Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan) – SHFMU "Beqir Gashi" – Publike

Vlerësimi me bazë në shkollë

Në sallën e takimeve në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Prishtinë, është organizuar prezantimi dhe punëtoria: Vlerësimi me bazë në shkollë.
Punëtorinë, për këtë komponentë shumë të rëndësishme të PATH (BEP), që po financohet nga USAID, e hapi koordinatorja në nivel vendi, Arlinda Gashi Bajgora. Ajo ka uruar përfshirjen e dhjetë shkollave të para në Programin e Arsimit Themelor (Basic Education Program) dhe më pas ka prezantuar profesorin irlandez, Dr. Damian Murchan – Trinity College Dublin dhe Dr. Eda Vula – Fakulteti i Edukimit në Prishtinë.

Është fat i mirë se edhe shkolla jonë është njëra ndër dhjetë shkollat e përzgjedhura dhe do të këtë mundësinë të marrë informacionin për kulturën e vlerësimit me bazë në shkollë…

Në komponentin e vlerësimit janë përfshirë mësimdhënëset e shkollës sonë: Servete Gashi – niveli Fillor dhe Fehmije Toplana – niveli i Mesëm i Ulët.
______________________

>>>Vlerësimi në bazë shkolle, shtator 2006 (Qeverisja dhe udhëheqja në arsim – KEC 2005/2006)

Vlerësimi – (Assidere nga latinisht do të thotë për t’u ulur pranë ose për t’u gjetur pranë). Në kontekstin arsimor, vlerësimi paraqet procesin e respektuar të të mësuarit, duke përshkruar, mbledhur të dhëna, regjistrime, shënime dhe interpretimet për një nxënës, ose për vetveten.
Të vlerësuarit është një episod në procesin e të mësuarit, pjesë e të menduarit dhe e të kuptuarit, është biografi apo autobiografi e progresit në të mësuar.
Në kontekstin e reformës shkollore, vlerësimi është një mjet thelbësor për vlerësimin e efektivitetit të ndryshimeve në procesin e mësimdhënies e mësimnxënies…

  • "Kur të zbatojmë mirë, vlerësimin formues (formative), ne mund të dyfishojmë shpejtësinë e të nxënit për nxënësit tanë." (Wiliam Dylan, Lidership arsimor. Dhjetor 2008). 

Përparësitë e vlerësimit formues:

  • Nxënësit janë më të motivuar për të mësuar.
  • Nxënësit marrin përgjegjësi për mësimet e tyre.
  • Nxënësit bëhen përdorues të vlerësimit.
  • Nxënësit mësojnë aftësi të vlefshme gjatë gjithë jetës, si: vlerësimi, vetë-vlerësimi dhe të përcaktojnë qëllimet.
  • Arritja e nxënësve mund të përmirësohet për 21-41 %.

Burimi: http://wapedia.mobi/en/Formative_assessment?p=1
___________________

Defining Formative and Summative Assessments

The terms “formative” and “summative” do not have to be difficult, yet the definitions have become confusing in the past few years. This is especially true for formative assessment. In a balanced assessment system, both summative and formative assessments are an integral part of information gathering. Depend too much on one or the other and the reality of student achievement in your classroom becomes unclear.

Definimi i vlerësimit formues (formativ) dhe përfundimtar (përmbledhës)

Termat "formues" dhe "përfundimtar" nuk duhet të paraqesin vështirësi, por përkufizimet janë bërë konfuze në vitet e fundit. Kjo është veçanërisht e vërtetë për vlerësimin formues. Në një sistem vlerësimi të balancuar, të dyja vlerësimet përfundimtar dhe formuese janë pjesë integrale e mbledhjes së informacionit. Janë të varura shumë me njëra – tjetrën dhe realisht ndodh që arritjet e nxënësve në klasën tuaj bëhen të paqarta.

Burimi: http://www.nmsa.org

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.