Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan) – SHFMU "Beqir Gashi" – Publike

Inaugurohet projekti i klasës së pestë – “Këndi i gjelbërimit”


KOSOVISION CONTEST 2

Projekti i klasës së pestë, “Këndi i gjelbërimit”, sot u inaugurua.

Ky projekt është pjesë e projektit, me përfshirjen e mbi 30 000 nxënësve të klasave të pesta dhe është më i madhi projekt në nivel vendi, i emërtuar "Projekti – Kosovision Contest”.

Këtë manifestim e bënë më madhështorë pjesëmarrja e rreth 400 nxënësve të shkollës sonë, pjesëmarrja e miqve partnerë, prindërve dhe e mësimdhënësve.
Koordinatorët e Projektit – Kosovision Contest, në shkallë të Qendrës Didaktike Rajonale të Gjakovës, Gonxhe Mejzini e Tahir Bakalli, kanë vlerësuar lartë projektin dhe kanë falënderuar nxënësit e klasës së pestë dhe mësuesen e tyre, znj. Kumrie Gashi, për realizimin e projektit me sukses.
Drejtori i shkollës, Alush Kryeziu ka shpreh falënderim të veçantë për angazhimin e prindërve dhe ndihmën që ata kanë dhënë për realizimin e projektit i cili projekt jep mesazhin e ruajtjes së mjedisit të pastër ekologjik dhe përkujdesjen për drunjtë.

Në ketë inaugurim morën pjesë edhe Ekipi Ndërlidhës Monitorues i KFOR -it, ( Liaison Monitoring Team – LMT ), Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi e Pyje në KK Malishevë Sinan Kryeziu, drejtori i shkollës së Kijevës Bekim Gashi, prindër të nxënësve të klasës së pestë etj.

Nxënësit e klasës së pestë kanë shfaqur një program modest.

Drejtori i shkollës, Alush Kryeziu ka falënderuar nxënësit e klasës së pestë, mësuesen Kumrie Gashi dhe në veçanti komunitetin e prindërve, pa të cilët projekti nuk do të ishte kaq mirë i realizuar.

Falënderojmë ideatorët e Projektit “Kosovision Kontest"!

Klasa e pestë e shkollës sonë, fituese e Projektit të "Kosovision Contest", u mbështet me 500 € nga Kosovision Contest, por ndihma e prindërve për të realizuar projektin simpatik, “Këndi i gjelbërimit”, kalon shumën 2000 € .
Shumë prindër u përfshinë dhe dhanë ndihmën e tyre, si: Sinan Kryeziu, Isni Avdi Kryeziu, Naim Shala, Avdyl Kryeziu, Florim Kryeziu, Elmi Gashi, Ismet Kryeziu, Musë Zogaj, Rrustem Kryeziu, Brahim Gashi nga Plloçica, Haki Kryeziu, Naser Kryeziu, Rasim Gashi, Asllan Kryeziu, Qerkin Gashi nga Vermica, Reamadan Kryeziu etj..
Nga biznesi lokal: Ndërmarrja Tregtare “Mleçani” dhuroi 300 lule, Firma “Joni” tre drunjë, Fidanishtja “Bytyqi” 12 fidanë drunjë lule.

Nxënësit  e klasës së pestë, pas hapjes solemne të Projektit "Këndi i Gjelbërimit", që e realizuan me kohë e me sukses, të gëzuar shfaqen një program artistikj për të pranishmit…

______________

Krahaso!

Foto: 26 Shkurt 2010

Prologu i Projektit Kosovision Contest 2

Foto: 28 Prill 2010

Shenjat e civilizimit të një populli janë: 1. si kujdeset ai për drunjtë e tij, 2. si kujdeset ai për fëmijët dhe pleqtë 3. si sillet ai me gjuhën e tij. …

Epilogu i Projektit Kosovision Contest 2

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.