Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan), SHFMU "Beqir Gashi" – Publike

Një mësues i mirë

Një mësues i mirë

Vjollca SPAHO

Për Kombs (psikolog dhe pedagog humanist)” Mësuesi i mirë është thjesht ndihmës i nxënësit”: Më konkretisht ai e percepton kështu mësuesin:
1. Të njohë mirë lëndën.
2. Të jetë i vemendshëm dhe i ndjeshëm ndaj nxënësit.
3. Të besojë se nxënësit mund të mësojnë.
4. Të mendojë mirë për veten e vet.
5. Të besojë në rolin pozitiv të ndihmës.
6. Të përdorë metoda të ndryshme mësimdhënieje

Më e rëndësishmja është besimi ndaj nxënësve, zgjidhjet e tyre, ndjeshmëria ndaj nevojave sociale dhe emocionale të fëmijëve, emocionaliteti, të qenët pozitivë dhe të sinqertë.

Pesë Rrugë Për Të Fituar RESPEKTIN E Nxënësve

1. Qëndrueshmëria

Nxënësit kanë nevojë për një “shtyllë të fortë”. Shpesh kjo shtyllë realizohet nga ai mësues, i cili i bën të qarta standardet që pret të arrihen nga nxënësit. Nëse nxënësi mëson të vetdisiplinohet, atëherë ai/ajo do ta mirëpresë dorën udhëheqëse të mësuesit të vet.

2. Drejtësia

Nxënësit i njohin si arsyet, si mosarsyet e një situate të dhënë. Ata do ta admirojnë mësuesin që është i ndershëm me: zbatimin e rregullave, nxënësit dhe shokët e nxënësve.

3. Nxitja

Mësuesi që nxit ambiciet, aftësitë dhe imagjinatën e fëmijës fiton një mik. Secila sfidë duhet të jetë pak përtej arritjeve të fëmijës, por jo aq shumë sa sfidat këtij t’i duken të pamundura për t’i arritur. Dhe sfidën, mësuesi duhet ta shoqërojë edhe me një dozë inkurajimi.

4. Ndihma

Quajeni shërbim ose shqetësim për nxënësin. Nxënësit presin që mësuesit të shqetësohen për shpjegim sa më të mirë të lëndëve mësimore. Ata presin që mësuesi ta shpjegojë qartë lëndën. Nxënësit e rritin respektin për mësuesin, nëse ky tregon interes të zgjuar për ndjenjat dhe për rezultatet e tyre.

5. Gëzimi

Fëmijët kanë nevojë të ndjejnë se të rriturit që i rrethojnë janë të besueshëm, kompetent dhe të gëzuar gjatë zgjidhjes së problemeve të jetës. Mbi të gjitha, ata respektojnë mësuesin që i përballon problemet me humor të mirë, besim dhe siguri. Prova finale për këtë është atëherë kur një mësues ka “rritje” në aftësinë e tij/saj për të bërë shaka dhe/ose për të qeshur me vetveten.

Pesë Rrugë Për Të Humbur Respektin e Nxënësve

1. Zhvendosja e përgjegjësisë

Sa herë që dërgoni një nxënës te zyra e drejtorit (apo kërcënoni ta bëni), ju e transferoni përgjegjësinë që ju është dhënë te një person tjetër. Pra, hiqni dorë nga përgjegjësia për nxënësin që ju është besuar. Si pasojë, ju do të keni një influencë më të dobët te fëmija.

2. Kërcënimi

Kërcënimi vendos një çmim për mosbindjen. Nëse kërkohet që nxënësit ta pagujanë këtë çmim, atëherë ata nuk binden. Kështu që, i paracaktuar për të rrënjosur frikë, kërcënimi dështon për t’u kthyer mendjen nxënësve të sillen ndryshe. Atëherë, ai që kërcënon ka telashe. Sepse, nëse kërcënimi nuk realizohet, autoriteti dobësohet. Nëse e realizoni kërcënimin, atëherë jeni i humbur.

3. Mungesa e konsekuencës

Një mësues nuk është konsekuent nëse dënon një nxënës për një shkelje dhe nuk dënon nxënësin tjetër për të njëjtën shkelje. Mungesa e konsekuencës gjithmonë është e shoqëruar me padrejtësinë dhe pavendosmërinë.

4. Shfaqja e temperamentit

Mësuesi, i cili i lejon emocionet e tij të shfaqen sa herë që gjërat nuk ecin mire, ka rrezik të humbasë respektin e nxënësve. Nxënësit
kanë pak respekt për mësuesin që “s’di ç’bën” ose është i paparashikueshëm.

5. Nënvleftësimi

Të nënvlerësosh një fëmijë, punën, shokët, qëllimet e tij/saj – kaq mjafton për t’u zvogëluar në sytë e fëmijës. Nënvleftësimi mund të marrë shumë forma – më e keqja prej tyre është të dënosh nxënësin në sytë e shokëve të tij/saj.

Në librin e tij me titull ” Ditën që rrojta unë …(gazetari dhe eseisti), duke bërë fjalë për profesionin, Petro Marko shkruan:” Profesioni nuk është heroizëm. Është diçka më tepër dhe më njerëzore se heroizmi. Është detyrë.”

Duket se afro pas një shekulli kur është shkruar, gjykimi ynë nuk ka ndryshuar shumë për çdo profesion e në veçanti për atë të mësimdhënësit. Ndoshta, thellë-thellë, shumë njerëz mendojnë se mësimdhënia nuk është profesion aq i vështirë. Por shumica e njerëzve janë të sigurt se mësimdhënia është një profesion dhe se ajo është një nga punët më të rëndësishme e fisnike, në të cilën një individ mund të shërbejë.
Në fakt, mësimdhënia ka qenë mbushur me fisnikëri e dedikim qëllimi nga filozofët, poetët dhe udhëheqësit politikë qysh në kohët e lashta. Çfarë profesionesh të tjera kanë frymëzuar komente të tilla si këto?

“Çfarë profesioni fisnik është i vleshëm për shtetin sesa ai i njeriut që edukon brezin që r r i tet ? ” – Cicero.

“Arsimi e bën një popull të lehtë për të udhëhequr, por të vështirë për ta drejtuar, të lehtë për ta qeverisur, por të pamundshëm ta skllavërosh” Lord Brougham.

“Njeriu që mund t’i thjeshtojë gjërat e vështira është mësuesi” – Ralph Valdo Emerson.

“Në tavolinë ku unë qëndroj kam mësuar një të vërtetë të madhe. Përgjigja për të gjitha problemet tona kombëtare përgjigja për të gjitha problemet e botës vërtitet në një fjalë të vetme. Ajo fjalë është arsimi.” – Lindon Xhonson

“Në qoftë se ka profesion që nuk qas njerëz të vegjël e pa ideal, ky asht profesioni i mësuesit.” – Aleksandër Xhuvani.

“Profesioni i mësuesit është: zbavitës, sfidues i vështirë, ekzistues, i tmerrshëm, përzgjedhës. Profesioni i mësuesit është të mësosh vetë, të kujdesesh, të rritesh, të ndihmosh të tjerët, t’i lehtësosh ata, të lodhesh vetë, të kesh përvojën e profesioneve të ndryshme, të tregosh sa i anshëm dhe i paanshëm je realisht, të marrësh vendime, të zgjerosh njohuritë, të pranosh të krijosh, të ndërtosh, të jesh në lartësi të natyrshme, të gjallërosh mësimin, të shpërblesh, të shqetësohesh, të luash rolin sipas modelit, të ndihmosh të tjerët, të ndjehesh mirë, të organizosh e të planifikosh..” – Nga ditari i një mësueseje.

Pavarësisht nga këto përkufizime, historikisht ka ekzistuar një informacion i vogël i konsoliduar rreth artit të mësimdhënies me nivel të lartë.
E megjithatë, një është qëllimi final i mësuesit; “ të ndikojë në jetën e nxënësve pavarësisht nga prejardhja e tyre dhe të formojë qytetarë, të cilët mund të jetojnë dhe të punojnë me produktivitet në një shoqëri me një dinamizëm kompleks në rritje ”.
Kjo gjë po ashtu nuk është e re. E re është të kuptuarit e faktit se për ta bërë këtë gjë, mësuesit duhet të përfshihen në proces të vazhdueshëm rinovimi dhe ndryshimi. Të bësh ndryshime në një botë që është vazhdimisht në ndryshim, do të thotë të ndeshesh dhe të menaxhosh forcat e ndryshimit të vazhdueshëm.
Shoqëria kërkon që qytetarët e saj të jenë të aftë të orientohen dhe të menaxhojnë ndryshimet gjatë gjithë jetës, si individualisht, ashtu edhe në bashkëpunim me të tjerët, në një kontekst të transformimeve dinamike, globale, shumëpalëshe. Për t’u bërë ekspert në dinamikën e ndryshimit, mësuesit duhet të bëhen agjentë me përvojë të ndryshimit. Sot puna e mësuesit është më komplekse se kurdoherë. Ata duhet t’u përgjigjen nevojave të një popullate nxënësish, që është e larmishme dhe në ndryshim, ndryshimeve të shpeshta të teknologjisë dhe kërkesave për cilësi, ndryshimeve të vetë shoqërisë e cila, siç dihet, është në ndryshim të vazhdueshëm.
Me qëllim që të ruajmë besimin dhe motivimin në këtë periudhë përtëritjeje dhe ndryshimi, rezultatet nga angazhimi i gjithsecilit punonjës të arsimit duhet të jenë të dukshme – jo në pak vite, por këtu dhe tani. Një dijetar i mençur, njëherë, ka thënë se “çdo gjë reziston përveç ndryshimit” dhe ky paradoks është një karakterizim adapt për profesionin e mësuesit.

Për të qenë një mësues i suksesshëm, mësuesi duhet t’i përshtatet novacioneve në arsim. Megjithëse është e vështirë të parashikohet natyra e saktë e ndryshimit të ardhshëm, është me vlerë të fillosh të mendosh mbi atë qysh tani. Duke shqyrtuar e studiuar zhvillimet e sotme të arsimit, secili mund të krijojë mundësi për të depërtuar në ndryshimet, përballë të cilave do të ndodhet në vitet në vazhdim. 

Shkroi: Vjollca Spaho - http://www.mash.gov.al/gazeta%20mesuesi/REV5.pdf

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.