Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan)-Shkolla FMU "Beqir Gashi" – Publike

Ueb-Faqja e shkollës mori pjesë në “Ekspozitën e Teknologjive Arsimore”

Shkolla “Beqir Gashi” e Malishevës, ka prezantuar ueb-faqen e saj, në “Ekspozitën e Teknologjive Arsimore”, në Prishtinë. Kjo ekspozitë, është organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – MASHT dhe Programi Arsimor Themelor i USAID-it .

Foto: Drita Kadriu – Këshilltare e Ministrit – MASHT, Maureen Shauket – Drejtoreshë e USAID-it, Kosovare Shala – nxënëse dhe Diellëza Gashi – nxënëse

   

Përdorimi i teknologjive të reja në arsim, duke përfshirë edhe internetin, do të bëjë që shkollat të jenë shumë më tërheqëse dhe nxitëse për ide e inovacione në procesin e mësimdhënies e nxënies.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Programi për Arsim Themelor i USAID-it, bashkëveprojnë për ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve në përdorimin e teknologjive të reja në arsim.
Në funksion të avancimit të cilësisë së arsimit, është e padiskutueshme se rol të veçantë, dhe shumëdimensional, mund të këtë edhe ueb-faqja e shkollës, nëpërmjet së cilës shkolla ka mundësinë të japë dhe të marrë informacione pakufi. Informacioni, në fakt, paraqet kundërshtinë e entropisë, eliminon pasigurinë dhe çorganizimin. Informacioni shton vëllimin e dijeve tona dhe ndikon në marrjen e vendimeve për zgjidhjen e problemeve.
SHFMU “Beqir Gashi” në Rrezor (Mleqan), KK Malishevë, është e para shkollë në Republikën e Kosovës e cila aderoi në rrjetin gjithëbotëror të internetit.
Me ueb-faqen e saj, shkolla është e hapur ndaj mjedisit, ndërkaq mësimdhënësit dhe nxënësit janë të lumtur, sepse puna dhe mundi i tyre vlerësohet. Në anën tjetër, realiteti në epokën që po e jetojmë (duam ne ose jo), është i epokës së rrjetit mbarëbotëror (WWW – World Wide Web), që paraqet në vete derën e një “shkolle” tjetër, për këdo, në mbarë botën, prandaj në këtë epokë, arsimimi i lirë i individit, nuk ka qenë kurrë, kaq shumë i arritshëm.

Foto: Drejtori i DKA-së, z. Isuf Morina, inkurajoi ekipin e shkollës sonë, që mori pjesë në prezantimin e ueb-faqes, www.shkollarrezor.com
 

Nga shkolla jonë, në prezantimin e ueb-faqes së shkollës, kanë marrë pjesë: Alush Kryreziu – administrator i ueb-faqes, Kosovare Shala – nxënëse, Diellëza Gashi – nxënëse, Fehmije Toplana – mësimdhënëse dhe Sefer Kryeziu – mësimdhënës.

>>>Shkarko, letrën informuese, në formatin PDF

 

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.