Tema Arsimore  (Platformë Personale)

7 Marsi – Dita e mësuesit

Sot, në asamblenë komunale në Malishevë,
u festua 7 Marsi – Dita e mësuesit.
Kjo ngjarje e rëndësishme gjithëkombëtare na kujton 7 Marsin e vitit 1887 kur hapet shkolla e parë shqipe në Korçë.


Manifestimin e hapi drejtori i DKA-së z. Isuf Morina. Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i komunës z. Isni Kilaj.
Nxënësit e disa shkollave të komunës, 7 Marsin e parë, në Kosovën e Pavarur, e bënë edhe më madhështor, me interpretimin e shkëlqyer të këngëve e valleve.

Kliko: Video pamje >>>>

Në fund u ndan mirënjohje për veteranë të arsimit dhe mësues të dalluar, për të gjitha shkollat e komunës së Malishevës.


Nga shkolla jonë mësuese e dalluar u shpall Vjollcë Kryeziu.

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.