Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan) – SHFMU "Beqir Gashi" – Publike

KFOR – i, vizitoi shkollën tonë

KFOR – i, vizitoi shkollën tonë

Ndër partnerët e shumtë që ka shkolla jonë edhe KFOR – i gjerman është ndër partnerët tanë më të sinqertë. Shkolla e ka të qartë se pa krijimin e të ashtuquajturit ,,rrjet i merimangës’’ të partneritetit e ka të pa mundur të ec në rrugëtimin e saj drejt shkollës cilësore. Prandaj përkrahja nga pjesëmarrës tjerë, shkollës do t’i mundësojë lëvizje në drejtimin e dëshirueshëm me ç’rast do të minimizohen pengesat. Për këtë qëllim shkolla është e para që do të duhej të lëshojë hapin e parë në kërkim të partnerëve. Është kënaqësi e veçantë kur partnerët hedhin hapin e parë për të ndihmuar shkollën. Për këtë arsye shkolla falënderon KFOR – in gjerman, për interesimin për shkollën tonë, përkrahjen dhe ndihmat që i kanë ofruar e po i ofrojnë shkollës sonë. Stimujt që ofrohen nga partneriteti të natyrës morale a materiale shkollës i japin fuqinë për të vetëvepruar në kuptimin gjithëpërfshirës që do të thotë shkolla bëhet më tërheqëse për fëmijët. Interesimi i KFOR – it për shkollën dhe kushtet në të cilat punohet dëshmon më se miri për rëndësinë aq shumë të madhe të ndërvarësisë vepruese për të mirën e përbashkët – arsimin.

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.