Tema Arsimore  (Platformë Personale)

U mbajt Testi i Arritshmërisë për klasat e nënta

MASHT-i organizoi testin kombëtar për semimaturantët.


Nxënësit e shkollës sonë testin e mbajten në Shkollën e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë.


Administratorë: nga MASHT-i ishte Abdurrahman Simnica, nga DKA Remzi Buçaj, Emine Krasniqi dhe Bedri Javori.

Përshëndetje administrator i ueb-faqes – Shkolla Rrezor,
Detyra e jonë ishte që së bashku me Ju te jemi në nivel, andaj për punën që e kemi bërë besoj se të gjithë kemi qenë në nivel, Ju, dhe të gjithë arsimtarët (Administruesit, Vëzhguesit). Me rëndësi është që edhe fëmijët tanë (nxënësit) të jenë në nivelin e duhur dhe uroj që në këtë semimaturë do të korrin edhe suksesin më të mirë, sepse kjo për ne është me rëndësi.
Ju përshëndes Juve dhe të gjithë ata që ishin me ne atë ditë!

Me respekt, Abdurrahman Simnica – Zyrtar për shkollat profesionale në MASHT

_______________________

Ministri Hoxhaj vizitoi semimaturantët gjatë Testit të Arritshmërisë

Ministri i Arsimit Enver Hoxhaj i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit të tij, ka vizituar sot semimaturantët në shkollën fillore "Ismail Qemajli" në Prishtinë, me rastin e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë.

Ministri Hoxhaj gjatë kësaj vizite inkurajoi nxënësit e klasave të nënta për përkushtim dhe fokusim gjatë testit të arritshmërisë.

" Duke ju uruar suksese, ju inkurajoj që të përkushtoheni gjatë këtij testi, i cili në një mënyrë është edhe një mundësi për përcaktimin dhe profilizimin tuaj për drejtimet shkollore të mëtutjeshme" tha me këtë rast ministri Hoxhaj.

Testi i Arritshmërisë është mbajtur sot në 30 Komuna të Kosovës, ndërsa rezultatet e këtij testi do të shpallën me 06. Korrik 2009.

Burimi i informacionit: http://www.masht-gov.net/advCms/#id=20,407,1

 

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.