Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan) – SHFMU "Beqir Gashi" – Publike

Prezantim i projektit “Parandalimi i dhunës në shkolla”

Në Qendrën e Ekselencës në Malishevë, në një takim me drejtorët e shkollave të komunës së Malishevës, është prezantuar projekti “Parandalimi i dhunës në shkolla”.

Drejtori i DKA-së, Isuf Morina, ka falënderuar koordinatorin e këtij projekti, prof. Halim Hysenin dhe Petrit Tahirin (Qendra për Arsim e Kosovës në Prishtinë), Miftar Shalen (nga Zyra Rajonale në Gjakovë) si dhe Halim Hotin (DKA Malishevë).
Projekti “Parandalimi i dhunës në shkolla” synon parandalimin apo minimizimin e të gjitha llojeve të dhunës në shkolla, qoftë fizike apo psikike…

__________

Ç’është dhuna?
Shpjegimet terminologjike janë esenciale për të kuptuar gjërat. Qartësimi i koncepteve bazohet në filozofinë e pedagogjisë konstruktiviste, sipas së cilës ne i njohim gjërat aq sa i njohim konceptet që kanë të bëjnë me ato gjëra (Garnder, 8). Shumëkush mendon që koncepti i dhunës është i njohur. Por, për të parë se vërtetë a është kështu, bisedoni me të afërmit e juaj për atë se ç’është dhuna. Do të shihni se nuk është e lehtë që të përkufizohet saktë koncepti i dhunës.
Për të qartësuar këtë çështje në mënyrë më konkrete do të shtrojmë disa pyetje në të cilat duhet dhënë njërën nga përgjigjet alternative PO – JO:
A është dhunë:
1. Kur mësimdhënësi futet në orë i pa përgatitur për zhvillimin e mësimit PO – JO
2. Kur mësimdhënësi në orë të mësimit përdor celularin: PO – JO
3. Kur nxënësit me vështirësi në nxënie nuk i jepet përkrahja e duhur PO – JO
4. Kur nxënësi shkon në shkollë i uritur: PO – JO
5. Kur arsimi nuk është cilësor: PO – JO
6. …..

Përgjigjet e drejta në këto pyetje do të tregojnë se përcaktimi i qartë dhe i plotë i konceptit të dhunës është shumë i vështirë. Kjo vështirësi në definimin e plotë të dhunës nuk është karakteristike vetëm për gjuhën shqipe. Edhe në gjuhë të tjera ka probleme dhe vështirësi. Kështu, p.sh. në gjuhën angleze ky koncept që në vitin 1290 definohet si: ”… forca fizike e përdorur në mënyrë që të shkaktohet plagë dhe dhimbje”. Në gjuhën anglofranceze fjala: ”violence” rrjedh nga fjala latine ”videntia” që në përkthim do të thotë ”sulm, jo kontrolli “….

Burimi:
Halim Hyseni
PARANDALIMI I DHUNËS NË SHKOLLA
DORACAK PËR KRIJIMIN E MJEDISEVE TË SIGURTA
JO TË DHUNSHME E HUMANE NË SHOQËRI DHE NË SHKOLLA
(metodologjia dhe mjetet për parandalim)

 

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.