Tema Arsimore  (Platformë Personale)

Nxënësit e shkollës sonë FITUAN GARËN në emisionin “1,2,3…Fillo” në RTK

Emisioni do të transmetohet në RTK të dielën,
më 07.12.2008 në ora 10:05

Shkolla dhe partnerë të fuqishëm

 

Nxënësit e Shkollës Fillore “Beqir Gashi” të Rrezorit, KK Malishevë, patën privilegjin të jenë të ftuar në lokalet e RTK për të marrë pjesë në emisionin “1,2,3…Fillo” – (Kuiz i lehtë, me karakter argëtues e njohës. Realizohet në studio, me prezencë të auditorit fëmijë nxënës nga shkollat garuese. – nga autori G. Kajtazi).


Shkolla jonë pati fatin të garojë me Shkollën Fillore “Ali Krasniqi” të Ujëmirit, KK Klinë.
Nxënësit e shkollës sonë fituan garën duke grumbulluar 23 pikë, ndërsa shkolla e Ujëmirit grumbulloi 21 pikë.

Të gjithë nxënësit pjesëmarrës, të të dyja shkollave garuese treguan shkathtësi në arritje të nxënies dhe shpalosen talentin e tyre në aktivitete të këndimit, vallëzimit, ese, vizatim dhe detyra logjike.

Nga shkolla jonë garuan: Festinë Gashi kl. VI, Gentianë Gashi kl. VII, Alban Kryeziu kl.. VIII dhe Albana Kryeziu kl. IX.
Në këndim: Shpëtim Gashi, Mirjetë Shala dhe Pranverë Gashi
Në vallëzim: Burim Kryeziu, Arbnorë Gashi, Drenushë Kryeziu, Valmir Kryeziu, Kade Shala dhe Shyhrete Gashi.
Në ese: Mentor Kryeziu
Në vizatim: Veton Kryeziu
Në detyrë logjike: Iliridon Gashi, kl. IV

Shkolla jonë falënderon autorin dhe prezantuesen e këtij emisioni: Gazmend Kajtazi dhe Manushaqe Kryeziu dhe RTK –në – partnerin tonë më të fuqishëm, për mundësinë që na kanë dhënë, që nxënësit tanë të përballen në një garë kaq shumë dobiprurëse.

Edhe një arsye më shumë është që t’i gëzohemi fitores, sepse shkolla jonë ka vite që pengesë serioze ka hapësirën e lokalit shkollor e në mungesë të klasave shkolla jonë mbanë mësim në dy kontejner – klasa. Megjithatë shkolla jonë ka vlera në nxënie dhe talentë në aktivitete të ndryshme. Përkushtimi i mësimdhënësve dhe angazhimi i nxënësve po arrijnë të u çmprehin tehun e forcave penguese që nuk janë të pakta në shkollën tonë.

———————

Aktivitet: Ese

Fuqia e librit na ndryshon jetën

Shkronjat e kapura njëra pas tjetrës, dorë për dore ngjajnë sikur kanë hyrë në një valle të pafund.
E në dorën time më duket se i buzëqesh fytyra mikut tim të vjetër të quajtur libër. Sa herë jam ndier i vogël pranë zemrës së madhe të tij, mirëpo ja që zemërgjerësia e tij më ka ofruar të marrë shumë gjëra që njëkohësisht më kanë ndryshuar mua, botën time të madhe dhe çdo njëri që e ka prekur shpirtin e librit, që i ka shfletuar faqet e arta, që ka lexuar dhe ka mësuar nga ai. Besoj se të gjithë ata i ka ndryshuar në aspektin intelektual, në sjellje, thjesht njeriu ndryshon nga fuqia e librit.
Kur ai hap zemrën e tij për ne, pse mos ti zgjasim duart për ta marrë, pse të mos zgjojmë dëshirën për të mësuar?
Ai është një botë madhështore, sepse madhështia e tij haset në çdo cep të jetës, përmes tij është avancuar shkenca, është dhënë mundësia për zbulimin e çdo gjëje që ekziston në planet.
Libri është burim i pasurisë, frymëzim i shpirtit, gjallëria për mendjen dhe kënaqësia shpirtërore.
Libri është shoku më i dashur, shoqëruesi ynë deri në vdekje.

Pra, fuqia e librit aq shumë i jep kuptim jetës së njeriut, ashtu sikurse fuqia e gravitetit që tërheq dhe i jep kuptim çdo gjëje në tokë.

Shkroi: Mentor Kryeziu, kl. IX

__________________

 

 

 

Meqenëse, koha e fillimit të xhirimit për emisionin “1,2,3…Fillo” edhe pse ishte planifikuar për në ora 11:00 për shkaqe objektive do të shtyhet deri rreth orës 14:30. Këtë kohë të pritjes ne planifikuam të vizitojmë: Monumentin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Muzeun Kombëtar dhe Muzeun Etnologjik në Prishtinë. Këto vizita shkurtuan kohën nga orë në minuta. Nxënësit u impresionuan me eksponate që panë dhe ia ka vlerë që RTK na dhuroi kohën sepse mbresat e nxënësve do të jenë afatgjata.

Unë falënderoj ciceronet: Kimete Krasniqi – Muzeu Kombëtar dhe Arberita Mataj, cicerone në Muzeun Etnologjik – Prishtinë, të cilat na mundësuan vizitat dhe me pasion u shpjeguan nxënësve për eksponate (Muzeu Kombëtar) dhe eksponate e pasqyrim të jetës shqiptare nga shekulli XVI deri në shekullin XX në Muzeun Etnologjik.

Fotografi në shkallët e Muzeut Kombëtar – na shoqëron edhe Kimete Krasniqi

Muzeu Kombëtar – Prishtinë

Muzeu Etnologjik – Prishtinë , në foto; nxënësit dhe Arberita Mataj – cicerone

Drejtoria e shkollës falënderon prindërit e mësimdhënësit të cilët me veturat e tyre transportuan nxënësit deri në Prishtinë dhe anasjelltas, meqenëse drejtori i shkollës kishte bërë kërkesë në DKA të Malishevës për të siguruar një autobus për transportin e nxënësve, por nuk kishte arritur këtë objektiv.
Nga prindërit të cilët ndihmuan janë: Imer Gashi, Avni Rrustem Gashi, Agron Kryeziu, Bajram Gashi dhe Rrustem Kryeziu i cili shujtoi fëmijët.
Nga personeli i shkollës ndihmuan: Alush Kryeziu, Fazli Kryeziu, Zenel Shala dhe Shaip Shala.

Nga personeli arsimor rreth përgatitjes së nxënësve u angazhuan; Ibrahim Gashi dhe Alush Kryeziu

 

 

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.