Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan) – SHFMU "Beqir Gashi" – Publike

Përdorimi i teknologjisë së re në arsim, efektshmëri premtuese


Projekti i USAID-it ka nxitur mësimdhënësit dhe nxënësit që të aplikojnë përdorimin e teknologjisë bashkëkohore në orët mësimore. Orët mësimore në lëndë të ndryshme po përgatiten nga mësimdhënësit dhe po paraqiten në mënyrë pamore, të vizualizuara përmes projektorit në mur. Me këtë rast tek nxënësit po ngjallet imagjinata duke bërë kështu më të lehtë absorbimin e koncepteve, informacioneve dhe dijes nëpër lëndë të ndryshme mësimore.

Video pamje: Ora e fizikës

Drejtori i shkollës do të stimulojë dhe do të mbështetë të gjithë mësimdhënësit që aplikojnë teknologjitë e reja në mësimdhënie. Përdorimi i teknologjive të avancuara do të ndihmojë që nxënësi të përgatitet për të u përballur me sfidat e shekullit 21.

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.