- Lajme (502)
- AA – Letrat e vizitorëve
- Arkivi
- Bashkëpunimi me prindër
- Dhuna psikologjike si pasojë e paaftësisë
- Fjalorthi
- Foto 2008/2009
- Foto 2009/2010
- Foto 2010/2011
- Fotografi që flasin…
- Gjej enigmën…
- Gjuhë dhe letërsi shqipe
- Grupi letrar
- Historiku i shkollës
- Informacione për arsim
- Karakteristikat e shkollës cilësore – të efektshme
- Këndi i video pamjeve
- Komiteti i Shkollës
- Kuadri arsimor
- Leksione për ndryshimin personal
- Menaxhimi i ndryshimeve në shkollë
- Mendime të arta
- Metodat bashkëkohore të planifikimit
- Mosdiskriminimi
- Ndërtimi i shkollës – Foto
- Nëntor 2006
- Opinione…
- Partneret e shkollës
- Planifikimi dhe vlerësimi
- Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim
- Shkolla dhe komuniteti
- Të drejtat e fëmijëve
- Treguesi kronologjik
- Vlerësimi në bazë shkolle
- Zhvillimi i kurrikulit
Arkiv July, 2012
31.07.2012 Alush Kryeziu
Për nxënësit e shkollës sonë kanë arritur tekstet shkollore falas.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – MASHT, furnizoi me tekste shkollore nxënësit e shkollës sonë. Përkujdesja institucionale, për të pajisur nxënësit me tekste shkollore, eliminon dallimet sociale, ndihmon ekonominë familjare dhe ç’treson prindërit sepse të gjithë fëmijët në këtë formë ndihen të barabartë.
Përgatitjet me kohë janë shenjë se fillimi i vitit të ri shkollor 20012 / 2013 do të jetë i mbarë.
16.07.2012 Alush Kryeziu
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëveprim me projektin “Perspektiva e BE-së në Kosovë” (EUPK), ka sjellë për nxënësit e klasës së tretë dhe klasës së nëntë dy libra shkollor. Libri “Të nisemi për në Evropë!”, për klasën e nëntë është shkruar në atë mënyrë që të nxisë kuriozitetin e nxënësve dhe të rrisë njohuritë e tyre rreth shteteve dhe politikave të BE-së. Libri shkruar në anglisht “All Aboard for Europe”, është një libër me materiale shtesë për mësimin e gjuhës angleze për klasën e tretë të shkollës fillore.
Në kuizin “Evropa 2011”, nxënësit e shkollës “Avni Rrustemi”, nga Karaqeva e Kamenicës, në nivel të Republikës së Kosovës zunë vendin e parë. Pesë nxënës, të kësaj shkolle, patën fatin që të udhëtojnë nëpër Evropë njëmbëdhjetë ditë. Mbresat nga kjo vizitë nëpër Evropë janë pasqyruar edhe në një film dokumentar, që na është sjellë së bashku me librat nga MASHT.

Meqenëse jemi në pushime verore, filmin dokumentar, “Të nisemi për në Evropë!”, prodhuar nga projekti “Perspektiva e BE-së në Kosovë” (EUPK), po e publikoj në tri pjesë në YouTube. Shpresoj së do të gjej mirëkuptim te autori.
4.07.2012 Alush Kryeziu

Programi Arsimor Themelor – PATH (BEP), që financohet nga USAID dhe MASHT, ka certifikuar mësimdhënësit e shkollës sonë për vlerësim (20 orë), të cilët më 10 e 11 shtator 2011, patën ndjekur trajnimin me bazë në shkollë „Përmirësimi i vlerësimit të rezultateve të të nxënit”. Trajnimi qe udhëhequr nga dy mësimdhënëset, facilitatore për vlerësim, Fehmije Toplana dhe Servete Gashi, kurse trajnimi qe monitoruar nga David Carroll – Ekspert Ndërkombëtar për Vlerësim.
Mësimdhënësit, pas këtij trajnimi, kanë ngritur kapacitetet e tyre në kompnenten e vlerësimit duke organizuar orët mbi bazën teorike për vlerësim, që ka ofruar ky trajnim. Disa nga mësimdhënësit kanë organizuar orë model, të tjerët kanë hospituar nëpër orët duke fituar eksperienca nga bashkëpunimi me kolegët, kurse një pjesë e mësimdhënësve kanë xhiruar me flip kamerë orët mësimore dhe i kanë publikuar në internet.
Secili mësimdhënës që ka mbajtur dosjen e tij dhe ka deponuar materiale dhe ka përshkruar ecurinë e mbajtjes së orës, ka plotësuar kriterin për tu certifikuar. Certifikatat, për mësimdhënës që kanë përmbush kriteret, janë ndarë solemnisht nga David Carroll – Ekspert Ndërkombëtar për Vlerësim dhe Arlinda Gashi – Bajgora, zyrtare për vlerësim në BEP.
Certifikatat janë akredituar nga MASHT.

Programi Arsimor Themelor – PATH (BEP), që financohet nga USAID dhe MASHT, përkatësisht drejtori i BEP, Dr. Keith Prenton, për SHFMU “Beqir Gashi”, ka ndarë mirënjohje.
Drejtori i shkollës, Alush Kryeziu, ka falënderuar Programin Arsimor Themelor – PATH (BEP), e në veçanti ka falënderuar komponenten e vlerësimit të BEP – USAID.
Në fund të kësaj ngjarje të rëndësishme për shkollën tonë, përfaqësuesit e PATH – USAID kanë organizuar edhe një koktej rasti për mësimdhënës të shkollës sonë.
