Shkolla Rrezor  Mleqan, Malishevë, Republika e Kosovës – Republic of Kosova

Vizitë e nivelit të lartë nga KFOR-i


Vizita e KFOR-it, përkatësisht e LMT-së, e para e këtij niveli kaq të lartë, me përbërje të strukturës nacionale heterogjene, ishte një befasi e këndshme për nxënësit dhe stafin mësimdhënës të shkollës sonë. 


Kapiteni i nivelit të lartë në LMT  z. Rugeland i cili shoqërohej nga kapiteni z. Baum, panë nga afër evolimet e ndryshimeve pozitive në shkollën tonë pas luftës e këndej.
Ky ekip shumnacional vizitoi kabinetin e informatikës, klasat kontejnerë, shkollën e re që është në fazën përfundimtare të ndërtimit dhe terrenet sportive të posa ndërtuara. 

Drejtori i shkollës ka informuar miqtë dhe partnerët e shkollës, me evolimet pozitive që kanë ardhur kryesisht nga përkujdesja e MASHT-it dhe partnerëve tjerë, pa të cilët shkolla nuk mund të ec.

Unë them se shkolla jonë është shembull i sfidës se guximshme në luftën e përditshme për t’i mundur kundërshtitë. Është shembull se si mund të fitohen miqtë dhe partnerët edhe kur ballafaqohesh me pengesa.

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.