Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan)-Shkolla FMU "Beqir Gashi" – Publike

APROVOHET LISTA ME PROJEKTE KAPITALE PËR VITIN 2008

Malishevë, 6 gusht – Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve, e cila sot është kryesuar nga drejtori i Drejtorisë për Ekonomi e Financa, z. Sylejman Gashi, në cilësinë e zëvendës-shefit të qeverisë (pasi që kryetari i qeverisë gjendet në pushim), u raportua rreth punëve investive që janë duke u bërë, si dhe u propozua një listë me projekte prioritare, e bazuar në Strategjinë Komunale Zhvillimore. Lista e cila u aprovua nga Këshilli i Drejtorëve, dhe e cila do të kaloj në Komitetin për Politikë e Financa, dhe përfundimisht në Kuvend, ku pritet të ketë edhe ndryshime, parasheh një varg projektesh me interes jetik për qytetarët e komunës së Malishevës. Në infrastrukturën rrugore, është paraparë: -asfaltimi i rrugës Ballanik (Bellanicë)- Guncat, -asfaltimi i rrugës Shkozë-Dragobil, -asfaltimi rrugës Bajë- Karvansari, -asfaltimi i rrugës Bajë-Gurak (Gajrak), -asfaltimi i rrugës Tërpezë-Kleqkë, -asfaltimi i rrugës Shkarashnik-Qarralug, -asfaltimi në lagjen "Mirëdita" Në infrastrukturën edukativo-arsimore, janë paraparë: -ndërtimi i objektit shkollor në Gurishtë, -objekti i shkollës fillore në Rrezor (Mleqan), -objekti i shkollës fillore në Tërpezë, -aneksi i gjimnazit në Malishevë. Planifikime të tjera në bazë të listës janë edhe: -aneksi i objektit të komunës, -akumulacioni i lumit "Mirusha", -përgatitja e shpellave të mermerta për vizitorë, -ujësjellësi i Gurbardhit për disa fshatra, -renovimi i një objekti nga trashëgimia kulturore, -qendër kulturoe, etj..

Mora nga:  http://www.malisheva.org/  – Lajme

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.