Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan)-Shkolla FMU "Beqir Gashi" – Publike

Klasat e nënta kanë organizuar mbrëmjen e semimaturës

Semimatura 2012

Klasat e nënta kanë organizuar mbrëmjen e semimaturës.
Kujdestaret e klasave të nënta, Fehmije Toplana dhe Zemrije Gashi, me përkrahjen e drejtorit të shkollës, kanë organizuar mbrëmjen e semimaturës. Transportimi i nxënësve, deri te restoranti dhe anasjelltas, është bërë nga prindërit. Këtë mbrëmje festive e ka shpallur të hapur drejtori i shkollës, Alush Kryeziu, me këtë rast ka uruar nxënësit, kujdestaret e klasave dhe ka falënderuar për pjesëmarrje të gjithë të pranishmit, në veçanti ka përshëndetur, Sinan Kryeziun – kryetar i fshatit Rrezor dhe Musë Zogun – Kryetar i Këshillit të Shkollës. Shkolla jonë, ka partneritet të sinqertë, në radhë të parë, me komunitetin e prindërve, prandaj përfaqësimi i tyre në jetën e shkollës, ndihmon dhe fuqizon arritjet dhe suksesin e shkollës.
Nxënësit gjatë gjithë kohës kanë treguar sjellje dhe edukatë të lartë.
 

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.