Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan)-Shkolla FMU "Beqir Gashi" – Publike

Ditëlindja e tretë e ueb-faqes

Ditëlindja e tretë e ueb-faqes

Tre vjet punë dhe aktivitet sot mbushi ueb-faqja e shkollës sonë. Më shumë se dyqind informata janë bërë publike për këto tri vite. Me dhjetëra punime e materiale arsimore të publikuara, aktivitete mësimore dhe edukative të shumta. Na kanë arritur me qindra letra mbështetëse nga vizitorët, me mijëra anëtarësime nga të gjitha trojet shqiptare… Për këto tri vite është rritur numri i partnerëve, pa të cilët shkolla nuk mund të ec, ata mbështesin dhe përkrahin shkollën tonë, ndihmojnë dhe e bëjnë jetën shkollore më kuptimplote…
Shkolla duhet ta këtë të qartë se pa bashkëpunim me komunitetin, nuk do të arrijë kurrë të jetë shkollë efektive dhe nuk do të jetë në gjendje të përballet kurrë me sfidat e këtij shekulli, po aq përgjegjësi ka edhe komuniteti sepse po nuk bashkëpunoi me shkollën nuk do të arrijë kurrë të jetë shoqëri e zhvilluar as e integruar në shoqëritë e zhvilluara.
Falënderojmë të gjithë partnerët!

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.