Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan), SHFMU "Beqir Gashi" – Publike

Këshilli i Nxënësve zhvillon kapacitetet për menaxhim efektiv

Në vazhdën e trajnimeve, të Programit Arsimor Themelor – PATH (BEP), për menaxhim efektiv të shkollave, sot u mbajt edhe trajnimi me përfaqësues të Këshillit të Nxënësve. Ky trajnim është mbajtur në Qendrën për Ngritje Profesionale në Malishevë dhe është udhëhequr nga Vllaznim Balidemaj.
Qëllimi i trajnimit kishte të bënte me dhunën në shkolla si dukuri, dhe në anën tjetër, aftësimin e nxënësve për ta ndaluar dhunën, ngacmimet dhe sjelljet lënduese në shkollat e tyre.

Nga shkolla jonë, pjesëmarrës në këtë trajnim me vlerë, ishin këta nxënës: Kosovare Shala – kryetare e Këshillit të Nxënësve, Ermal Kryeziu – sekretar i Këshillit të Nxënësve dhe Leonorë Shala – anëtare e Këshillit të Nxënësve. 

_____________

Ç'është dhuna?

Shpjegimet terminologjike janë esenciale për të kuptuar gjërat. Qartësimi i koncepteve bazohet në filozofinë e pedagogjisë konstruktiviste, sipas së cilës ne i njohim gjërat aq sa i njohim konceptet që kanë të bëjnë me ato gjëra (Garnder, 8). Shumëkush mendon që koncepti i dhunës është i njohur. Por, për të parë se vërtetë a është kështu, bisedoni me të afërmit e juaj për atë se ç’është dhuna. Do të shihni se nuk është e lehtë që të përkufizohet saktë koncepti i dhunës. Për të qartësuar këtë çështje në mënyrë më konkrete do të shtrojmë disa pyetje në të cilat duhet dhënë njërën nga përgjigjet alternative: PO – JO

A është dhunë?

1. Kur mësimdhënësi futet në orë i pa përgatitur për zhvillimin e mësimit PO – JO
2. Kur mësimdhënësi në orë të mësimit përdor celularin: PO – JO
3. Kur nxënësit me vështirësi në nxënie nuk i jepet përkrahja e duhur PO – JO
4. Kur nxënësi shkon në shkollë i uritur: PO – JO
5. Kur arsimi nuk është cilësor: PO – JO
6. …..
7. ….

Çfarë quajmë ngacmime?

Ngacmimi ndodh atëherë kur dikush, apo një grup njerëzish që kanë më shumë pushtet mërzitin ose shqetësojnë me qëllim një person të caktuar në më shumë se një rast. Ngacmimet mund të jenë fizike si për shembull goditjet, me gojë si për shembull sharjet si edhe ngacmimet indirekte në ato raste kur një person përhap thashetheme për një person tjetër.

Nuk ka ngacmim kur:

• Ka konflikt dypalësh d.m.th kur të dyja palët janë të barabarta, kur të dy nxënësit janë të shqetësuar dhe duan që të zgjidhin problemin.
• Ka shtyrje sociale apo refuzim (përveç atyre rasteve kur kemi të bëjmë me një rast të përsëritur apo të drejtuar kundër vetëm një personi)
• Ka raste, të vet keqdashësisë ose raste të vet sulmit ose të vet frikë-ndjelljes.

Si ta kuptoj që fëmija im ngacmohet?

Disa nga shenjat që tregojnë se fëmija ngacmohet në shkollë janë:

• Mungesa e dëshirës ose refuzimi për të shkuar në shkollë
• Fëmija sëmuret në mëngjes
• Fëmija lë mësimin
• Fëmija nuk mëson si duhet
• Fëmija mbyllet në vetvete, fillon të belbëzojë dhe nuk ka besim tek vetvehtja
• Fëmija qan derisa e zë gjumi ose sheh ëndëra të këqija
• Fëmija kërkon të holla ose vjedh për të paguar personin që e ngacmon
• Fëmija refuzon të flasë apo të tregojë se çfarë e mundon
• Prania e nxirjeve, gërvishtjeve apo prerjeve në trup
• Fëmija ngacmon fëmijët e tjerë, vëllezërit apo motrat
• Fëmija sillet në mënyrë agresive dhe të paarsyeshme

(Përshtatur; prej Kidscape)
 

ÇFARË MUND TË BËJ NË RAST SE FËMIJA IM NGACMOHET?

Hapi 1: Dëgjojeni me kujdes, jepini ndihmë dhe mirëkuptim. 

Hapi 2: Jepini këshilla të mençura- mos e inkurajoni fëmijën që të marrë hak, sepse kështu me siguri që ngacmimet do të shtohen.

Hapi 3: Ndihmojeni fëmijën që të gjejë mënyra pozitive si:

• Të thotë “më lër të qetë” dhe të largohet

• Të evitojë ato situata që e sjellin pranë ngacmimeve

• Të gjejë shokë të rinj

Hapi 4: Pyeteni fëmijën për të kuptuar në se ka ndonjë gjë që ndodh vazhdimisht.

• Çfarë, ku dhe kur ndodhi?

• Kush ishte aty?

• A e pa këtë njeri tjetër dhe në se po kush?

• Çfarë ke provuar të bësh deri tani?

• Si i kanë emrat mësuesit që e dinë këtë problem?

Hapi 5: Punoni së bashku me shkollën e fëmijës për të zgjidhur problemin. Shkolla ka përgjegjësi serioze në lidhje me ngacmimet dhe ajo ia arrin qëllimit më shpejt në rast se ka ndihmën e prindërve.

Mos harroni, në se ju nuk e dinit që fëmija juaj ngacmohej, atëherë me siguri që edhe mësuesit nuk e dinë këtë.

Ju duhet:

• Të caktoni një takim me mësuesin dhe të mbani shënim të gjitha pyetjet që doni të bëni.

• Në takim qëndroni të qetë, jepeni informacionin që keni qartë dhe sigurohuni që ju dhe shkolla do të punoni së bashku për të zgjidhur problemin.

Shkollës i duhet kohë të hetojë çështjen, të bisedojë me nxënësit dhe mësuesit e tjerë.

Hapi 6: Ju mund të telefononi më vonë për të mësuar se çfarë është bërë ose kërkojini shkollës që t’ju njoftojë për çdo gjë

Hapi 7: Punoni së bashku me shkollën për të hartuar një plan për të zgjidhur situatën dhe për të parandaluar ngacmimet në të ardhmen. Kërkoni sqarime për këtë para se të largoheni.

Hapi 8: Në se mendoni se është e nevojshme, kërkoni që në plan të përfshihet edhe psikologu i shkollës.

Hapi 9: Inkurajojeni fëmijën që të njoftojë mësuesin menjëherë në rast se situata përsëritet.

ÇFARË NUK DUHET TË BËJ NË RAST SE FËMIJA IM NGACMOHET?

• Mos iu afroni asnjë nxënësi që ju mendoni se ka të bëjë me ngacmimet ndaj fëmijës suaj.

• Mos u përpiqni që t’i zgjidhni problemet me prindërit e fëmijëve të tjerë. Zakonisht kjo nuk ka dobi dhe shpesh i keqëson gjërat.

Po në rast se fëmija im ngacmon të tjerët?

• Përgjigjuni me qetësi dhe arsye dhe përpiquni që të zgjidhni problemin së bashku me shkollën.

• Konsiderojeni situatën si një rast i mirë ku fëmija juaj mund të marrë mësime të dobishme. 

ÇFARË NUK DUHET TË BËJ NË RAST SE FËMIJA IM NGACMON TË TJERËT?

• Mos iu afroni fëmijës që është ngacmuar dhe mos u përpiqni që prindërit e tjerë të marrin anën e fëmijës suaj.

ÇFARË MUND TË BËJ PËR TË PAKËSUAR NGACMIMET NË SHKOLLË?

• Njoftojeni shkollën për të gjitha incidentet e ngacmimeve, jo vetëm për ato që kanë të bëjnë me fëmijën tuaj.

• Tregojini fëmijës se ju nuk jeni dakort me ngacmimet dhe shpjegojini pse.

• Në shtëpi nuk duhet lejuar asnjë lloj ngacmimi dhe duhet të jepen shembuj të respektit ndaj të tjerëve.

• Bisedoni me fëmijën për karakteristikat e shoqërisë së mirë dhe mos i inkurajoni që të kenë shoqëri me ata që nuk i trajtojnë apo respektojnë ashtu siç duhet.

—————
Faqe të dobishme:

Shkolla të Sigurta, Shkolla Efikase(Safe Schools are EffectiveSchools): www.sofweb.vic.edu.au/wellbeing/safeschools/bullying/index.htm

Kodi i Sjelljes së Nxënësve(Student Code of Conduct): www.sofweb.vic.edu.au/wellbeing/welfare/conduct.htm

Ngacmimet! Në asnjë mënyrë(Bullying. No Way!):www.bullyingnoway.com.au

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.