Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan)-Shkolla FMU "Beqir Gashi" – Publike

BEP – USAID – certifikoi mësimdhënësit e shkollës sonë

Programi Arsimor Themelor – PATH (BEP), që financohet nga USAID dhe MASHT, ka certifikuar mësimdhënësit e shkollës sonë për vlerësim (20 orë), të cilët më 10 e 11 shtator 2011, patën ndjekur trajnimin me bazë në shkollë „Përmirësimi i vlerësimit të rezultateve të të nxënit”. Trajnimi qe udhëhequr nga dy mësimdhënëset, facilitatore për vlerësim, Fehmije Toplana dhe Servete Gashi, kurse trajnimi qe monitoruar nga David Carroll – Ekspert Ndërkombëtar për Vlerësim.
Mësimdhënësit, pas këtij trajnimi, kanë ngritur kapacitetet e tyre në kompnenten e vlerësimit duke organizuar orët mbi bazën teorike për vlerësim, që ka ofruar ky trajnim. Disa nga mësimdhënësit kanë organizuar orë model, të tjerët kanë hospituar nëpër orët duke fituar eksperienca nga bashkëpunimi me kolegët, kurse një pjesë e mësimdhënësve kanë xhiruar me flip kamerë orët mësimore dhe i kanë publikuar në internet.
Secili mësimdhënës që ka mbajtur dosjen e tij dhe ka deponuar materiale dhe ka përshkruar ecurinë e mbajtjes së orës, ka plotësuar kriterin për tu certifikuar. Certifikatat, për mësimdhënës që kanë përmbush kriteret, janë ndarë solemnisht nga David Carroll – Ekspert Ndërkombëtar për Vlerësim dhe Arlinda Gashi – Bajgora, zyrtare për vlerësim në BEP.
Certifikatat janë akredituar nga MASHT.

Programi Arsimor Themelor – PATH (BEP), që financohet nga USAID dhe MASHT, përkatësisht drejtori i BEP, Dr. Keith Prenton, për SHFMU “Beqir Gashi”, ka ndarë mirënjohje.
Drejtori i shkollës, Alush Kryeziu, ka falënderuar Programin Arsimor Themelor – PATH (BEP), e në veçanti ka falënderuar komponenten e vlerësimit të BEP – USAID.
 

Në fund të kësaj ngjarje të rëndësishme për shkollën tonë, përfaqësuesit e PATH – USAID kanë organizuar edhe një koktej rasti për mësimdhënës të shkollës sonë.
 

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.