Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan)-Shkolla FMU "Beqir Gashi" – Publike
Mosdiskriminimi
5.06.2008 Alush Kryeziu

PARIMI I MOSDISKRIMINIMIT
RACIZMI DHE KSENOFOBIA
JOTOLERANCA DHE PARAGJYKIMI

>>Çdokujt i përkasin të gjitha të drejtat dhe liritë e shpallura në këtë Deklaratë, pa kurfarë dallimesh në pikëpamje të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose çdo mendimi tjetër, të prejardhjes kombëtare a shoqërore, të pasurisë, të lindjes apo të rrethanave të tjera . . . <<
NENI 2, DEKLARATA UNIVERSALE PËR TË DREJTAT E NJERIUT
TREGIMI ILUSTRUES
Një natë, pas iqë Z. S i kishte bërë vizitë një shokut të tij, ishte duke zbritur poshtë shkallëve të një ndërtese. Në fund të atyre shkallëve ai u befasua me një goditje në pjesën e majtë të fytyrës, e cila pasoi edhe me dy goditje tjera, një në anën e djathtë dhe një në mes. Pastaj, ai u detyrua të shtrihet në tokë, me ç’ rast qëndroi një kohë dhe u kontrollua. Më pas, Z. S vërejti se sulmues ishin rreth 8-10 policë (në rroba të thjeshta, me jelekë të policisë dhe revole në gjendje gatishmërie). Ai nuk mori asnjë përgjigje se çfarë arsye ekzistonin për ta rrahur dhe mbajtur të shtrirë në tokë. Pastaj, ai u godit në hundë dhe ia mbyllën hundën dhe gojën. Më në fund, atij iu lejua të qëndrojë në këmbë. Gjaku rridhte nga hunda dhe goja e tij. Ai edhe një herë pyeti se çka po ndodhte. Atij iu urdhërua të qëndrojë i qetë dhe ta tregojë menjëherë pasaportën, gjë që ky edhe e bëri.
Policia u duk disi e befasuar pasi që nuk e kishin zënë personin të cilin e kërkonin. Sidoqoftë, megjithëkëtë, ata nuk e lëshuan Z. S, por e detyruan të shkojë bashkë me ata një kat më lart, me ç’ rast thyen një derë dhe arrestuan një njeri të zi (të cilin Z. S nuk e njihte). Pastaj, me ndihmën e dritës së biçikletës të Z. S, ata bënë kontollimin e banesës. Në ndërkohë, Z. S e kishin kërcënur me armë dhe i kishin thënë të qëndronte ulur në karrige. Gjysmë ore më vonë, Z. S është pyetur për adresën dhe numrin e telefonit, të cilat ky edhe i dha pa asnjë hezitim. Gjatë gjithë kësaj ngjarje, Z. S i ishin adresuar vazhdimisht si ‘zezak’ i cili ‘kishte dalë nga xhungla’. Pas kësaj, ai ishte lënë që të shkonte.
Pasi që Z. S kishte njoftuar gruan e tij, ai shkoi në stacioin policor më të afërt, që ta paraqesë incidentin. Polici kujdestar e regjistroi deklaratën e tij, por e këshilloi atë që ditën e nesërme të shkojë në shtabin kryesor të policisë. Pastaj, ata thirrën ndihmën e shpejtë, e cila e dërgoi Z. S në spital. Ditën e nesërme, Z. S përsëri paraqiti incidentin në shtabin kryesor, por ishte lëshuar pa asnjë fletëregjistrim mbi paraqitjen e tij. Më vonë, përmes një telefonate të dyshimtë, policia e kontaktoi atë dhe i tha se dikush po fshihej në banesën e tij, që nuk ishte e vërtetë.
(Ky incident është paraqitur në një OJQ lokale, e cila ofron konsultime, këshilla juridike, ndihmë dhe informata për viktimat dhe dëshmitarët e racizmit. Në këtë rast, Z. S. ka lejuar që t’i skadojë afati për të parashtruar ankesë pranë Bodit të Pavarur Administrativ.)
BURIMI: HTTP://WWW.ZARA.OR.AT/DOWNLOADS/RASS_REP_2001_E.PDF
PYETJET PËR DISKUTIM
1. Cila është porosia e kësaj ngjarjeje?
2. Cilat të drejta janë shkelur?
3. Çka do të mund të bënte Z. S. për t’i mbrojtur të drejtat e tij?
4. Pse policia veproi në këtë mënyrë?
5. Pse Z. S. nuk ka parashturar ankesë?
6. A përfshihen stereotipe dhe paragjykime ndaj një grupi të caktuar të njerëzve dhe nëse po, atëherë cilat janë ato?
7. A keni dëgjuar për incidente të ngjashme në vendin tuaj?
8. Cilat janë arsyet e njerëzve për të qenë racistë?
E DOMOSDOSHME TË DIHET
1. “DISKRIMINIMI – NJË LUFTË E PAFUND DHE E VAZHDUESHME PËR BARAZI”
Provoni të mendoni për ndonjë person të cilin ju e njihni dhe i/e cili/a gjatë gjithë jetës së tij/saj, nuk ka qenë ndonjëherë subjekt i ndonjë forme të diskriminimit! Do ta shihni se nuk do të mund të gjeni asnjë të tillë!
Parimi sipas të cilit të gjitha qeniet njerëzore kanë të drejta të barabarta dhe duhet të trajtohen njësoj, paraqet bazën e kuptimit të të drejtave të njeriut dhe rrjedh nga dinjiteti i barabartë njerëzor i çdo individi. Mirëpo, kjo e drejtë natyrore e barazisë, qoftë në të kaluarën ose tani, asnjëherë nuk u është ofruar të gjitha qenieve njerëzore në mënyrë të plotë.
Që nga fillimi i njerëzimit, diskriminimi, qoftë në një formë, qoftë në tjetrën ka paraqitur problem. Diskriminim është bërë gjithkund ndaj njerëzve autoktonë dhe ndaj minoriteteve, duke filluar nga pyjet e Ekuadorit, deri tek ishujt e Japonisë, në rezervate të Dakotës Jugore, pastaj kundër hebrenjve, kundër aborigjinëve të Australisë dhe romëve të Evropës. Kjo ndodh në Amerikë Veriore dhe në Evropë, e gjithashtu edhe në fise të ndryshme të Afrikës, u ndodh punëtorëve migrantë, refugjatëve si dhe azilkërkuesëve. Diskriminimi ndodh ndaj fëmijëve, femrave të cilat trajtohen si qenie njerëzore më pak të vlefshme, njerëzve të infektuar me HIV/AIDS, kundër atyre që kanë të meta fizike dhe psikike, si dhe kundër atyre me orientime të tjera seksuale. Kjo shfaqet madje edhe në fjalorin tonë të përditshëm, përmes së cilit ndonjëherë, me qëllim ose pa qëllim e veçojmë veten nga të tjerët. Diskriminimi shfaqet në aq shumë forma, sa që mund të supozojmë se secili në njëfarë forme dhe sasie ka qenë i prekur nga diskriminimi. Prandaj, vetëdijësimi për këtë çështje është esencial për ta përballuar atë në mënyrë efektive. Ky modul përqendrohet në disa nga format më serioze dhe më shkatërruese të diskriminimimt të bazuar në racë, ngjyrë, origjinë kombëtare, racizëm, diskriminim racor dhe sjellje të ngjashme, si ksenofobia dhe jotoleranca.
Marrë historikisht, ndryshimet biologjike qysh nga kohët e hershme janë përdorur për ta justifikuar ekzistimin e racave “superiore” dhe “inferiore” dhe me këtë qeniet njerëzore klasifikoheshin varësisht nga raca. Për shembull, teoritë e Çarls Darvinit (Charls Darwin) për evoluimin dhe mbijetesën e më të aftëve, janë përdorur për të justifikuar “shkencërisht” ekzistimin e superioritetit racor. Forma të ndryshme të diskriminimit dhe racizmit janë manifesuar edhe në sistemin e kastave në Indi, në Greqinë antike dhe te konceptet e superioritetit kulturor kinez. Më vonë, kjo parahistori e racizmit u dominua nga persekutimi i hebrenjve në mbarë botën. Sundimi kolonial i Spanjës gjatë shekujve XVI dhe XVII, paraqiti në “Botën e Re” (Kontinentin e Amerikës Jugore), shoqërinë moderne racore të kastave, ku pastëria e gjakut u bë parim kryesor. Viktima të këtij sisemi kanë qenë indianët dhe skllevërit e deportuar nga Afrika. Fuqitë koloniale aprovuan këto struktura dhe e krijuan si bazë për shoqëritë e tyre të kolonizuara. Në “botën e re”, si kontrast nga raca e bardhë e pronarit, shprehja “zezak” ka qenë sinonim për skllevërit e një race “inferiore”. Në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, ideologjia raciste u kultivua në një dimension tjetër. Pas Luftës Civile në Amerikë, nëpër shtetet e Konfederatës kishte trazira racore dhe të zinjtë terrorizoheshin nga Ku Kux Klan-i. Gjatë shekullit XIX, edhe kolonizatorët evropian shfrytëzuan këtë ideologji dhe akceptimin e gjerë të socializmit Darvinist për ta shtrirë dhe mbajtur dominimin e tyre në kontinentin Afrikan. Gjatë shekullit XX, u panë shumë forma ekstreme të racizmit: urrejtja racore e regjimit nazist në Evropë, diskriminimi racor i institucionalizuar në sistemin e aparteidit në Afrikë Jugore ose gjenocidet e motivuara në baza kombëtare dhe racore në ish-Jugosllavi dhe në Ruandë.
Sot, si rezultat i këtyre përvojave historike, ndalimi i diskriminimit është paraparë me shumë konventa ndërkombëtare dhe legjislacione kombëtare. Megjithatë, diskriminimi i bazuar në racë, ngjyrë, kombësi si dhe në besim fetar, gjini ose orientim seksual etj, paraqet ndër shkeljet më të shpeshta të të drejtave të njeriut në mbarë botën. @ Moduli për të Drejtat e Grave dhe Moduli për Liritë Fetare.
Diskriminimi dhe Siguria Njerëzore
Një ndër qëllimet kryesore të sigurisë njerëzore është ofrimi i kushteve të gjithë njerëzve për shfrytëzimin dhe zgjerimin e mundësive, zgjidhjeve dhe aftësive të tyre, duke qenë të lirë nga pasiguria. Diskriminimi i bazuar në çfarëdo baze, pengon njerëzit që në mënyrë të barabartë të ushtrojnë të drejtat dhe zgjidhjet e tyre dhe kjo rezulton jo vetëm në pasiguri ekonomike dhe shoqërore, por gjithashtu prek edhe vetërespektin dhe vetëvendosjen e personit të diskriminuar. Gjithashtu, diskriminimi racor dhe shkelja e të drejtave të anëtarëve të grupeve të nënshtruara, minoriteteve dhe punëtorëve migrantë, duhet të shikohen si shkaqe të konflikteve serioze dhe si rrezik të paqes dhe stabilitetit botëror. Njohja e dinjitetit të lindur dhe e të drejtave të barabarta, ashtu siç është deklaruar në Premabulën e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, të gjithë pjesëtarëve të familjes njerëzore, paraqet shtyllën për liri, drejtësi dhe paqe në botë. Prandaj, tejkalimi de facto i pabarazive të bazuara në racë, gjini, identitet kombëtar, religjion, gjuhë dhe kushte të tjera sociale, duhet të jenë prioritete të larta në agjendën e sigurisë njerëzore.
DEFINICIONI DHE PËRSHKRIMI I ÇËSHTJES
Për fillim, është shumë e rëndësishme që dy aspektet krysore të temës në fjalë të trajtohen dhe të kuptohen ndaras:
Qëndrimi ose Veprimi:
Ekziston një dallim i rëndësishëm mes besimit dhe mendimit personal në njërën anë dhe manifestimit faktik ose veprimeve, të cilat janë të motivuara nga ato qëndrime, në anën tjetër. Kuptimi i të parës përfshin vetëm sferën private të secilit individ, kurse i fundit përfshin veprimet, që prekin dhe ndikojnë edhe të tjerët. Përderisa këto qëndrime dhe opinione nuk manifestohen, ato nuk e lëndojnë askë, kështu që rrallëherë sanksionohen. Sidoqoftë, në praktikë qëndrimet dhe besimet raciste dhe ksenofobike shpesh rezultojnë në veprime të cilat ndikojnë negativisht te të tjerët dhe këto veprime mund të jenë: fyerjet, abuzimet verbale, poshtërimet, madje edhe agresionet fizike. Këto veprime mund të karakterizohen si diskriminime, të cilat nën disa kushte të caktuara janë të sanksionuara me ligj.
Kryesit e Diskriminimit – shteti ose individët:
Fusha tjetër e rëndësishme që do trajtuar është ajo që ka të bëjë me kryein ose shkaktuesin. Tradicionalisht, sistemi ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mekanizmat e ngjashme ligjore, dominohen nga ideja e sigurimit të individëve nga ndërhyrja e shtetit. Prandaj, kryesit kryesorë të diskriminimit (atij pozitiv dhe negativ) gjithmonë kanë qenë shtetet, deri sa diskriminimi ndërmjet individëve ka mbetur pak a shumë i parregulluar. Si rezultat i zhvillimeve të reja në luftën ndërkombëtare kundër racizmit dhe diskriminimit, ky perceptim ka ndryshuar kohët e fundit, duke rezultuar në një kuptim më të plotë të diskriminimit, marrë parasysh që shumë incidente diskriminuese shkaktohen mu nga personat privatë, pra nga kryesit joshtetëror.
ô€‚¾ SHEMBULL: Qëndrimi i përhapur te qiradhënësit për shfaqjen e mungesës së vullnetit për lëshimit e apartamenteve të tyre migrantëve, refugjatëve ose personave me lëkurë të zezë. Rregullorja për antidiskriminim është përfshirë edhe në sektorin privat, por megjithatë ende krijon shumë kundërthënie, duke lënë shpesh atë si një zonë të zbehtë ligjore, e cila nuk ka rregulla të qarta.
Diskriminimi Definicioni: Në përgjithësi, diskriminim konsiderohet çdo formë e dallimit, përjashtimit, kufizimit ose ndonjë preferimi, me qëllim të mohimit ose refuzimit të të drejtave të barabarta dhe mbrojtjes, si dhe paraqet mohim të parimit të barazisë dhe fyerje ndaj dinjitetit njerëzor. Varësisht nga arsyeja për trajtim të tillë, ne mund të flasim për “diskriminim në baza racore, kombëtare, ngjyre, gjinie, religjioni, orientimi seksual, etj”. Është shumë e rëndësishme të dihet se nuk mund të konsiderohet çfarëdo dallimi menjëherë edhe si diskriminim në kuptimin e abuzimit të të drejtave të njeriut. Përderisa ky dallim është i bazuar në kritere të arsyeshme dhe objektive, ai mund të justifikohet.

SHEMBULL: Pothuajse në të gjitha shtetet, punësimi në ushtri, polici, ose tek

autoritetet e tjera publike është i kufizuar vetëm për shtetasit.
Problemi është se si të definohen “kriteret e arsyeshme”. Çka do të thotë kjo në të vërtetë dhe a është e mundur që këto kritere të jenë të njëjtat për shoqëri të ndryshme? Pasi që barazia ligjore nuk nënkupton gjithmonë edhe barazinë faktike, këto paqartësi mund ta qartësojnë pse parimi i barazisë është një nga parimet më kontraverse të të drejtave të njeriut.
Tri elementet e diskriminimit: Në përgjithësi mund të indetifikohen tri elemente që janë të përbashkëta për të gjitha format e diskriminimit:

veprimet të cilat kualifikohen si diskriminuese, si dallimi, përjashtimi, kufizimi

dhe preferimi.

shkaqet e diskriminimit, pra karakteristikat personale si raca, ngjyra, prejardhja,

origjina kombëtare/etnike, gjinia, mosha, integriteti fizik etj.

qëllimet dhe/ose pasojat e diskriminimit, të cilat kanë për qëllim, parandalimin e

viktimave të ushtorojnë dhe/ose t’i gëzojnë të drejtat dhe liritë e tyre fundamentale. Më pastaj, duhet bërë një dallim ndërmjet diskriminimit të drejtpërdrejtë, (duke përshkruar qëllimin), ku kryesi dëshiron të diskriminojë personin ose grupin dhe diskriminimit të tërthortë (ose të lidhur me pasojat), ku, qartazi, një dispozitë neutrale ose ndonjë masë de facto, favorizon një person ose një grup në krahasim me të tjerët.

SHEMBULL për diskriminim të tërthortë:

Dyqanet zejtare të cilat nuk punësojnë njerëz me fustane të gjata ose kokë të mbuluar – këto dispozita neutrale, në praktikë në mënyrë disproporcionale mund të dëmtojnë anëtarët e një grupi të caktuar.
Karakteristika e tjera të rëndësishme të diskriminimit: Zakonisht grupi dominant, diskriminon grupin më pak të fuqishëm dhe numerikisht më të vogël. Dominimi mund të paraqitet ose në kuptimin e numrave (pra shumica kundër pakicës), ose në kuptimin e forcës (pra “klasa e lartë” kundër “klasës së ulët”). Përmes dominimit, njëri grup e trajton grupin tjetër si më pak të rëndësishëm dhe shpesh atij grupi ia mohon të drejtat e tyre themelore. Sipas Beti A. Rerdon (Betty A. Reardon) nga Universiteti i Kolumbisë (Columbia University), kjo do të thotë se “për ata që diskriminohen, diskriminimi paraqet mohimin e dinjitetit njerëzor dhe të drejtave të barabarta”. Një tjetër aspekt interesant është diskriminimi pozitiv, ose ashtu siç njihet “veprimi pozitiv” (“affirmative action”), shprehje e cila vjen nga SHBA-të. Kjo nënkupton masat e veçanta dhe të përkohshme të qeverisë, të cilat synojnë arritjen de facto të barazisë dhe tejkalimin e formave insititucionale të diskriminimit. Diskriminimi institucional u referohet ligjeve, politikave dhe zakoneve, të cilat sistematikisht rezultojnë në pabarazi dhe diskriminim në shoqëri, organizatë ose institucion. Masat e veprimeve pozitive, kanë qenë gjithmonë kontraverse, pasi që në momentin e caktuar ato gjithashtu nënkuptojnë favorizim të një grupi ndaj tjetrit dhe me qëllim të kompensimit të pabarazive të mëhershme, në kohën kur ato ndërmerren ndaj grupit të destinuar – p.sh. grave ose minoriteteve kombëtare u jepen mundësi të barabarta për gëzimin e plotë të lirive të tyre fundamentale, posaçërsht atyre nga fusha e arsimit, punësimit dhe biznesit. Keni parasysh se, pasi që ky lloj “diskriminimi” ndodh vetëm për një periudhë të caktuar kohore, ky lloj trajtimi preferues nuk duhet të konsiderohet si diskriminim, por duhet të shihet si masë e luftimit të diskriminimit.
Çka mendoni për këto masa?

A do të thotë se ndalimi i diskriminimit nënkupton vetëm trajtim të barabartë?

Çka mendoni për nocionin e mundësive të barabarta, që me qëllim të kompensimit të

trajtimit të pabarabartë nga e kaluara, ndoshta do të nënkuptonte trajtim të njerëzve të barabartë në mënyrë jo të barabartë, në situata të barabarta,?

Çfarë forme e veprimit do të ishte e justifikueshme – ndalimi apo favorizimi?

Racizmi Racizmi shkakton dëme, duke izoluar dhe lënduar njerëzit dhe duke shkaktuar ndarje mes komuniteteve. Sikurse racizmi aktiv, edhe akceptimi pasiv i privilegjeve të bazuara në racë, dëmtojnë shëndetin mental dhe fizik si të viktimës, ashtu edhe të kryesit të padrejtësisë racore. Shkaqet e racizmit ose jotolerancës së ngjashme, si dhe mjetet për kryerjen e tyre janë mjaft komplekse dhe përfshijnë, nënshtrimin dhe diskriminimin ligjor, disatvantazhin ekonomik dhe arsimor, anashkalimin social dhe politik, si dhe viktimizimin psikologjik.
Është mjaft interesant fakti se për shkak të konfliktit që ekziston ndërmjet pikëpamjeve të ndryshme mbi kuptimin e saktë dhe përfshirjen e racizmit, nuk ekziston një definicion i pranuar universalisht për racizmin. Racizmi mund të kuptohet si besim i vetëdijshëm ose i pavetëdijshëm për superioritetin natyral të një race mbi tjetrën, ose si një qëndrim dhe sistem i veprimeve që “tentojnë të vendosin regjim racor, ose një hierarki të përhershme të një grupi që besohet të jetë reflektim i ligjeve të Zotit”. Ky definicion i fundit për racizmin, qëndron ndërmjet pikëpamjeve për diskriminimin si koncept modern, i cili ka dalë nga teoritë shkencore mbi racën dhe kuptimit të tij si manifestim i organizimit fisnor antik. Si do që të jetë, shprehja racizëm nxit shumë diskutime, sepse vetë shprehja, vetvetiu supozon ekzistimin e racave të ndryshme, e që shkencërisht është konstatuar si e pasaktë. Sot, “raca” shihet më tepër si konstrukt social në të cilën theksi vihet më shumë në dallimet kulturore, sesa në karakteristikat biologjike, prandaj dikush mund të flasë për të ashtuquajturin “racizëm kulturor”, i cili në kohën e tashme, paraqet përshkrimin më adekuat të qëndrimeve aktuale të njerëzve të njohur si “racistë”. Racizmi si formë e të menduarit mund të jetë i dëmshëm, por nëse nuk manifestohet, atëherë nuk mund të sanksionohet. Kjo do të thotë se, idetë raciste nuk mund të karakterizohen si shkelje e të drejtave të njeriut, sepse liria e të menduarit dhe e besimit vetvetiu konsiderohen si të drejta shumë të rëndësishme. Vetëm nëse këto paragjykime dhe mendime çojnë në drejtim të politikave diskriminuese, zakoneve shoqërore dhe kulturore për ndarje grupore, atëherë mund të flasim për veprime diskriminuese racore të sanksionuara. Këto veprime mund të bëhen ose nga “raca mbizotëruese” duke krijuar regjim hierarkik, ose nga individët që ushtrojnë kontroll mbi të tjerët.
Varësisht nga forca e përdorur dhe marrëdhëniet ndërmjet viktimës dhe kryesit, racizmi shfaqet në nivele të ndryshme:

nivel personal (qëndrimet, besimet, vlerat e personale)

nivel ndërpersonal (sjelljet ndaj tjerëve)

nivel kulturor (vlerat dhe normat e sjelljes shoqërore)

nivel institucional (ligjet, zakonet, traditat dhe praktikat)

Ish-sistemi i apartedit i Republikës Jugafrikane, ku ligjet e apartedit në mënyrë srtukturore veçonin të zinjtë nga të bardhët, paraqet një shembull konkret të formës insititucionale të diskriminimit racor dhe racizmit. E Dobishme të dihet.
>>Një person i cili me vite ka qenë i lidhur me zinxhirë, nuk mund të sillet para vijës së fillimit të ri racor dhe t’i thuhet “tani je i lirë të garosh me të gjithë” dhe të vazhdosh të besosh se ke vepruar drejtë. Kështu që, nuk është e mjaftueshme vetëm të hapen dyert e mundësive. Të gjithë qytetarët tanë kanë të drejtë të kalojnë nëpër këto dyer . . . Ne nuk kërkojë . . . barazinë si të drejtë teorike, por barazinë si fakt dhe barazinë si rezultat.<<
PRESIDENTI I SHBA-ve, LINDON XHONSON (LYNDON JOHNSON), 1965
Diskriminimi Racor: “Konventa e OKB-së për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor” (CERD) e vitit 1965, përmban një definicion ligjor të plotë për diskriminimin racor, cili është përdorur si bazë e shumë definicioneve dhe insrumenteve që kanë të bëjnë me diskriminimin: Neni 1 thotë . . . Në këtë Konventë, shprehja “diskriminim racor” nënkupton çdo dallim, përjashtim, kufizim, ose preferencë që bazohet në racën, ngjyrën, prejardhjen ose origjinën kombëtare dhe etnike, që ka qëllim apo efekt të shkatërrojë ose të komprometojë njohjen, gëzimin ose ushrtimin, në kushte barazie, të të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore në fushat politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore ose në çdo fushë tjetër të fushës publike. Me hartimin e kësaj Konvente ( Standardet Ndërkombëtare, Implementimi dhe Monitorimi), Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara reagoi kundër akteve anti-semitike, e veçanërisht atyre në Gjermani, ku fotografitë shkatërruese të djegies së sinagogave nëpër qytetet gjermane, tronditën bashkësinë ndërkombëtare.
Dhuna racore e cila përfshin akte specifike të dhunës dhe ngacmimit të kryer kundër një individi ose grupi në bazë racore, ngjyre, prejardhjeje kombëtare ose origjine etnike, paraqet një shembull konkret të ndikimit të racizmit. Paraqitja e një grupi si kërcënim, është element kryesor i një mjedisi shoqëror dhe politik ku ndodhin aktet e dhunës, të bazuara në urrejtje. Racizmi dhe dhuna e motivuar racore janë paraqitur dukshëm në artikujt e gazetave ditore në gjithë botën, p.sh. në SHBA, lidhur me trazirat në Los Anxhelles (Los Angeles) për aktgjykimin e Rodnej Kingut (Rodney King) dhe pastaj për kontraversën gjatë gjykimit të Ou Xhej Simpsonit (O. J. Simpson).
Në dekadat e fundit të luftimit kundër racizmit dhe diskriminimit racor, është zhvilluar një kuptim më i gjerë për termin racizëm, duke përfshirë edhe pranimin se të gjitha shoqëritë e botës janë të prekura dhe të penguara nga racizmi. Bashkësia ndërkombëtare ka marrë detyrë për zbulimin e shkaqeve kryesore të racizmit dhe për të bërë thirrje për reforma të domosdoshme për parandalimin e shpërthimit të konflikteve racore ose të bazuara në diskriminimin racor. Fatëkeqësisht, me gjithë përpjekjet për heqjen e të gjitha politikave të bazuara në këtë fenomen, këto teori dhe praktika ende ekzistojnë dhe për më tepër, po marrin forma të reja, siç është politika mizore kriminale e quajtur “spastrim etnik”.
Ksenofobia Dikur ksenofobia është përshkruar si frikë morbide nga të huajt dhe nga shtetet e jashtme, por ajo gjithashtu karakterizohet nga qëndrimet, paragjykimet dhe sjelljet, të cilat shpesh refuzojnë, përjashtojnë dhe nënçmojnë personat, duke u bazuar në pikëpamjen se ata janë të ardhur ose janë të huaj për komunitetin, shoqërinë dhe identitetin kombëtar. Me fjalë të tjera, ajo është një ndjenjë e bazuar në pikëpamje dhe ide joracionale, të cilat shpiejnë drejt skenareve thjesht të mira ose të këqija.
Edhe pse dallimi mes racizmit dhe ksenofobisë mund të jetë i rëndësishëm për fushën juridike dhe akademike, ndikimi i sjelljeve dhe veprimeve raciste dhe ksenofobike në viktima janë gjithëherë të njëjta. Ajo ua rrëmben njerëzve potencialin dhe mundësitë për plotësimin e planeve dhe ëndrrave të tyre, dëmton seriozisht vetëbesimin dhe vlerësimin e tyre për veten, kurse në miliona raste kjo u ka kushtuar njerëzve edhe me jetët e tyre. Në veçanti, një ndikim shkatërrues i racizmit dhe diskriminimit racor mund të vërehet te fëmijët, sepse duke qenë dëshmitarë të racizmit, në mesin e tyre shaktohen ndjenja të forta të frikës dhe konfuzionit.
Gjatë Panelit Diskutues të OKB në New York, ku u diskutua lidhur me ndikimin e racizmit te fëmijët, një grua nga Çikago i tha audiencës se ajo përjetoi racizmin për herë të parë qysh në momentin kur kishte lindur, pasi që një motër medicinale në spital refuzoi që në lindjen e saj të vështirë të asistojë nënën e saj, sepse ajo për dallim nga motra medicinale vinte nga pjesa tjetër e vendit. Kur ajo u rrit, shpejt mësoi se prejardhja e saj, pra fisi nga vinte, gjuha që fliste dhe regjioni ku jetonte, influencuan çdo ngjarje që i ka ndodhur në jetën e saj, gjë që e kanë bërë atë qysh nga fëmijëria dhe më pas të ndihet e pavlefshme, e pasigurt dhe e paaftë.
Jotoleranca dhe Paragjykimet e Ngjashme
Jotoleranca: Universiteti Penn State (The Penn State University) në rregulloren e tij deklaron se jotoleranca është “një qëndrim, ndjenjë ose besim përmes së cilit një individ tregon përbuzje për indivdët ose grupin tjetër, duke u bazuar në karakteristika siç janë, raca, ngjyra origjina kombëtare, gjinia, orinetimi seksual ose besimet politike dhe fetare”.
Paragjykimi: Definicioni klasik i paragjykimit, është ai të cilin e ka dhënë i famshmi psikolog, Gordon Allport, i cili thekson se “paragjykimi është një antipati e bazuar në përgjithësime të gabuara dhe jofleksibile; mund të ndihet dhe shprehet; mund të drejtohet ndaj një grupi ose ndaj një individi të atij grupi.”
Të dy këto shprehje mund të jenë shumë lehtë motivim për çfarëdo veprimtarie diskriminuese. Thënë në përgjithësi, jotoleranca dhe paragjykimi shpesh shihen si baza dhe pika fillestare të sjelljeve të tjera “specifike”, siç janë racizmi dhe ksenofobia.
Nocioni i paragjykimit etnik është zhvilluar vonë, duke përshkruar antipatinë e bazuar në pretendimin e supremacisë kulturore të një grupi ndaj grupit tjetër. Për shembull, në kontekstin evropian, kjo është e shprehur në paragjykimet antiturke, antipolake ose antiruse. Meqenëse zakonisht sulmohen tiparet kulturore/fetare (qoftë të vërteta ose të imagjinuara) të një grupi, mund të shihen disa ngjashmëri me të kuptuarit e vonshëm të racizmit si “racizëm kulturor”. Zakonisht këto dy fenomene, paragjykimi dhe jotoleranca janë më të vështirat për t’u trajtuar dhe luftuar.
Në njërën anë ato përshkruajnë karakteristikat personale, të cilat përbëjnë një qenie njerëzore dhe në këtë mënyrë depërtojnë thellë në sferën private. Edhe nëse opinionet personale janë të ndryshueshme (përmes arsimimit, ngritjes së vetëdijes dhe dialogut), njeriu duhet të jetë i kujdesshmë që ta kuptojë se ku përfundon edukimi dhe kur fillon indoktrinimi.
Në anën tjetër është me rëndësi të dihet se ku duhet të “tërhiqet kufiri” mes tolerancës dhe jotolerancës, duke menduar se kur dhe për çka jemi të “lejuar” me qenë jotolerant ose sa larg duhet shkuar me tolerancë? Nuk duhen harruar vështirësitë me shprehjen “tolerancë”, pasi që ajo tregon ndjenjën e gabueshme të superioritetit në tolerimin e ekzistimit të tjerëve, por në të vërtetë nuk tregon mirëseardhjen ose respektimin e tyre.

Kush mund të vendosë për këtë?

A është krijuar ende ndonjë normë ose standard, i cili bën dallimin mes tolerancës dhe

jotolerancës dhe nëse jo, a është e mundur të krijohet?

A ekzistojnë dallime rajonale ose kulturore në pikëpamjen e këtyre normave?

Kufizimet dhe standardet e zhvilluara në kuadër të së drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut mund të përbëjnë një minimum të tillë, nën të cilin minimum ndodhen shoqëritë dhe pjesëtarët e tyre që i nënshtrohen jotolerancës dhe shkeljeve të të drejtave të tyre. Ekziston një pajtim i përgjithshëm lidhur me atë se racistët nuk lindin si të tillë, por zhvillohen, prandaj shkaku kryesor i racizmit është injorimi. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, më 21 mars 1999, në rastin e festimit të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor, tha: “injoranca dhe paragjykimi janë krijuesit e propagandës . . . Prandaj, misioni ynë është që të konfrontojmë injorancën me dije, ngurtësinë me tolerancë dhe izolimin duke zgjatur dorën e zemërgjerësisë. Racizmi mund, duhet dhe do të shpartallohet.”
Standardet ndërkombëtare
Leksionet e mësuara nga skllavëria, kolonizimi dhe posaçërisht nga Lufta e Dytë Botërore, çuan drejt inkorporimit të parimeve të mosdiskriminimit në shumë kushtetuta kombëtare dhe konventa ndërkombëtare. Konventa më e rëndësishme ndërkombëtare për diskriminimin racor është “Konventa Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor”, që është ratifikuar në vitin 1965. Kjo konventë është e bazuar në parimin e dinjitetit dhe barazisë dhe dënon çdo formë të diskriminimit racor, si dhe udhëzon shtetet të implementojnë gjitha masat e nevojshme për eliminimin e diskriminimit racor.
Shkallë të ndryshme të obligimeve lidhur me zbatimin e parimit të mosdiskriminimit aplikohen si ndaj shteteve, sektorëve privat, ashtu edhe ndaj individëve.

Obligimi për të respektuar: Në këtë kontekst, shteteve u ndalohet të veprojnë në

kundërshtim me të drejtat dhe liritë e pranuara fundamentale. Me fjalë të tjera, përderisa nuk ekziston ndonjë rezervë eksplicite ligjore, kjo ka të bëjë me obligimet shtetërore për “të mos vepruar”.

Obligimi për të mbrojtur: Ky element kërkon nga shtetet të mbrojnë individët nga

shkelja e të drejtave të tyre. Kur flitet për diskriminimin, kjo gjithashtu i referohet racizmit ndërmjet personave privatë, kështu që shteti brenda shoqërisë duhet të “luftojë” në mënyrë aktive edhe diskriminimin racor mes individëve. Sidoqoftë, ky obligim është shumë kontravers, pasi që prek sferën private të individëve dhe ende nuk është arritur ndonjë koncensus për atë se sa larg shtrihet ky detyrim.

Obligimi për të përmbushur: Ky obligim kërkon që shteti të ofrojë realizimin efektiv

të të drejtave të garantuara përmes masave adekuate ligjore, administrative, gjyqësore dhe faktike. Neni 5 i Konventës Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor (CERD) kërkon nga shtetet-palë të ndërmarrin masa për ndalimin dhe eliminimin e diskriminimit racor dhe për t’ua garantuar të gjithëve të drejtat e njeriut.
Detyrimet e sektorit privat (OJQ-të, mediat, etj.): Përveç qeverisë, një rol madhor për lufitmin e diskriminimit dhe racizmit ka edhe sektori privat. Pjestarët e saj përbëjnë pjesën më të madhe të shoqërisë dhe zakonisht diskriminimi dhe qëndrimi racist më së miri mund të konfrontohet brenda shoqërisë përmes qasjes së njohur si “nga fundi e lart”. Praktikat e mira
Programet arsimuese dhe mësimi: Racizmi, ksenofobia dhe qëndrimet e ngjashme, shpesh paraqiten në forma të lehta dhe tinzake, të cilat shpesh është vërtetuar se janë të vështira për t’u trajtuar dhe identifikuar, por që megjithatë ndikojnë që individët dhe komunitetet të ndihen të viktimizuar. Kjo mund të çojë te një vështrim i gabuar, se racizmi kryhet vetëm nga të tjerët, prandaj edhe është përgjegjësi e të tjerëve. Me qëllim që mendimet dhe besimet e tilla të konforontohet në mënyrë të suksesshme, racizmi duhet parë si sfidë e cila duhet të trajtohet përmes forcimit të kulturës së të drejtave të njeriut në të gjitha shtresat e shoqërisë. Kjo përfshin inkuadrimin sistematik të vlerave ndërkulturore, respektit, kuptimit të dallimeve racore, etnike dhe kulturore në kuadër të arsimimit të rinisë.
Gjatë procesit përgatitor të Konferencës Botërore Kundër Racizmit, janë raportuar edhe shumë shembuj të tjerë dhe ide interesante. Për shembull, në një numër të shteteve afrikane tani janë duke u bërë përpjekje për luftimin e paragjykimeve racore përmes librave shkollore dhe planprogrameve, ose në kuadër të iniciativës evropiane të propozuar, ku rrjetet shkollore përmes hartimit të kodeve të sjelljes, në objektivat e tyre edukuese kanë inkorporuar parime të qarta të mosdiskriminimit. Në shumë shtete ekzistojnë programet e shkëmbimeve shkollore, të cilat përkrahin studentët nga shtetet e ndryshme që të shkëmbejnë kulturat e tyre dhe të mësojnë gjuhët e njëri-tjetrit. Shumë qeveri dhe OJQ kanë përfshirë programe për mësimin e dallimeve kulturore, ku përmes materialeve shkollore për të drejtat e njeriut, përkrahet kuptimi i kontributit të secilës kulturë dhe të secilit komb.
Roli vendimtar i mediave: Fatëkeqësisht shumë radio dhe programe televizive në gjithë botën propagojnë diskriminimin dhe urrejtjen racore e etnike. Duke mos e haruar rolin e rëndësishëm të internetit, i cili është mjet i lehtësimit të shpërndarjes së informatave dhe opinioneve, fuqia e mediave mund të shihet p.sh. në rastin e “Radio Mille Collines” në Ruandë, e cila ka nxitur hututë të masakrojnë tutsit gjatë luftës civile të vitit 1994. Moduli për Trendet dhe Lirinë e Shprehjes.
3. PERSPEKTIVAT NDËRKULTURORE DHE ÇËSHTJET KONTRAVERSE Racizmi dhe diskriminimi racor janë probleme globale që manifestohen në mënyra të ndryshme. Edhe pse fjala racizëm spontanisht kuptohet si diskriminim i të bardhëve ndaj jo të bardhëve, nuk ekziston ndonjë shoqëri e cila mund të deklarojë se është plotësisht e lirë nga çdo formë e racizmit. Antisemitizmi, diskriminimi racor ose superioriteti i keqkuptuar janë më tepër të manifestuara në hemisferën perëndimore, por kjo nuk përjashton ekzistimin e racizmit në Azi, Afrikë dhe në Amerikën Latine. Për shembull, në Japoni, koreanët për shkak të prejardhjes së tyre koreane nuk kanë të drejtë të mbajnë pozita publike. Deri vonë, minoriteti kinez në Indonezi nuk ka mundur ta festojë në mënyrë të hapur Vitin e Ri Kinez, dhe sistemi kastor në Indi, i cili, edhe pse shpesh përshkruhet si “unik gjatë historisë”, duke organizuar dhunime masive dhe masakra nga kastat më të larta, diskrimininon në mënyrë të rëndë të paprekurit. Po ashtu, janë mirë të njohura pikëpamjet e shumicës së kinezëve Han për minoritetet tibetane ose mongole si “barbarë, të ndotur, primitivë dhe të mbrapshtë”.
Shtetet afrikane nuk janë më të mira në këtë drejtim; mijëra aziatikë janë ndjekur nga Afrika lindore dhe qendrore përmes politikave të ashpra raciste. Për shembull, “Akti i Licensimit Afarist të Kenisë, Ugandës dhe Zambisë”, rezervon aktivitetet e caktuara biznesore vetëm për qyterarët e tyre dhe i lejonte aziatikët të vepronin vetëm në bazë të liensimit, i cili duhej ripërtërirë për çdo vit. Përfundimisht, nuk duhet harruar diskriminimi që ekziston mes fiseve, ku anëtarët e fiseve minoritare që nuk u takojnë fiseve shumicë të cilat sundojnë, gjatë jetës së tyre të përditshme përballen me sulme racore, diskriminim dhe disavantazhe kërcënuese.
Në Evropë, diskriminimi i romëve (sipas llogarive të përafërta afër tetë milionë jetojnë në gjithë kontinentin evropian), i cili është lënë anash, paraqet një ndër problemet më serioze dhe më të fshehta të të drejtave të njeriut në Evropë. Duke qenë se gjatë pjesës më të madhe të historisë së tyre kanë qenë nomadë, romët në disa shtete zakonisht janë detyruar të asimilohen, në disa vende është ndaluar përdorimi i gjuhës së tyre dhe prindërve u janë marrë fëmijët nga përkujdesi. Sot, bashkësitë e romëve ende përjetojnë diskriminim në shumë sfera të jetës, përfshirë, punësimin, strehimin, arsimimin, qasjen në drejtësi ose në shërbimet shëndetësore.
Një tjetër aspekt interesant dhe i rëndësishëm, i cili ka dalë gjatë Konferencës së tretë Botërore Kundër Racizmit në Duran, në vitin 2001, ka të bëjë me kuptimin e fjalës “racizëm” në Afrikë në njërën anë dhe Evropë/Amerikë Veriore në anën tjetër. Përpjekja e shteteve evropiane për ta larguar fjalën “racë” nga protokoli, pasi që një gjë e tillë është vërtetuar shkencërisht si jo e saktë, është kritikuar fuqishëm nga delegacionet afrikane dhe karaibike, të cilat argumentuan se kjo provë e okupimit kolonial tentohet të çrrënjoset vetëm tani kur shtetet perëndimore nuk shohin më asnjë përparësi nga këto ‘kategori superiore’.
Një moment tjetër shumë emocional gjatë Konferencës Botërore ka qenë mospajtimi mes grupeve të ndryshme se varësisht nga definimi i komunitetit të hebrenjve si grup etnik ose religjioz, antisemitizmi a të definohet si formë e racizmit apo jo. Kjo dilemë (përverveç të tjerash) ka mbetur e pazgjidhur dhe ende është një çështje shumë e debatuar gjatë takimeve të ndryshme ndërkombëtare.
Antisemitizmi ka qenë shumë i përhapur në historinë bashkëkohore evropiane, deri në ditët e sotme. Kjo urrejtje, dhe ndonjëherë formë e dhunshme e armiqësisë së shfaqur ndaj hebrenjve, të cilët shihen si një grup i ndryshëm religjioz ose minoritar, sot është më e gjallë se kurdoherë ndoshta vetëm pse është e fshehur më mirë dhe shprehet në formë të mbuluar. Në fillim të shekullit XX, me paraqitjen e fashizmit, antisemitizmi u bë pjesë e ideologjisë së tij. Gjatë Holokaustit të kryer nga regjimi nazist, afër 6 milion hebrenj janë vrarë në mënyrë sistematike vetëm pse ishin hebrenj. Fatëkeqësisht, edhe sot sulmet kundër bashkësive dhe trashëgimisë hebreje nuk janë të rralla dhe një numër i grupeve neonaziste në mënyrë të hapur shfaq pikëpamjet e tyre antisemitike. Për më tepër, rritja e numrit të faqeve në internet dhe materialit të përhapur për glorifikimin e propagandës naziste, po u kontribuojnë këtyre zhvillimeve brengosëse për mbarë botën.
4. ZBATIMI DHE MONITORIMI Fakti se diskriminimi është një ndër format më të shpeshta të shkeljeve të të drejtave të njeriut, tregon sa ka mbetur të bëhet ende punë në këtë fushë. Në parim, implementimi i instrumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut është përgjegjësi e shtetit, kështu që instrumentet të cilat e luftojnë diskriminimin, duhet të ratifikohen dhe implementohen nga shtetet si dhe shtetet anëtare. Sidoqoftë, një implementim efektiv i standardeve ndërkombëtare, mund të garantohet vetëm nëse ekzistojnë sisteme efekive për monitorim dhe mekanizma të forta për zbatim.
Pëveç theksimit të detyrimeve të shteteve nënshkruese, Konventa për Eliminimin e Diskriminimit Racor, gjithashtu ka themeluar Komitetin për Eliminimin e Diskriminimit Racor (CERD), i cili ishte organi i parë i OKB-së, për monitorimin dhe rishikimin e implementimit të Konventës dhe për promovimin e implementimit të fuqishëm të saj. Ky sistemi i krijuar, përbëhet kryesisht nga tri procedura: procedura raportuese, e cila është e obligueshme për të gjitha shtetet palë, pocedura e ankesave të shteteve ndaj shteteve, e cila është e hapur për të gjitha shtetet palë dhe e drejta e peticionit, komunikatat nga individët ose grupet që gjenden në jurisdiksionet e shteteve palë, e që pretendojnë se janë viktima të shkeljeve.
Pasi që, gjatë dekadave të fundit shfaqja e racizmit dhe ksenofobisë ka shënuar rritje, bashkësia ndërkombëtare ka shtuar përpjekjet e saj për luftimin e këtij fenomeni. Komisioni për të Drejtat e Njeriut ka emëruar Raportuesin Special për Format Bashkëkohore të Racizmit (momentalisht është Z. Doudou Diene nga Senegali), duke kërkuar nga ai të shqyrtojë incidentet e formave bashkëkohore të racizmit dhe diskriminimit racor.
Tjetër instrument i rëndësishëm për monitorim është ombudspersoni antidiskriminues dhe antiracor; zakonisht këta ombudspersona janë të themeluar në nivel kombëtar dhe luajnë rol të rëndësisëm në dokumentimin e incidenteve diskriminuese, për të informuar lidhur me rregullativat kombëtare dhe ndërkombëtare dhe për të kërkuar mjeteve të mundshme.
Gjatë dekadave të kaluara, mekanizmat dhe instrumentet ndërkombëtare janë përdorur më shumë për të monitoruar dhe zbatuar parimet antidiskriminuese. Rëndësia e strategjive parandaluese siç janë, sistemet e paralajmërimit të hershëm, mekanizmat parandaluese të vizitave, procedurat urgjente, informimi i masave të gjera dhe arsimimi, kanë qenë të injoruara për një kohë të gjatë, pasi që prekin këto fenomene në origjinën e tyre dhe kështu janë neglizhuar përgjigjet më efektive ndaj racizmit dhe diskriminimit.
Në vitin 2001, në FBI të SHBA, janë raportuar 9721 incidente penale të motivuara nga paragjykimi: a. të motivuara nga paragjykimi racor 44.9%
b. të motivuara nga origjina etnike/kombëtare 21.6%
c. të motivuara nga jotoleranca fetare 18.6 %
d. paragjykime të motivuara nga orientimi seksual 14.3%
e. paragjykime të motivuara nga paaftësia 0.4%
BURIMI: UNIFORM CRIME REPORT, HATE CRIME STATISTICS, FEDERAL BUREAU OF INVESTIGATION, 2001
>>Shpesh është më lehtë të zemërohesh nga padrejtësitë që ndodhin në gjysmën tjetër të botës, sesa nga shtypjet dhe diskriminimi që ndodh një gjysmë rruge larg nga shtëpia jonë.<<
KARL T. ROUVAN (CARL T. ROWAN)
Zbraztësira ndërmjet “ligjit në libër” dhe “ligjit në praktikë”: Konventat, deklaratat dhe planet e veprimit të ratifikuara janë vetëm një hap drejt një strategjie të vërtetë për luftimin e racizmit dhe diskriminimit. Nëse ato nuk aplikohen dhe implemetohen tërësisht në praktikë, ndikimi i tyre është i kufizuar. Për një implementim efektiv, është i nevojshëm vullneti i fortë politik që në praktikë shpesh ka gjetur vend për interesa ë tjera politike. Në këtë kontekst, nuk bën të nënçmohet roli i rëndësishëm i organizatave joqeveritare dhe atyre të komunitetve për zhvillimin e fushatave dhe projekteve të gjera, si dhe lobimit dhe vendosjes së presionit mbi qeveritë për përmbushjen e obligimeve të tyre kombëtare dhe ndërkombëtare.
Çka mund të bëjmë ne? Sfida e vërtetë nuk është mbrojtja ose penalizimi, por parandalimi i diskriminimit, që do të thotë të ndalohen aktet diskriminuese para se të ndodhin. Prandaj, është e domosdoshme të trajtohen qëndrimet, besimet, veprimet dhe sjelljet pasuese. Kjo detyrë e vështirë mund të arrihet vetëm përmes arsimimit institucional për të drejtat e njeriut, informimit lokal përmes qasjes poshtë-lart dhe pjesëmarrjes së plotë të autoriteteve vendore në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë relevant joshtetëror.
Të qenit vëzhgues i akteve diskriminuese dhe racore: Është e rëndësishme të zhvillohet guximi moral, ndërhyrja në rast se ka nevojë, paraqitja e rasteve ose incidenteve të vërejtura tek autoritetet kompetente, si dhe realizimi i qasjes ndaj mjeteve vendore dhe ndërkombëtare në disponim, siç janë, ombudspersoni kombëtar ose CERD e OKB-së. Në përgjithësi, çdo individ në mjedisin e tij mund të hulumtojë rrugët përmes të cilave organizatat e bashkësive mund të punojnë bashkërisht për promovimin e marrëdhënieve pozitive racore dhe inkurajimin e dialogut mbi racizmin dhe të drejtat e njeriut.
E DOBISHME TË DIHET
1. PRAKTIKAT E MIRA

Kodet Vullnetare të Sjelljes në Sektorin Privat. Shumë kompani multinacionale

(p.sh. Nike, Reebok, Daimler Chrysler, Volkswagen, Hennes & Mauritz) kanë nxjerrë me vetiniciativë kode të sjelljes për vete dhe partnerët e tyre, mes tjerash me qëllim të parandalimit të diskriminimit të motivuar racor.

Luftimi i racizmit në Ligën Evropiane të Futbollit. “Unioni i Shoqatës Evropiane

të Futbollit” (UEFA), ka nxjerrë planin dhjetë-pikësh të veprimit, duke numëruar masa të ndryshme që kërkohet të ndërmerren nga klubet, për promovimin e fushatave antiracore mes adhuruesve, lojtarëve dhe zyrtarëve. Plani parasheh masa siç janë, zbatimi i masave disiplinore kundër lojëtarëve që involvohen në abuzime racore, ose bërjen e deklaratave publike që dënojnë racizmin i cili brohoritet gjatë takimeve. Për më tepër, UEFA përkrah financiarisht “Rrjetin e Futbollit Kundër Racizmit në Evropë” (FARE). Ky rrjet përkrah dhe koordinon veprimet për luftimin e racizmit dhe ksenofobisë në futbollin evropian, si në nivelin vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Abolicioni i Aparteidit. Në rastin “AZAPO kundër Presidentit të Republikës

Jugafrikane” në Komisionin e Pajtimit dhe të Vërtetës të Afrikës së Jugut, atëherë zëvendëspresidenti i Gjykatës Kushtetuese, Gjyqtari Mahomed theksoi se, “për dekada me radhë, historia e Afrikës së Jugut ka qenë e dominuar nga konflikti i thellë mes minoritetit të bardhë, i cili rezervoi për vete konrollin mbi të gjitha instrumentet politike të shtetit dhe mes shumicës së zezë që vazhdoi t’i rezistojë atij dominimi. Të drejtat fundalemtale të njeriut u bënë shkaku kryesor i këtij konflikti, pasi që rezistenca e të dënuarve nga refuzimet e tyre është ndeshur nga ligjet e hartuara për të kundërshtuar efektivitetin e rezistencës së tillë (. . . ).” Shkurt, pasi që Partia Nacionale erdhi në pushtet në vitin 1948, ajo filloi të nxjerrë ligje me qëllim të mbajtjes ndaras (apart) të racave në Afrikën e Jugut dhe krijoi “Aparteidin”. Të bardhët gëzonin trajtim superior në çdo sferë të jetës. Përfundimisht, të dyja palët e kuptuan se Afrika e Jugut po zhytej në humnerë dhe negociatat për një Afrikë të Jugut demokratike filluan menjëherë, pasi Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC) dhe lëvizjet tjera për liri u lejuan të zhvillojnë veprimtarinë e tyre, si dhe kur në shtator të vitit 1990 u lirua nga burgu lideri i famshëm, e më vonë presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela. Në prill të vitit 1994, pas kalimit të më shumë se tre shekujve nën kolonizim dhe shtypje, u mbajtën zgjedhjet e para demokratike.
Është e qartë se efektet e diskriminimit ende janë të dukshme dhe sigurisht se duhet të kalojnë edhe breza të tjerë për t’u zhdukur, por janë vendosur bazat me Kushtetutë dhe Ligjin për të Drejta, të cilat në mënyrë të qartë e ndalojnë diskriminimin e padrejtë.
2. TRENDET

Marrëdhënia mes varfërisë, racizmit dhe ksenofobisë

Një marrëdhënie potenciale mes varfërisë, racizmit dhe ksenofobisë mund të konsiderohet në mënyra të ndryshme. A e shkaktojnë varfërinë racizmi dhe ksenofobia? Dhe për më tepër, a dërgon varfëria drejt formave aktive ose pasive të racizmit ose ksenofobisë? Përgjigje të qëndrueshme për këto pyetje nuk ekzistojnë; interpretimet dhe vështrimet për këtë dallojnë mes vete në mënyrë drastike. Sidoqoftë, numri i ekspertëve që konfirmojnë një lidhje të tillë është duke u rritur.
Në shumë pjesë të botës varfëria është çështje e prejardhjes etnike. Në bazë të Departamentit Shtetëror të SHBA-ve për Bujqësi, afro-amerikanët dhe hispanikët përballen tri herë më shumë sesa të bardhët me pasiguri ushqimore dhe uri. Minoritetet imigruese në gjithë botën përballen me nevoja të ndryshme. Mjaft shpesh duket se racizmi është shkas i këtyre rrethanave (p.sh. kufizimit i pjesëmarrjes së barabartë në tregun e punës).
Një çështje mjaft kontraverse është debati për ekzistimin e tendencave më të mëdha raciste te klasat më të varfëra të shoqërisë. Disa ekspertë mendojnë se arsimimi i ulët është më i përhapur te popullata më e varfër. Më pas, ata konkludojnë se me gjithë ekzistimin e sigurt të racizmit ndër “klasat e larta me arsimim më të lartë”, varfëria e ndërlidhur me arsimin të ulët, krijon probabilitet më të lartë për sjellje raciste. Sidoqoftë, ky lloj racizmi në të cilin duket se lufta për ekzistencë është motivi kryesor shikohet si sjellje e veçantë dhe jo ideologjia raciste.
Racizmi në internet
Interneti është bërë forum për më shumë se 300 milion përdorues potencial në gjithë botën. Ai paraqet një medium të rëndësishëm për të gjithë pjesëtarët e shoqërisë. Por, potenciali i të ashtuquajturit “super-autostradë” për të informuar dhe argëtuar në nivel botëror, gjithashtu ka edhe anën e errët të tij. Organizatat dhe grupimet raciste e ekstremiste, kanë mësuar shpejt si ta përdorin këtë medium dhe si t’i shfrytëzojnë përparësitë e tij. Racizmi në internet paraqet një problem i cili është në rritje. Ashtu siç është potencuar në raportin vjetor të vitit 1999, të Qendrës Evropiane Monitoruese për Racizëm dhe Ksenofobi (EUMC), në vitin 1995 ka qenë vetëm një faqe e internetit që ka nxitur urrejte racore. Deri në nëntor të vitit 1997, janë shfaqur afër 600 faqe të tilla, kurse në janar 1999 janë numëruar afër 1429 faqe të internetit që ka nxitur urrejtje racore. Mbetet e paqartë edhe sa faqe të tilla ekzistojnë e që mbeten të pazbuluara. Luftimi i ekstremizmit në internet paraqet vështirësi të mëdha teknologjike dhe juridike. Materiali për racizmin në internet pritet të bëhet ilegal, pasi që Këshilli i Evropës ka votuar për miratimin e “Protokolit Shtesë të Konventës për Krime Kompjuterike”. Ky protokol i ri, i cili penalizon “aktet e natyrës raciste dhe ksenofobike të kryera përmes sistemeve kompjuterike” shpresohet se do të shërbejë si model për zhvillime të mëtutjeshme në këtë fushë.
Antiislamizmi: Pasojat e 11 shtatorit 2001
Vetëm gjatë javës së parë që pasoi sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në territorin e SHBA-ve, janë raportuar 540 sulme ndaj arabo-amerikanëve dhe së paku 200 sulme mbi Sikhs-it (pasardhësit e Indanëve), në krahasim me 600 sulmet e raportuara ndaj araboamerikanët gjatë tërë vitit 2001 (Crisis Response Guide, Amnesty International, 2001). @ Moduli për Liritë Fetare.
Në Evropë numrat janë të ngjashëm. Në lidhmëri me këto fakte, artikulli i cili pason duhet të shihet si një shembull i personalizuar ilustrues dhe si pikë fillestare për diskutim: (Pjesë nga intervista e një gazetari amerikan me një grua të re nga Bangladeshi e cila ka shtetësinë e SHBA-ve):
(. . .) Sima (Seema) është 18 vjeç dhe është maturante e re. E lindur në Bangladesh, ajo ka kaluar gati gjysmën e jetës së saj në këtë shtet, në Woodside, Queens. Ajo është e vogël, serioze dhe si fëmija më i madh nga tre fëmijët e një familjeje imigrante, ashtu siç e pranon edhe vetë, ajo ka shkallë mjaft të lartë të përgjegjësisë. Ashtu si thotë, për çdo hap që ndërmerr, ajo brengoset se si do të ndikojë kjo në familjen e saj (. . .). Anglishtja e Simas është tipike e Queensit edhe pse vërehet një nuancë e Bengalit. Ajo është qytetare e SHBA-ve. Por në të vërtetë, ajo thotë se nuk mund të mendojë për veten si një amerikane. Ajo thotë ‘së pari Bengale’, para se të shpjegonte se çka sipas saj e përbën një amerikan (. . .). Pyetjeve lidhur me atë se çka e përbën një amerikan, gjithmonëui kanë ngurruar vajzat si ajo. Është 11 shtatori dhe pasojat e tij, që kanë sjellë këto vajza në një situatë të ngushtë si kjo. Për javë të tëra pas këtyre sulmeve, vajzat myslimane të cilat ajo i njihte i hoqën shamitë. (Sima është myslimane por nuk mbulohet.) Djemtë i rruan mjekrat e tyre. Të tjerët ishin rrahur pse mbanin turban; e nuk ishin fare myslimanë. Babai i saj, punëtor në një restaurant firkësohej se do të humbte punën. Nëna e saj frikësohej të ecte në rrobat e tyre tradicionale nga stacioni i metros deri te shtëpia. Ndërsa shkolla ishte më e keqja nga të gjithë. Simas i kujtohet se njëherë deri sa një profesor përkrahte bombardimin e Afganistanit, ajo kishte ngritur dorën të thotë diçka për fatin e civilëve afganë, ndërsa ajo ishte përqeshur nga shokët e klasës. Një mësues tjetër tha për një simpatizues të Talibanit nga Kalifornia, Xhon Vallker Llindin (John Walker Lindh), se kishte rënë nën ndikimin e magjisë islame. Sima ishte shtangur. Ajo tha se ‘Islami nuk është ndonjë shtrigë, ose ndonjë magji’ (. . .).
BURIMI: FRAGMENT NGA NJË ARTIKLL I NEW YORK TIMES-it, 7 KORRIK 2002, “BEARING THE WEIGHT OF THE WORLD, BUT NOT ON SUCH NARROW SHOULDERS”, BY SOMINI SENGUPTA (NYT), ORIGNAL 831 WORDS
PYETJET PËR DISKUTIM

Cilat të drejta janë shkelur në këtë tregim?

Çka do të mund të bënin viktimat e tilla për t’i përfituar sërish këto të drejta?

Çfarë e keni pyetur ju veten pas sulmeve të 11 shtatorit?

A mendoni se ngjarjet e 11 shtatorit duhet t’i ndryshojnë të drejtat e njerëzve?

Kush vendos se cilat të drejta aplikohen ndaj njerëzve të caktuar?

3. KRONOLOGJIA Hapat kryesor në hisorinë e luftimit të diskriminimit racor:
1945 Karta e Kombeve të Bashkuara (Neni 1, paragrafi 3)
1948 Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, e OKB-së (Neni 1, 2)
1963 Deklarata për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor
1965 Konventa Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor (CERD)
1973 Konventa Ndërkombëtare për Ndalimin dhe Dënimin e Krimit të Aparteidit (Neni 1, paragrafi 1)
1978 Deklarata e UNESCO-s mbi Racën dhe Paragjykim Racor
1978 Konferenca e Parë Botërore e Gjenevës për Luftimin e Racizmit dhe Diskriminimit Racor
1983 Koferenca e Dytë Botërore e Gjenvës për Luftimin e Racizmit dhe Diskriminimit Racor
1998 Statuti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale
2002 Koferenca e Tretë Botërore e Gjenvës për Luftimin e Racizmit dhe Diskriminimit Racor, Ksenofobisë dhe Jotolerancës së Ngjashme (Deklarata dhe Programi i Veprimit)
AKTIVITETE TË ZGJEDHURA
AKTIVITETI 1. “TË GJITHA QENIET NJERËZORE LINDIN TË BARABARTA”
PJESA I. HYRJE
Bisedat për diskriminimin, mund t’ua sqarojnë njerëzve origjinën dhe mekanizmat e tij, por kurrë nuk mund të jenë aq impresive dhe arsimuese sikurse është përjetimi i ndjenjës së viktimës së diskriminimit. Kështu që, ky aktivitet u mundëson pjesëmarrësve ta identifikojnë diskrimnimin dhe ta përjetojnë vetë atë.
PJESA II. INFORMATA TË PËRGJITHSHME PËR USHTRIMIN
Forma e aktivitetit: një ushtrim i vetëm
Qëllimet dhe Synimet: dhënia e mundësisë pjesëmarrësve të mësojnë për diskriminimin si intelektualisht, ashtu edhe emocionalisht.
Grupi i synuar: të rriturit e rinj dhe të rriturit
Madhësia e grupit/organizimi shoqëror: 15 – 20
Kohëzgjatja: 30-60 minuta
Materiali: gjëra për selektim të rëndomtë, shkumës, tabelë dhe lapsa Aftësitë e përfshira:

marrja në konsideratë e të gjitha aspekteve

identifikimi me veten

PJESA III: INFORMATA SPECIFIKE PËR USHTRIMIN
Përshkrimi i aktivitetit/ Instruksionet

Ndaj pjesëmarrësit në grupe të vogla. Kërko nga gjysma e grupeve të numërojnë së

paku pesë avantazhe dhe disavantazhe të të qenurit femër ose pjesëtar i një grupi minoritar, ose anëtar i një minoriteti seksual. Kërko nga të tjerët të bëjnë të njëjtën për meshkuj ose anëtarëtë një shumice etnike, ose heteroseksualë.

Shëno rezultatet në tabelë dhe pyet të gjithë grupin që, duke u bazuar në shkallë nga

1-5, të rangojnë secilin nga këto elemente se sa janë të rëndësishme për jetën e një individi (5 nënkupton “shumë e rëndësishme”, 1 nënkupton “jo e vlefshme”)

Vizato një vijë në dysheme dhe kërko nga pjesëmarrësit të qëndrojnë pas saj. Sqaro

për pjesëmarrësit se ata janë të porsalindur dhe fillojnë jetët e tyre “të lirë dhe të barabartë”. Pastaj kërko nga secili pjesëmarrës ta shënojnë me një letër, nëse janë “femër”ose ”mashkull”, “anëtar i grupit shumicë” ose “anëtar i grupit pakicë”.

Pastaj lexo një nga një avantazhet dhe disavantazhet e secilit grup dhe gjithashtu shto

edhe vlerësimin e secilit grup. Anëtarët e grupit të caktuar duhet ta bëjnë një hap para ose pas varësisht prej vlerësimeve (p.sh. një avantazh me vlerësim 5 nënkupton se anëtarët e grupi duhet të bëjnë pesë hapa para, disavantazhi me vlerësim 3 nënkupton tre hapa prapa për grupin). Pjesëmarrësit nuk duhet të flasin gjatë këtij aktiviteti.

Kur shihet një hapësirë e madhe mes grupeve, ndale leximin dhe kërko nga

pjesëmarrësit të kthehen me fytyrë nga njëri-tjetri dhe të shikohen. Pyete njërin nga secili grup: Si ndihesh në pozitën tënde? A dëshiron t’i thuash diçka personit të grupit tjetër? Si do të ndiheshe po të ishe në grupin tjetër? Vlerësimi: Mblidhuni në rreth dhe kërko nga pjesëmarrësit të përmbledhin me fjalë se çka kanë ndier dhe çka kanë menduar gjatë aktivitetit. Këshilla metodologjike: Kujdesuni të theksoni aspektet plotësuese dhe arbitrare për diskriminimin, nëse pjesëmarrësit nuk e prekin këtë çështje. Sygjerime për vndryshim: Ky aktivitet mund t’i përshtatet çfarëdo teme ose grupi punues varësisht nga pyetjet e parashtruara. PJESA IV. VAZHDIMI
Të drejtat dhe fushat e tjera për hulumtim: të drejtat e njeriut në përgjithësi, të drejtat e grave, të drejtat e minoriteteve.
BURIMI: E ADOPTUAR NGA “METHODOLOGIES FOR HUMAN RIGHTS
EDUCATION”. HUMAN RIGHTS RESOURCE CENTER, UNIVERSITY OF MINNESOTA
AKTIVITETI II. “QËLLO KUSH VJEN PËR DARKË”
PJESA I: HYRJE
Janë të pakët ata njerëz të cilët mendojnë për veten si racisëa, por kur vjen deri te çështjet familjare . . . çka do të thoshin prindërit tuaj nëse do ta sillnit një djalë ose vajzë që ka ngjyrë tjetër nga ju në shtëpi (ose të një besimi tjetër fetar, orientim tjetër seksual, me të meta . . . )?
Forma e aktivitetit: Improvizim (Luajtje e roleve)
PJESA II: INFORMATA TË PËRGJITHSHME PËR IMPROVIZIMIN
Qëllimet dhe Synimet

Theksimi i rolit të familjes në krijimin dhe transmetimin e vlerave.

Analizmi i porosive që të rinjtë i marrin në familjet e tyre.

Analizimi i vlerave të cilat qëndrojnë pas atyre porosive.

Grupi i synuar: të rriturit e rinj
Madhësia e grupit/organizimi shoqëror: 8 – 30 njerëz
Kohëzgjatja: 45 – 60 minuta
Përgatitja: Programi i roleve (nëse nuk janë përgatitur nga vetë pjesëmarrësit) Matriali: Letra dhe lapsa për vëzhguesit special.
Aftësitë e përfshira: Aftësi sociale: dëgjimi i të tjerëve, aftësia për të pyetur, aftësi për zgjidhjen e problemeve; aftësi për mendim kritik: arsyetim logjik, kritikë analitike. PJESA III: INFORMATA SPECIFIKE PËR IMPROVIZIMIN
Instruksionet (një variant i mundshëm: Një familje e bardhë, prindërit dhe dy fëmijë, vajza 25 vjeç dhe i dashuri i vajzës nga një vend afrikan).
Ia sqaro grupit se kanë obligim të përgatisin dhe të luajnë një shfaqje për një “situatë familjare”: vajza ua komunikon prindërve lajmin se do të jetojë me të dashurin e saj. Kërko nga pjesëmarrësit të imagjinojnë një bisedë mes vajzës së re, prindërve të saj, motrës, vëllait dhe të dashurit të saj. Pastaj, ndaje grupin në grupe më të vogla, varësisht prej numrit të roleve të parapara. Secili grup i vogël duhet të krijojë rolin për njërin anëtar të familjes dhe të zgjedh personin i cili do ta luajë atë rol.
Ekzekutimi i rolit
Për secilin rol kërko nga një vullnetar të cilët do të bëhen vëzhgues special, në mënyrë që të marrin shënime për të gjitha argumentet që ai ose ajo përdor. Pjesa tjetër e grupit janë vëzhgues të rëndomtë. Vendosi karriget (varësisht se sa role janë) në mesin e dhomës, e cila paraqet dhomën e ditës ose hapësirën ku zhvillohet biseda familjare. E jep sinjalin për të filluar diskutimin dhe pas afër 15 minutave, varësisht se si është duke u zhvilluar e jep edhe një sinjal që tregon fundin.
Vlerësimi
Fillimisht lejo secilin interpretues të shpjegojë se si është ndier gjatë këtij improvizimi. Pastaj kërko nga vëzhguesit special të lexojnë me zë të gjitha argumentet që janë përdorur nga interpretuesit. Pas kësaj mund të filloni diskutimin. Gjatë diskutimit mund të parashtoni pyetje nga prapavija shoqërore, kulturore, e identiteve gjinore, homoseksualitetit (çka nëse ajo do ta sillte të dashurën e saj, ose djali të dashurin e tij?) etj.
Këshilla metodologjike
Nëse grupi ka njohuri për improvizim (luajtje të roleve), atëherë nuk ka nevojë për më shumë instruksione. Nëse jo, është me rëndësi të theksoni se improvizimi nuk do të thotë aktrim. Interpretuesi mbetet vetë ai/ajo deri sa prezanton një rol ose qëndrim, derisa aktori interpreton një karakter të ndryshëm nga vetja.
Sygjerime për ndryshim
Nëse nuk ka shumë kohë për këtë aktivitet, atëher vet ë moderatori mund t’i përgatisë rolet. Rekomandohet që aktiviteti t’i adoptohet realitetit shoqëror dhe kulturor të pjesëmarrësve. Familjes nuk duhet t’i dërgohet një person “ekzotik”, por dikush të cilin ata mund ta takojnë çdo ditë në rrugë, kjo mund të përfshijë njerëz nga të gjitha minoritetet me prejardhje të ndryshme shoqërore dhe kulturore.
PJESA IV. VAZHDIMI
Në qoftëse është e mundur të gjenden filmat e vjetër, do të ishte mirë që për një mbrëmje argëtuese, të propozohej një film i vjetër me Ketrin Hepbërn (Katherine Hepburn) dhe Spenser Trejsi (Spenser Tracy), Guess who’s coming to dinner (Qëllo kush vjen për darkë).
Të drejtat e ngjashme dhe fushat e tjera të hulumtimit: të drejtat e minoriteteve, imigracioni, “përleshja e civilizimeve”.
BURIMI: ADOPTUAR NGA “ALL DIFFERENT – ALL EQUAL. EDUCATION PACK. IDEAS, RESOURCES, METHODS AND ACTIVITIES FOR INFORMAL INTERCULTURAL EDUCATION WITH YOUNG PEOPLE AND ADULTS”. EUROPEAN YOUTH CENTRE 1995.