Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan) – SHFMU "Beqir Gashi" – Publike

Takim informativ me drejtorë të shkollave

Programi Arsimor Themelor BEP – PATH, që financohet nga USAID, ka organizuar në Qendrën për Ngritje Profesionale në SHFMU “Zekeria Rexha” në Gjakovë një takim informativ me drejtorë shkollash Fillore dhe të Mesme të Ulëta.
Në këtë takim, me vlerë informacioni, nga stafi udhëheqës i BEP, kanë marrë pjesë: Xhavit Rexhaj – Koordinator, Bora Shpuza, Jehona Xhaferi, Fjolla Xharra, Dardan Dobruna etj..

Projekti Arsimor Themelor – PATH është një ndër projektet me më vlerë për avancimin e cilësisë në arsim dhe kryesisht përqendrohet në tri komponentë: Udhëheqje dhe Qeverisje në shkollë (menaxhim), Vlerësim dhe vetëvlerësim si dhe ngritje të kapaciteteve të mësimdhënësve në fusha të ndryshme…
Është privilegj dhe fat se SHFMU “Beqir Gashi” në Rrezor, është njëra ndër shkollat e para të përfshira në ketë Projekt në nivel të Republikës së Kosovës dhe unë si drejtor shkolle jam po ashtu pjesë e këtij Projekti i cili synim ka avancimin e cilësisë në shkollat tona, ka theksuar ndër të tjera Alush Kryeziu – drejtor i shkollës.
 

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.