Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan) – SHFMU "Beqir Gashi" – Publike

MASHT-i për dy ditë vikendi, bëri ndryshime revolucionare në shkollën tonë


Projekti i MASHT-it, për pajisjen e shkollës sonë me kompjuter, filloi të realizohet dhe do të zgjatë vetëm këto dy ditë vikendi.
Klasa ku do të vendosen kompjuterët u rinovua, rrejti elektrik dhe rrjeti i internetit u shpërnda, dyshemeja u shtrua me etison, perdet, tabelat, tavolinat për kompjuter 32, karrige 32, kompjuter 32, tre printer, një video projektor etj.,


Koha është limituar nga MASHT-i, për vetëm 48 orë punimet duhet të përfundojnë...

 
 

Të hënën nxënësit do të përjetojnë një ndryshim, vërtet një ndryshim revolucionar.
MASHT-i ka fat, që ka z. Enver Hoxhaj në krye, ai është karizmatik dhe prijës i vërtetë.
Ne falënderojmë ministrin Hoxhaj dhe premtojmë se do të jemi në shërbim të avancimit dhe zhvillimit të njerëzve – pasurisë tonë më të shtrenjtë.
Nga biznesi lokal falënderojmë: Rrustem Vesel Kryeziun i cili i dhuroi shkollës 200 Euro, ndihmë për mirëmbajtje të kabinetit të informatikës dhe Alban Alush Kryeziun i cili i aktivizoi 32 kompjuter gratis me rrjetin e internetit nga antena e tij. Firma “Comtrade” - Prishtinë, i dhuroi shkollës një tabelë.
DKA në Malishevë siguroi tre korrektorë, me vlerë 390 Euro.

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.