, Naimi nuk i pa të shkëputura nga njeriu, nga vendi i tij në botë, nga fati i tij. Naimi e vlerëson shumë lart njeriun. Si panteist, poeti mendon se shfaqja më e përsosur e hyjnisë në jetë është vetë njeriu. Njeriu, sipas Naimit, është qëllimi dhe arritja më e lartë e krijimtarisë hyjnore, është trajta e shfaqjes më të epërme, sepse është krijesë me ndërgjegjeje e moral. Prej këtij lind edhe ai humanizëm i thellë, ai respekt e dashuri e pakufishme për njeriun. 

S’ka më të lartë në jetë
nga njeriu, q’është i vërtetë.
(”E vërteta” – “Vjersha për mësonjëtoret”) Naimi mendon se njerëzit vërtet vdesin, por si gjini janë të pavdekshëm, janë të përjetshëm. Duke u kthyer sërish te gjithësia, ata rilindin sërish te breznitë që përsëriten pa fund.
Botëkuptimi i Naimit është sintezë origjinale mbi bazën e panteizmit dhe ka prirje të dukshme përparimtare.
__________________________________________________________ 

 

Pikëpamjet Patriotike dhe Botëkuptimi:

Vepra e Naimit shprehu në mënyrë të plotë e me forcë artistike idealet më të përparuara të Rilindjes, idetë patriotike, demokratike e iluministe që do ta udhëhiqnin shoqërinë shqiptare për të dalë nga errësira mesjetare në dritën e lirisë e të përparimit. Poet e mendimtar, Naimi qëndroi me dinjitet në lartësinë e këtyre kërkesave historike.
Tipari kryesor, ajo që përbën thelbin e gjithë krijimtarisë së Naimit, është patriotizmi. Gjithçka në veprën e tij lidhet me atdheun, me dashurinë e pakufishme për të, për gjuhën, për popullin, për historinë e për gjithçka shqiptare, me detyrën për t’i shërbyer atdheut me devotshmërinë më të lartë. Vargjet më të bukura poetit ia frymëzoi pikërisht ky atdhetarizëm i flaktë.
Çlirimi i Shqipërisë nga zgjedha osmane ishte një nga idealet më të larta të Naimit. Për të arritur këtë, poeti hedh idenë e bashkimit të gjithë shqiptarëve, si kusht për çlirimin dhe përparimin e tij. Veçanërisht te “Historia e Skënderbeut”, poeti pohon se liria mund të vijë vetëm me anë të luftës së armatosur kundër pushtuesit.
Besimi i Naimit në të ardhmen e Shqipërisë së lirë është i madh. Ai mendon se populli ynë, me virtyte të çmuara e me tradita luftarake i ka të gjitha të drejtat të jetojë i lirë. Naimi shpreson se kjo liri do të jetë pak a shumë e shpejtë.
Naimi pati pikëpamje demokratike të përparuara për kohën. Ai mendonte që njeriu lind i lirë. Kulti i lirisë së njeriut përshkon gjithë veprën e tij, ndonëse në kushtet e atëhershme ai tingëllonte abstrakt. Admirues i Revolucionit Francez dhe i ideologëve të tij, Naimi ëndërronte një Shqipëri të lirë dhe demokratike, sipas tipit të demokracive borgjeze të kulturuar e të emancipuar. Edhe Naimi, ashtu si Samiu, ishte për republikën dhe nuk e pranonte formën e monarkisë.
Ai gjithashtu ishte për barazinë midis burrit dhe gruas dhe për të drejtën e arsimimit të të dyve.
Botëkuptimi i naimit u kultivua në klimën e kërkesave për një Shqipëri që do të hynte në një epokë të re historike, që do të qytetërohej e kulturohej. Natyrisht, koha kur jetoi poeti, la gjurmët e veta në botëkuptimin e tij, i cili nuk mundi t’u shpëtonte edhe kundërshtive.
Naimi ishte iluminist, dhe kishte besim të madh në rolin që luajnë shkenca dhe dija për zhvillimin e shoqërisë. Ai çmonte tepër iluministët francezë, Volterin, Rusonë, e të tjerët. Sidomos në veprat diturake ai pranoi dhe propagandoi edhe disa arritje të shkencës së kohës, si teorinë e Darvinit për prejardhjen e qenieve të gjalla, teorinë e Kantit e të Laplasit për origjinën diellore të tokës etj. Por në thelb, veçanërisht në veprat poetike, ai pranon qenien e një fuqie të mbinatyrshme. Megjithatë, idealizmi i Naimit u shfaq në formën e panteizmit. Ai e mendon zotin të shtrirë kudo, te njeriu dhe te natyra. Si patriot e iluminist, ai ishte kundër përçarjes fetare dhe kombësinë e vinte mbi fenë, ashtu si edhe rilindësit e tjerë.
Naim Frashëri, si figura qendrore e letërsisë së Rilindjes, krijoi një traditë të re, që u ndoq nga shumë shkrimtarë të tjerë, dhe u bë themeluesja e letërsisë sonë të re kombëtare.   

 

Disa Poezi Nga i MADHI NAIM FRASHERI:

 
Gjuha Jonë 
 

Vëllezër shqipëtarë!
Të prekim urtësinë,
Të zëm’ udhën e mbarë,
Të ngjallim Shqipërinë.

Shqipëria ka qënë
Edhe po do të jetë,
Po sot në ditët tënë
Të metë të mos ketë. 

E ka nderuar zoti
Gjithënjë Shqipërinë,
Ish fort mirë qëmoti,
Do bëhet dhe taninë.

Sa ishte trimëria
N’atë kohë të vjetrë,
Kish emrë Shqipëria,
Sa s’kish nonjë vënt tjetrë. 

Sa burra kordhëtarë
Ka nxjerrë Shqipëria
Më pastaj e më parë,
Q’i shkruan istoria!

Ajo ish koh’ e zjarrtë
Dhe kish mundime tepër,
Po sot pëndë dhe kartë
Na duhet, nukë tjetër. 

O burra, shqipëtarë,
Të marrim dituritë,
Se s’është koh’e parë,
Tani lipsetë dritë.

Të shkruajm’ gjuhën tënë,
Kombinë ta ndritojmë,
Gjithë ç’është e ç’ka qënë
Ngadalëzë ta msojmë. 

pa shihni ç’gjuh’ e mirë!
Sa shije ka e hije,
ç’e bukur’edh’e lirë,
Si gjuhë perëndie.

Shum’e bardhë kjo ditë
Për gjithë shqipëtarët,
Do na sjellë një dritë,
Që s’e kishin të parët. 

Kjo dritë do na bjerë
Të gjitha mirësitë
Dhe gjithë do t’i ngrerë
Dëmet e marrëzitë.

Si lum kush zë të mbjellë,
Lum kush vë këtë pemë!
Se kjo ka për të pjellë,
S’mbulohetë me remë. 

 



   
Fjalët e Qiririt
 

Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar,
Që t’u ap pakëzë dritë,
Natënë t’ua bënj ditë.
Do të tretem, të kullohem,
Të digjem, të përvëlohem,
Që t’u ndrinj mir’ e të shihni,
Njëri-tjatërin të njihni.
Për ju do të rri të tretem,
Asnjë çikë të mos mbetem,
Të digjem e të qanj me lot,
Se dëshirën s’e duronj dot.
Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s’dua të shuhem,
Po të digjem me dëshirë,
Sa të munt t’u ndrinj më mirë.
Kur më shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall’ e jam ndë jetë
jam në dritët të vërtetë,
Unë jam në shpirtit tuaj,
Mos më kini për të huaj,
M’është falurë durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Se ma k’ënda t’u bënj mirë,
Të mos mbeti n’errësirë.
Jakëni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,
Në shpirt kam dashurinë,
Pa digjem për njerëzinë,
Lemëni të përvëlohem,
nukë dua më të ftohem,
Dua ta djek trupn’ e shkretë
Për atë zotn’ e vërtetë.
Me zjarr ta djek mushkërinë
E të tretem për njerinë,
Bashkë me gëzimt të tija
të vete te perëndia.
Unë dua njerëzinë,
Mirësin’ e urtësinë,
Në bëhi shokë me mua,
Në më doni si u dua,
Njëri-tjetërin në doni,
Të paudhë mos punoni.
O zëmëra fluturake,
Qasju pakë kësaj flake!
Mase krahët t’i përvëlon,
Po dhe shpirtin ta shënjtëron.
Unë duke përvëluar,
Njerëzit i kam ndrituar.
Kam qënë mik me njerinë,
Andaj i di e më dinë.
Gjithë tuajt’ i kam parë,
Mëm’ e at’ e fis e farë,
Si tani gjithë i kam ndër mënt,
Që rrininë më këtë vënt.
Edhe sot nër ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unë si ju jam ndruar
E jam përzjer’ e ndryshuar,
Pa jam bërë shumë herë
Zjar e uj’ e balt’ e erë.
Jam një shkëndijë pej qielli
dhe një drudhëzë pej dielli.
Edhe ndër qiej fluturonj,
Edhe brënda në det qëndronj,
Shumë herë fle në baltë,
Diku ndodhem dhe në mjaltë
Bënem qëngj e kec i pirë,
Lul’ e bar e gjeth i mbirë.
Dua shumë fjalë t’u them,
Po trëmbem mos i bënj ujem.
E ku shkruhenë në kartë
Fjalët’ e gjuhësë zjarrtë? 

    
 
Tradhëtorëtë
 

Shokë, kemi në mest tënë
Shum’ armik’ e trathëtorë!
Popo! mos u qoftë thënë!
Veç që s’kanë gjë në dorë. 

Harruanë mëmëdhenë
Dh’ e lanë kombinë tënë
E një tjatërë na gjenë!
Popo! mos u qoftë thënë!

Lanë zonjën e lëvduar
E zunë një kurvë shtrigë,
Të ndyr’ e të mallëkuar,
Të fëlliqur e të ligë. 

Lanë mëmën të xhveshur
Dhe mundohenë për botë,
Pa dhe bota duke qeshur
U thotë: mundohi kotë!

Qysh u bënë Efialtë
E nuk e njohin të mirën,
Uthullën pandehin mjaltë
Edhe dritë errësirën! 

Buk’ e mëmëdheut zëntë
Tradhëtorët e pabesë!
Dhe Zoti dërrmën u dhëntë,
Kurrë mos paçinë pjesë!

Miqt’ armiq i kanë bërë,
Armikëtë miq i zunë,
Qysh janë fyell të tërë!
Ç’është kjo e madhe punë! 

Fajn’ e math kur do ta njohin
Njerëzit e mallëkuar?
Dritënë pse nuk e shohin,
Apo janë të verbuar?

Janë së gjithash të marrë
Dhe të liq me të vërtetë,
Mëmëdheut bëjnë varrë,
Po do të bienë vetë, 

Se mbretëron e vërteta,
S’del kurrë gënjeshtr’ e shkretë
T’ish ashtu, qe prishur jeta,
S’kish mbetur gjë e vërtetë.

Ata turpinë fitojnë,
Nder’ e tyre posht’ e hedhin
Dhe armikëtë gëzojnë
E në errësirët bredhin. 

Nuk është kurrë haruar
Dh’e mira dh’e lig’ e shkretë,
Të gjitha janë paguar,
S’ka mbeturë gjë në jetë.

Lerini, pa do ta gjejnë,
Të vërtetën do ta njohin,
Se tani s’e dinë ç’bëjnë,
Janë të verbër e s’shohin. 

O, popo ç’turp kanë marrë!
Janë bërë tradhëtorë
Dhe s’janë më shqipëtarë,
Se nga kombi hoqnë dorë.

Me të huajnë u bënë,
Me armikn’ e Shqipërisë,
S’duanë gjuhënë tënë
Armikët’ e Perëndisë! 

Ndjej, o Zot, se nukë dinë
Se ç’bëjnë, janë mahnitur,
Rrahin të prishin shtëpinë
Pun’ e lig’ edh’ e mërzitur.

Të gjorët janë në gjumë,
Të vërtetënë s’e dinë,
Do të mundohenë shumë,
Pasdaj mënttë do t’u vinë. 

Vëllazërin’ e harrojnë
Dhe kombin e mëmëdhenë,
Dhe armikëtë dëgjojnë
Edhe s’dinë se ku venë.

Hiqni dorë, hiqni dorë!
Mblithni mëntt’ e tupërohi,
Mos u bëni trathëtorë,
Se pasdaj do të pendohi.
—————————————————————————— 

Falja
 

Zot i math e i vërtetë
Që kreve ç’shohëm në jetë,
Edhe të tjerë që janë
Pa funt pa krye pa anë,
Edhe kudo je ti vetë,
Syri yn tekdo shikon,
Që nga lint e gjer tek perëndon,
Më çdo vënt të sheh fuqinë,
Urtësin’ e madhërinë,
Falna gjithë mirësitë,
Epna dituri e dritë,
Tregona udhën’ e mirë,
Mos na lerë n’errësirë,
Dhurona gjithë të mirat,
Mërgona nga të pështirat. 

Zot! falna vëllazërinë,
Dashurin’ e miqësinë,
Epna dëshirë të msojmë,
E të mirat të punojmë,
Bëna të but’ e të qetë,
E të urt’ e të vërtetë,
Jetënë ta trashëgojmë.


——————————————————— 

 
Zogu dhe Djali 
 

Një zok të bukur zuri një djalë,
Ay po dridhej dh’e i thosh ca fjalë:
“Nukë të vjen keq që jam i mitur,
Si ti i vogël e s’jam dhe rritur?
Jam bir i vetëm e mëma më pret,
E kam lënë keq brenda në folet.
Dheu me dëborë qjith’ u mbulua,
Më s’ka mbetur dhe gjëkunt pothua!
Vuanj i gjori dit’ edhe natë
E s’gjenj dot asnjë druthë të thatë!
E sheh sa u prish fort i shkreti mot,
Urie vdiqmë, më s’durojmë dot,
Zemërsë sime i lidhe gur,
Po mëm’ e zezë q’ësht’ e sëmurë?
Kërkonj e kërkonj, e kam që dije
Që s’munt të gjenj dot gjëzë t’i shpije.
Ah! kjo e keqe këtu më pruri,
E gracka jote ra e më zuri!

Më pret im mëzë, si ty jot ëmë.
Të mos t’i vete, ç’bënetë prëmë?
Të zesthitë na, përse na ngini?
Në punët tënë përse s’na lini?
Kam dhe unë shpirt dhe dua të rronj,
Të lëçinj, të breth, të los, të këndonj,
Unë, që s’kam ment, {si thotë njeriu),
Kujt i bëra keq? Ç’bëra un’ i ziu?
Le, mos më mundo, se Zoti të sheh,
Të mirën’ edhe të ligën’ e njeh,
E s’do të ligën, po do të mirën,
Do butësinë, nuk’ egërsirën,
Të drejtënë do dhe urtësinë,
S’do faqezinë e babëzinë,
Mua të lirë më bëri Zoti
përse me bën rob? Nga un, Ç’do ti?,.,.
Fjalët’ e zogut djali i dëgjoi,
Qau edh’ e puthi, pastaj e lëshoi.
———————————————————- 

Në Dashtë Zoti
 

Nastradini ish qetuar
Dhe po rrij duke mejtuar;
Po përnjëherë u zgjua,
Së shoqes i tha: “O grua,
Nesërë jam për në veshtë,
Se s’kam vatur këtë vjeshtë,
Sindëkur vinja qëmoti.”
Plaka tha : “Në dashtë zoti.”
Nastradini i tha : “Unë
S’e këllas zotnë në punë,
E shoh vetë punën time,
E nuk e vë nër mundime,
Që të doj’ a të mos dojë,
Se nukë më flet me gojë.”
Kështu the, o jetëgjatë!
Papo u ngrite me natë,
More shportat e gomarë,
Po s’të vate udha mbarë!
Për rrush del njeriu i mjerë
E sjell shkarpa shumë herë.
Gjithë bota po punonin
E udhëtë po ndrejtonin.
Nastradinë kur e panë,
E zun’ e më nuk e lanë:
Gjithë ditën gur’ i gjori
Mbajti edhe pagë s’mori.
I këputur, i drobitur,
I lodhur, i kahënitur,
Natën në t’errët u kthye,
Me pluhurë mbi qyrdye!
Erth më der’ e trokëlliti,
E shoqja nga shkalla zbriti,
Tha : “Kush ësht’ aty më derë?”
Pa tha Nastradin’ i mjerë:
“Në dashtë zoti, jam unë,
Që vajç’ e s’bëra dot punë!”
Pa më nesëret një fqinjë,
Q’ish i varfër e pa linjë,
Erth e i kërkoi gomarrë,
Duke thënë ca më parë:
“Jemi pa buk’ e pa ngrënë,
Në mulli drithë kam shpënë,
Gjer më tani është bluar,
Po s’kam kafsh’, o i uruar.”
Nastradini, pa mejtuar,
Tha : “Për dru e kam dërguar,
Ka vaturë që me natë,
I varfëri veshgjatë.”
Ajy tha “e kam dërguar”,
Gomari palli në quar!
Fqinja tha : “Pse më gënjeni,
Të drejtënë s’ma rrëfeni?
Ja se ku pëllet gomari,
Qysh e ka marë druvari!”
Nastradini tha : “S’kam parë
Kshu, të besojnë gomarë!
Me fjalën time s’je nginjur,
Që jam sot plak e i thinjur,
Po dëgjon gomarrë ç’thotë,
Q’është pa mënt e flet kotë.
Njeriu që dëgjon gomarrë,
S’e ka punën mbroth e mbarë.”
Kështu tha, po të vërtetën
E thosh gomari, të shkretën. 

  
 
Naim Frasheri 
 
BAGËTI E BUJQËSIA
 

O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni. 

Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.

Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemëra s’e ka harruar. 

Kur dëgjon zëthin e s’ëmës qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
E ta trëmbin, ajy s’kthehet, po shkon në mes si shigjetë,
Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.
Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,
Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m’erë,
Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,
Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell’ i qeshur edhe hëna e gëzuar,
Fat’ i bardh’ e mirësija në atë vënt janë mbluar;
Nat’atje’shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,
Në pyjet’ e gjelbëruar, atje rrinë perënditë.

Mendje! merr fushat e malet, jashtë, jashtë nga qyteti,
Nga brengat, nga thashethemet, nga rrëmuja, nga rrëmeti. 

Tek këndon thëllëza me gas edhe zogu me dëshirë,
E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë,
Tek hapetë trëndafili, atje ma ka ënda të jem,
Bashkë me shpest edhe unë t’ia thërres këngës e t’ia them;
Të shoh kedhërit’ e shqerrat, deshtë, cjeptë, dhëntë, dhitë,
Qiellin’ e sbukuruar, dhenë me lul’e me dritë.

Vashë bukurosh’e bariut! që vjen me llërë përveshur,
Me zemërë të dëfryer e me buzëzë të qeshur,
Me dy shqerëza ndër duar, të bukura si dhe vetë,
Në sythit tënt e shoh gazë, që s’e kam gjetur ndë jetë.
Dashi sysk e me këmborë, q’e ke manar, po të vjen pas,
Dhe qeni me bes’ i larmë të ndjek me dëshir’ e me gas.
Dashç Perëndinë, pa më thua, a mos na pe bagëtinë?
– Pash’ atje pas më të gdhirë,… ja atje përtej tek vinë! 

O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagëtija!
Vinë posi mblet’ e plotë! I bekoftë Perëndija!
Nëpër shesh’ e nër bregore janë përhapurë shqerrat,
E kecërit nëpër rripat dhe në gjethet e në ferrat;
Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
Aty përhapenë me nxit aty mblidhenë prapë tok,
Edhe prapë tufë-tufë përhapenë duke bredhur,
Duke ikur me vrap shumë, duke lojtur, duke hedhur.
Nxitojn’ e s’lodhenë kurrë edhe, kur i merr urija,
Secili futet në tufë, suletë ne mëm’ e tija,
Posa gjen mëmën e dashur edhe me vrap i hyn në gji,
Rri më gjunjë dhe zë sisën e qumështin e ëmbël pi;
Pa e ëma me mall shumë, ndo dhi qoftë a ndo dele,
Bir’ e vetëm e merr në gji me gas e me përkëdhele.

Sa të mirazë ke dhënë, Zot i math e i vërtetë!
E ç’nom të bekuar vure për çdo gjë q’është në jetë! 

Sa më pëlqen blegërima, zër’i ëmbël’ i bagëtisë,
Qëngji edhe kec’i bukur, që rri më gjunj’ e pi sisë!
Përhapurë bagëtija nëpër sheshe, nëpër brinja,
Nër lajthi e nëpër dushnja, ndër murriza, në dëllinja;
Bijen zilet’ e këmborët e fyelli e xhuraja,
Dheu bleron e gjelbërojnë fusha, male, brigje, maja,
Edhe gjithë gjë e gjallë ndjen në zemër një dëshirë,
Një gas t’ëmbël’ e të shumë, o! sa bukur e sa mirë!
Pelën e ndjek mëz’i bukur, lopës i vete viçi pas,
Dellëndyshja punëtore bën folenë me të math gas,
Ogiçi ikën përpara, i bije tufës në ballë,
Me zemër të çelur shumë vete si trimi me pallë,
Zoqtë zënë këng’ e valle dhe po kërcejn’ e këndojnë,
E nëpër dega me lule si ëngjëllit fluturojnë,
Larashi ngrihet përpjetë, thua q’i shpie Perëndisë
Një lëvdatë të bekuar për gëzimt të gjithësisë,

Qielli sa ësht’ i kthiellt e sa është sbukuruar!
E dielli sa ndrin bukur mbi lulet të lulëzuar!
Gjithë këto lule ç’janë, që u ngjallë menjëherë?
Ngaha qielli ke xbritur? Ver’, o e bukura verë!
Çdo lulezë ka me vehte një emër e një fytyrë,
Një bukuri, një mirësi, një shtat, nj’erë e një ngjyrë,
Si dhe çdo dru e çdo pemë, edhe çdo bar e çdo fletë;
Sa është e bukur faq’ e dheut! S’të zë syri gjë të metë. 

Gjithë kjo bukuri vallë nga dheu të ketë mbleruar,
A me të matht të ti’ Zoti pej parajs’e ka dërguar?

Veç një njeri shoh pa punë dhe të mjer’ e të brengosur,
Të këputur, të mjeruar, të grisur e të rreckosur;
Lipën i gjori pa shpresë, se atje e pru përtimi,
S’i ka mbetur gas në zemrë, se s’i la vënt idhërimi.
Eshtë njeri, si dhe neve, po epini, o të pasur,
E mos e lini të urët dhe të mjer’ e buzëplasur,
Se përtimn’ e zi, q’e pruri të gjorën më këtë ditë,
Nuk’ e dimë vet’ e zgjodhi, apo ia dhanë Perënditë.
Edhe për një mizë, kur heq, i vjen keq njeriut të mirë,
Zëmëra s’thuhetë zëmrë me mos pasurë mëshirë. 

Ah! edh’ atje tej mbi udhë i duket i shkreti varri,
Rrethuar me lul’e me bar, një të gjori udhëtari,
Që ka vdekur i ri shumë e ka rarë lark shtëpisë,
Mërguar nga mëm’ e motrë dhe pej gjithë njerëzisë;
Një zok i helmuar mi varrt i rri si mëmëzë dh’e qan,
Ndarë nga të gjithë shokët edhe zi për të mjerë mban.

Tomor! o mal i bekuar, fron i lartë, që rrij Zoti,
Pas fesë vjetrë që kishinë shqipëtarëtë qëmoti,
Dhe ti Mali-Plak i lartë, që me syt’ e tu ke parë
Luftëra të mëdha shumë e punë që kanë ngjarë.
O malet’ e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!
Të patundurë përjetë jini, pa, kur oshëtini,
Udhëtarit në zemër frikë të madhe i vini;
Keni shkëmbënj, gërxhe, lisa, lumënj dhe dëborë ndë gji,
Përsiprë lulez’ e gjethe dhe brënda ergjënt e flori,
E ju fusha bukuroshe edhe të majm’e pëllore,
Ju sheshet e lulëzuar, ju bregore gjelbërore,
Q’u fali Zoti të mira, u mba me shumë pekule,
U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule,
Zemërn’ e varfërë time aty ndër ju e kam mbluar,
Tek buron nga gjithi juaj uj’i ftoht’ e i kulluar;
Jam lark jush i dëshëruar edhe s’e duronj dot mallë,
Po s’e di si dua unë do t’u shoh një herë vallë? 

Të paskësha vrapn’ e veriut, të kisha krahë pëllumbi,
Nxitimn’ e lumit me valë, q’ikën me vërtik si plumbi,
E të vija në gjit tuaj, nj’ ujë të ftohtë të pinja,
Edhe nëpër ato hije një copë herë të rrinja,
Syt’ e ballit t’i xbavitnja, zëmërënë ta dëfrenja,
Gazë, që paçë njëherë, prap’ aty ndër ju ta gjenja.
Opopo! Kshu pse më vini përpara syve pa pushim,
O ditët’ e djalërisë, o moj kohëz’ e të rit tim?

O flutura krahëshkruar, që fluturon nëpër erë,
As merr dhe zëmrënë time me vehtezë dhe ma shpjerë
Nër malet të Shqipërisë, tek kullosën bagëtija,
Tek i fryn bariu xhurasë, tek më rrinë mënt’ e mija,
Ku shkon me zile të madhe ogiçi përmes lajthisë,
Pa zjen e oshëtin mali ngaha zër’i bagëtisë;
Marrënë vrapn’ e nxitojnë, derdhen në gjollë për kripë,
Dhëntë ndër shesh’e ndër brigje, dhitë në shkëmb e në rripë. 

Bariu plak krabën në dorë edhe urdhëron të rinjtë,
E ata gjithë punojnë, ngriturë më bres përqinjtë;
Ca bëjnë vathën e shtrungën, ca ngrehin tëndën e stanë,
Kush sjell gjeth e karthj’ e shkarpa, sicilido ndih më nj’anë;
Kush përvjel, kush qeth sheleknë, kush mjel dhitë, kush mjel dhëntë,
Njëri merr ushqen këlyshnë, jatëri përgëzon qëntë.
Stopani, bër’i zi sterrë, shikon bulmetn’ e bekuar,
Tunt, bën gjalpë, djathë, gjizë edhe punon pa përtuar;
Udhëtar’ e gjahëtorë, q’u bije udha ndër male,
U ep mish, qumësht, kos, dhallë, ajkë, djathë, bukëvale…
Kec’i mbeturë pa mëmë dhe i varfër’ e i shkretë
Mënt mëmënë, që ka mbetur pa bir e pa gas në jetë.
Dëgjohet nga mez’i pyllit krism’ e sëpatës s’druvarit,
E sharrësë që bën lëndë, edhe fyell’i shterparit.

Shterpari s’i qaset stanit, po nër pyje bij’e ngrihet,
Nëpër maja, nër bregore, rri, këndon a gdhënt, a shtrihet;
S’i trembetë syri kurrë, vetëm ajy dit’ e natë,
Nga ujku e nga kusari s’ka frik’, as nga lis’i gjatë,
As nga shkëmbënjt’ e nga pylli, as gogolëtë s’e hanë,
Armëtë ka shok e vëlla, mëm’ e motërë xhuranë;
Miqt’ e ti shqeratë janë, kecërit, dhitë, dhëntë,
Cjeptë, ziletë, këmborët, deshtë e më tepër qëntë,
Që s’flenë, po rrin’ e ruajn bagëtinë dhe barinë,
Kur e shohin, tundin bishtin dhe me gas të math i vinë;
S’e hanë njerin’ e mirë edhe mikun’ e udhëtarë,
Se i njohën; po të liknë, egërsirënë, kusarë.
Vjen nata, e lë në t’errët, del hëna, i përhap dritën,
Vjen mëngjesi, sbardhëllehet, lint’ dielli, i bije ditën.
Yjtë, hëna, dielli, shënja, lindin e prapë perëndojnë,
Gjithë ç’lëvrijnë nër qiej, përpara syvet i shkojnë.
Mblidhen ret’ e hapësira bënetë e zezë sterrë,
Vetëtimat e gjëmimet nisin e shiu zë të bjerë;
Bariu vë gunën në kokë, z’eshkën me herët të parë,
Ndes shkarpat sakaqëherë, e lisnë fyl, dhe bën zjarrë;
Fishëllen e thërret qentë sicilin me emër veçan,
Pa, kur derdhetë Baliku, ujkun’ e zë edh’e përlan,
Se bisha, që bije dëmnë, errësir’ e mjergull kërkon,
Papo bariu shum’ ahere vë re dhe mba vesh e dëgjon,
Dhe sokëllin me zë të madh, tunden malet e shkëmbenjtë,
Gumzhitin pyjet’ e veshur e oshëtijnë përrenjtë! 

Esht’ e lehtë dhi e stanit, që kullot gjethen e malit,
Dhe bij’e fle majë shkëmbit e pi ujëthit e zallit;
Dhi e shtëpis’ ësht’ e plokshtë, fle në vath’ e nënë strehë
E pi ujët e rrëkesë edhe shtrihetë në plehë;
Esht’ e butëz’ edh’e qetë dhe e urtë si manare,
Nuk’ është si malësorja, andaj i thonë bravare.

Në pshat, posa sbardhëllehet, sheh një plakëzë të gjorë,
Ngrihet, hap derën ngadale, e del me kusi në dorë,
Rri në derëzët të shtrungës, dhe djali duke dremitur
I nget bagëtin’ e delen, i mjel plakëz’ e drobitur.
Plaku lë shkopnë mënjanë e bën gardhin a zë shteknë,
Bariu vë tufën përpara, vasha përkëdhel sheleknë,
Nusja pshi e ndreq shtëpinë edhe bën bukën e gjellën,
I shoqi sheh kanë, lopën, viçnë, demnë, kalën, pelën,
Mushkën, që ësht’ e harbuar edhe bashkë me gomarë
Rrahënë të hedhin murë, të hanë bimën a barë.
Një grua vete në krua, e jatëra zë të tuntnjë,
Një sheh pulat, miskat, rosat, dhe tjatëra bën çtë muntnjë. 

Na hyjnë shumë në punë kafshëtë dhe bagëtija,
Na i dha në këtë jetë shok’ e ndihmës Perëndija.
Të mos ishte gjë e gjallë, njeriu s’rronte dot në jetë,
Do të vdiste nga uria, do t’ish lakuriq e shkretë;
Gjë e gjallë na vesh, na mbath dhe na ushqen e na xbavit,
Kur shtohet e vete mbarë; jetënë tën’ e përsërit.
Edhe dheu, që na ep drithë, sido ta kemi punuar,
Nukë pjell mirë si duam, po s’e patmë plehëruar.
O shokëtë e njeriut, Zoti u shtoftë e u bekoftë!
Dhe shpirti im mik përjetë, sindëkur ka qën’ u qoftë.
Kafshët, edhe bagëtinë, që u ka kaqë nevojë,
Njeriu duhetë t’i shohë, t’i ketë kujdes, t’i dojë.
Të mos t’i mundojmë kurrë, po si fëmijë t’i kemi,
Eshtë mëkat edhe fjalë të ligë për to të themi.

Dellëndyshe bukuroshe, që thua mijëra fjalë,
Dhe të k’ënda vahn’ e lumën, që vjen me vrap e me valë,
A mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen pej Çamërie
Me këto milëra fjalë e me gluhë perëndie?
Apo vjen nga Labëria, pra më duke kaqë trime,
Edhe fjalëtë që thua më gëzojnë zëmrën time,
Q’është thier, bërë posi një pasqirë,
Duke këputur nga cmagu, që s’e kanë vartur mirë,
Apo vjen nga fush’e Korçës, nga vënd’i mir’ e i gjerë,
Pej zembrësë Shqipërisë, që del gjithë bot’ e ndjerë?
A më vjen pej Malësie, pej Skrapari, pej Dobreje,
Nga Vijosa, nga Devolli, pej Vlor’ e pej Myzeqeje? 

Të munjam të fluturonja e të kishnjam krahë si ti,
Me gas të math do t’i vinjam Shqipërisë brënda në gji!
Për me marrë drejt Shkumbinë edh’ Elbasan’ e Tiranën,
E me ardh ke ti, o Shkodrë, të shof Drinin e Bujanën,
Kostur, Përlep, Fëllërinë, Dibrë, Ipek e Jakovën,
Mat’ e Ysqyp e Prështinë dhe Mirëdit’ e Tetovën;
Krojënë e Skënderbegut, q’i ka pas dhan ner Shqypnisë,
Tue bam me trimni luftë, e m’e munt mren e Tyrqisë.

Durres, o qytet i bukur, që je kërthiz’ e mëmëdheut!
Edhe ti Leshi me emrë, që ke eshtrat e Skënderbeut!
Burrat tuaj aqë trima do ta lenë vall’ Ylqinë
Edhe gjithë shqipëtarët ta mbanjë armiku ynë?
Nukë më ngjan e s’e besonj, kam te zoti shumë shpresë,
Shqipëria këtej-tutje kshu po nukë do të mbesë. 

Dua të dal majë malit, të shoh gjithë Arbërinë,
Vëllezërit shqipëtarë, që venë në pun’ e vinë,
Burrat trima me besë dhe shpirtmir’ e punëtorë,
Dhe fushatë gjithë lule e malet me dëborë.

O fushazëtë pëllore, që m’ushqeni Shqipërinë,
Do të këndoj bukurinë tuaj edhe bujqësinë. 

Ti perndi e ligjërisë, që rri në malt të Tomorit,
Unju posht’ e më ndih pakë, o motra im’e të gjorit!
Më ke leshrat të florinjta e të ergjëndtë krahrorë,
Ball’ e gush’ e faq’e llërë dhe këmb’ e duar dëborë;
Sikundër do malësorët dhe pyjet e bagëtinë,
Duaj edhe fusharakët dhe arat’ e bujqësinë,

Edhe ti, o mëmëz’ e dheut, q’i fale dheut aq’ uratë,
Sa pjell mijëra të mira e kurrë s’mbetetë thatë,
I dhe lul’e bar e gjethe, bim’ e drith’ e pem’ e drurë,
Mlodhe gjithë bukuritë edhe kanisk ia ke prurë. 

Të keqen, o symëshqerë, shikomë një herë në syt!
Si lulet’ e si bilbili edhe unë jam djali yt.

Gjithë këto farë lulesh e këtë të bukur erë,
Këtë mblerim, këto gjyrë vallë nga ç’vent’i kesh nxjerrë!
O sa e madhe bukuri! As më thua ku e more!
O bukuroshe, t’u bëfsha, ngaha gjiri yt e nxore?
Apo me dorët të bukur e more nga gjir’i Zotit,
Nga qielli, nga parajsa, nga prehër’ e plotë i motit?
Kudo shkel këmbëza jote, gëzohet vendi e mbleron,
Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri’ atje lulëzon! 

Ti zbukuron faqen’ e dheut, ti do e ushqen njerinë,
Më të gjallë, dhe pas vdekjes e pret duke hapur gjinë!
Vjen dimëri, t’i than lulet, ti me një frym’ i ngjall prapë,
Napënë q’u heth përsiprë, ua heq me ver’ e me vapë.

Bujkun e xgjuan me natë edhe vë përpara qetë,
Nisetë pa zbardhëllyer për punëzët të vërtetë;
Mer pluarin e parmëndën, zgjedhën, tevliknë, hostenë,
Kafshën, farën, shoknë, bukën, trajstënë, lakrorë, qenë…
Shërbëtor’i mëmës’ së dheut, q’e ka zëmrënë plot shpresë,
Del kur hapet trëndafili dhe bari ’shtë gjithë vesë;
I falet Zotit t’vërtetë dhe zihet nga pun’ e mbarë,
Zëmërzën e ka të bardhë dhe të qruar e të larë. 

Pa lodhur e pa këputur, pa djersë e pa mundime,
Njeriu i gjorë në jetë nukë gjen dot as thërrime,
Si të punosh dit’ e natë e të bësh ç’duhenë gjithë,
Ahere kërko nga Zoti të t’apë bukëz’ e drithë.

Njeri, puno, mos psho kurrë dhe lark nga makutërija,
Zëmërnë kije të gjerë, mos ki keq, pa t’ep Perndija. 

Puna ka duk e uratë, Zot’i math e ka bekuar,
Njerinë mi faqet të dheut e dërgoi për të punuar.

Ver’ o e bukura verë, që na vjen nga i madhi Zot
Me mirësi, me bukuri, me gas të math, me duar plot,
Sindëkur çel trëndafilë, e i fal bilbilit zënë,
Ashtu na bije nga qielli një gas në zëmërt tënë. 

Zot’i e i vërtetë për të ushqyer njerinë,
Për të zbukuruar dhenë, për të shtuar mirësinë,
I dha zjarr e flakë diellit, i fali dhe shinë resë,
Bëri dimërin e verën dhe zemrës san’ i dha shpresë.

Për të arriturë rrushnë ç’ka punuar Perëndija,
Qielli, dheu, dielli, shiu, njeriu, tërë gjithësija!
S’është çudi pse na dëfren ver’ e bukur zemrën tënë;
Ç’ka punuar Perëndija edhe njeriu, sa e bënë!
Ju shokë, kur pini verën, mos dehi, mos zëmërohi,
Mos u zihni, mos u shani, mos lëvdohi, mos qërtohi,
Se përçmoni Perëndinë, q’i ka falur hardhisë rrush,
Edhe kërkon dashurinë e ndodhet pshetazi ndaj jush;
Po gëzohi, prehi, qeshni, duhi, xbaviti, dëfreni,
Flisni fjalë të pëlqyer, loni, këndoni, kërceni,
Bëjeni zëmrën të gjerë edhe shtoni dashurinë,
Mirësinë, njerëzinë dhe besën e miqësinë,
Se në breng’ e në të keqe, në punë e në të pirë,
Mirretë vesh njeriu i lik, njihetë njeriu i mirë. 

A e shihni gjithësinë, yjtë, Diellinë, Hënën,
Dhenë, erën, retë, kohën, Kashtën’ e Kumtërit, Shënjën,
Si janë përveshur gjithë edhe lëçijn’ e punojnë,
Njëri-tjatërit i ndihin, ashtu punën e mbarojnë.
Në mest të këti rrëmeti, të punëtorëve shumë,
Njeriu duhet të lëçinjë, apo të bjerë në gjumë?

Mundohetë punëtori, po në zemërzët të qetë
Sa gas të math ndjen, kur njëra që hoth, i pjell dymbëdhjetë!
Kur e sheh kallin’ e plotë të kërrusurë nga barra,
Dhe parajsën e vërtetë të tfaqurë nëpër ara,
Kur heth lëmën e mbleth toknë, ndan bykn’ e kashtën mënjanë,
U heth kuajve e qevet, që janë lodhur, të hanë,
Kur e përmbush plot shtëpinë me drith’ e me gjë të gjallë,
Shtrohet me uri në bukë e ha me djersë në ballë. 

Sheh pjergullnë, manë, fiknë, thanënë, arrën, ullinë,
Mollën, dardhën, pjeshkën, shegën, vadhënë, ftuan, qershinë,
Kumbullatë, zerdelinë, ngarkuar me pemë gjithë,
Oborrë plot gjë të gjallë, shtëpinë mbushur me drithë,
Dhe zëmëra i gëzohet, pa i faletë Perëndisë,
Q’e çpërblen punën e djersën e mundimn’ e njerëzisë.

Qysh rroit mblet’ e uruar dhe ven’ e vin e lëçijnë,
Ca huallinë ndërtojnë, ca nëpër lule shëndijnë.
O ç’punë me mënt punojnë, sa bukur e bëjn’ e mirë!
N’apin dyllëtë, q’ep dritë, dhe mjaltë fjesht’ ëmbëlsirë.
Dhe punëtorët’ e mirë m’atë mëndyrë punojnë,
Edhe gjithë njerëzija me mundimt t’atyre shkojnë;
Njëri mih, jatëri lëron, njëri mbjell, jatëri prashit,
Kush t’harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit,
Një bën pluar’ e sëpatën, një parmendën, një shtëpinë,
Një pret e qep, një merr e ep, një mbath, një shikon mullinë,
Çdo njeri një farë pune bën në mest të shoqërisë,
Kjo ësht’ udh’ e Perëndisë, ky ë nom i gjithësisë.
Edh’ ajo miza përdhese, ç’i duhetë për të ngrënë,
Eshtë rrahur e përpjekur e me kohëz’ e ka vënë.
Ka një punë të punonjë si çdo gjë q’është në jetë,
Kshu e ka thënë me kohë Zot’i math e i vërtetë. 

Bujku mundohet në verë, po në dimër rri e prëhet,
Sheh shtëpizënë më kamje, edhe zëmëra i bëhet,
Gratë të gjitha punojnë n’avlëmënt e në të tjera,
Edhe jashtë fryn e bije, por kur na trokëllin dera:
Eshtë nj’udhëtar i gjorë, që ka mbetur në dëborë,
I kanë ngrirë të mjerit vesh’ e goj, e këmb’ e dorë;
Ngrihet i zot’i shtëpisë edhe të huajthin e merr,
E vë në kryet të vatrës me njerëzi, me të math nder,
Posa e shohënë që vjen, i ngrihen gjithë fëmija,
Se të huajnë më derë na e dërgon Perëndia,
Pa i bëjnë zjarr e ngrohet edh’e mbajnë me të mirë,
I sjellin shtresë të flerë edhe të ngrën’ e të pirë.

Kështu të huajt’ e miqtë njeriu q’është i uruar
I pret me krahëror hapur e i përcjell të gëzuar. 

Në verë që çelen lulet, qielli ndrin si pasqyrë,
Sbukurohetë faq’e dheut e merr mijëra fytyrë;
Pa ngjallenë më çdo lule, më çdo bar e më çdo fletë
Gjëra të gjalla me mijë, rroitin nga dheu si mbletë.

Shpest’ e mizatë këndojnë e kuajtë hingëllijnë,
Lulet’ e bukura m’erë si ar e si flori ndrijnë,
Bujku nget pëndën e lëron, mbjell a bën gati ugarë,
Kalorësi i shkon njatë dhe i thotë — puna mbarë –
Papo merr anën e lumit me zëmërë të gëzuar,
Këndon, fishëllen e vete ngadalë, duke mejtuar;
Vë re lumën e kulluar, që ikën me ligjërime,
E ndër ment të ti i bije ca t’ëmbla shumë mejtime.
Vashazëtë bukuroshe, posi shqerratë manare,
Si kapërollet e malit, si thëllëzatë mitare,
Venë të lajnë në lumë gjithë tok duke kënduar,
Me gas në sy e në buzë e me lulezë nër duar;
Përveshin llërët’ e bardha dhe të majm’e të perndijta,
Pulpazëtë bukuroshe e këmbëzët’ e kërthijta.
Dellëndyshja që fluturon e ndehetë përmi lumë,
U afrohetë si mike e u thotë fjalë shumë,
Dhe mëshqer’ e përkëdhelur vjen në lumë të pij’ ujë,
A të prëhetë në hije, a të bënjë gjë rrëmujë. 

Bari, bima vatur më bres e bujku shum’ i gëzuar,
Si bariu kur merr kërthinë edh’e përkëdhel ndër duar.

Bilbili ia thotë bukur, lumi vete gjithë valë,
Ep erën e Perëndisë trëndafili palë-palë. 

Veç një vashëz’ e mjerë qan të motrënë, q’e ka lënë,
O! është mbuluar në dhe vashëza fytyrëhënë!
Mëma dhe motëra mbetur në zi e në vaj të shumë,
Dhe shqerra manarez’ e saj, e përzieshmez’ e për lumë!
Të këput shpirtinë plaka, kur zë dhe nëmëron e qan,
Ah, i ziu njeri në jetë sa heq e sa duron e mban!

Vashën vërtet e mbuluan, po shpirt’i saj në qiej shkoi,
Hapi krahëthit e lehtë, në hapësirat fluturoi;
Bukuri e saj u përzje me bukurizët të prillit,
Me fjalëzët të bilbilit, me erët të trëndafilit,
Gjësendi s’humbetë kurrë e gjë s’vdes me të vërtetë,
Mase ndryshohenë pakë, po janë në këtë jetë;
As shtohet, as pakësohet, as prishetë gjithësija,
Vdesën e ngjallenë prapë si gjith’ edhe njerëzija.
Këtu janë gjithë ç’janë e gjithë ç’gjë munt të jetë,
Engjëllitë, Perënditë dhe ajy Zot’i vërtetë!
Se një trup e një shpirt është gjithësia, që s’ka anë,
Të gjallë edhe të vdekur gjithë brënda në të janë. 

Perëndija njerin’ e parë e mori prej dore vetë,
E zbriti mi faqet e dheut, q’ish me lulez’ e fletë,
Më të drejtënë të themi, mbi faqet të dheut e ngriti,
E bëri të zotthin’ e dheut edhe kështu e porsiti:

Nga kjo baltë të kam bërë, rri këtu, më paç uratë,
Mos u loth e mos psho kurrë, po përpiqu dit’ e natë,
Sheh si punon gjithësija? Ashtu të punosh edhe ti,
Të mos rrish kurrë pa punë e të vësh duartë në gji.
Mos u bëj i lik e i keq, i paudh’ e i pabesë,
I rrem, i ndyrë, i dëmshim, i rënduar e pa shpresë,
Mërgohu nga të këqijat, pej çdo farë ligësije,
Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrëzije,
Mos vra, mos merr tek s’ke vënë, edhe ki nom dashurinë,
Bes’ e fe ki urtësinë, të drejtënë, mirësinë.
Në bëfsh mirë, liksht s’gjen kurrë, po, në bëfsh liksht, mos prit mirë,
Ki dëshirë për të mirë dhe në zemërë mëshirë,
Ji i but’, i urt’, i vyer e mos u bëj kurrë makut,
I egër e i mërzitur dh’i mahnitur si madut,
Mos ju afro dhelpërisë, po së drejtësë iu nis pas;
Në dëgjofsh fjalët’ e mija, do të jesh gjithënjë në gas. 

Nga gjithë ç’pat gjithësia, të kam dhënë dhe ty pjesë,
Në u bëfsh si them, i mirë, emr’i math do të të mbesë.
Të kam dhënë mënt të mësosh, të vërtetën me të ta shohç,
Dhe zëmër’ e vetëdijë, të mir’ e të drejtën ta njohç,
Do të të lë dhe nevojën, udhën të të tregonjë,
Të të ndihnjë më çdo punë, të të psonj’ e të të zgjonjë.
Gjithë të mirat që janë, këtu në dhet i kam mbuluar,
Po gjësendi në shesh s’nxjerr dot pa dirsur e pa munduar;
I gjen të gjitha me kohë, po rrëmo thell’ e më thellë,
C’do gjë që të duhet, kërkoje, barku i ti do ta pjellë.
Sa gjërërazë të vlera do të gjesh ti këtu brenda,
Edhe përsipërë soje, e sa do të t’i ket ënda!

Me fuqit që të kam dhënë, them që të vinjë një ditë
Të marrç udhën e së mirës e të gjesh të madhe dritë,
Të marrç vesh dalengadalë sa punëra që kam bërë,
Diell, hënë, yj, dhe, qiej e gjithësinë të tërë! 

Po që u bëre i urtë, mua më ke afër teje,
Ndryshe, qofsh i mallëkuar edhe mërguar prej meje!

Të parit tënë perndia këto fjalë vetëm i tha,
I fali gjithë të mirat, i dha uratën dhe e la.
Det i p’an’i mirësisë, q’emrin tënd s’e zë dot ngoje,
Qysh e ngrehe gjithësinë pa lënë farë nevoje!
Fali njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë,
Butësinë, miqësinë, dashuri, vëllazërinë;
Epu sheshevet lul’ e bar dhe pyjevet gjeth e fletë,
Resë shi, aravet bimë e mos lerë gjë të metë,
Fali erë trëndelinës, manushaqes, trëndafilit,
Kalliut bukë, mizës pjesë, zogut ngrënie, zë bilbilit,
E drurëvet epu pemë dhe uratë bagëtisë,
Dërgo dhëmbj’ e kujdes për to në zëmërt të njerëzisë;
Epi pjergulls’ e vështit rrush dhe vozësë fali verë,
Mos e lerë pa të kurrë, kurrë thatë mos e lerë;
Fali diellit flak e zjarr dhe hënës e yjet dritë,
Edhe detit uj’ e kripë, gjithësisë jet e ditë.
Yjtë le të vinë rrotull dhe njerëzit të punojnë,
Të dëfrejn’ e të gëzohen dhe si vëllezër të shkojnë. 

Tregomu dhe shqipëtaret udhën e punës së mbarë,
Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë,
Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh’ e lirisë,
Udhën e vëllazërisë, vahn’ e gjithë mirësisë.

Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë,
Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë. 

 
Mora në www.kercova.net