Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan)-Shkolla FMU "Beqir Gashi" – Publike

Një garë mbresëlënëse në emisionin – 1.2.3 Fillo në RTK

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Beqir Gashi” e Rrezorit dhe Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Meto Bajraktari” e Prishtinës, sot zhvilluan garën e rrethit të dytë në kuizin e diturisë “1.2.3 Fillo”, në RTK. Nxënësit e të dy shkollave treguan vlera dhe interesim të lartë.
Shkolla “Meto Bajraktari” e fitoi garën, por edhe shkolla “Beqir Gashi” pati privilegjin të jetë në garë me një shkollë shumë cilësore të Kryeqytetit. Ishte kënaqësi të shohësh këta nxënës te të dyja shkollat, sa të mirë, të sjellshëm e me edukatë, që u integruan shumë shpejt me njëri – tjetrin.
Karakteri i kuizit u përmbush, nxënësit treguan shkathtësi në dije, këngë, vallëzim e vizatim, por edhe u njohën mes veti.
Urime miq, urime nxënës të shkollës “Meto Bajraktari”!


Shkolla "Meto Bajraktari" – Prishtinë

Shkolla "Beqir Gashi" – Rrezor

Emisioni do të transmetohet, më 26.04.2009 në ora 9:15

Drejtori i shkollës “Beqir Gashi” z. Alush Kryeziu, falënderon Radio Televizionin e Kosovës dhe shkollat pjesëmarrëse në emisionin “123 Fillo” për partneritet të sinqertë. Po ashtu falënderon z. Gazmend Kajtazi dhe Manushaqe Kryeziun, autorin dhe moderatoren e emisionit.
Kësaj radhe DKA në Malishevë, përkatësisht drejtori z. Isuf Morina mundësoi transportin me autobus, por edhe shujtoi nxënësit e mësimdhënësit që morën pjesë në emisionin “123 Fillo” në RTK.

Pas transmetimit:

Shumë i nderuar drejtor Kryeziu!
Pata kënaqësi me e percjellur kuizin 1 2 3 Fillo, ishte vërtetë një kënaqësi për mua pa marrë parasysh epilogun. Urime Juve, mësimdhënësve dhe nxënësve për paraqitjen shumë dinjitoze, suksese e te mira në jetë!

Me respekt: Ismet Krasniqi, Tërpezë

 

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.