- Lajme (316)
- AA – Letrat e vizitorëve
- Arkivi
- Bashkëpunimi me prindër
- Dhuna psikologjike si pasojë e paaftësisë
- Fjalorthi
- Foto 2008/2009
- Foto 2009/2010
- Fotografi që flasin…
- Gjej enigmën…
- Gjuhë dhe letërsi shqipe
- Grupi letrar
- Historiku i shkollës
- Informacione për arsim
- Karakteristikat e shkollës cilësore – të efektshme
- Këndi i video pamjeve
- Komiteti i Shkollës
- Kuadri arsimor
- Leksione për ndryshimin personal
- Menaxhimi i ndryshimeve në shkollë
- Mendime të arta
- Metodat bashkëkohore të planifikimit
- Moduli I – IX – PDF
- Monografi – nga Ramadan Krasniqi
- Mosdiskriminimi
- Ndërtimi i shkollës – Foto
- Nëntor 2006
- Opinione…
- Partneret e shkollës
- Planifikimi dhe vlerësimi
- Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim
- Shkolla dhe komuniteti
- Të drejtat e fëmijëve
- Treguesi kronologjik
- Vlerësimi në bazë shkolle
- Zhvillimi i kurrikulit
MARSI EPOPE E LAVDISHME
Sot, më 5 Mars 2010, Drejtoria Komunale e Arsimit në Malishevë, me rastin 5,6 e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Epopesë së UÇK-së, ka organizuar manifestim me karakter arsimor, kulturor e garues për të gjitha shkollat e komunës së Malishevës.
.png)
“Shkronjat shqipe që ishin më të rënda se plumbat, na e sollën 28 Nëntorin, na e sollën 17 Shkurtin dhe do na e sjellin bashkimin e kombit, përfundimisht në Evropën e popujve të bashkuar”, ka thënë mes tjerash Kryetari i Komunës, Isni Kilaj.
.png)
Drejtori i DKA-së, z. Isuf Morina, me rastin e hapjes së këtij evenimenti, ka përshëndetur të pranishmit dhe ka paraqitur rrugëtimin e përpjekjeve dhe sakrificave të popullit shqiptar për liri dhe arsim kombëtar.
.png)
Foto: Arjeta Kryeziu, 5 vjeç, me Kryetarin e Komunës z. Isni Kilaj
Arjeta është e lumtur, do ta mbajë mend këtë çast gjatë gjithë jetës, sepse ajo takoi Kryetarin e Komunës, Kryetarin i cili ia dhuroi shkollën e re Arjetës…
Në emër të veteraneve të arsimit, të komunës së Malishevës, këtë tubim madhështor e ka përshëndetur Smail Krasniqi.
Pjesë e programit ishte edhe ndarja e mirënjohjeve për mësimdhënësit e dalluar, për nxënësit recitues të dalluar, për shkollat e dalluara si dhe mirënjohje për veteranet e arsimit. Po ashtu Drejtoria Komunale e Arsimit së bashku me Ekipin Ndërlidhës Monitorues – LMT të KFOR-it, kanë ndarë dhurata për nxënës e veteranë të arsimit.
.png)
Foto: Drejtori i DKA-së z. Isuf Morina dhe kapiteni i LMT-së z. Baum
.png)
Shkolla FMU “Beqir Gashi” në Rrezor, nga Juria e DKA-së është shpallur shkollë e dalluar për aktivitete të lira në nivel komune.
Në recitim morën pjesë nxënësit: Arjetë Kryeziu, Erletë Kryeziu dhe Edonë Kryeziu.
Morën mirënjohje mësimdhënësit: Selvije Gashi, Ejup Kryeziu dhe Fehmije Toplana.
____________________
MARSI EPOPE E LAVDISHME
Gjithherë kur vjen Marsi, se ç’na shfaqet një ndjenë e veçantë, na del para sysh: Kruja dhe Lezha, Prizreni e Korça, Manastiri e Vlora, Prekazi e Tetova, Tirana dhe Prishtina… me një fjalë na del para sysh e gjithë harta e trojeve tona.
Marsi, që njihet si muaj i ringjalljes e përtëritjes, muaji i luleve e shpresës, muaji i qëndresës e sakrificës, muaji i dhembjes e krenarisë, muaji i Lavdisë së Adem Jasharit, muaji i së parës shkollë shqipe e cila skaliti fytyrën e kombit. Muaji i ngjarjeve kombëtare, të cilat bashkëjetojnë brenda nesh, jo veç në këtë ditë, por bashkëjetojnë me ne aq herë sa marrim frymë gjatë gjithë jetës sonë…Marsi u bë Epope e krenarisë sonë, u bë kurorë e lavdishme e epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me Komandantin Legjendar – Adem Jashari.
7 Marsi i vitit 1887 u bë emnesë, jo vetëm për qytetin piktoresk të Korçës, por për gjithë kombin shqiptar. Kjo ngjarje, e hapjes të së parës shkollë shqipe në vete përmban përpjekjen dhe sakrificën e shumë patriotëve shqiptarë të cilët me gjak blatuan germat e shqipes sonë.
Është e pakontestueshme se qëndrimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u hodhën në mbrojtje të aspiratave të popullit shqiptar për liri dhe për arsim kombëtar. Krahas luftës së armatosur për Liri, ashtu edhe lufta për “pakëz dritë”, do t’i japë dimensione të reja kombit tonë. Thënë ndryshe pa këto dy luftëra, që paraqesin simbiozën e natyrshme të jetës dhe të ekzistencës së kombit, nuk do të ishte e mundur ruajtja e identitetit tonë.
Lufta për zhdukjen e territ, që nisi me të parën shkollë shqipe në Korçë, e më pas përhapja e rrezeve të dijes gjithandej në truallin shqiptar, do të përshpejtojë përpjekjen e popullit shqiptar për liri.
Megjithatë, sa herë që kujtojmë Mësonjëtoren e Parë Shqipe në Korçë, kudo që ndodhemi, brenda apo jashtë at-mëmëdheut, kujtojmë shumë atdhetarë e arsimdashës, mësues e patriotë që u vunë në ballë të përhapjes së dritës. Jo pak nga ata e paguan me kokë, jo pak nga ata në pabesi u helmuan ose pas shpine nga armiqtë e kombit u vranë…
Sa herë kujtojmë Mësonjëtoren e Parë Shqipe në Korçë, kujtojmë mësimdhënësit kosovarë, të cilët në vitet e nëntëdhjeta mbajtën gjallë arsimin shqip në Kosovë. Në këto kohë të vështira nën okupimin serb, mësimdhënësit ishin ata të cilët dhanë provimin e pjekurisë intelektuale e atdhetare para popullit. Ata nuk u gjunjëzuan asnjëherë para pushtuesit serb, sepse shumë më lartë qëndronte misioni i tyre për arsim e moral kombëtar.
Gjithherë kur vjen Marsi, kujtojmë Komandantin Legjendar Adem Jashari, i cili u blatua në themelet e lirisë e të pavarësisë sonë. Sot mbi ato themele të lirisë, në shkollat shqipe të Republikës së Kosovës, buzëqeshja është kthyer, germat e gjuhës shqipe mësohen pa frikë…
E pra, kush është epilogu?
- Tani erdhi dita… do t’i djegim plagët që i mallkuari na i hapi dhe me hirin e tyre do të mëkojmë tokën tonë të dashur… do ta punojmë bahçen tonë e do të mbjellim të lumtur… se ditë e natë do të mësojmë… si zotër me dituri do vjelim frytet e punës sonë… do të na qesh fytyra e toka do të mbajë erë buke, erë vatre… se do vijë edhe dita kur në çdo kështjellë shqiptarie do bien të lumtura kambanat…
Shkroi: Alush Kryeziu, mësimdhënës
You must be logged in to post a comment.
.png)