Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan), SHFMU "Beqir Gashi" – Publike

Publikimi i rezultateve të Testit të Arritshmërisë

Sipas parashikimeve te MASHT, rezultatet e Testit të Arritshmërisë publikohen sot në të gjitha shkollat.

Nga rezultatet e përgjithshme, statistikat

• Testimi është administruar më 26.06.2009 në të njëjtën kohë me të gjithë nxënësit e klasës së 9-të duke filluar në ora10:00.
• Administrimi është realizuar në 30 Komuna të Kosovës në 94 Qendra të Testimit me 94 Komisione ( 282 anëtarë të komisioneve, MASHT, DKA, Drejtor shkolle) me 1512 paralele , 38110 – nxënës në mësim gjuhë shqipe, 278 – nxënës në mësim gjuhë turke dhe 455 – nxënës në mësim në gjuhë boshnjake
Gjithsej nxënës që iu janë nënshtruar testit janë 38836 ( në këtë numër nuk marrin pjesë 611 nxënës të Qendrës 1 të komunën së Klinës, që testimi do të realizohet më 8.07.2009 në ora 10:00).
• Kanë marrë pjesë 1600 administrues dhe 1600 vëzhgues me rezerva gjithsej të angazhuar: 3200 mësimdhënës,
.
Rezultati:

Mesatarja e arritshmërisë është: 53.4 %
Kriterin prej 40% e mbi e kanë arritur 83.8 % të nxënësve
Kriterin prej 50% e mbi e kanë arritur 62.5 % të nxënësve
Kriterin prej 80% e mbi e kanë arritur 1.4 % të nxënësve

MASHT, falënderon të gjithë për kontributin e dhënë gjatë procesit të mbajtjes së Testit të Arritshmërisë.

Burimi: MASHT

____________________

                                               Njoftim

Nxënësit e shkollës sonë dëftesat do t’i marrin nesër, më 07.07.2009 -  në ora 10:00

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.