Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan), SHFMU "Beqir Gashi" – Publike

Festa e abetares

Mirë se erdhët në festën e Abetares!

Ky emër kaq tingëllues e melodik i literaturës sonë shkollore, por njëherësh edhe i mallkuar nga ata që arsimimin donin ta shihnin si monopol të vetin. Mirëpo, me gjithë vështirësitë dhe pengesat, abetarja shqiptare arriti të krijojë një vend të rëndësishëm, sepse e zgjidhi me sukses çështjen e leximit dhe shkrimit fillestar.

Sot, më 09.04.2008 po e bëjmë këtë festë madhështore, sepse është festa e parë që po e bëjmë në shtetin e ri të pavarur dhe sovran, në Republikën e Kosovës.
Kjo festë është shumë e rëndësishme për nxënësit, sepse deri tashti ata nuk kanë ditur të shkruajnë dhe të lexojnë, tash dinë të shkruajnë dhe të lexojnë. 36 shkronjat e mësuara e kanë stolisur Abetaren për mrekulli, prandaj nxënësit duhet të ecin në rrugën e dijes.

Ju përshëndes të gjithëve, faleminderit për pjesëmarrje!
Mësuesja: Mejreme Kryeziu

Sot, mësimdhënësit Mejreme Kryeziu dhe Zenel Shala së bashku më nxënësit e tyre të klasave të para, organizuan festën e abetares. Nxënësit me gëzim dhe emocion, recituan dhe kënduan.

Nxënësit ishin krenarë, tani dinë të lexojnë dhe shkruajnë gjuhën e ëmbël shqipe.

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.