Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan)-Shkolla FMU "Beqir Gashi" – Publike

Ekspozita e Teknologjisë Arsimore – MASHT – USAID

Shkolla jonë merr pjesë në “Ekspozitën e Teknologjisë Arsimore” e cila organizohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Basic Education Program i USAID-it dhe Programi për Ndërmarrësit e Rinj (YEP) i USAID-it. Ekspozita do të jetë e hapur për publik, në Hotel Sirius – Prishtinë, më 25 prill 2012, nga ora 14:00 deri në 16:00. Kjo ekspozitë synon që MASHT-i, komunat dhe shkollat të kenë mundësi të identifikojnë pajisjet me kosto efektive, të cilat mund t’i sigurojnë për shkolla. Gjithashtu, "Ekspozita e Teknologjisë Edukative" do të jetë një mundësi për kompanitë lokale të cilat janë duke prodhuar ose duke ofruar teknologji edukative për shkolla t’i shfaqin produktet e tyre dhe një mundësi për ndërmarrësit që të identifikojnë mundësitë e tyre në “tregun e edukimit”.

SHFMU “Beqir Gashi” në Rrezor (Mleqan), KK Malishevë, është e ftuar nga Programi Arsimor Themelor i USAID-it, për të qenë pjesë e kësaj ekspozite dhe do të bëjë prezantimin e ueb-faqes së shkollës; http://www.shkollarrezor.com/

Stafi mësimdhënës është i mirëseardhur, për të marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, që ka synim përmirësimin e cilësisë në arsim, nga ora 14:00 deri në 16:00.

 

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.