Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan), SHFMU "Beqir Gashi" – Publike

Këshilla mbrojtëse për e Ethet Hemorragjike – Krime Kongo

Udhëzimet përpiluar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Republikës së Kosovës dhe mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për masat mbrojtëse ndaj Etheve Hemorragjike – Krime Kongo. 

Këto udhëzime, sot në shkollën tonë, i kanë sjellë dhe kanë ligjëruar për masat mbrojtëse nga pickimi i rriqrave, mjekët: Granit Zogaj dhe Fisnik Hasani.

Nxënësit me interesim, kanë marrë informacione, rreth Etheve Hemorragjike, sepse masat mbrojtëse janë shumë të nevojshme për mjedisin ku jetojnë nxënësit e shkollës sonë, në fakt ky vendbanim, si pjesë e komunës së Malishevës, paraqet rrezik permanent të pickimit të rriqrave, që mund të jetë burim i infeksionit me përmasa fataliteti për jetën e qytetarëve.
Këshillat dhe udhëzimet e dhëna nga ekipi i mjekëve, të përqendruara nën moton; “atë çka duhet të dini”, paraqesin vlerë të veçantë për mbrojtën e jetës së qytetarit të komunës sonë.
Drejtori i Shkollës, ka falënderuar ekipin e mjekëve dhe institucionet shëndetësore për partneritet të sinqertë me Shkollën FMU “Beqir Gashi” – në Rrezor.

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.