Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan)-Shkolla FMU "Beqir Gashi" – Publike

Mesazh për lexuesin

Kjo nuk është një nga ato faqet me fjalë e koncepte të ndërlikuara që mund t’i kuptojnë vetëm studentët e psikologjisë.
Këtu nuk flitet për dhunën psikologjike si një fenomen i veçuar, që ndodh në disa raste të rralla nga prindër abuzivë apo nga bashkëshortë të dhunshëm. Këtu flitet për një fenomen të përditshëm, të cilin të gjithë ne, pa përjashtim, kush më shumë e kush më pak, e hasim në mënyrë konstante (të vazhdueshme) në shtëpi, në shkollë, në shoqëri, në punë, nëpër institucionet shtetërore, etj. Këtu flitet për një fenomen, i cili na pengon të jetojmë jetën tonë në mënyrë paqësore e pa pengesa. Një fenomen që na pengon të realizojmë ëndrrat tona dhe të ecim përpara (ngritje në detyrë, rritje rroge, mundësi për të vazhduar edukimin e mëtejshëm, etj). Një fenomen, që pa e kuptuar, dalëngadalë të shkatërron jetën. Një nga arsyet kryesore të stresit, sëmundjeve dhe vetëvrasjeve.
Këtu flitet për "dhunën psikologjike", një lloj dhune të cilën po nuk e njohe, nuk e kupton dot që po ushtrohet ndaj teje…

Ku ushtrohet dhuna psikologjike?

Në punë, nga shefat, kolegët, vartësit, klientët (dhunim psikologjik, keqtrajtim, abuzim në punë, ngacmim, diskriminim).
Në shtëpi, nga partneri, prindërit, motra ose vëllai, fëmijët (dhunim psikologjik, sulm, dhunë familjare, abuzim, abuzim verbal (me fjalë)).
Në shkollë, nga mësuesit, nxënësit e tjerë, stafi drejtues (dhunim psikologjik, ngacmim, sulm).
Nën kujdesin e të tjerëve, në spitale, shtëpi pushimi, shtëpi e fëmijës (dhunim psikologjik, ngacmim, sulm).
Në ushtri (dhunim psikologjik, ngacmim, diskriminim, sulm).
Nga dikush që ka autoritet (dhunim psikologjik ,ngacmim, abuzim me pushtetin).
Nga komshinjtë, nga qiradhënësi, ose nga qiramarrësi (dhunim psikologjik, ngacmim).
Nga një i huaj (dhunim psikologjik, ngacmim, kërcënim, sulm, përdhunim, lëndime në trup, vrasje).

Fenomeni i "dhunës psikologjike"

Dhuna psikologjike është shfaqja e një sjelljeje të vazhdueshme armiqësore, shpesh nëpërmjet përdorimit të kritikave të pajustifikuara, fajësimit, etj.
Dhuna ndryshon nga ngacmimi, ose sulmi, pasi këto të fundit ndodhin gjatë një incidenti të vetëm, ose nga një numër i vogël incidentesh, të cilat cilësohen nga të gjithë si ngacmim ose sulm. Ndërsa dhuna psikologjike është grumbullimi i shumë incidenteve të vogla gjatë një periudhe të gjatë kohore. Çdo incident duket si i parëndësishëm kur analizohet i veçuar, ose jashtë situatës, duke mos dhënë kështu idenë e keqbërjes. Rrjedhimisht nuk përbën arsye për dënim.
Dhuna psikologjike është një lloj forme abuzimi, ndërsa dhunuesit dhe punëdhënësit e këqij, shpesh përpiqen shumë për t’i mbajtur viktimat e tyre në heshtje, duke përdorur si kërcënim masat disiplinore, heqjen nga puna, gjoba, ulje rroge, etj. Dhunuesit i frikësohen shumë daljes në shesh të paaftësisë, apo dhënies së llogarisë për veprimet e tyre. Kjo ka kuptim nëse mban parasysh faktin se dhuna bëhet pikërisht për të fshehur paaftësinë. Njerëzit që dhunojnë janë me të vërtetë të paaftë

Çfarë është "dhuna psikologjike"?

Kritika dhe fajësime

Kritika dhe fajësime të vazhdueshme për gjëra të parëndësishme. Mirëpo, rregullsia, shpeshtësia dhe arsyet e këtyre kritikave dhe fajësimeve janë tipar dallues i dhunuesit. Shpesh herë kritika ose fajësimi ka diçka të vërtetë (pak fare). Kjo përdoret për të të bërë ty që të besosh se kritika ose fajësimi është i vlefshëm, gjë që s’është e vërtetë. Shpesh kritika bazohet në shtrembërime, keqinterpretim, ose shpifje.

Të mohoet identiteti
Njëkohësisht me kritikat dhe fajësimin vjen edhe mohimi i vazhdueshëm i identitetit dhe kontributit, ose arritjeve të tua. Ngrihen dyshime mbi rendimentin dhe standardin e punës tënde përpara kolegëve, ngrihen shqetësime të pavërteta. Shqetësimeve u mungojnë provat thelbësore dhe të matshme pasi ato janë vetëm mendimi i dyshimtë i dhunuesit dhe shërbejnë vetëm për kontroll, jo për përmirësim të rendimentit.

Nënvlerësohesh
Përpjekje të vazhdueshme për të të nënvlerësuar ty, ose pozitën, statusin, meritat, vlerat dhe potencialin tënd.

Trajtim i veçuar
Trajtim i veçuar (p.sh të gjithë mund të vonohen më shumë gjatë pushimit të drekës, por nëse ti vonohesh qoftë edhe një minutë më shumë, ndaj teje merren masa.)

Izolohesh
Izolohesh, veçohesh nga kolegët, nga gjërat që ndodhin, lihesh mënjanë, refuzohesh, injorohesh, s’të flet njeri me gojë. Veçimi i bën njerëzit më lehtësisht të kontrollueshëm.

Poshterohesh
Poshtërohesh. Të turpërojnë, të bërtasin dhe të kërcënojnë në sy të të tjerëve. Shënjestër e sharjeve dhe fyerjeve të vazhdueshme, komenteve për gjëra personale, ose e përdorimit të gjuhës e papërshtatshme.

Mbingarkohesh me punë
Mbingarkohesh me punë, lihesh pa punë, puna jote zëvendësohet me detyra të vogla të parëndësishme (hamallëqe).

Ngacmim Seksual
Bëhesh shënjestër e sjelljes së padëshiruar seksuale.

Vidhesh profesionalisht
Zbulon se puna jote dhe meritat të janë vjedhur ose kopjuar.

Te mohohen materialet
Të mohohen të gjitha llojet e materialeve të nevojshme për kryerjen e detyrës, ndërkohë që të tjerët mund të marrin më shumë seç duhet.

Të mohohet mbështetja
Të mohohet mbështetja nga stafi drejtues, rrjedhimisht e gjen veten në një vakum menaxherial.

Rritet përgjegjësia, hiqet autoriteti
Të rritet përgjegjësia, ndërkohë që të hiqet autoriteti.

Të mohohen pushimet
Mohimi i të drejtës për të marrë pushime, ose leje të zakonshme.

Të mohohet trajnimi
Të mohohet e drejta për trajnim, në mënyrë që të kryesh detyrën tënde.

Objektiva të paarritshëm
Të caktohen objektiva të paarritshëm, të cilët ndryshohen në momentin që arrin t’i kryesh.

Ndryshim afatesh
Po ashtu edhe afatet, të cilët ndryshohen pa paralajmërim, ose kur është tepër vonë.

Keqinterpretohesh
Zbulon se gjithçka që ti thua dhe bën, shtrembërohet dhe keqinterpretohet.

Të jepet trajtimi i heshtur
Dhunuesi shmang komunikimin, madje edhe kontaktin sy më sy (gjithmonë tregues i një marrëdhënieje të keqe). Zakonisht detyrat jepen nëpërmjet postës elektronike, letrave, ose nëpërmjet letrave të verdha ngjitëse.

Bëhesh objekt monitorimi të tepruar
mbikëqyrjeje, mikro-menaxhimi (merret me vogëlsira), regjistrime, përgjime, etj.

Bëhesh objekt ankesash nga kolegët
shumica e të cilëve janë detyruar nga dhunuesi që të shpifin. Ankesat janë të rëndomta, për vogëlsira dhe ngjajnë me njëra tjetrën, gjë që tregon se vijnë nga i njëjti burim.

Ndëshkohesh
I nënshtrohesh procedurave disiplinore, me shkrim ose me gojë për arsye të parëndësishme ose të sajuara pa ndonjë hetim të saktë.

Shkarkohesh pa faj
Detyrohesh të largohesh nga puna pa pasur faj, hiqesh për arsye ristrukturimi, pension i parakohshëm, etj.

Punon pa shpërblim
Detyrohesh që të punosh me orar të zgjatur pa u shpërblyer dhe nën presionin e shkarkimit.

Të vështirësohet marrja e lejes
Zbulon se kërkesa për leje ka të bashkangjitur kushte të panevojshme dhe të papranueshme, veçanërisht nëse je ankuar njëherë kundër dhunuesit.

Nuk të jepet leje
Të hiqet e drejta për leje vjetore, ose edhe thjesht leje ditore. Dhunuesi krijon situata të tilla që e bëjnë të vështire dhe te sikletshme kërkesën për leje.

Ngacmohesh gjatë lejes
Kur je me leje, ngacmohesh me telefonata, zakonisht në orë të papërshtatshme.

Kërcënohesh me telefonata
Merr telefonata të pakëndshme ose kërcënuese, ose ngacmohesh me letra kanosëse,
shënime, postë elektronike, ose gojarisht menjëherë para pushimeve ose fundjavës.

Nuk ke një përshkrim të qartë të punës
ose përshkrimi është i gjatë dhe i papërcaktuar mirë. Dhunuesi e bën këtë gjë me qëllim.

Kritikohesh në mbledhje jo formale
Thirresh në mbledhje jo formale, të cilat pastaj rezultojnë dëgjime kritikash

Të mohohet përfaqësia në mbledhje
shpesh nën kërcënimin e marrjes së masave disiplinore. Ndonjëherë, dhunuesi abuzon me pushtetin e vet në mënyrë që të përjashtojë çdo përfaqësues që ka të drejtën të marrë masa kundër dhunës.

Nxitesh që të ndihesh fajtor
Nxitesh që të ndihesh fajtor dhe të mendosh se gjithmonë ke faj.

Shkarkohesh për akuza të pajustifikuara
Shkarkohesh nga puna për akuza të pajustifikuara, shpesh për faj të ndonjë incidenti të parëndësishëm, i cili mund të ketë ndodhur para disa muajsh, madje edhe para disa vitesh.

Të ndalohet dypunësimi
Të hiqet e drejta për të nxjerrë para për jetesë, përfshi edhe të drejtën për të zënë një punë tjetër, zakonisht nëpërmjet kontratës.

Riorganizimi
Një nga taktikat e preferuara të dhunuesit, e cila i ndihmon që të mos zbulohen është "riorganizimi" me intervale të rregullta. Kjo ka disa avantazhe:
• Cilido që nuk i përshtatet dhunuesit mund të zëvendësohet nëpërmjet shkarkimit ose transferimit
• Po kështu edhe ata që kundërshtojnë riorganizimin.
• Gjithashtu, puna e tyre mund të "ripërcaktohet" në dëm të punonjësit.
• Çdo riorganizim përdoret që dhunuesi të fshehë sjelljen e vet negative. Duke qenë se të gjithë e kanë mendjen tek riorganizimi, askush nuk vë re sjelljen e dhunuesit
• Dhunuesi mund të pretendojë se riorganizimi bëhet për hir të rendimentit. Në këtë mënyrë ai jep përshtypjen e një menaxheri të fortë tek eprorët e tij.
Megjithatë, riorganizimet nuk sjellin asnjëherë fitim. Asnjëherë nuk jepen të dhëna krahasuese që të vërtetojnë rendimentin para dhe pas riorganizimit.

Si ta kuptoj dhunuesin?
Si ta kuptoj?

Zakonisht dhuna përqendrohet tek një person, mashkull ose femër. Dhuna nuk ka të bëjë me gjininë. Dhunuesit janë zakonisht të zgjuar (veçanërisht femrat), por edhe ti mund të bëhesh i zgjuar.

• Ka dy fytyra
• Sipërfaqësor
• I pa sigurt në vetvete
• Gënjeshtar i regjur
• Mashtrues
• I fiksuar për kontroll
• Kritikues i papërmbajtur
• Nervoz, agresiv
• Hileqar
• I papjekur
• Mosbesues
• Dinak
• Keqdashës
• Manipulues
• Hakmarrës
• Nuk dëgjon
• etj.

Si ta kuptoj dhunuesin?

Xhekill dhe Hajd (shiko historinë e Doktorit Xhekill) – i ligë dhe hakmarrës në jetën private, por i pafajshëm dhe hijshëm në sy të dëshmitarëve. Askush nuk mund ose nuk do ta besoj se ky njeri ka një natyrë hakmarrëse. Vetëm i shënjuari i shikon të dyja anët e medaljes. Gënjeshtar i regjur, i pandreqshëm. Kur detyrohet të japë llogari, sajon gjithfarëlloj gjërash që të shpëtojë pa u lagur.

Përdor shumë hijeshi dhe është bindës me shokët dhe shefat. Arsyeja e hijeshisë është për të mashtruar dhe për të fshehur mungesën e ndjeshmërisë.

Flet me këmbë e me duar për t’i bindur të tjerët se është njeri normal, ndërkohë që fjalët dhe veprimet e tyre janë të zbrazëta, sipërfaqësore dhe pa peshë.

Shfaq shumë besim në vetvete dhe qartësi për të fshehur pasigurinë.

Mashtrues i shkëlqyer.

Sillet në mënyrë të çuditshme dhe të papërshtatshme për çështje që kanë të bëjnë me seksin, ose sjelljet seksuale. Pas pamje së të pafajshmit fshihen shumë dyshime për ngacmime seksuale, diskriminim seksual, ose abuzim seksual (ngandonjëherë edhe paragjykim racial).

Është i/e fiksuar që t’i ketë të gjitha dhe gjithkënd nën kontroll.

Shfaq një nevojë të papërmbajtur për të kritikuar, ndërkohë që i mohon të tjerët, nuk i vlerëson dhe nuk i lavdëron.

Kur i kërkohet që të marrë parasysh nevojat e të tjerëve, reagon me padurim, nervozohet dhe bëhet agresiv.

Shpesh pushtohet nga nevoja të papërmbajtshme, të sëmura dhe narcisiste për t’u hequr si person i sjellshëm, i mrekullueshëm dhe shumë dashamirës, ndryshe nga ç’sillet me të tjerët. Dhunuesi nuk bën dot mirë dallimin midis përshtypjes që lë dhe përshtypjes që mendon dhe dëshiron të lërë.

Është qorrazi i bindur se ka cilësi prej lideri megjithatë, nuk bën dot dallimin mes udhëheqësit (pjekuri, vendosmëri, kategorik, besim dhe ndershmëri) dhe tiranit (papjekuri, gjaknxehtësi, agresivitet, mosbesim dhe mashtrim).

Kur duhet të japë llogari, shpërthen menjëherë dhe mohon gjithçka. Pastaj, hidhet në sulm me shpifje ose me akuza të paqena. Nëse kjo nuk mjafton, menjëherë hiqet si viktimë, shpesh duke shpërthyer në lot (kjo bëhet për të hequr vëmendjen që të mos marrë përgjegjësi duke nxjerrë si pretekst fajin).

Gjithashtu është agresiv, dinak, manipulues, keqdashës, hakmarrës, nuk dëgjon, nuk mund t’i përmbahet një diskutimi të pjekur, nuk ka ndërgjegje, nuk tregon keqardhje, është i dhënë pas pushtetit, është i ftohtë emocionalisht, nuk di të qeshi, nuk kënaqet nga asgjë, jo i këndshëm, përçarës, i ngurtë dhe i pandryshueshëm, egoist, i pasinqertë, i pasigurt, i papjekur dhe thellësisht i papërshtatshëm, veçanërisht me ndjenjat.

Sipas llogarive, një në 30 persona shfaqin sjellje të tilla, këta njerëz kanë çrregullime të personalitetit. Një individ agresiv por inteligjent, i cili e ushtron dhunën psikologjikisht (kritikë e vazhdueshme, etj.) dhe jo fizikisht (me sulm).

Perse ushtrojnë njerëzit dhunë psikologjike?

huna psikologjike…

Është një lloj forme abuzimi, ndërsa dhunuesit dhe punëdhënësit e pashkolluar, shpesh përpiqen shumë për t’i mbajtur viktimat e tyre në heshtje, duke përdorur si kërcënim masat disiplinore, heqjen nga puna, gjoba, ulje rroge, etj. Dhunuesit i frikësohen shumë daljes në shesh të paaftësisë, apo dhënies së llogarisë për veprimet e tyre. Kjo ka kuptim nëse mban parasysh faktin se dhuna bëhet pikërisht për të fshehur paaftësinë. Njerëzit që dhunojnë janë me të vërtetë të paaftë.

Dhunuesi është një person, i cili:

• Nuk ka mësuar asnjëherë që të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta
• Do të përfitojë nga jeta e të rriturve por që në fakt e ka të pamundur dhe nuk do që të marrë përgjegjësitë që vijnë si rezultat i jetës së të rriturve.
• Vazhdimisht mohon pasojat e veprimeve të veta (mohimi është tipar dallues i dhunuesit)
• E ka të pamundur dhe nuk ka dëshirë që të pranojë ndikimin që ka sjellja e tij tek të tjerët
• Nuk ka dëshirë që të ndryshojë sjellje
• Nuk ka dëshirë të pranojë faktin se ka mënyra të tjera më të mira sjelljeje.
• Dhunuesi është i fiksuar dhe i pandreqshëm. Dhunuesi periodik duhet patjetër të dhunojë dikë dhe duket se e ka të pamundur që të mbijetojë pa një shënjestër (një person).
• Pavarësisht përshtypjes që mund të lënë, në të vërtetë dhunuesit nuk kanë besim në vetvete, prandaj ata ndihen gjithmonë të pasigurt. Mungesa e vetëbesimit është faktori kryesor i cilësuar nga të gjitha studimet që i janë bërë dhunës psikologjike. Duke qenë se këta lloj njerëzish janë të paaftë për të kryer detyrat dhe detyrimet e punës që bëjnë (megjithëse shkojnë gjithë qejf për të marrë rrogën), ata kanë frikë se mos zbulohen. Frika e zbulimit shkon deri në paranojë.
• Dhunuesit vlojnë nga inati, urrejtja dhe hidhërimi. Zakonisht ata kanë një gamë të gjerë paragjykimesh, të cilat i hedhin tek të tjerët. Dhunuesit janë të pushtuar nga xhelozia dhe zilia. Ideja e refuzimit, e cila nuk u shqitet asnjëherë nga mendja, shërben gjithashtu si shtysë e fortë.
• Dhunuesit janë njerëz, të cilët nuk kanë mësuar të përballen me pasojat. P.sh. nëse sillesh mirë, pasojat janë të mira (shpërblim), por po u solle keq, pasojat janë jo të mira (dënim). Që në fëmijëri, dhunuesit kanë mësuar se mund t’i shmangen pasojave të pakëndshme të sjelljes së keqe duke u mohuar gjithmonë gjithçka, duke fajësuar dikë tjetër, ose duke u hequr si viktimë.

Qëllimi kryesor i dhunës është për të fshehur paaftësinë. Dhuna nuk ka aspak lidhje me menaxhimin, ose gjëra të tilla të ngjashme. Menaxherët e mirë menaxhojnë, ndërsa menaxherët e këqij dhunojnë. Menaxhimi është menaxhim. Dhuna psikologjike nuk është menaxhim. Prandaj, të gjithë ata njerëz që dhunojnë, në të vërtetë po fshehin paaftësinë e tyre. Niveli i dhunës psikologjike tregon edhe nivelin e paaftësisë. Fajin e paaftësisë së tyre, dhunuesit ua hedhin të tjerëve për këto arsye:

• Për t’iu shmangur ballafaqimit me paaftësinë e tyre.
• Për të shmangur marrjen e përgjegjësisë si pasojë e veprimeve të tyre dhe ndikimit që këto veprime kanë tek të tjerët.
• Për të ulur frikën se mund t’u dalë në shesh fytyra e vërtetë. Ata janë individë të dobët dhe të paaftë.
• Për të hequr vëmendjen nga paaftësia e tyre. Kjo është mënyra se si punonjësit e paaftë dhe agresivë e mbajnë vendin e punës në një ambient të menaxhuar keq dhe të pasigurt.

Dhuna është një mënyrë e dështuar pune. Rezultatet e saj janë: demoralizimi, mungesa e një shtyse për të punuar, pakënaqësi dhe ftohje. Dhunuesit drejtojnë organizata ose biznese që funksionojnë keq dhe janë jo të efektshme. Shndërrimet e shpeshta të stafit janë të larta, ndërkohë që morali është i ulët, produktiviteti dhe përfitimet janë të ulta. Prosperiteti është thjesht iluzion, ndërkohë që këto lloj organizatash dhe biznesesh janë një investim i keq afatgjatë. Hedhja e fajit dikujt tjetër dhe mohimi janë shenjat dalluese të dhunuesit.
Pas çdo ngacmimi, diskriminimi, paragjykimi, abuzimi, persekutimi, konflikti dhe dhune fshihet dhuna psikologjike.

Si ta zbuloj "dhunën psikologjike" në vendin e punës?

Nëse në departamentin tënd ndodhet një dhunues periodik, atëherë ata mund të dallohen kështu:

• Zëvendësime, heqje, ose largime të shpeshta nga puna
• leje të vazhdueshme për sëmundje nga punonjësit
• kriza nervore
• vdekje në shërbim
• largim nga puna për arsye shëndetësore
• dalje e parakohshme në pension
• marrja e masave disiplinore
• ankesa nga punonjësit
• pezullime
• shkarkime
• përdorim i metodave përgjuese për të vëzhguar punonjësit
• zënie në punë, përfshi paditë gjyqësore.

Nevoja për te qenë në qendër të vëmendjes

Njerëzit janë krijesa shoqërore dhe kanë nevojë për bashkëveprim shoqëror, për opinionin e dikujt tjerët dhe për vlerësuar e pranuar për atë që janë. Këtë ata e përfitojnë gjatë jetës së përditshme, sidomos nga puna dhe nga marrëdhëniet dashurore. Daniel Goleman e quan pjekurinë emocionale "inteligjencë emocionale", ose IE. Ai beson, dhe unë jam dakord me të, se IE është një tregues më i mirë i karakterit dhe vlerave të një personi sesa IQ (Intelligence quotient – koeficienti i inteligjencës).
Përkundrazi, një person i papjekur emocionalisht nuk ka vetëbesim dhe vetëvlerësim të lartë për veten, prandaj ai ndihet vazhdimisht i pasigurt. Për t’iu kundërvënë këtyre ndjenjave të pasigurisë ai do të shpenzojë një pjesë të mirë të jetës së vet duke krijuar situata, në të cilat ai të jetë në qendër të vëmendjes. Ka mundësi që nevoja për vëmendje të jetë në proporcion të zhdrejtë me pjekurinë emocionale. Rrjedhimisht, cilido person që kërkon të tërheqë vëmendje po të tregon se sa i papjekur është emocionalisht.
Sjelljet që kërkojnë të tërheqin vëmendjen janë çuditërisht shumë të zakonshme. Të qenit në qendër të vëmendjes lehtëson ndjenjën e pasigurisë dhe të paaftësisë. Mirëpo, lehtësimi është i përkohshëm, kështu që problemi mbetet i pazgjidhur. Vetëbesimi dhe vetëvlerësimi mbeten në nivele të ulëta.
Njerëzit e pasigurt dhe të papjekur emocionalisht shpesh shfaqin sjellje të dhunës psikologjike, veçanërisht manipulim dhe mashtrim. Këto janë të nevojshme për të tërhequr vëmendjen, e cila nuk mund të fitohet ndryshe. Dhunuesit psikologjikë dhe ngacmuesit emocionalisht kanë moshën e një fëmije të vogël. Ata mund të kenë shpërthime të menjëhershme inati, mashtrojnë, gënjejnë dhe manipulojnë, në mënyrë që të fshehin natyrën e tyre të vërtetë dhe t’i shmangen përgjegjësive. Këtu tregohen disa nga taktikat më të përdorura nga dhunuesit psikologjikë dhe manipuluesit për të tërhequr vëmendjen. Një person që kërkon të tërheqë vëmendjen mund të përdorë disa nga metodat e mëposhtme.

Taktika për të tërhequr vëmendjen

Nevoja për të tërhequr vëmendjen shfaqet më shumë tek femrat, prandaj këtu do të përdoret më shumë përemri ajo. Edhe meshkujt shfaqin sjellje që kërkojnë të tërheqin vëmendjen.
Ata që kërkojnë të tërheqin vëmendje shpesh shfrytëzojnë vuajtjet e dikujt tjetër. Po mund të shfrytëzojnë edhe vuajtjen personale. Në raste ekstreme, si ajo e Sindromës Munchausen me Përfaqësim, personi që kërkon të tërheqë vëmendjen i shkakton të tjerëve vuajtje me qëllim.

E vuajtura
kjo përfshin shtirjen si i sëmurë ose ekzagjerimin e saj, shtiret sikur është plagosur, madje edhe shkakton plagosje të qëllimshme. Në raste ekstreme personi mund edhe të humbasë një gjymtyrë. Sëmundja ose dëmtimi bëhet vegël për të tërhequr vëmendje. Personi që shtiret është mjeshtër për manipulimin e njerëzve nëpërmjet ndjenjave, sidomos nëpërmjet fajit. Është shumë e vështirë të mos ndjesh keqardhje për një person që sajon një përrallë të besueshme vuajtjeje apo tregime all "e shkreta unë".

Shpëtimtarja
Në rastin e Sindromës Munchausen me Përfaqësi, personi, zakonisht, krijon mundësi për të qenë në qendër të vëmendjes duke i shkaktuar me qëllim dëm të tjerëve, e pastaj duke u hequr si shpëtimtar, duke u shpëtuar jetën dhe duke u hequr si person i dashur e i dhembshur. Pak njerëz e kuptojnë që dëmi ishte shkaktuar me qëllim. P.sh. një infermiere me këtë sindromë mund të vrasë disa bebe me radhë para se ndryshimet të fillojnë. Kur nuk merr rolin e shpëtimtarit, "shpëtimtari" mund të shfaqë mërzi, madje edhe përbuzje ndaj personit që po shpëton.

Shpëtuesja
sidomos e zakonshme në situata familjare. Ajo hidhet gjithmonë në sulm për t’i shpëtuar të tjerët kurdo që momenti është i volitshëm, për të. Ajo merr kënaqësi duke shijuar madhështinë e veprimeve humanitare. Ajo "gjuan" këdo që mund të ketë një fatkeqësi, dobësi, sëmundje, dëmtim, ose kushdo që ka cënueshmëri. Veprimi i shpëtimit e rrjedhimisht mundësitë për të fituar vëmendje zmadhohen nëse të tjerët përjashtohen nga ky veprim. Kjo ndihmon në krijimin e një varësie midis shpëtimtarit dhe të shpëtuarit, e cila pastaj mund të shfrytëzohet më vonë për veprime të tjera shpëtimi (dhe vëmendje). Kur nuk merr rolin e shpëtimtarit, "shpëtimtari" mund të shfaqë mërzi, madje edhe përbuzje ndaj personit që po shpëton.
Organizatorja
ajo mund të paraqitet si personi i përgjegjshëm, ajo që organizon gjithçka, ajo që është e besueshme dhe e sigurt, ajo tek e cila të gjithë mund të drejtohen. Mirëpo, qëllimi nuk është ndihma (ajo është vetëm një mjet për të arritur një rezultat). Qëllimi është që të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Manipuluesja
ajo shfrytëzon marrëdhëniet familjare. I manipulon të tjerët nëpërmjet fajësisë dhe shtrembërimit të perceptimeve, megjithëse ajo mund të mos i dëmtojë njerëzit fizikisht, ajo i shkakton të gjithëve dëmtim emocional. Pjesëtarët më të cënueshëm të familjes janë shënjestrat e preferuara. Një marifet tipik që kërkon të tërheqë vëmendje është pretendimi se po persekutohet (keqtrajtohet), viktimizohet, përjashtohet, izolohet ose injorohet nga një pjesëtar tjetër i familjes, duke insistuar se po bëhet objekti i një fushate përjashtimi dhe ngacmimi.

Helmuesja e mendjes
shumë e shkathët për t’i helmuar mendjet e të tjerëve me mashtrime kundër shënjestrës së radhës.

Tragjikja
Çdo incident apo shans, s’ka rëndësi sa domethënës, shfrytëzohet, ekzagjerohet dhe nëse është e nevojshme shtrembërohet për t’u kthyer në një eveniment me përmasa dramatike. Çdo gjë kthehet në krizë. Histrionika (një lloj sindrome) mund të jetë e pranishme kur personi ndje se nuk është në qendër të vëmendjes, por duhet të jetë. Një sjellje e papërshtatshme flirtuese mund të shfaqet.

Bleta punëtore
ky individ është personi më i zënë me punë në botë, nëse bazohesh tek historitë që tregon. Çdo ditë, ngjarje që cilësohen si normale nga njerëz normal, në gojën e këtij individi marrin përmasa epike. Të gjithë ftohen që të admirojnë dhe të mëshirojnë këtë person kaq të zënë me punë, që nuk ka as edhe një minutë për vete e vet, nuk ka asnjëherë kohë për t’u ulur, etj. Megjithatë, ajo asnjëherë nuk është e zënë kur duhet të të thotë ty se sa e zënë me punë është.

Shtirësia
kur duhet që të japë llogari, menjëherë përdor taktikën e "mohim-kundërsulmit-shtiret si viktimë" për të manipuluar të pranishmit, veçanërisht spektatorët dhe shefat. Mënyra më e efektshme për t’u hequr si viktimë është shpërthimi në lot. Instinkti u thotë shumë njerëzve që të ndjejnë keqardhje për ta, t’i vënë dorën në qafë dhe t’i ofrojnë një shami për të fshirë lotët. Nuk ka gjë më të besueshme sesa lotët e vërtetë dhe aktoret e dinë shumë mirë që këto mund të aktivizohen sipas dëshirës. Ato që shtiren janë ekspertë në përdorimin e lotëve të krokodilit. Pas shumë vitesh praktikë, këta kërkues vëmendjeje shpesh japin shfaqje për Oskar në kë të drejtim. Të hiqesh si viktimë është një taktikë e dhunuesve psikologjikë dhe e ngacmuesve për t’i bërë bisht përgjegjësisë dhe dënimit. Kur akuzohet për dhunë psikologjike apo ngacmim, personi menjëherë lëshon lotët dhe pretendon se në fakt ai/ajo po dhunohet e po ngacmohet. Fakti është se ky pretendim del në pah si reagim ndaj akuzës që i është bërë. Njerëzit e pjekur nuk shpërthejnë në lot kur u duhet që të marrin përgjegjësitë e tyre.

Rrëfimtari i rremë
këta njerëz rrëfejnë krime që nuk i kanë bërë, në mënyrë që tërheqin vëmendjen e policisë dhe të medias. Në disa raste, disa njerëz kanë rrëfyer se janë vrasës periodikë, edhe pse nuk sjellin dot prova për krimet e tyre. Shpesh ata rrëfejnë krime, që sapo janë shfaqur në media. Disa individë njihen nga policia si rrëfyes periodikë. Rrëfyesi i rremë është i ndryshëm nga dikush që rrëfehet për një krim si pasojë e presionit emocional ose e metodave të papërshtatshme të hetimit.

E abuzuara
një person pretendon se është viktimë abuzimi, abuzimi seksual, përdhunim, etj, si një mënyrë për të tërhequr vëmendjen. Krime të tilla si abuzimi dhe përdhunimi janë shumë të vështira për t’u vërtetuar dhe ato ndodhin aq shpesh saqë është shumë e thjeshtë t’i përdorësh për të tërhequr vëmendjen.
Në shumë raste, personi që kërkon të tërheqë vëmendje është një dhunues psikologjik, sjellja e të cilit përputhet me shumë nga karakteristikat e portretit të dhunuesit psikologjik periodik, veçanërisht ai që kërkon të tërheqë vëmendje. Lexoni gjithashtu edhe rreth Çrregullimit të Personalitetit Narcisit.
Të shtirurit si viktimë është diçka shumë e zakonshme tek dhunuesit psikologjikë periodikë. Kjo anë e tyre del në pah pikërisht në momentet që dhunuesi del para përgjegjësisë dhe e ka të pamundur që të shpëtojë ose të mbështetet tek ndihmësit e tij. Taktika mohim-kundërsulm-viktimë përshkruhet shumë mirë tek përshkrimit i dhunuesit psikologjik periodik.

Tërheqja e vëmendjes dhe narcizmi
Ashtu si edhe shumë çrregullime të tjera personaliteti, edhe narcizmi shfaqet në mënyra të ndryshme tek shumë njerëz. Shumë drejtues biznesesh shfaqin narcizëm, po kur narcizmi bëhet i pranishëm më shumë se ç’duhet, fitimet afatshkurtra zëvendësohen nga paqëndrueshmëria afatgjate, e cila mund dhe shpesh çon drejt shkatërrimit.
Nevoja për vëmendje ka rëndësi jetike për personin me çrregullim personaliteti narcisit. Ajo ose ai do të bëjë gjithçka ka mundësi që ta fitojë vëmendjen. Gjatë viteve të fundit, numri më i lartë i telefonatave që i janë drejtuar Linjës Kombëtare për Këshillimin rreth Dhunës Psikologjike në Britaninë e Madhe, ka ardhur nga sektori i institucioneve bamirëse, institucioneve vullnetare, organizatat jofitimprurëse. Në shumicën e rasteve (jo të gjitha) dhunuesi psikologjik është një femër, qëllimi i së cilës është që t’i tregojë botës se çfarë personi i shkëlqyer, i sjellshëm, dashamirës dhe i dhembshur është ajo. Deklarata madhështore, pozicion i dukshëm, ndjeshmëri e papërmbajtur, pjesëmarrje në shumë komisione për kauza të mira, etj, janë elementë të zakonshëm. Megjithatë, qarkullimi i stafit është i lartë, ndërsa morali i ulët ndër ta që bëjnë punën dhe kontaktojnë me klientët.

Pse mua?
Ka shumë arsye pse dhe si dhunuesit i zgjedhin shënjestrat e tyre dhe këto arsye janë gjithmonë shumë të ngjashme nga rasti në rast. Ekzistojnë shumë koncepte të gabuara si p.sh. që "viktimat janë të njerëz të dobët". Këto koncepte të gabuara shpjegohen në faqen "Konceptet e gabuara". Dhuna përsëritet sepse arsyet që dhunuesi ka nuk ndryshojnë asnjëherë. Këtu mund të gjeni përgjigje edhe për pyetjet "Pse vazhdimisht kërkojnë të më dhunojnë?" dhe "Pse dhunuesit vazhdimisht e kapin me mua?".

Si e zgjedh dhunuesi "shënjestrën e vet"

Dhunuesi e zgjedh shënjestrën sipas këtyre kritereve:

• Dhunuesit janë gjuetarë dhe oportunistë. Ti mund të gjendesh në momentin e gabuar, në vendin e gabuar (kjo është zakonisht arsyeja kryesore). Ka pasur të tjerë para teje dhe do të ketë të tjerë pas teje.
• Mund të jesh i zoti në punën që bën, madje i shkëlqyer
• Mund të gëzosh popullaritet (të gjithë kanë qejf të bëjnë muhabet me ty, kolegët, klientët, nxënësit, prindërit, pacientët, etj).
• Më shumë se çdo gjë tjetër, dhunuesi i frikësohet zbulimit të paaftësisë së vet. Prania jote, popullariteti yt dhe aftësia jote në mënyrë të pandërgjegjshme e ushqejnë këtë frikë.
• Mund të jesh eksperti, tek i cili të gjithë vijnë për këshilla, qofshin këto profesionale, qofshin personale (tërheq më shumë vëmendje sesa dhunuesi).
• I mbahesh disa parimeve dhe vlerave dhe nuk je i gatshëm të bësh kompromis duke i shkelur ato.
• Je i ndershëm (dhunuesi e përçmon ndershmërinë pasi ai vetë është i pandershëm. Ata ia vënë si qëllim vetes që t’ia shkatërrojnë atij që e ka.)
• Ke të paktën një dobësi, e cila mund të shfrytëzohet
• Je shumë i vjetër, ose shumë i kushtueshëm (zakonisht të dyja).
• Refuzon që të pranosh autoritetin e klikës sunduese.
• Tregon pavarësi në mendim ose veprim.
• Refuzon që të kthehesh në një robot të kompanisë.
• Xhelozia ndaj marrëdhënieve dhe zili ndaj talentit, aftësisë, rrethanave ose kamjes janë motivues të fuqishëm të dhunuesit.

Ngjarje që shkaktojnë fillimin e "dhunës psikologjike"

Dhuna fillon menjëherë pas këtyre ngjarjeve:

• Shënjestra e mëparshme largohet
• Riorganizim
• Një menaxher i ri vjen në detyrë
• Rendimenti yt bie në sy, tërheq vëmendjen e dikujt, krahasohet me rendimentin e ulët të dhunuesit. Sa më shumë që rendimenti yt lartë nxjerr në pah rendimentin e ulët të dhunuesit, aq më i pasigurt bëhet dhunuesi.
• Popullariteti yt nxjerr në plan të dytë popullaritetin e dhunuesit (kjo ndodh zakonisht me femrat). Dhunuesi është emocionalisht i papjekur, prandaj ai kërkon gjithmonë vëmendje.
• Shfaqje e hapur e pëlqimit, respektit, ose besimit nga ana e kolegëve.
• Refuzon që të zbatosh një urdhër, i cili bie në kundërshtim me rregulloren, procedurat, ose është i paligjshëm.
• Del në mbrojtje të një kolegu, i cili po dhunohet. Është e sigurt që pas kësaj vjen radha jote. Shpesh ndodh që dhunuesi e lë shënjestrën e parë dhe të kthehet ty.
• Nxjerr në pah paaftësinë, praktikat e këqija, mashtrimin, paligjshmërinë, mos respektimin e procedurave, mosrespektimin e rregullores së shëndetit, sigurisë, etj.
• Pëson dëmtime, nga puna, ose jo.
• Sfidon statuskuo – në (rendin e vendosur), veçanërisht në mënyrë të paqëllimshme.
• Vlerësohesh për arritjet e tua, p.sh. fiton çmim, ose afirmohesh publikisht.
• Ngrihesh në detyrë.

Cilësi personale të një njeriu, të cilat dhunuesin e bëjnë që të ndjehet keq.

Shënjestra e dhunës zakonisht ka këto cilësi

• Popullaritet
• Aftësi
• Inteligjencë
• Ndershmëri
• Besnikëri
• Dëshirë për të punuar
• Sukses, vendosmëri, kurajë, burrërri
• Humor, mendjemprehtësi
• Imagjinatë të pasur, krijues, novator.
• Zotësi për të fituar aftësi të reja.
• Idealist, optimist, punon gjithmonë për përmirësimin e vetes, familjes, punëdhënësit, botës.
• Largpamësi
• Ndjeshmëri (këtu përfshihen një sërë vlerash si p.sh. prekshmëria, interesim për të tjerët, respekti, toleranca, etj.)
• Nuk mërzitet shpejt
• I gjindshëm, gjithmonë ka dëshirë të ndajë njohurinë me të tjerët.
• Altruizëm.
• E ka të vështirë që të thotë jo.
• Eshtë i zellshëm
• I papërmbajtshëm, kërkon që të vërë drejtësinë në vend kudo që vëren se ajo shkelet.
• Modesti të tepruar. Vlerëson të tjerët më shumë se veten.
• Jo i dhunshëm (kur je tip që preferon t’i zgjidhësh konfliktet nëpërmjet dialogut dhe jo nëpërmjet dhunës ose veprimeve ligjore (ngritje padie).
• Prirje për të falur, gjë që dhunuesi e përdor kundër teje, në mënyrë që ti të mos kundërpërgjigjesh.
• Dëshirë për të menduar gjithmonë mirë për të tjerët.
• Nuk korruptohet, ka standarde të larta morali.
• Nuk i pranon standardet e ulëta.
• Pret shumë nga ata që janë sipër teje, kundërshton njerëzit e paaftë me pushtet, ose që abuzojnë me pushtetin (pushtet ka çdo njeri që ka një pozicion drejtuesi).
• Tendencë për t’ia hedhur fajin vetes, pavendosmëri dhe nevojë për aprovim nga dikush tjetër.
• Nevojë për t’u ndjerë i vlerësuar.
• Nxiton që të kërkojë falje kur fajësohet, edhe kur nuk është fajtor. Kjo është një teknikë e mirë për të çorientuar një klient agresiv, ose një acarim të mundshëm nga një incident rrugor.
• Është perfeksionit
• Tendencë për ta lënë veten në dorë të tjerëve, naivitet, ndjesi faji.
• Dëshirë për të luajtur gjithmonë sipas rregullave. Dëshirë për të qenë gjithmonë i logjikshëm.
• E menaxhon mirë stresin, veçanërisht atëherë kur dëmtimi prej stresit është i qartë.
• Tendencë për ta mbajtur inatin për brenda.

Radha e veprimeve

1. Shënjestra zgjidhet sipas kritereve të përmendura më sipër dhe dhunohet me muaj, madje dhe me vite të tëra.
2. Vjen një kohë që i dhunuari e kupton se është viktimë e dhunuesit dhe bën ankesë tek personeli i burimeve njerëzore (ose dikush tjetër që i dhunuari mendon se mund ta ndihmojë).
3. Personeli interviston dhunuesin, i cili vë në përdorim dy fytyrësinë e tij, gënjeshtrën dhe sharmin për të treguar një tjetër histori (sharmi përdoret për mashtrim).
4. Është fjala e njërit kundër tjetrit, pa dëshmitarë, pa prova, kështu që personeli merr për bazë fjalën e dhunuesit. Dhunuesit janë specialistë për të dala nga situatat.
5. Personeli nëpërmjet mashtrimeve bindet që punonjësi duhet hequr qafe. Dhunuesit periodik janë mjeshtra për t’i futur në konflikt njerëzit, të cilët në çdo rast mund të japin informacion rreth tyre.
6. Pasi shënjestra largohet, ka një periudhë pushimi nga 2 deri në 14 ditë. Pastaj zgjidhet një shënjestër tjetër dhe procesi fillon përsëri. Dhuna është një sjellje që nuk përmirësohet, ndërkohë që dhunuesit periodikë e kanë të pamundur që të mbijetojnë pa një shënjestër, sulmi ndaj të cilit të mund të fshehë paaftësinë e tyre.
7. Edhe në qoftë se punëdhënësi e kupton që në të shkuarën ka marrë anën e gabuar, tani e ka të pamundur që ta pranojë faktin. Pasi kjo do të tregonte përgjegjësi.
8. Nëse merren masa ligjore, punëdhënësi përpiqet që ta mbajë shënjestrën në heshtje, zakonisht me ndonjë marrëveshje minimale.
9. Shpesh ndodh që punëdhënësi të ketë më shumë frikë nga dhunuesi sesa nga punonjësi, kështu që do të bëjë ç’është e mundur që ta evitojë ballafaqimin me dhunuesin (ngritja në detyrë e dhunuesit është zgjidhja më e zakonshme).

Llojet e "dhunës psikologjike"
si pasojë e trysnisë në punë

Ndodh kur stresi i momentit shkakton përkeqësimin e sjelljes. Personi acarohet lehtësisht, reagon ashpër, ose fyen. Të gjithëve u ndodh kjo gjë ndonjëherë. Por kur trysnia nuk është më, sjellja i rikthehet normalitetit, personi ndërgjegjësohet për sjelljen e papërshtatshme, kompenson, madje mund edhe të kërkojë falje. Më e rëndësishmja, mëson nga ndodhia në mënyrë që herën tjetër të mos bëjë të njëjtat gabime. Kjo sjellje është "normale" dhe nuk përfshihet në përkufizimin e dhunës psikologjike në ambientet e punës.

organizative
është kombinimi i dhunës si pasojë e trysnisë dhe dhunës prej biznesit. Ndodh kur një biznes lufton për t’iu adaptuar tregjeve të reja, ulen të ardhurat, priten buxhetet, rriten kërkesat dhe probleme të tjera të jashtme.

prej biznesit
ndodh kur punëdhënësi abuzon me punonjësit pa pasur frikën e ndëshkimit duke ditur që ligji është i dobët dhe tregu i punës është i varfër:

• Detyron punonjësit që të punojnë 50 a më shumë orë në javë në mënyrë të vazhdueshme dhe dhunon (ose shkarkon) këdo që kundërshton
• Praktikon "menaxhimin e mungesave" për t’jua mohuar punonjësve pushimet vjetore ose ato shëndetësore, të cilat janë të detyrueshme me ligj
• Vazhdimisht përgjon ose fut hundët në punët e punonjësve, p.sh. përgjon komunikimet me telefon, vendos kamera përgjuese atje ku nuk është e nevojshme, hiqet si klient anonim, kontakton klientët pa dijeninë e punonjësit përgjegjës, spiunon punonjësit gjatë kohës që kanë marrë leje, kërcënon punonjësit me hetime të kota, etj.
• Cilëson cilindo punonjës që vuan nga stresi si të dobët dhe të paaftë, ndërkohë që mohon kategorikisht arsyen e vërtetë të këtij stresi, menaxhimi i keq dhe dhuna psikologjike.
• fut punonjësit në sherr me njëri-tjetrin duke i premtuar njërës palë përfitime ose duke kërcënuar për masa disiplinore, me kusht që kjo e fundit të shpifë kundër palës tjetër.
• Punonjësit inkurajohen që të heqin dorë nga kontratat afatgjata dhe të pranojnë kontrata afatshkurtra. Kushdo që kundërshton i nxihet jeta.

Institucionale

Është e ngjashme me dhunë nga biznesi dhe ndodh atëherë kur dhuna psikologjike bëhet pjesë përbërëse e jetës së përditshme. Njerëzit shkarkohen nga puna, kontratat afatgjata zëvendësohen nga kontrata afatshkurtra me kushte të pafavorshme dhe kërcënime të tipit "bjer dakord ose përndryshe". Sasia e punës rritet, oraret e punës ndryshohen, kompetencat ndryshohen, rruga e karrierës pengohet ose ndalohet, etj. Të gjitha këto ndodhin pa konsultim paraprak.

nga klienti
ndodh atëherë kur punonjësit dhunohen prej atyre, të cilëve u shërbejnë, p.sh. mësuesit dhunohen nga nxënësit dhe prindërit e tyre, infermierët mund të sulmohen nga pacientët dhe të afërmit e tyre, punonjësit socialë mund të dhunohen nga klientët e tyre dhe punonjësit e dyqaneve, të bankave , etj, mund të dhunohen nga klientët e tyre. Zakonisht ndodh që klienti kërkon të drejtat e veta (p.sh një shërbim më të mirë) në një mënyrë abuzive, poshtëruese dhe shpesh të dhunshme. Këtu përfshihet edhe rasti kur punonjësi dhunon klientin.

periodike (kryesore)
ndodh atëherë kur burimi i të gjitha të këqijave është një person i vetëm, i cili kapet pas punonjësve me radhë dhe i shkatërron ata. Ky është fenomeni më i shpeshtë. Kjo faqe është e përqendruar veçanërisht tek dhunuesi periodik, i cili shfaq tiparet një psikopati shoqëror. Të gjithë njerëzit, pa përjashtim kanë rënë të paktën një herë në kontakt me një dhunues periodik. Mirëpo, shumica e njerëzve nuk e dinë që ky person është një psikopat, ose sociopat. Sipas llogarive të mia, mund të thuash se një në 30 persona është ose psikopat i dhunshëm, i cili mund të kryejë edhe vrasje, ose një individ jo shoqëror, sjellja e të cilit është jo shoqërore, ose një sociopat, i cili kryen vepra penale, të cilat nuk parashikohen nga ligji si të tilla.

indirekte
ndodh atëherë kur njerëzit dhunojnë pa qëllim, si shkak i ardhjes së një dhunuesi periodik në vendin e tyre të punës. Trysnia e ushtruar nga prania e një dhunuesi përçarës dhe agresiv bën që sjellja e gjithsecilit të përkeqësohet.

në çift
ndodh kur dhunuesi periodik bashkëpunon me një koleg. Zakonisht, njëri vepron ndërsa tjetri bën sehir. Është ai i heshturi që duhet pasur kujdes. Zakonisht janë të gjinive të ndryshme dhe në mes tyre ka një lidhje dashurie.

në grup
ndodh kur dhunuesi periodik ka si mbështetës një grup kolegësh. Grupet mund të formohen kudo, sidoqoftë ato shkëlqejnë tek kompanitë e mëdha. Nëse dhunuesi është ekstrovert (jo i fshehur), atëherë ka shumë mundësi që ai ta tregojë hapur që është lideri i grupit. Ai mund të jetë gjithashtu një person që ulëret dhe bërtet, rrjedhimisht lehtësisht i dallueshëm. Këtë mund ta regjistrosh me video. Nëse dhunuesi është introvert, atëherë ky person rri i fshehur pas "perdes". Ai është iniciatori i dhunës, por nuk merr pjesë aktivisht në të. Ky person është më i vështirë për t’u zbuluar. Një taktikë tipike e kësaj lloj dhune është që gjithsecilit i tregohet nga një thashethem i ndryshëm. Zakonisht thashethemi qëndron në faktin që dikush tha diçka për dikë. Pastaj gjithsecilit i jepet të kuptojë se ai di versionin e saktë. Dhunuesit introvertë janë lloji më i rrezikshëm.
Gjysma e njerëzve në grup janë të gatshëm për t’u sjellë keq. Atyre u shijon ndjesia e pushtetit dhe dominimit. Gjithashtu atyre u pëlqen përkrahja, mbrojtja dhe shpërblimi që marrin nga dhunuesi periodik. Gjysma tjetër detyrohen që të marrin pjesë pa dëshirën e tyre, nga frika se mos në të kundërt bëhen vetë objekte sulmi. Nëse diçka nuk shkon sipas planit, këta të fundit janë të parët që sakrifikohen dhe i jepen shënjestrës (personit të dhunuar) së tërbuar si viktimë për hakmarrje. Dhunuesi periodik bën sehir nga një vend i sigurt. Dhunuesit periodikë ndjenë kënaqësi kur i fusin të tjerët në sherr, veçanërisht ata, të cilët mund të grumbullojnë informacion negativ rreth tyre.
Dhuna në grup përfshin sakrifikimin dhe viktimizimin.

e deleguar
ndodh kur dy persona inkurajohen që të hyjnë në konflikt me njëri tjetrin (të futen në sherr). Është e ngjashme me dhunën në grup megjithatë, dhunuesi mund të mos jetë i lidhur me asnjërën nga të dy palët. Njëra palë bëhet vegla e dhunuesit për të dhunuar palën tjetër nëpërmjet mashtrimit dhe manipulimit. Një shembull i tillë është kur dhunuesi shkakton një konflikt mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Merr pjesë rrallë në konflikt sa për të ndezur gjakrat megjithatë, asnjëherë nuk bëhet pjesëmarrës aktiv.

për hir të rregullores
ndodh kur dhunuesi periodik e detyron shënjestrën e vet që t’i bindet rregullave, procedurave, ose ligjeve pavarësisht nëse ato janë të papërshtatshme, të pazbatueshme, apo të nevojshme. Dhuna ligjore, veprim shqetësues ligjor për të dënuar një person. Një nga mënyrat më të shëmtuara të dhunës.

nga mbetjet
janë të gjitha llojet e dhunës që vazhdojnë edhe pasi dhunuesi periodik është larguar tashmë. Si iniciatori ashtu edhe rekruti. Në këtë mënyrë dhunuesi periodik lë mbrapa një terren të infektuar. Efektet mund të zgjasin me vite.
Në mjedise të tilla ku dhuna është e zakonshme, shumica e njerëzve ose bëhen vetë dhunues, ose shndërrohen në shënjestra. Sehirxhinjtë janë të pakët pasi pjesa më e madhe e njerëzve përfshihen. Është çështje mbijetese. Ose do përdorësh teknika prej dhunuesi që të mos kthehesh në shënjestër, ose e kundërshton dhunën, e rrjedhimisht dhunohesh, ngacmohesh, viktimizohesh dhe sakrifikohesh deri sa shëndeti yt dëmtohet aq shumë saqë mund të pësosh ndonjë tension nervor (tensioni nervor është dëmtim psikiatrik dhe jo sëmundje mendore), del në pension para kohe, largohesh nga puna, parpitur gjendesh në listën e shkarkimeve, ose pezullohesh pa të drejtë.

Prej hierarkisë, nga të barabartët, nga poshtë lart
Shumica e rasteve të dhunës që janë njoftuar përfshijnë një individ që dhunohet nga shefi i tij. Kjo përbën 75% të rasteve. Pothuajse çereku i rasteve përfshin dhunën nga një koleg (shpesh në marrëveshje me shefin, ose me përfshirje aktive, ose shefi refuzon që të marrë masa). Një numër i vogël rastesh (1-2%) përfshijnë dhunën e një shefi nga punonjësi i tij. Dhunuesit periodikë preferojnë që të godasin nga një pozicion më i lartë, megjithatë ata krijojnë pushtetin e tyre thjeshtë duke dhunuar. Ata justifikohen dhe mohojnë sjelljen e tyre me racionalizim, manipulim, mashtrim, ose gënjeshtra.

Në rastet e dhunës së një shefi nga vartësi i tij, për mendimin tim, duke qenë se dhuna është një lloj dhune (në nivel psikologjik dhe emocional), përgjegjësia për të zgjidhur çështjen e dhunës është e punëdhënësit dhe jo e shefit përkatës.

Çfarë i shkakton dhuna psikologjike shëndetit tim?

Dhuna psikologjike dëmton shëndetin dhe të sëmur. Sa nga këto simptoma ke ti?

1. Nivel të lartë stresi dhe ankthi në mënyrë të vazhdueshme
2. Sëmundje të vazhdueshme si p.sh. infeksione virale (nga viruset), veçanërisht rrufë dhe ethe të gjëndrave, ftohje, kollë, infeksione në gjoks, veshë dhe hundë (stresi bën kërdinë me sistemin tënd imunitar)
3. Dhimbje në gjymtyrë dhe muskuj pa arsye të qarta. Gjithashtu dhimbje në shpinë pa arsye të qarta, e cila nuk largohet pas trajtimit.
4. Dhimbje koke dhe migrenë
5. Lodhje, rraskapitje.
6. Pagjumësi, makthe, zgjim i herët, zgjohesh më i lodhur se kur bie për të fjetur.
7. Shfaqje fragmentesh nga e kaluara, obsesion, nuk e shqit do dhunuesin nga mendja
8. Acarim zorrësh
9. Probleme me lëkurën si p.sh. ekzema, psioriasis, myk në këmbë, ulcera, herpes, urtikarie.
10. Përqendrim i dobët, nuk përqendrohesh dot në diçka për një kohë shumë të gjatë.
11. Kujtesë të dobët, harresë veçanërisht për gjëra të vogla gjatë ditës.
12. Djersë, dridhje, rrahje të forta zemre, të zë paniku.
13. Lot, shpërthim në të qara për gjëra pa rëndësi
14. Acarim i pazakontë dhe shpërthime nervash.
15. Vigjilencë e tepruar (njësoj si, por nuk është paranojë), vazhdimisht në mbrojtje
16. Ndjeshmëri e lartë, dobësi, veçim, mbyllje në vetvete
17. Depresion reagues, trishtim, letargji, mungesë shprese, inat, hallakatje.
18. Vetëbesim i dërrmuar, nënvlerësim të vetes, mungesë dashurie për vetveten.,etj.

Pasojat
• Stres
• Sëmundje
• Dhimbje
• Lodhje
• Pagjumësi
• Obsesion
• Acarim
• Mospërqendrim
• Harresë
• Djersë
• Dridhje
• Lot
• Dobësi
• Depresion, etj

Pse nuk i del vetes tënde për zot?

Lista e mëposhtme tregon që arsyet pse njerëzit nuk i dalin dot zot vetes së tyre janë shumë të ndërlikuara (frika është e justifikueshme)

Izolimi dhe manipulimi
Shënjestra e dhunës psikologjike është shfuqizuar nëpërmjet izolimit, veçimit dhe manipulimit të kolegëve dhe drejtorëve.

Dhunuesi kërcënon
Dhunuesi kërcënon vazhdimisht shënjestrën dhe kolegët.

Frike dhe pasiguri
Ekziston një klimë frike dhe pasigurie, e cila i bën njerëzit që të nguten për të kërkuar të drejtat e tyre.

Turpi dhe faji
Shënjestrat tashmë ndihet i/e turpëruar, shqetësuar dhe fajtor. Të gjitha këto janë nxitur nga dhunuesi, pasi kjo është mënyra sesi të gjithë abuzuesit i kontrollojnë viktimat e tyre.

Hutim dhe mosbesim
Shënjestra ndihet e hutuar dhe e ka të pamundur që të besojë atë që me të vërtetë po ndodh. Shënjestra ndihet në një farë mënyre e përgjegjshme. Kjo vërehet veçanërisht pas mendimeve të tilla si "Pse mua" dhe "Pse e lashë që të më ndodhte?" (Këtu janë përgjigjet e këtyre pyetjeve).

Frika e punës
Shënjestra ka frikë mos humbet vendin e punës.

Mungesa e ligjeve
Nuk ka ligje kundër dhunës psikologjike, ndërsa ato pak që ekzistojnë është e pamundur që t’ia përshtatësh dhunës psikologjike.

S’ka vende pune
Vendet e punës janë me pakicë. Kjo përkeqësohet nëse mosha jote është mbi 40 vjeç dhe ke një punë me kohë të plotë. Gjasat për të zënë një punë tjetër me kohë të plotë janë shumë të pakta.

Dëmtimi psikiatrik
Kur vjen puna deri këtu, shënjestra është tashmë duke vuajtur nga një dëmtim i rëndë psikiatrik, ka pësuar tronditje dhe e ka të pamundur që të shprehet në mënyrë të qartë, ndërkohë që dhunuesi është brisk nga goja dhe i besueshëm.

Tronditja
Trondita dhe frika parandalojnë gjetjen e fjalëve të duhura nga shënjestra për të identifikuar, zbuluar dhe sjellë para përgjegjësisë persekutuesin e tij.

Kurthi i shëndetit mendor
Kur shenjat e para të dëmtimit psikiatrik fillojnë e shfaqen, dhunuesi ngre kurthin e shëndetit mendor duke pretenduar se i dhunuari ka "probleme mendore". (Dëmtimi psikiatrik nuk ka të bëjë me sëmundjet mendore. Këtu është ndryshimi)

Padija e fenomenit
Shënjestra nuk e njeh fenomenin e dhunuesit psikologjik periodik, sociopatëve, etj. Atij gjithashtu i mungon përvoja e duhur për t’i bërë ballë këtyre karaktereve.

Dinakëria e dhunuesit
Dhunuesi gënjen në mënyrë imponuese (është i fiksuar), përdor dy fytyrësinë, mashtrimin, dinakërinë, bishtnimin dhe joshjen (këtu nuk flitet për joshje seksuale fizike). Ai përdor mohimin, kundërsulmin, ia hedh fajin dikujt tjetër dhe hiqet si viktimë për t’iu shmangur përgjegjësive. Joshja ka si qëllim mashtrimin.

Sjellja e pamoralshme
Dhunuesi abuzon me pushtetin dhe sillet në mënyrë të pamoralshme. Ai nuk ka ndërgjegje dhe nuk ndjen keqardhje.

Heshtja
Heshtja është shurdhuese.

Mohimi
Mohimi është kudo.

Frika e mosbesimit
Edhe mosbesimi është kudo i pranishëm. Shënjestra ka frikë se askush nuk do ta besojë. Madje vetë shënjestra vë në dyshim atë çka po ndodh, pasi dhunuesi vazhdimisht mohon gjithçka me këmbëngulje.

Dhunuesi përkrahet
Dhunuesit përkrahen dhe shpërblehen, zakonisht me rritje në detyrë.

Askush s’të ndihmon
Asnjë institucion shtetëror apo privat nuk të vjen në ndihmë.

Mirësia
Shënjestrës nuk i pëlqen që t’i shkaktojë të tjerëve telashe dhe e ka të vështirë që të ankohet kundër një qenieje tjetër njerëzore.

Naiviteti
Shënjestra me naivitet beson se sistemi është i mirë dhe do t’i mbrojë ata. (nuk është i mirë dhe nuk të mbron)

Shpresa
Shënjestra beson me naivitet se besnikëria dhe të historia e tyre në punë si punonjës i mirë do të merren në konsideratë (nuk ndodh, madje ka shumë gjasa që punëdhënësi t’i shpërfillë dhe t’i mohojë).

Burimet njerëzore
Shënjestra me naivitet beson se zyra e Burimeve Njerëzore ose personeli tjetër janë aty për t’i mbrojtur punonjësit (nuk janë aty për atë punë, ndërsa në Shqipëri nuk dihet fare pse ata janë aty).

S’ka kujt t’i ankohesh
Ankesat zakonisht bien në vesh të shurdhët pasi shefi është vetëm një. Ai ose është vetë dhunues, ose mbështet dhunuesin duke mos marrë masat e duhura.

Bashkëpunimi
Edhe në qoftë se një menaxher tjetër merret me ankesën, ka shumë gjasa që ai ose ajo të ketë një farë lidhjeje me dhunuesin.

Tradhtia
Dhuna psikologjike është tradhti. Shënjestra beson dhe varet nga ndershmëria e dikujt tjerët (p.sh. shefi), ndërkohë që ky person i tradhtoi. Shënjestra ka frikë se po filluan të ankohen, ai do të tradhtohet sërish (dhe na fakt ashtu ndodh).
Administrata nuk bëri asgjë për ta ndaluar ushtrimin e dhunës psikologjike gjatë kohës që po ndodhte. Besimi tek këta njerëz është me të drejtë i vogël.

Përdhunim psikologjik
Dhuna psikologjike është njëfarëlloj përdhunimi psikologjik për shkak të natyrës intruzive (ndërhyrëse) e dhunuese.

Vetefajsia
Shënjestra ndihej dhe vazhdon të ndihet fajtor për atë që ka ndodhur, pasi është nxitur nga dhunuesi që të besoj së mban përgjegjësi.

Zemërbutësia
Shënjestra është tërhequr pasi dhunuesi e ka bërë të mendojë se është viktimë dhe ka shfrytëzuar më së miri zemërbutësinë e shënjestrës dhe mirëkuptimin e të tjerëve.

Çrregullime Post Traumatike
Dhuna psikologjike shkakton (ÇPT) Çrregullime Post Traumatike (pas tronditjes). Çdo mendim apo çdo kujtim i dhunuesit shkakton menjëherë vuajtje sipas kritereve të mëposhtme diagnostikuese:
B4 shqetësime të forta psikologjike si pasojë e ekspozimit të të dhënave të brendshme, ose të jashtme, të cilat simbolizojnë apo ngjasojnë me një aspekt të ngjarjes tronditëse.
B5 reagim psikologjik si pasojë e ekspozimit të të dhënave të brendshme, ose të jashtme, të cilat simbolizojnë apo ngjasojnë me një aspekt të ngjarjes tronditëse.
Gjithashtu
C1 përpjekje për t’iu shmangur mendimeve, ndjenjave apo bisedave që kanë lidhje me traumën (tronditjen).
C2 përpjekje për të shmangur aktivitete, vende apo njerëz, të cilët sjellin ndërmend traumën (tronditjen).
C3 paaftësi për të kujtuar një aspekt të rëndësishëm të traumës (tronditjes).

Kjo është një pyetje, e cila bëhet shpesh.
Ne jemi të rritur, apo jo?

Në shumicën e rasteve, dhuna psikologjike ndjek një procedurë me dy etapa. Etapa e parë është kontrolli, i cili arrihet nëpërmjet fajësimit dhe kritikave të përditshme për gjëra fare të parëndësishme, etj. Në fund, arrin një moment që shënjestra e kupton që kritikat nuk janë të vlefshme. Ai ose ajo e kupton që është thjesht shënjestër e dhunës psikologjike. Shënjestra fillon të mbrohet, mbase duke u ankuar tek superiorët. Ky është momenti që dhuna psikologjike kalon në etapën e dytë. Kjo është etapa e asgjësimit, e cila arrihet nëpërmjet shkarkimit pa shkak konkret, dorëheqje të detyruar, dalje e parakohshme në pension, ose si për shkak të ndonjë sëmundjeje si pasojë e stresit.
C4 vështirësi në përqendrim.
(ÇPT) është një reagim emocional natyral dhe normal ndaj një ngjarjeje thellësisht tronditëse, shqetësuese. Ka mundësi që gjysma e popullsisë të vuajë nga (ÇPT) në grada të ndryshme. Në shumicën e rasteve diagnostikohet si "stres" dhe "ankth". Shërimi i (ÇPT) përshkruhet në librin e David Kinchin " Post Traumatic Stress Disorders: the invisible injury" i vitit 2005.

Konceptet dhe mendimet e gabuara
Konceptet e gabuara në lidhje me dhunën psikologjike të ushtruar në ambjentet e punës.
Një numër i madh konceptesh të gabuara ekzistojnë në lidhje me dhunën psikologjike. Disa studime, analiza dhe kërkime akademike kohët e fundit kanë ndikuar në forcimin koncepteve të gabuara. Sidoqoftë, këto vijnë si rezultat i studimeve jo serioze, personale, të dyshimta, ndërkohë që nuk bazohen në situata reale në ambientet e punës.

Ajo që disa njerëz e quajnë "dhunë psikologjike" në fakt është thjesht menaxhim i ashpër.

Qëllimi i dhunës psikologjike është fshehja e paaftësisë. Menaxherët e mirë menaxhojnë, të këqijtë dhunojnë. Dhunuesit dhunojnë në mënyrë që të fshehin dobësitë dhe për të zhvendosur vëmendjen larg paaftësisë së tyre. Shumë nga punëdhënësit nuk duan që të llogarisin koston e lartë të moralit të ulët, produktivitetit të dobët, shërbimit të dobët ndaj klientit, mungesat, qarkullimit të stafit dhe ankesat e shpeshta që i ashtuquajturi "menaxhim i ashpër" sjell me vete.

Dhunuesit nuk dhunojnë. Ata thjeshtë po tregohen të rreptë.

Njerëzit që dhunojnë e kanë të pamundur të bëjnë dallimin midis rreptësisë dhe agresivitetit. Kur vihen para përgjegjësisë ata justifikohen duke thënë se po tregohen të rreptë. Rreptësia vjen si rezultat i ndershmërisë, njeh dhe respekton kufijtë dhe vlerat personale. Çdo kërkesë bëhet me edukatë dhe pa kushte. Nuk ka pasoja negative nëse personi, të cilit i kërkohet diçka thotë jo. Nga ana tjetër, dhunuesit, të cilët nuk kanë ndershmëri, janë agresivë, japin urdhra. Ata i shkelin kufijtë personalë rregullisht. Agresiviteti nuk i respekton të drejtat e njeriut, ndërsa kërkesat kanë pasoja negative nëse nuk plotësohen.

Viktimë
Unë preferoj fjalën "shënjestër". Fjala "viktimë" u lejon njerëzve të pasinqertë që t’ua mbushin mendjen të tjerëve dhe nëpërmjet koncepteve të gabuara dhe paragjykimeve të dalin në konkluzionin se personi i dhunuar në një farë mënyre ishte bashkëfajtor. Fjala "shënjestër" përcakton qartë faktin që dhunuesi bëhet dhunues me dëshirën e tij dhe jo që i dhunuari u bë pa dashje viktima e një dhunuesi me probleme mendore. Për të kuptuar si dhe pse dhunuesit i zgjedhin shënjestrat e tyre shtypni këtu.

Viktima është bashkëfajtor
Kur nxirren para përgjegjësisë, abuzuesit, ngacmuesit, dhunuesit psikologjikë dhe të gjithë njerëzit e dhunshëm mohojnë përgjegjësinë e tyre duke ia hedhur fajin viktimës së tyre. Koncepti "vërja fajin viktimës" është pjesë e të njëjtës mendësi, e cila thotë se fermat të përdhunohen e kërkonin vetë një gjë të tillë, pasi ato jepnin sinjalet e gabuara; se gratë që dhunohen në shtëpi e meritojnë dhe se bien dakord me këtë gjë; se fëmijët, me të cilët abuzohet seksualisht janë bashkëfajtorë të dhunës që ushtrohet kundër tyre. Abuzuesit, ngacmuesit, dhunuesit psikologjikë dhe njerëzit e dhunshëm duket se mbështeten gjerësisht nga një ushtri përkrahësish, apologjistësh (që i falin), justifikuesish, ndihmësish, mbrojtësish dhe mohuesish. Ata gëzojnë gjithfarëlloj mbështetjesh, të cilat lehtësojnë krimet e tyre.

Patjetër që viktimat bëjnë diçka që tërheqin dhunën?

Fëmijët nuk u kërkojnë pedofilëve që t’i dhunojnë, femrat nuk u kërkojnë meshkujve që t’i përdhunojnë, zezakët nuk u kërkojnë të bardhëve që këta t’i ngacmojnë dhe t’i diskriminojnë, homoseksualët nuk kërkojnë ngacmimi dhe diskriminim për shkak të orientimit të tyre seksual dhe së fundmi asnjë person nuk e kërkon dhunën psikologjike vetëm sepse ai/ajo ndodhet aty. Gjashtë nga arsyet më të zakonshme pse dhunuesit i zgjedhin një shënjestër janë: personi ndodhet aty (vendi i gabuar, momenti i gabuar), aftësia (zili), popullaritet (xhelozi), cënueshmëri (nevoja për para), pjekuri emocionale, vlera dhe ndershmëri. Shënjestrat përfaqësojnë gjithçka që dhunuesit nuk janë.

Nuk rron peshku pa ujë
Abuzuesit zgjedhin që të abuzojnë, ngacmuesit zgjedhin që të ngacmojnë, përdhunuesit zgjedhin që të përdhunojnë, dhunuesit psikologjikë zgjedhin që të dhunojnë. Dhuna psikologjike është një lloj sjelljeje dhe sjellja është një zgjedhje, zgjedhje e keqe por zgjedhje. Shenja dalluese e dhunuesit psikologjik është mos marrja e përgjegjësive e zgjedhjeve të tyre. Ka vetëm dy rrugë: e para është që një njeri është i ndërgjegjshëm për veprimet e veta, e rrjedhimisht edhe për pasojat që vijnë bashkë me to. E dyta është që një njeri nuk është i ndërgjegjshëm për veprimet e veta, e si për rrjedhojë, as për pasojat që vijnë nga pas. Ky i dyti ka nevojë për ndihmë psikike. Dhuna psikologjike ndodhet në të njëjtin rang me abuzimin, ngacmimin (të rënit në qafë), përdhunimin dhe pedofilinë. Fatkeqësisht ka disa njerëz që mendojnë se shënjestrat mbajnë vetë përgjegjësi për abuzimin që ushtrohet ndaj tyre.

Viktimat janë të dobëta dhe të paafta
Është dhunuesi i dobët dhe i paaftë. Dhunuesit i cilësojnë gjithmonë të tjerët si "të dobët" dhe "të paqëndrueshëm" në mënyrë që vetë të duken si "normalë". Njerëzit normalë nuk kanë pse të dhunojnë psikologjikisht. Vetëm të dobëtit dhunojnë për të fshehur dobësitë e tyre dhe paaftësinë. Prandaj, cilido person që shfaq sjellje dhunuese, në fakt po pohon se është i dobët dhe i paaftë.

Viktimat janë të dobëta
Shënjestrat e dhunës psikologjike nuk janë të dhënë pas pushtetit. Ata shkojnë në punë për të punuar dhe nuk interesohen shumë pas politikave të "zyrës" ose pas konflikteve. Shënjestrat kanë moral të lartë, ndershmëri të lartë, cenueshmëri ( p.sh. duhet të paguajnë kredi ), dëshirë për drejtësi dhe arsyetim. Ata nuk janë të dhunshëm, mungesë vullneti për t’u ankuar, ose protestuar, tendencë për të falur dhe mirëkuptim për t’i zgjidhur konfliktet nëpërmjet dialogut. Shënjestrat mund ta durojnë dhunën psikologjike për muaj të tërë, madje dhe vite. Mirëpo, kur dhunuesi fillon të marrë reagimin e merituar, ai menjëherë shkon të qurravitet tek një shef më lart duke kërkuar mbrojtje. Kjo është dobësi.

Viktimat janë vetmitarë
E saktë. Dhunuesit i izolojnë shënjestrat e tyre në mënyrë që t’i shfuqizojnë. Kjo është taktikë e të gjithë abuzuesve.

Viktimat janë të ndjeshme, tepër të ndjeshme
Ndjeshmëria përbëhet nga një sërë vlerash, të cilat duhen mbajtur gjallë dhe duhen edukuar, përfshi prekshmërinë, respektin, tolerancën, denjësinë, nderin, konsideratën dhe mirësjelljen. Kushdo që nuk është i ndjeshëm, d.m.th që është i pandjeshëm. Shënjestrat zakonisht kanë një aftësi të veçantë për të dalluar malinjitetin. Kjo aftësi e tyre cilësohet nga ata që nuk e kanë si "ndjeshmëri e tepruar". Dhunuesit janë të pashpirt dhe indiferentë ndaj nevojave të të tjerëve. Kur atyre u kërkohet që të marrin parasysh nevojat e dikujt tjetër, ata reagojnë me padurim, acarim dhe agresivitet.

Viktimat janë shumë të dobët për t’u mbrojtur
Shënjestrat e dhunës psikologjike janë punonjës me rendimet të lartë, të cilët shkojnë në punë për të punuar. Ata nuk shkojnë në punë me mendimin për t’u angazhuar në konflikte. Dhunuesit zgjedhin ata individë, të cilët preferojnë t’i zgjidhin konfliktet nëpërmjet dialogut, të cilëve nuk u pëlqen dhuna dhe të cilët do të përpiqen që të shmangin konfliktin. E thënë me fjalë të tjera, dikë që do të përpiqet të përdorë fjalët dhe jo dhunën, ose ankesat. Kur dhunuesi del para përgjegjësisë, këto cilësi quhen nga njerëzit e dobët si "dobësi".

Pse viktimat nuk përballen me dhunën psikologjike? Ata janë të rritur, apo jo?

Kam kaluar në shqyrtim mbi 10.000 raste të dhunës psikologjike në ambientet e punës dhe vazhdimisht çuditem me shkathtësinë, përtëritjen, fleksibilitetin, vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë që tregojnë shënjestrat e abuzimit. Në secilin rast kthesa vjen kur shënjestra më në fund e kupton që nuk ka të bëjë me një njeri normal si vetja e tyre, por me një person të mbrapshtë, me çrregullime mendore, i cili përfiton nga një sistem që favorizon ata keqbërës, të cilët shkëlqejnë në mashtrimet që u bëjnë stafit drejtues.

Viktimat janë të paqëndrueshëm dhe jo të shëndetshëm

Dhunuesit janë të paqëndrueshëm dhe jo të shëndetshëm. Njerëzit që mendojnë se shënjestrat janë të paqëndrueshëm, në fakt po vënë re efektet tronditëse që dëmtimi psikik edhe pse këta njerëz nuk e kanë kuptuar dëmtimin psikik, apo rrethanat në të cilat ky dëmtim u shkaktua. Disa studiues kanë vëzhguar tronditjen, hiper-vigjilencën, etj, dhe kanë dalë në konkluzionin e gabuar se këto tipar të karakterit kanë ekzistuar para se të ushtrohej dhunë psikologjike. Supozime të tilla janë shkencë e pavlerë, e parespektueshme, e pandjeshme dhe ofenduese. Është njësoj sikur të shohësh një njeri që ka thyer këmbën dhe të dalësh në përfundimin se ka lindur me kocka të dobta.

Viktimat nuk e mbrojnë dot veten

Stresi i zgjatur negativ shkakton trauma, të cilat frenojnë artikulimin (aftësinë për t’u shprehur). Njerëzit që u a hedhin fajin shënjestrës së dhunës psikologjike sepse nuk arrijn të shprehen në mënyrë të qartë po tregojnë mungesën e ndjeshmërisë dhe padijen e tyre në lidhje me traumat dhe efektet që pasojnë. Shumë dhunues janë periodikë (kanë vazhdimësi) me personalitet të çrregulluar, të cilët shkëlqejnë në manipulime, mashtrim, gënjeshtra dhe sjellje antisociale. Është pothuajse e pamundur që të mbrohesh kundër një psikopati të vendosur. Këta janë të paktën 1%e popullsisë.

Shënjestrat janë thjeshtë ca qurramanë që nuk rrinë dot me njerëzit normalë

Njerëzit vihen nën shënjestër sepse ata janë të aftë dhe gëzojnë popullaritet. Dhunuesit janë xheloz për këto marrëdhënie të qëndrueshme që shënjestrat kanë me të tjerët. Xhelozia dhe zilia janë burimet, nga të cilat rrjedh mërzia e brendshme, urrejtja dhe fodullëku që dhunuesi i ka me shumicë.

Nëse dikush dhunohet me të vërtetë, atëherë punëdhënësit nuk kalojnë në anën e të dhunuarit?

Punëdhënësit e heqin qafe shënjestrat sepse ata kanë dështuar në detyrën e tyre, d.m.th mbrojtjen e punonjësit në ambientet e punës.

Kjo është thjesht një çështje mospërputhje karakteresh

Mospërputhja e karaktereve ndodh kur dy persona me pozitë, status, vlera ose pushtet të njëjtë nuk e shohim njeri-tjetrin në sy. Dhuna psikologjike qëndron në përsëritjen e kritikave, fajësimeve për vogëlsira, izolimit, përjashtimit, nënvlerësimit, telendisjen, inkurajimit për të dështuar, etj një shënjestre, të cilin dhunuesi e ka shfuqizuar dhe i ç’privilegjuar. Shpesh herë punonjësit e burimeve njerëzore dhe të tjerë i cilësojnë këto situata si mospërputhje karakteresh. Kjo i vlen dhunuesit, i cili përpiqet që fajin t’ia hedhë gjithmonë shënjestrës.

Kufiri midis menaxhimit të ashpër dhe dhunës psikologjike është shumë i hollë

Unë nuk kam dëgjuar asnjëherë dikë që të thotë se kufiri mes dhunës seksuale dhe marrëdhënies korrekte është shumë i hollë, ose që kufiri mes dhunës shtëpiake dhe martesës është shumë i hollë, apo që kufiri mes përdhunimit dhe seksit të mrekullueshëm është i hollë, ose që kufiri mes edukimit seksual dhe pedofilisë është shumë i hollë. Dhuna psikologjike (nga një dhunues periodik) dhe menaxhimi kanë të përbashkët aq sa kanë të përbashkët Hitleri me Nënë Terezën. Qëllimet e dhunuesit periodik janë pushteti, kontrolli, dominimi, nënshtrimi, të arritura këto nëpërmjet manipulimit, mashtrimit dhe abuzimit me pushtetin. Termi "menaxhim" është një justifikim që i leverdis sjelljes së çrregullt, të sëmurë të një dhunuesi periodik.

Është e pamundur që të vërtetosh se po dhunohesh psikologjikisht

I njëjti argument i paraqit para se të hynin në fuqi ligjet për ngacmim seksual dhe diskriminim racial. Zgjidhja është edukim. Nuk mund të vërtetosh vetëm atë që nuk kupton.

Nuk duhet që ta dhunosh dhunuesin

Shënjestrat i bëjnë ballë një goditjeje verbale, emocionale dhe fiziologjike për muaj të tërë, madje dhe vite. E kundërta ndodh me dhunuesin. Sapo atyre ua kthen me të njëjtën monedhë, ata menjëherë shkojnë dhe ankohen tek superiorët. Kur duhet që të japin llogari për sjelljen e tyre, ata përdorin një sërë strategjish për t’i bërë bisht përgjegjësive. Mohimi, kundërsulmi dhe heqja si viktimë janë mënyrat më të shpeshta. Një nga taktikat thotë se nuk duhet ta dhunosh dhunuesin. Kjo është një orvatje e shëmtuar për të ngatërruar dhunën psikologjike (një vazhdimësi kritikash, fajësimesh, etj, ditore për gjëra të parëndësishme) me përgjegjësinë (ta bësh dhunuesin që të mbajë përgjegjësi për sjelljen e tij dhe efektin që ka tek të tjerët). Superiorët që kanë përgjegjësi për menaxhimin e njerëzve mashtrohen lehtë nga ky koncept.

Nuk duhet që ta ekzagjerosh me përcaktimin e dhunuesit/Përcaktimet që i bëhen dhunuesit psikologjik janë të tepruara

Këto përcaktime janë rezultat i vëzhgimeve afatgjata të sjelljes së dhunuesit psikologjik. Kjo faqe është thjesht lajmëtari. Duke qenë se dhunuesit kanë zgjedhje të lirë për sjelljen e tyre (nëse jo, atëherë ata kanë përgjegjësi të kufizuar dhe duhet patjetër të vizitohen nga një psikiatër), atëherë dhunuesit periodikë janë vetë përgjegjës për vlerësimin që iu bëhet.

Përcaktimet e tua vetëm sa e përgojojnë dhunuesin psikologjik

Unë vëzhgoj sjelljen e dhunuesit dhe vë në djeni sjelljen e tij. Unë jam thjesht një lajmëtar. Dhuna psikologjike është një sjellje, sjellja është zgjedhje, rrjedhimisht dhuna psikologjike është një zgjedhje. Një përdhunues e meriton që të quhet përdhunues për shkak se zgjedh që të përdhunojë. Një pedofil meriton që quhet pedofil për shkak se zgjedh që të kryejë akte pedofilie. Një dhunues psikologjik meriton të quhet dhunues për shkak se zgjedh që të dhunojë të tjerët psikologjikisht. Njerëzit normal nuk zgjedhin që të dhunojnë. Ajo që një dhunues duhet të bëjë, në mënyrë që të mos e meritojë nofkën dhunues është që të mos dhunojë më të tjerët. Është shumë e thjeshtë.

Dhunuesit kanë vlerësim të lartë për veten

Dhunuesit shfaqin arrogancë, narcizizëm, besueshmëri, siguri, siguri në vetvete, paprekshmëri, pacenueshmëri dhe besim të plotë në drejtësinë e tyre. Dhunuesit gjithashtu shkëlqejnë në mashtrime dhe në aftësi për të mos marrë përgjegjësi. Disa njerëz i ngatërrojnë këto cilësi me vetëbesimin, por në fakt nuk është kështu. Njerëzit që kanë vetëbesim e tregojnë këtë duke nëpërmjet marrëdhënieve pozitive me njerëzit e tjerë. Dhunuesit kanë vetëm marrëdhënie negative me të tjerët. Marrëdhëniet negative janë shenja dalluese e mungesës së vetëbesimit. Dhunuesit motivohen vetëm nga xhelozia, zilia dhe paragjykimi, të cilët janë tregues të mungesës së vetëbesimit. Dhuna psikologjike është antiteza e vetëbesimit. Njerëzit me vetëbesim nuk kanë nevojë që të ushtrojnë dhunë psikologjike.

Mendimi se vendet e punës janë plotë me dhunues psikologjikë të çmendur është një absurditet

E para, numri i dhunuesve psikologjikë në vendin e punës mjaft i vogël (zakonisht vetëm një), mirëpo ndikimi i tyre është tmerrësisht shumë i madh, ashtu si kanceri, sjellja e tyre negative mund të infektojë të gjithë biznesin. Dhunuesit janë shumë të zotë në mashtrime dhe manipulime. Ata janë shumë të zotë që ta mposhtin mbrojtjen e të tjerëve.
E dyta, dhunuesit psikologjikë nuk janë të çmendur. Një i çmendur nuk është në gjendje që të bëjë dallimin mes të vërtetës dhe fantazisë, ai është mendërisht i sëmurë. Dhunuesit e dinë mirë se çfarë është e keqe dhe çfarë është e mirë, mirëpo ata me ndërgjegje zgjedhin që të mos respektojnë standardet sjelljes normale sociale. Kur vihen para përgjegjësisë, dhunuesit e përdorin mashtrimin me ndërgjegje të plotë për t’iu shmangur përgjegjësisë për veprimet e tyre dhe pasojat që ka sjellja e tyre tek të tjerët. Dhunuesit janë të shëndetshëm në çdo kuptim mjekoligjor të fjalës.

Eh më se dhunuesit nuk janë të këqij. Ata janë thjeshtë të tensionuar

Edhe abuzuesit, partnerët e dhunshëm, ngacmuesit, përdhunuesit, dhe pedofilët nuk janë njerëz të këqij. Ata janë thjeshtë të tensionuar. Mungesa e njohurisë, mungesa e dëshirës për ta pranuar dhe mohimi ashiqar i ekzistencës së një dhunuesi periodik janë arsyet kryesore që sjellin telashe për punonjësit dhe punëdhënësit. Kur një dhunues është i pranishëm, shumica bëhet pjesë e dhunës psikologjike, ose me dashje, ose pa dashje. Disa nga këta njerëzit dytësor mbase dhe mund të jenë njerëz të mirë nën tension, por nuk janë ata burimi i dhunës psikologjike. Burimi duhet kërkuar gjetiu.

Nuk ka te ashtuquajtur "njerëz të vështirë"

Në 90 % të rasteve, dhunuesi periodik ka probleme me personalitetin dhe të një të shkuar plot me konflikte (përfshi manipulimin, gënjeshtrat, mashtrimin, etj) me të gjithë. Në të gjitha rastet, padija, mungesa e dëshirës për ta pranuar, ose mohimi i ekzistencës së një dhunuesi periodik është arsyeja kryesore e telasheve që pasojnë si për punonjësin, ashtu edhe për punëdhënësin.

Koncepti i dhunës psikologjike është shumë i gjerë sesa thjeshtë një dhunues periodik

Dhunuesi periodik është i pranishëm në 90 % të rasteve nga të 10.000 e kusur rastet që janë denoncuar vetëm në Zyrën Kombëtare Këshilluese mbi Dhunën psikologjike në Ambientet e Punës në Britaninë e Madhe (National Workplace Bullying Advice Line). Mohimi i ekzistencës së dhunuesit periodik sjell gjithmonë telashe. Dhunuesit periodikë janë mjeshtra në mashtrim dhe çuditërisht shumica e njerëzve mashtrohen lehtë pasi ata nuk janë emocionalisht të pjekur, nuk kanë përvojën e duhur dhe aftësi për të parë përtej mashtrimit dhe maskës. Nëse një dhunues periodik nuk është i pranishëm, atëherë problemi nuk është dhunë psikologjike. Disa njerëz mund ta teprojnë duke thënë se çdo lloj sjelljeje është dhunë psikologjike. Në këto raste mund përkufizimi mund të jetë "menaxhim për ndryshim", menaxhim për shfrytëzimin e kohës", "menaxhim për rritjen e rendimentit", ose "menaxhim organizativ", etj. Në këto raste shfaqen sjellje të dhunës psikologjike, por këto nuk janë çka nënkuptohet me termin "dhunë psikologjike në vendin e punës".

Femrat ushtrojnë dhunë psikologjike pasi për to është më e vështirë se burrat që të arrijnë sukses

Një femër dhunuese periodike, ashtu si edhe të gjithë dhunuesit periodikë, dhunon sepse zgjedh që ta bëjë një gjë të tillë. Dhuna psikologjike është një sjellje dhe sjellja është zgjedhje. Edhe pse femrat në nivel menaxherial mund të përballen me më shumë vështirësi, kjo nuk do të thotë se ato duhet të dhunojnë psikologjikisht. Në fakt, femrat më të suksesshme nuk dhunojnë askënd. Ato janë të suksesshme sepse janë të ndershme, janë të afta që të planifikojnë, organizojnë dhe të arrijnë suksese. Dhunuesit nuk arrijnë asgjë. Mendimi se femra duhet të dhunojë psikologjikisht për të pasur sukses është një fyerje e rëndë për të gjitha femrat, të cilat kanë sukses në sajë të punës së palodhur, këmbënguljes dhe zotësisë.

Viktimat kanë gjithmonë probleme me njerëzit që ndodhen sipër tyre

Kjo është një nga taktikat që dhunuesit dhe punëdhënësit abuzues përdorin. Ata pretendojnë se shënjestra, e cila po vë në dukje paaftësinë, moskokëçarjen, etj ka "probleme me autoritetin". Edhe disa profesionistë të shëndetit mendor jo dhe aq të zotë e pretendojnë diçka të tillë. E vërteta qëndron në faktin se shënjestrat kanë një aftësi të çuditshme për të dalluar mashtruesit, hileqarët, të dobëtit dhe të paaftët, të cilët abuzojnë me pushtetin. E keqja është se edhe të paaftët e sipërpërmendur kanë aftësi të çuditshme për t’i dalluar ata që mund t’i zbulojnë. Shënjestrat e dhunës psikologjike kanë si parim përgjegjshmërinë, prandaj ata duhet me doemos të mbahen nën kontroll mizor, e nëse kjo gjë nuk funksionon, atëherë ata duhen eliminuar me çdo kusht. T’i përkufizosh zbuluesit dhe shënjestrat e dhunës psikologjike si të sëmurë mendorë është një taktikë, e cila përdoret shpesh nga punëdhënësit abuzivë, në mënyrë që t’i shmangen përgjegjësisë.

Dhunuesi periodik nuk ekziston

Mohimi i ekzistencës së dhunuesit periodik sjell gjithmonë telashe për punëdhënësin dhe punonjësit. Bota është plot me mohues. Janë ata që mohojnë se toka është e rrumbullakët, ata që mohojnë Holokaustin dhe ata që mohojnë ekzistencën e dhunuesit psikologjik periodik. Mohimi i ekzistencës së dhunuesit periodik gjithashtu shërben për të turpëruar kundërshtarët e dhunuesit periodik. Dhunuesit periodik zhvlerësojnë këdo person që përpiqet t’i ndihmojë të tjerët që të shohin përtej maskës së rreme. Si për çudi, ata të cilët me zjarr mohojnë ekzistencën e dhunuesit periodik kanë vetë sjellje të ngjashme.

Ata që dhunohen në shkollë kur kanë qenë të vegjël kanë më shumë shanse që të dhunohen edhe në vendin e punës

Arsyeja pse njerëzit dhunohen në shkollë, e pastaj në punë është sepse ata ruajnë të njëjtat cilësi të karakterit gjatë gjithë jetës së tyre, gjë që dhunuesit e përçmojnë dhe e luftojnë me agresivitet.

Viktimat janë abuzuar kur kanë qenë të vegjël, prandaj ata kanë çështje të pazgjidhura

Nga përvoja me 10.000 e kusur raste, numri i shënjestrave, të cilët janë abuzuar në fëmijëri mund të thuash pa asnjë dyshim se është i ngjashëm me atë që mund të gjesh në çdo grup të zgjedhur rastësisht të popullsisë. Njerëzit nuk dhunohen për shkak të çështjeve të pazgjidhura. Ata dhunohen sepse ndodhen në vendin e gabuar, në çastin e gabuar. Ata kanë shumë cilësi vetjake, të cilat dhunuesit duan t’i shfrytëzojnë. Një person agresiv, i mbrapshtë dhe mendërisht i paqëndrueshëm zgjedh që të ushtrojë dhunë psikologjike dhe emocionale të vazhdueshme kundrejt tyre. Gjithashtu po aq i pavlerë është edhe mendimi tjetër se dhunuesit dhunojnë sepse "janë dhunuar në fëmijëri".

Shënjestrat e dhunës psikologjike, të cilët dhunohen, ose abuzohen në fëmijëri, janë më të prirur që të vuajnë nga (ÇPT) Çrregullime Post Traumatike (pas tronditjes), çrregullim të ankthit social, depresion klinik, etj.

Kjo mund të jetë e vërtetë në disa raste, por jo në të gjitha. Një përqindje e vogël tregon predispozitë për ri-truamatizim (për të pësuar sërish tronditje) për shkak të traumave të pazgjidhura në fëmijëri. Megjithatë, kjo ndodh ngaqë qendrat për diagnostikimin nuk janë të shumta dhe mundësitë për t’u trajtuar janë të pakta. ÇPT është një dëmtim psikiatrik. Predispozita për dëmtim psikiatrik është e njëjtë me predispozitën për dëmtim fizik. Nëse thyen këmbën, kjo ndodh sepse forca e ushtruar është më e madhe se fortësia e kockës, jo sepse para 30 vjetësh re nga muri i shtëpisë dhe nxore kavilien.
Nëse ti vuan një dëmtim psikiatrik kur je i rritur, kjo ndodh sepse ashpërsia dhe zgjatja e abuzimit është më i gjatë nga sa mund të durojë truri i njeriut dhe jo sepse je dhunuar psikologjikisht në shkollë, apo je abuzuar në fëmijëri.

Disa të dhëna shumë interesante kanë dalë nga studimi i ÇPT-së. I vetmi grup i popullsisë, e cila nuk vuan asnjëherë nga ÇPT janë psikopatët.

Dy problemet me dhunën psikologjike janë:

dhunuesit rrallë vihen para përgjegjësisë, madje ata përkrahen duke u mbrojtur, mbështetur, ose duke u rritur në detyrë.

Ne nuk i mësojmë njerëzit që t’i bëjnë ballë agresorëve të mbrapshtë me çrregullime mendore, qëllimi i vetëm i të cilëve është dhuna (fizike, psikologjike, emocionale, etj). Mendoj se mësime për mbrojtjen fizike, psikologjike emocionale dhe verbale duhet të jenë pjesë e arsimit kombëtar.

Dhunuesit dhunojnë pasi ata janë dhunuar vetë në fëmijëri

Kjo nuk është e vërtetë edhe pse dhunuesit e përdorin këtë si argument për të justifikuar krimin e tyre dhe për të hequr vëmendjen vënia para përgjegjësisë. Shumë të rritur dhe profesionistë mashtrohen nga ky justifikim hileqar. Një përqindje e lartë e popullsisë abuzohen në fëmijëri (ndoshta 1 në 4 vajza dhe 1 në 6 djem). Megjithatë, vetëm një numër i vogël zgjedhin që të bëhen dhunues psikologjikë kur rriten. Dhuna është zgjedhja e dhunuesit. Një zgjedhje e keqe, por zgjedhje. Gjithashtu, nuk qëndron as mendimi tjetër se "njerëzit bëhen viktima të dhunës psikologjike sepse janë abuzuar në fëmijëri".

Dhunuesit po dhunohen

Disa dhunues dytësorë mund të dhunohen vetë për shkak të trysnisë së madhe që ushtrohe mbi ta megjithatë, dhuna kryesore psikologjike medoemos që buron nga diku. Në shumicën e rasteve ajo fillon me praninë e një dhunuesi periodik. Sjellja e dhunshme e këtij individi përhapet edhe tek të tjerët njësoj si kanceri.

Edhe dhunuesit duhet të përfshihen në grupet e mbështetjes pasi edhe ata janë vetë viktima

Dhunuesit e përkufizuar në këtë faqe nuk janë viktima pasi ata janë të rritur dhe të lirë për të zgjedhur sjelljen e tyre. Sektorët e përkujdesjes (infermierë, punonjës socialë, etj) dhe të vullnetarizmit janë plot me dhunues, të cilët gjejnë aty një burim të pashtershëm me njerëz në nevojë dhe punonjës të pambrojtur. Shumë njerëz me profesione në sektorin e përkujdesjes kanë butësi (pasi kanë vuajtur vetë), e cila i pajis ata me ndjeshmërinë e nevojshme për përkujdesjen profesionale të klientëve. Gjithashtu, kjo butësi tregon se këta njerëz janë lehtësisht të kontrollueshëm, të manipulueshëm dhe të dëmtueshëm, gjëra që dhunuesit periodik i shkojnë shumë për shtat. Nëse dhunuesi periodik futet në një nga këto grupe, grupi do të ndahet, do të sektarizohet (grupe rivale), do të çahet dhe do të shpërndahet në jo më shumë se tre muaj.

Edhe dhunuesit kanë nevojë për ndihmë

Përkufizimi i një të rrituri është "një person, i cili është i aftë dhe pranon të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij dhe pasojat e sjelljes së tij tek njerëzit e tjerë. Çdo i rritur që nuk pranon këto përgjegjësi, tregon papërgjegjshmëri duhet patjetër t’i nënshtrohet kujdesit të një psikiatri. Dhuna psikologjike është sjellje, sjellja është zgjedhje, rrjedhimisht dhuna psikologjike është zgjedhje. Shumë dhunues psikologjikë janë menaxherë, ose kanë pushtet. Këta nuk kanë nevojë për ndihmë, përveçse në rastet kur përpiqen që të mashtrojnë të tjerët që t’i shmangen përgjegjësive dhe detyrimeve. Dhunuesit përdorin naivitetin, mungesën e përvojës dhe keqardhjen e njerëzve dhe do të shfrytëzojnë deri në fund dëshirën e njerëzve të mirë për të ndihmë dhe falje. Këta njerëz mbushin radhët e mbështetësve, apologjistëve (që falin), lehtësuesve, ndihmësave, mbrojtësave dhe mohuesve, të ekzistencës së dhunuesit psikologjik.

Dhuna psikologjike dhe sehirxhinjte
Sehirxhinjtë, dëshmitarët, spektatorët dhe dallkaukët.

"Ai që qëndron pasiv ndaj të keqes, është po aq fajtor sa edhe keqbërësi"

(Martin Luter King)

Në shumicën e rasteve, shënjestra e dhunës psikologjike lihet vetëm dhe izolohet. Kolegët e punës, që më përpara kanë qenë të shoqërueshëm dhe përkrahës, zhduken nga sytë këmbët, ndërkohë që shënjestra ndihet si i flakur tutje dhe i përjashtuar.
Është shumë e thjeshtë të gjesh paralele mes veprimeve dhe mosveprimeve të kolegëve të punës dhe mënyrës se si Hitleri e bëri popullin gjerman që ta mbështeste. Ata që kishin aq moral sa për të kundërshtuar, u arrestuan, u torturuan dhe u pushkatuan. Hitleri nuk ishte i vetmi diktator që eliminonte këdo që i kundërvihej. Roma krijoi një perandori gjigante, jo nëpërmjet mitingjeve neper sheshe, por duke vrarë ata që i kundërviheshin. Në vendin e punës, ata që nuk e mbështesin dhunuesin, izolohen, viktimizohen, sakrifikohen, detyrohen, mbingarkohen me punë, pastaj u nënshtrohen masave disiplinore dhe së fundmi shkarkohen nga puna.

Pse koleget kanë frikë që t’i kundërvihen eprorëve?

Janë të shumta arsyet pse kolegët nuk i vijnë në ndihmë shokut të tyre që po dhunohet. Këtu përfshihen:

Kërcënime
Dhunuesi vjen vërdallë nëpër zyrë duke përdorur kërcënime me nënkuptim për shkarkim nga puna, ristrukturim (shkarkim), riorganizim (shkarkim), madje edhe marrje masash disiplinore kundër gjithkujt që i ven në ndihmë shënjestrës.

Panik
Dhunuesi krijon me qëllim panik, në mënyrë që askush mos të guxojë të flasë ose të veprojë

Ndëshkimet
Njerëzit kanë frikë nga ndëshkimet

Shumica nuk kane karakter te forte
Janë të pakët ata njerëz, të cilët, kur vjen, janë aq të ndershëm dhe të moralshëm sa që ta kundërshtojnë dhunën psikologjike, ngacmimin, korrupsionin, etj. Shënjestra përzgjidhet pikërisht nga që i ka këto cilësi të karakterit. Shumica e njerëzve thjeshtë bëjnë sehir. Vetëm shënjestra ka aq ndershmëri sa të luftojë.

Sillen si dele
Në prani të një agresori, veçanërisht dinak, manipulues dhe joshës, shumica e njerëzve preferojnë të sillen më shumë si dele se sa si qënie njerëzore.

Të rëndomtët
Shumica e sehirxhinjve janë të rëndomtë në punën që bëjnë (nuk kanë aftësi të veçanta). Cënueshmëria e tyre për t’u kthyer në shënjestër, rrjedhimisht është më e madhe.

Konceptet e gabuara
Njohuria rreth fenomenit të dhunës psikologjike është e ulët dhe shumë njerëz kanë mendime të vjetra të tilla si "pse nuk i del zot vetes?" dhe "po s’të pëlqeu, ik".

Padija
Kolegët e punës, shpesh nuk janë në dieni të dhunës psikologjike, manipulimit, etj.

Papërgjegjshmëri
Disa sehirxhinj nxjerrin menjëherë justifikimin "nuk di se çfarë të bëj", për ta hequr nga vetja përgjegjësinë. Sehirxhinjtë që përdorin kësi soj justifikimesh nuk përpiqen asnjëherë që ta kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë.

Dyfytyrësia
Do të habiteshe po ta dije sesa nga kolegët e tu kanë tjetër bojë nga ajo që tregojnë në kohë të bukura.

Dallkaukët
Disa nga kolegët dalin që janë dallkaukë.

Mohimi
Mohimi është kudo.

Cilësohet diçka normale
Në vendet ku praktikohet rregullisht dhuna psikologjike, ajo cilësohet si normale.

Nëse rri urtë, nuk të gjen gjë
Kolegët mendojnë se nëse ata mbyllin gojën, ulin kokën dhe bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë, atëherë atyre nuk do t’u ndodhë asgjë. Gabim, edhe atyre do t’u vijë radha.

Rreziku i shkarkimit
Kolegët kanë problemet e tyre dhe nuk duan që të rrezikojnë vendin e punës për dikë tjetër.

Koleget nuk i ke miq
Kolegët nuk janë njerëz, me të cilët ti ke zgjedhur të rrish, kështu që ata mund të mos jenë shokë e miq. Ata thjeshtë janë aty.

Koleget nuk kanë detyrime ndaj teje
Puna është një institucion, as familje, as komunitet. Kolegët e tu nuk kanë asnjë detyrim ligjor ndaj teje.

Bashkëpunëtoret
Dhuna psikologjike ushtrohet gjatë një periudhe shumë të gjatë. Shënjestra fillon e fiksohet pas këtij fenomeni. Kolegëve fillon e u bie keqardhje për ty dhe fiken. Nëse dhuna psikologjike vazhdon, ka shumë gjasa që kolegët të bëhen agresivë dhe të bashkohen me dhunuesin. Ata fillojnë të viktimizojnë, të sakrifikojnë, pasi tashmë janë nën ndikimin e logjikës së turmës.

Dhuna psikologjike nuk dallohet
Ndryshe nga sulmi apo ngacmimi, dhuna psikologjike përbëhet nga qindra, mbase mijëra incidente të vogla, të cilat jashtë përmbajtjes apo të veçuara, janë fare të parëndësishme. Në këtë mënyrë të tjerët nuk e shohin dot të gjithë tablonë.

Dezinformimi
Dhunuesit psikologjikë ushtrojnë kontroll dhe pushtet duke fshehur ose duke shpërndarë informacion të shtrembër, rrjedhimisht secili ka një pamje jo të qartë, ose shikon vetëm atë që do dhunuesi.

Fshehtësia
Shpesh ndodh që dhuna psikologjike të ushtrohet në fshehtësi, prandaj askush nuk sheh se çfarë po ndodh.

Naiviteti
Dhuna psikologjike mund të ushtrohet në prani të njerëzve që nuk i dallojnë dot taktikat e dhunuesit, sidomos fajin dhe sarkazmin.

Poshtërimi
Dhunuesi përdor shumë taktika në mënyrë që ta poshtërojë shënjestrën dhe të krijojë idenë se shënjestra ka rendiment të ulët. Kolegët inkurajohen që ta shikojnë shënjestrën si rrezik për punën.

Manipulimi
Dhunuesi është skuth dhe servil, mjeshtër i mashtrimeve dhe gënjeshtar i regjur. Ata kombinojnë dyfytyrësinë me manipulimin, mimikën (shprehje fytyre) e një sjelljeje normale, vetëbesimin dhe joshjen.

Mashtrimi
Dhunuesit, sidomos femrat, janë mjeshtra në manipulim. Këtë ata e bëjnë nëpërmjet emocioneve (p.sh. ndjesia e fajit). Dhunuesit shohin çdo lloj dobësie (p.sh. detyrimi për të paguar qera) si një mundësi për të manipuluar.

Cenueshmeria
Edhe kolegët e tjerë kanë ceueshmëritë e tyre.

Imazhi negativ
Dhunuesit janë shumë të aftë që të krijojnë një imazh negativ të shënjestrës në sytë e kolegëve të tjerë. Këtë ata e bëjnë nëpërmjet nënvlerësimit, gjithashtu edhe hedhjen e dyshimeve apo shqetësime për çështje të paqëna.

Atmosfere armiqësore
Dhunuesit helmojnë atmosferën dhe mendjet e njerëzve në dëm të shënjestrës.

Keqardhje
Kur është në rrezik zbulimi, dhunuesi hiqet si viktimë dhe e kthen vëmendjen tek vetja vet. Ky është një shembull tjetër i manipulimit që i bën njerëzve duke shfrytëzuar ndjesinë e të ndjerit në faj si p.sh. keqardhje, dashamirësi, etj.

Të shkuara, të harruara
Shumica e dëshmitarëve mashtrohen nga hilet e dhunuesit për t’i shpëtuar përgjegjësisë me fjali të tilla si "tashmë iku, le të përqendrohemi tek e ardhmja", ose "të shkuara, të harruara", ose "le ta fillojmë nga fillimi" dhe "harroje dhe ec përpara", etj.

Gënjeshtrat
Dhunuesi i inkurajon dhe i shtyn dëshmitarët që të gënjejnë dhe të veprojnë pandershmërisht, të fshehin informacionin, ose të shpërndajnë informacion të shtrembër.

Dëshmitari përdoret si instrument
Dhunuesi i manipulon dëshmitarët për të ndëshkuar shënjestrën. Në këtë mënyrë edhe dëshmitari përdoret si instrument.

Mbrojtësit, zëdhënësit, avokatet
Dhunuesi është në gjendje që të bëjë për vete të paktën një dëshmitar emocionalisht në nevojë, i cili do t’i shërbejë si zëdhënës, avokat, mbështetës ose mohues.

Aleancat
Dhunuesi shpesh krijon aleancë me një koleg që ka pak a shumë të njëjtën lloj sjelljeje. Kështu, kërcënimi, frika dhe keqfunksionimi rriten.

Apologjistet
Dhunuesi ka aftësi që të bëjë për vete një numër të caktuar sehirxhinjsh që shërbejnë si mbështetës, asistentë, përforcues, zbutës gjakrash, mohues, apologjistë (që falin) dhe minimizues (që përpiqen të zbusin fajin).

Agresiviteti
Në një ambient që dominohet nga agresiviteti, njerëzit e mirë shfuqizohen dhe u hiqet e drejta.

Papjekuria emocionale
Shumë njerëz nuk kanë inteligjencë emocionale dhe pjekurinë e duhur për ta kuptuar dhunën psikologjike e jo më për t’u përballur me të.

Tifozlleku
Kur nis një konflikt, shumica e njerëzve duan që të jenë nga ana e fitimtarit, ose nga ana e atij që ata mendojnë se do të fitojë.

Kënaqen kur ti vuan
Disa njerëz kënaqen (kënaqësi perverse) kur i shohin të tjerët të shqetësuar. Kështu ata bëhen bashkëfajtor të dhunës psikologjike.

Mendojnë se është gallatë
Disa njerëz të zymtë mendojnë që dhuna psikologjike është gallatë.

Dobësia
Disa sehirxhinj mendojnë se sjellja e përgjegjshme dhe e qytetëruar është shenjë dobësie dhe jo pjekurie.

Paaftësi për të analizuar
Shumë njerëz nuk kanë aftësi mendimi kritik dhe analize. Rrjedhimisht, ata nuk mund të shohin përmes maskës së mashtrimit.

Plogështia
Plogështia sundon kudo.

Punëdhënësi do skllevër
Shumë punëdhënës janë të interesuar që të kenë në punë robotë prandaj nuk shqetësohen.

Ti e meriton
Dhunuesi i bind sehirxhinjtë dhe shënjestrën që shënjestra e meriton këtë lloj trajtimi.

Thashethemet
Kur shënjestra merr leje se është i sëmurë, dhunuesi iu vë damkën sikur kanë probleme me shëndetin mendor dhe i ndalon punonjësit që të marrin kontakt me kolegun e tyre.

Dy ane te medaljes
Spektatorët shohin vetëm njërën anë të medaljes. Vetëm shënjestra i shikon të dyja anët. Me të tjerët ai është i sjellshëm, ndërsa me shënjestrën i poshtër. Poshtërsia është fytyra e tij e vërtetë. Ëmbëlsia është vetëm një rol.

Koha e pamjaftueshme
Në shumë vende pune riorganizimet bëhen një herë në gjashtë muaj (ose më shumë), rrjedhimisht nuk ka asnjëherë kohë të mjaftueshme për të parë fytyrën e vërtetë të dhunuesit.

Shembull
Spektatorët mund të ndikojnë shumë në vendet e punës ku ushtrohet dhuna psikologjike (edhe në shkollë). Dhunuesit janë frikacakë. Nëse ata nuhasin se dikush tjetër përveç shënjestrës mund t’i zbulojë, ata zhduken me bishtin ndër shalë. Megjithatë, dhunuesit janë tmerrësisht shumë hakmarrës dhe do të bëjnë gjithçka kanë në dorë për të shkatërruar këdo që mund të shikojë përmes maskës së tyre. Në raste shumë të rralla ndodh që të mund të marrësh informacion nga një dëshmitar, që do të të ndihmojë, por që e bën këtë gjë fshehurazi nga frika e ndëshkimit ose nga frika se mund të kthehet edhe vetë në shënjestër.
Frika nga një dhunues shef, apo frika nga dikush që ndodhet në një post më të lartë se ty është një nga arsyet kryesore pse njerëzi nuk ngrenë zë. Rezultati mund të jetë edhe vdekje. Më 8 dhjetor 1999, Olivia Barker, shkroi në gazetën USA Today një artikull me titull "4 studime, të cilat kanë si qëllim uljen dhe zgjidhjen e gabimeve mjekësore". Në artikull thuhej se nga zbulimet e Institutit të Mjekësisë në SHBA rezultonte që 98.000 njerëz vdisnin çdo vit nga gabime mjekësore. Në shumicën e rasteve punonjësit me grada më të ulëta e shikonin gabimin që kryhej por kishin frikë ta thoshin këtë gjë. Dhuna nga
Mungesa e iniciativës nga pilotët e dytë apo nga inxhinierët për të kundërshtuar veprime të pasakta dhe të rrezikshme të pilotëve, ka qenë një faktor i rëndësishëm në shumë incidente të rënda ajrore, përfshi edhe rastin e linjës BEA Trident, e cila u përplas në Londër, të dielën më 8 qershor 1972, gjithashtu edhe aksidentin më të rëndë në historinë e aksidenteve ajrore, i cili ndodhi në aeroportin Los Rodeos, në ishujt Kanarinë, të dielën, më 27 mars 1977. Në rastin e parë, gjendja jo normale e zemrës së Kapitenit Ki dhe sjellja e tij e tepruar imponuese (mendohet që këto të dyja të kenë lidhje) rezultoi në bërjen e një sërë gabimesh gjatë ngritjes nga aeroporti i Hithrout, të cilat ekuipazhi i aeroplanit ose nuk kishte mundësi, ose nuk desh nxirrte në pah dhe t’i ndreqte.
Në rastin e dytë, dy aeroplanë reaktiv Xhumbo (KLM Boeing 747 PH-BUF dhe Pan American Boeing 747, N736PA) u përplasën në pistë, pasi kapiteni me grada më të larta i KLM-së Xhakob Van Zanten filloi ngritjen pa marrë leje nga kulla e kontrollit të trafikut. Mjegulla, komunikimi i pa qartë radio, padurimi i kapiteni Van Zanten për t’u ngritur (që të kthehej në shtëpi pa e kaluar orarin syrtar të punës) dhe ngurrimi i pilotit të dytë dhe i inxhinierit të fluturimit për të vënë në dyshim dhe sidomos për të anuluar vendimin e kapitenit, kontribuuan në vdekjen 583 pasagjerëve. Si pasojë, trajnimi i pilotëve u ndryshua me futjen e metodës BUK (Mbështetja e Udhëheqjes së Kabinës) nëpërmjet së cilës ekuipazhi i kabinës punonte si grup dhe jo me hierarki të tepruar.
Sot problemi kryesor në industrinë e linjave ajrore (dhe gjetiu) është dhuna psikologjike e ushtruar nga menaxherë jo operativë (menaxherë financiarë që nuk kanë lidhje me veprimet teknike), qëllimi i të cilëve është vetëm rritja e fitimeve të kompanisë. Pikëpamjet dhe nevojat e pilotëve, qëllimi i të cilëve është siguria dhe detyrimet ligjore, nuk merren parasysh, nënvlerësohen ose refuzohen. Kur fitimet dhe siguria bien në kundërshtim me njëra tjetrën, sidomos në industrinë e transportit, janë fitimet ato që marrin rëndësi më të madhe, sidomos në kohë të vështira ekonomike. Kështu sistemi i sigurisë gërryhet. Pilotët që ngrenë çështje të sigurisë, shpesh e gjejnë veten kundër kompanisë, për të cilën punojnë. Kërcënohen me shkarkim nga puna për shkak se ulin reputacionin e kompanisë.

Burimi i informacionit: http://sites.google.com/site/dhunapsikologjike/Home

>>>Faleminderit z. Ardi Kule, Ju keni bërë një punë të madhe që keni publikuar ketë material dhe keni të drejtë kur thoni: "Fenomeni i Dhunës Psikologjike është një problem shumë serioz i çdo shoqërie e sidomos i asaj kosovare, e cila e ka vuajtur dyfish, edhe si rezultat i sundimit serb. Për këtë dhe për shumë arsye të tjera, unë mora përsipër që të filloj një fushatë për ndërgjegjësimin e sa më shumë njerëzve në mënyrën me efikase të mundshme"…. >>>>

________

I nderuari administrator,
Shkrimi që keni publikuar është njëri ndër shkrimet më të qëlluara edhe më realiste sepse flet për kohën në të cilën jetojmë e që është një kohë mjaft e vrazhdë dhe që shumë njerëz janë viktimë e shumë ngjarjeve që ndodhin për shkak të Dhunës Psikologjike. Ky fenomen mund të ketë pasoja për shëndetin dhe jetën tonë për shkak të mungesës së informacionit.
Sinqerisht ju falënderoj!

Me respekt, Alma Toplana
______________________