- Lajme (502)
- AA – Letrat e vizitorëve
- Arkivi
- Bashkëpunimi me prindër
- Dhuna psikologjike si pasojë e paaftësisë
- Fjalorthi
- Foto 2008/2009
- Foto 2009/2010
- Foto 2010/2011
- Fotografi që flasin…
- Gjej enigmën…
- Gjuhë dhe letërsi shqipe
- Grupi letrar
- Historiku i shkollës
- Informacione për arsim
- Karakteristikat e shkollës cilësore – të efektshme
- Këndi i video pamjeve
- Komiteti i Shkollës
- Kuadri arsimor
- Leksione për ndryshimin personal
- Menaxhimi i ndryshimeve në shkollë
- Mendime të arta
- Metodat bashkëkohore të planifikimit
- Mosdiskriminimi
- Ndërtimi i shkollës – Foto
- Nëntor 2006
- Opinione…
- Partneret e shkollës
- Planifikimi dhe vlerësimi
- Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim
- Shkolla dhe komuniteti
- Të drejtat e fëmijëve
- Treguesi kronologjik
- Vlerësimi në bazë shkolle
- Zhvillimi i kurrikulit
17.10.2008 Alush Kryeziu
PREZENTIMI I PROGRAMIT
“ EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT/FËMIJËS”
Programi “ Edukimi për të Drejtat e fëmijës” është shumë i ndjeshëm dhe kërkon shumë punë, por shërben për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
Programi është financuar nga Organizata Irlandeze “ Trocaire”, organizatë kjo që jep kontributin e saj në përmirësimin e të drejtave të fëmijëve,çështjeve gjinore dhe të drejtave të gruas dhe e cila vepron në shumë vende të Evropës.
QËLLIMI I PROGRAMIT – është që të kontribuojë në zhvillimin e shoqërisë demokratike në Kosovë duke përmbushur standardet e pranuara ndërkombëtare në respektimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi, dhe të fëmijëve në veçanti.
OBJEKTIVAT E PROGRAMIT
- Ndërtimi i kapaciteteve trajnuese vendore ( Selektimi I 50 kandidatëve nga 7 Qendrat Regjionale të Kosovës dhe trajnimi 13- ditor për trajner)
- Ndërtimi i kapaciteteve për këshillime rreth të drejtave të fëmijëve në shkollat fillore të Kosovës (Selektimi i mësimdhënësve dhe pjesëmarrja e tyre në seminarin gjashtë ditor – certifikimi si Këshilltarë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës në shkollat ku ata punojnë i 1228 mësimdhënësve kosovar.
- Përmirësimi i gjendjes së të drejtave të fëmijës në shkollat fillore të Kosovës; ( formimi i komiteteve shkollore; kutia e së vërtetës; takimet e nxënësve me këshilltarë…)
- Ngritja e vetëdijes për të drejtat e fëmijës; (debate, tryeza të rrumbullakëta, konferenca, broshura, fletë palosje, postera …)
Në Kosovë janë certifikuar 49 trajner për të drejtat e fëmijës—10 prej tyre për regjionin e Gjakovës si dhe 1280 këshilltarë për të drejtat e fëmijës—197 prej tyre për regjionin e Gjakovës.
Të gjithë këshilltarëve të certifikuar u është dorëzuar nga një kopje e materialit për punë, përfshi këtu mënyrën e themelimit të komiteteve shkollore ( tri modele për themelimin e tyre ), një model të planit vjetor të punës, datat të mundshme për organizimin e aktiviteteve të ndryshme etj.
ROLI I KOMITETEVE SHKOLLORE është mjaft i rëndësishëm për shoqërinë kosovare në tërsi dhe për të drejtat e fëmijëve në veçanti; është një nga mënyrat më të mira, më të lehta dhe më korrekte që fëmijët të jenë të lirë të shprehin mendimet e tyre, brengat e tyre dhe çdo gjë që është në interesin e tyre jo vetëm në shkollë, por edhe në shtëpi dhe në shoqëri.
Komitetet shkollore ju mundësojnë nxënësve të njihen me problemet shkollore, të përfshihen aktivisht në aktivitetet shkollore, të marrin iniciativa për gjërat që ju interesojnë si dhe të krijojnë një partneritet më të madh me drejtuesit e shkollës, stafin e shkollës dhe prindërit.
KOMITETET SHKOLLORE kanë për obligim të promovojnë interesat e shkollës dhe të marrin në konsideratë të gjitha kërkesat e nxënësve që kanë të bëjnë me shkollën si dhe relacionet me prindër dhe mësimdhënës.
QËLLIMI I KOMITETIT SHKOLLOR ËSHTË MBROJTJA, RESPEKTIMI DHE FUQIZIMI I TË DREJTAVE TË FËMIJËVE NË SHKOLLAT TONA.
STAFI UDHËHEQËS I SHKOLLËS duhet që fëmijëve t’iu ofroi ndihmën maksimale për zhvillimin e aktiviteteve. Me ndihmën e tyre, nxënësit do të ndihen të lirë që shkollën e tyre ta shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë për aktivitetet e parapara.
Komiteti shkollor është organ i cili mbron të drejtat e të gjithë fëmijëve në shkollat përkatëse.
Roli kryesor i Komitetit shkollor është fuqizimi i të drejtave të fëmijës duke siguruar mbrojtje dhe respektim të lartë të tyre në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës. Ky organ duhet themeluar dhe duhet vepruar. Që ky organ të shndërrohet në një levë të fuqishme të promovimit të të drejtave të fëmijës është e domosdoshme një qasje kreative, një përkushtim i fuqishëm, shkallë e lartë e humanizmit dhe marrëdhënie të jashtëzakonshme me drejtuesit e shkollës.
Për të realizuar këtë rol, anëtarët e Komitetit shkollor duhet:
- të identifikojnë nevojat e fëmijëve të shkollës (përmes bisedave-intervistave, anketimeve, kutisë së vërtetës;
- të bashkëbisedojnë dhe bashkëpunojnë me Këshilltarët për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës ;
- të mbahen mbledhje të rregullta mujore për planifikim dhe veprim ;
Për themelimin e Komiteteve shkollore ka modalitete të ndryshme, secila shkollë mund t`i krijoj ato sipas specifikave të veta, por është e rëndësishme që secila paralele të përfaqësohet së paku me një nxënës (në shkollat me numër më të vogël të paraleleve mund të ketë më tepër nxënës). Nxënësit përfaqësues me anë të votimit të fshehtë zgjedhin kryesinë që ka 7 – 9 anëtarë.
Detyrat e Komitetit shkollor janë :
- Planifikimi i aktiviteteve lidhur me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijës në shkollë ;
- Organizimi i tryezave, tribunave, debateve më temën: Të drejtat e fëmijës në shkollë dhe tema tjera me interes.
- Shënimi i përvjetorëve të datave që lidhen me të drejtat e njeriut dhe fëmijës;
- Organizimi i hartimeve me shkrim në temat e ndryshme që lidhen me të drejtat e njeriut dhe të fëmijës ;
- Organizimi i ligjëratave në temat e ndryshme që lidhen me të drejtat e fëmijës dhe njeriut (psh mbrojtja nga sida dhe droga , shëndeti; dëmet nga alkooli dhe duhani; ushqimi, uji dhe mbrojtja e ambientit) ;
- Organizimi i studimeve të vogla për gjendjen e të drejtave të njeriut dhe të fëmijës ;
- Mbledhjet mujore në bashkëpunim me Këshilltarët për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës (raportimet nga kutia e së vërtetës) ;
- Organizimi i vizitave në vende të ndryshëm të cilat janë me interes për fëmijët e shkollës ;
- Bashkëpunimi i nxënësve me nxënës të shkollave të ndryshme (shkëmbimi i përvojave, planifikimet për aktivitetet e përbashkëta, etj.) ;
Faktorët të cilët e bëjnë Komitetin shkollor të suksesshëm janë :
- Procesi demokratik i punës (ku nxënësve u lejohet që në mënyrë demokratike dhe me vet dëshirë të zgjedhin kohën dhe aktivitetin të cilin e dëshirojnë ta punojnë) ;
- Takimet e rregullta të anëtarëve të Komitetit (tregon interesim dhe vendosjen e fëmijëve për punë) ;
- Përpunimi i agjendës para çdo takimi (tregon seriozitetin e fëmijëve për punë) ;
- Takimet të mbahen pas orarit mësimor (përveç në raste të jashtë zakonshme);
- Vendimet e marra në takime, tu interpretohen edhe nxënësve të tjerë ;
- Të bashkëpunojnë edhe me Organizata tjera Qeveritare dhe Jo Qeveritare ;
- Gjatë takimeve të ftohen edhe prindërit nëse është nevoja, (përveç Këshilltarëve për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës të cilët duhet të jenë obligues në pjesëmarrje gjatë këtyre takimeve) ;
- Të përkrahin atmosferën në mes të nxënësve, stafit dhe drejtuesve të shkollës ;
- Të organizojnë përveç tjerash edhe aktivitete sportive, humanitare, turistike ;
- Të monitorojnë gjendjen e të drejtave të fëmijës çdo tre muaj ( me anë të anketave anonime, pyetësorëve, bisedave, etj…) ;
Raportet e komitetit shkollor me këshilltarët për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës
Çfarë duhet të bëjnë anëtarët e Komitetit shkollor dhe çfarë duhet të bëjnë Këshilltarët për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, që të kenë raporte të mira dhe harmoni me njëri tjetrin ?
Natyrisht se përgjigja është shumë e thjeshtë. Bashkëpunimi i madh nga të dy palët duhet të jetë i vazhdueshëm në mënyrë që suksesi i punës të mbizotërojë në shkollat ku ata punojnë. Këshilltarët për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës duhet vazhdimisht të kenë qasje në punën dhe aktivitetet e ndërmarra nga fëmijët. Këshilltarët duhet të bëjnë identifikimin e nevojave të fëmijëve për aktivitetet e duhura dhe tu ndihmojnë atyre në implementimin e këtyre aktiviteteve.
Mënyra e punës së Komitetit shkollor
Mënyra se si duhet të punojë Komiteti shkollor është shumë e thjeshtë. Në bazë të planit të veprimit të cilin duhet dhe janë obligues ta bëjnë Këshilltarët për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, anëtarët e Komitetit shkollor dhe të gjithë nxënësit tjerë do ta kenë shumë më lehtë të punojnë. Këshilltarët monitorojnë vazhdimisht procedurat e aktiviteteve të ndërmarra, ndërsa anëtarët e Komitetit së bashku me nxënësit tjerë punojnë rreth aktivitetit të caktuar.
Takimet mujore të Komitetit shkollor, janë obliguese. Në raste të jashtëzakonshme takimet mund të jenë edhe më të shpeshta.
Natyrisht, që për të pasur suksese në punën të cilën e bëjmë, duhet pasur relacione të mira me të gjithë.
Për të arritur këtë gjë, Komiteti shkollor duhet t`i plotësojë disa kritere, e ato janë :
- Sjellja e mire e secilit nxënës në shkollë ;
- Mbrojtja e ambientit të shkollës dhe jashtë saj ;
- Toleranca në mes të nxënësve dhe të mësimdhënësve ;
- Liria e shprehjes për secilin anëtar të Komitetit e po ashtu edhe të nxënësve të tjerë ;
- Nxitja për punë vullnetare ;
- Të zhvillohet dashuria ndaj mësimit ;
- Të kërkojnë falje kur dike e lëndojnë ;
- Të bëhen sa më shumë debate dhe diskutime ;
- Të dëgjohen të tjerët kur flasin me kujdes të plotë dhe me zemër ;
Aktivitete të ndryshme
Nxënësit kanë mundësi që vet të zgjedhin ditën dhe aktivitetin të cilin dëshirojnë ata. Po ashtu Komiteti shkollor në bashkëpunim me nxënësit tjerë të shkollës mund të zgjedhin edhe mënyrën se si do ta bëjnë aktivitetin e paraparë. Duke pasur parasysh se asnjëra nga shkollat tona nuk ka fond të posaçëm për aktivitete të tilla, atëherë ato duhet të jenë më të thjeshta dhe që nuk kërkojnë shumë mjete. Të gjitha aktivitetet mund të shënohen me ekspozita, debate, orë letrare, vizita të ndryshme, tryeza të rrumbullakëta, etj,.
Për të pasur më lehtë planifikimin e aktiviteteve, më poshtë do ti keni edhe ditët dhe datat më të rëndësishme kombëtare dh e ndërkombëtare që lidhen me të drejtat e njeriut dhe fëmijës.
8 Marsi Dita Ndërkombëtare e Gruas
21 Marsi Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Diskriminimit Racor
22 Marsi – Dita Botërore për Mbrojtjen e Ujit
2 Prill – Dita ndërkombëtare e librit për fëmijë
7 Prill Dita Ndërkombëtare e Shëndetit
22 Prill – Dita e Planetit Tokë
3 Maj – Dita Ndërkombëtare e Shtypit të Lirë
8 Maj – Dita Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq
15 Maj – Dita Ndërkombëtare e Familjes
31 Maj – Dita Botërore e Mospirjes së Duhanit
4 Qershor – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Agresionit
12 Gusht Dita Ndërkombëtare e të Rinjve
8 Shtator Dita Ndërkombëtare e Lexim – Shkrimit
Vërejtje : (E marta e tretë e shtatorit – Dita Ndërkombëtare e Paqes)
1 Tetor – Dita Ndërkombëtare e Njerëzve të Moshuar
24 Tetor Dita e Kombeve të Bashkuara
20 Nëntor – Dita e Përgjithshme e Fëmijëve – Përvjetori I Miratimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës
1 Dhjetor – Dita Botërore e Luftës Kundër AIDS-it
3 Dhjetor – Dita Ndërkombëtare e Invalidëve
9 Dhjetor Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Korrupsionit
10 Dhjetor – Dita e të Drejtave të Njeriut
11 Dhjetor – Dita e UNICEF-it
Vërejtje : (E diela e dytë e Dhjetorit – Dita e Rinisë në Media)
19 Dhjetor – Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve
Përgatitur nga: Arberie Nagavci – trajnere e programit Edukimi për të Drejtat e Fëmijës