Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan) – SHFMU "Beqir Gashi" – Publike

Partneriteti solli internetin në shkollë

Shkolla e parë në komunën e Malishevës me internet

Shkolla jonë duke ju falënderuar bashkëpunimit më prindër, kujdestarë e tjerë, solli internetin në shkollë.
Ky fillim shekulli, që bota e quan shekull të informacionit, për komunitetin, nxënësit dhe arsimtarët e shkollës sonë do të thotë marrje dhe dhënie pa kufi. Sot bota është më pranë nesh. Informacione që do të merren nga rrjeti i internetit në fusha të ndryshme do të ndikojnë pozitivisht që nxënësit e shkollës sonë edhe pse jetojnë në mjedisin rural, do të barazohen me moshatarët e tyre të qendrave urbane në fushën e informacionit.
Stafi i shkollës falënderon komunitetin e prindërve e kujdestarëve për ndihmën që po i japin shkollës, po ashtu falënderojmë Luan Gashin i cili bëri shtrirjen e rrjetit brenda shkollës falas.
Partneriteti është jeta dhe shpirti i shkollës.



Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.