Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan)-Shkolla FMU "Beqir Gashi" – Publike

U përurua busti i Dëshmorit Beqir Gashi

Në shkollën tonë, me emocione u përurua busti i dëshmorit Beqir Gashi, emrin e të cilit e mbanë me krenari kjo vatër arsimi. Këtë cerumeni përuruese e ka bërë edhe më shumë madhështore pjesëmarrja e qindra pjesëmarrësve.
Drejtori i shkollës, Alush Kryeziu, ka falënderuar pjesëmarrësit, kryetarin e komunës së Malishevës, z Isni Kilaj, familjet e dëshmorëve, në veçanti familjet e dëshmorëve të fshatit Rrezor, të Beqir Gashit dhe të Hazir Kryeziut, veteranë dhe invalidë të luftës së UÇK-së, institucionet lokale e qendrore dhe të gjithë donatorët që mundësuan ngritjen e bustit.

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Isni Kilaj, ka përshëndetur të pranishmit dhe ka shprehur respekt të veçantë për familjet e dy dëshmorëve të fshatit tonë, Hazirit e Beqirit.
Nga shoqatat e dala nga lufta ka përshëndetur tubimin, Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, kurse nga familja e dëshmorit, Beqir Gashi, ka shprehur mirënjohje i vëllai i dëshmorit dhe mësimdhënësi pranë shkollës sonë, Ibrahim Gashi.
Pas programit artistik, u bë përurimi i bustit të dëshmorit Beqir Gashi, nga: kryetari i komunës, z. Isni Kilaj, komandanti i operacionit në FSK – Mehmet Ladrovci, shoqatat e UÇK-së – Xhavit Jashari, kryetari i fshatit Rrezor – Sinan Kryeziu, familja e dëshmorit të Hazir Kryeziu – Habib Kryeziu dhe familja e dëshmorit Beqir Gashi – Imer Gashi.

 

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.