Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan)-Shkolla FMU "Beqir Gashi" – Publike

Takim pune, në sallën e takimeve në MASHT

Në sallën e takimeve në MASHT, në bashkëveprim të Divizionit për Standarde dhe Vlerësim në MAShT dhe Komponentës së Vlerësimit të Programit Arsimor Themelor – BEP, që financohet nga USAID, është mbajtur një takim pune, me theks të veçantë, formimi dhe administrimi i ueb-faqeve.

Realiteti, në epokën që po e jetojmë, duam ne ose jo, është i epokës së rrjetit mbarëbotëror (WWW – World Wide Web ), është i derës së një shkolle tjetër në mbarë botën virtuale, prandaj në këtë epokë, arsimimi i lirë i individit, në fusha të ndryshme shkencore, nuk ka qenë kurrë kaq i arritshëm…

"Mësimi nuk është një produkt i shkollimit, por përpjekje gjatë gjithë jetës për të fituar atë." – Albert Einstein

Këtë takim e ka hapur, z. Mustafë Kadriu, udhëheqës i Divizionit për Standarde dhe Vlerësim në MAShT, i cili ka dhënë opinionin e tij për rëndësinë e përhapjes së informacionit në fushën e vlerësimit në ueb – faqe që do të formoheshin në kuadër të shkollave përkatëse.
Më pas Eksperti Ndërkombëtar për Vlerësim, z. David Carroll, që udhëheq komponentën e Vlerësimit në kuadër të Programit Arsimor Themelor – PATH (BEP), që financohet nga USAID, ka mbështetur nismën për të krijuar ueb-faqe për shkollat, që do të viheshin në shërbim të vlerësimit, si komponentë kyçe për arritjen e shkollës cilësore. Ndërkaq, Arsim Ilazi, nga PATH – BEP, ka shpjeguar format dhe mundësitë e hapjes së një ueb-faqeje.
Në ketë takim kanë marrë pjesë edhe Drejtorë Komunal për Arsim (Drenas dhe Vushtrri), drejtorë të shkollave; “Beqir Gashi” -Malishevë, “Vezir Jashari” – Ferizaj, “Yll Morina” – Gjakovë, “Selami Hallaqi” – Gjilan dhe “Asdreni” – Pejë.
Drejtori i shkollës “Beqir Gashi”, Alush Kryeziu, ka prezantuar, para të pranishmëve përvojën rreth administrimit të ueb-faqes http://www.shkollarrezor.com/, qëllimin e hapjes së ueb-faqes dhe ndikimet pozitivë të ueb-faqes në fuqizimin e partneritetit shkollë – komunitet.
Shkolla në Rrezor (ish Mleqan) që përballej me pengesa të shumta, tani së bashku me partnerët e saj synon shkollën cilësore.
Përfundimisht, në kontest të takimit të sotëm, më parapëlqen të parafrazoj, Nënë Terezën, e cila pati thënë: “Të gjithë s’mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

>>> Prezantimi >>> Kliko

>>> kliko >>>>

____________

 

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.