Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan)-Shkolla FMU "Beqir Gashi" – Publike

Ka përfunduar shëtitja me klasat e nënta

Drejtori i shkollës, Alush Kryeziu, ka organizuar shëtitjen me klasat e nënta.
Shëtitja, pati për qellim të përmbushë disa objektiva dhe të bartë tek nxënësit informacione për monumente historike, vende e peizazhe, vlera kulturore etj.. që në një formë, të plotësojë pamjen mbi mësimet që nxënësit kanë nxënë nga lëndë të ndryshme mësimore, për shtetin tonë – Republikën e Kosovën. Pikësynimi i parë ishte Prekazi Legjendar, më pas, Burimi – kultivimi i peshkut, Banjë e Pejës – burimi termik, burimi i Drinit të Bardhë, Peja, Deçani, Gjakova, Ura e Shenjtë etj.. Përmbyllja e shëtitjes ndodhi në Prizren tek Monumenti i Lidhjes së Prizrenit.

Mësimdhënëset, Fehmije Toplana dhe Zemrije Gashi, kujdestare të dy klasave të nënta, kanë përcjellë dhe kanë udhëzuar nxënësit, gjatë gjithë kohës. Pjesë e shëtitjes ishte edhe Kryetari i Këshillit të Shkollës, z. Musë Zogaj, ai në fakt, ka përfaqësuar komunitetin e prindërve dhe është ndarë shumë i kënaqur me nivelin e organizimit të shëtitjes me nxënësit e klasave të nënta.
Sipas planifikimit të paraparë, shëtitja me klasat e nënta, ka përfunduar me sukses. Drejtori i Shkollës, falënderon nxënësit për sjellje dhe edukatë të lartë që kanë treguar në shëtitje.
 

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.