- Lajme (500)
- AA – Letrat e vizitorëve
- Arkivi
- Bashkëpunimi me prindër
- Dhuna psikologjike si pasojë e paaftësisë
- Fjalorthi
- Foto 2008/2009
- Foto 2009/2010
- Foto 2010/2011
- Fotografi që flasin…
- Gjej enigmën…
- Gjuhë dhe letërsi shqipe
- Grupi letrar
- Historiku i shkollës
- Informacione për arsim
- Karakteristikat e shkollës cilësore – të efektshme
- Këndi i video pamjeve
- Komiteti i Shkollës
- Kuadri arsimor
- Leksione për ndryshimin personal
- Menaxhimi i ndryshimeve në shkollë
- Mendime të arta
- Metodat bashkëkohore të planifikimit
- Mosdiskriminimi
- Ndërtimi i shkollës – Foto
- Nëntor 2006
- Opinione…
- Partneret e shkollës
- Planifikimi dhe vlerësimi
- Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim
- Shkolla dhe komuniteti
- Të drejtat e fëmijëve
- Treguesi kronologjik
- Vlerësimi në bazë shkolle
- Zhvillimi i kurrikulit
Arkiv May, 2012
17.05.2012 Alush Kryeziu
U PËRURUA NË PRIZREN ABETARJA E PËRBASHKËT E SHQIPËRISË DHE KOSOVËS
Udhëheqës të lartë të dy shteteve Shqipërisë dhe Kosovës, qytetarë të shumtë, mësimdhënës e nxënës kanë bërë madhështore festën e promovimit të Abetarës së përbashkët Shqipëri-Kosovë. Ishte zgjedhur pikërisht qyteti historik i Prizrenit për të hyrë edhe në historinë më të re të popullit shqiptar për faktin se përjetoi emocionet e ëndrrës së madhe për Abetaren e përbashkët. Poashtu, ishte zgjedhur që pikërisht 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, të shenjohej me këtë ngjarje të madhe.

Qendra Sportive "Sezai Surroi" në Prizren ishte e vogël për të zënë të gjithë ata që kishin ardhur nga të gjitha trojet shqiptare për të përjetuar këtë ngjarje dhe për të qenë dëshmitar nga afër të festës së Abetares që do ta përdorin të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.

Në këtë festë nuk mungoi as presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, kryeministri i Kosovës Hashim Thaqi, ministri i Arsimit i Shqipërisë Myqerem Tafaj dhe natyrisht ministri i Arsimit të Kosovë Ramë Buja (i cili ishte edhe ideator i Abetares së përbashkët), ministra të qeverive të të dyja vendeve, deputetë, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, përfaqësuesi i familjes Jasharaj Rifat Jashari e shumë personalitete nga jeta publike.

Nuk munguan as më të zëshmit: nxënësit, sidomos ata më të vegjëlit të cilët do ta kenë fatin që të jenë gjeneratat e para që do të mësojnë me abetaren e re. Përveq bukurisë fëmijërore ata madhështonin këtë festë me dukjen e tyre. Disa kishin veshur bluza të kuqe që simbolizonte flamurin e Shqipërisë dhe disa të tjerë me bluza të kaltërta që simbolizonte flamurin e Kosovës. Bluzat e tyre kishin mbishkrimin "Urime Festa e Abetares".
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja tha: "Abetarja u bë, atë po e promovojmë sot, më shumë madhështi, respekt, konsideratë e dashuri dhe me besimin e palëkundur se do të jetoj gjatë. ". Ministri përmendi edhe vështirësitë që janë hasur në këtë nismë. " Kur e filluam, nuk e kishim fare të lehtë as unë e as ministri Tafaj dhe as ata që në vazhdimësi u morën me këtë çështje. Madje, kishte edhe të atillë që mendonin se kjo ishte punë nuk nuk bëhej, pra ishte e pamundur. Por, mbështetja e kryeministrave Berisha e Thaçi na bëri të mos njohim pengesa", tha ai.
Ministri Buja theksoi se ky libër është bërë për gjithë gjeografinë shqiptare sepse ai theksoi se të gjithëve na karakterizon një gjuhë, një histori dhe një kulturë. Por, ai tha se nuk do të ndalemi këtu. "Ne filluam nga libri i parë për të vazhduar me projekte të reja që na avancojnë në arsim dhe shkencë", tha ministri Buja.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e vlerësoi Abetaren e përbashkët si libër bazë të kulturës dhe si si një të arritur historike, ndërsa tha se kjo ngjarje po shënohet në kryeqytetin shpirtëror të shqiptareve dhe atë në vitin jubilar të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. "Kjo është fitore për të gjithë shqiptarët. Këtë arritje mund ta bëj vetëm një popull i lirë dhe i civilizuar", theksoi ai.
Kryeministri Thaçi foli edhe për historinë e bërjes së shtetit të Shqipërisë së pavarur dhe bërjes së abetares së parë shqipe dhe të atyre që pasuan. "Sot kur po e promovojmë Abetaren e përbashkët, Kosova ka hyrë në vitin e trembëdhjetë të çlirimit dhe në vitin e pestë të pavarësimit të saj. Kosova ka të ardhme të ndritur në Bashkimin Evropian. Kjo është abetare e lirisë, demokracisë, e Kosovës evropiane, Shqipërisë evropiane dhe shqiptarëve evropian. Kjo e arritur është rezultat i përpjekjeve tona shekullore", tha i pari i ekzekutivit të Kosovës.
Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i falenderoi të dy ministrat e arsimit për realizimin e abetares së përbashkët, të cilin e quajti "libër i të gjitha librave". "Abetarja ka bërë rrugë shekullore për të arritur në duart tuaja", iu tha ai fëmijëve të shumtë në sallën e sporteve, ndërsa ftoi ministrat Buja e Tafaj që të prijnë në këtë rrugë. "Të dashur fëmijë, libri që ju merrni sot është Abetarja më e re që botohet të trevat shqiptare, por ajo së bashku me germat, ilustrimet, bartë ëndrrat e vjetra të shumë gjeneratave të shqiptarëve, bart sakrificat e shqiptarëve nga Skenderbeu deri te luftërat çlirimtare, bart idealin e shqiptarëve…", tha ai.
Kryeministri Berisha tha se kjo Abetare është margaritari i kurorës së 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe theksoi se nuk kishte mundësi që kjo ngjarje të festohej më mirë se me një abetare të përbashkët. "Sot jemi më të vendosur se kurrë që tëpunojmë për bashkimin tonë në Evropë", tha kryeministri i Shqipërisë.
Më pas, presidentja Jahjaga, kryeministrat Berisha e Thaqi, ministrat Tafaj e Buja figurativisht bënë zbulimin e shkronjave dhe për disa vogëlushë edhe shpërndanë Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë, e cila është punë e ko-autorëve nga të dyja shtetet, Mimoza Xhokutaj dhe Shezai Rrokaj nga Shqipwria, si dhe Saranda Pozhegu dhe Islam Krasniqi nga Kosova.
Burimi: http://www.masht-gov.net/
11.05.2012 Alush Kryeziu
Monitorim dhe vëzhgim, nga Programi për Zhvillimin e Arsimit (Education Support Program), nga Zyrtarja e Programit, zonjusha Dierdre Williams dhe profesoresha Melinda Mula. Të privilegjuar, që patën në mesin e tyre, zyrtarën për Programin Arsimor, nga Amerika mike, ishin nxënësit e klasës së katërt dhe mësuesja Servete Gashi. Ora mësimore është vëzhguar me interesim. Zyrtarja, Dierdre Williams, që është koordinatore e MKLSH, në zyrën e ESP (Education Support Program), në New York, është ndarë e kënaqur me ecurinë e orës mësimore. Drejtori i Shkollës, ka falënderuar zyrtaret e ESP-së dhe ka shpreh interesim për partneritet të sinqertë me këtë Program Arsimor, në veçanti për MKLSH.
Monitorimi motivon mësimdhënësit
Mësimdhënësit nuk duan thjesht vetëm të punojnë, ata duan që puna e tyre të vlerësohet nga nxënësit, prindërit, kolegët, drejtori, DKA-të, MASHT-i, si dhe nga ekspertë të arsimit, qoftë vendorë apo ndërkombëtarë. Vetëm atëherë kur vlerësohet a çmohet puna dhe angazhimi i mësimdhënësit, si rezultat i monitorimit a vëzhgimit, ngërthen në vete burimin e provave, që dëshmojnë se mësimdhënësi ka performancë solide në edukim, se ai ose ajo ka arritje të larta në mësimdhënie e nxënie dhe ka bërë që fytyrat e nxënësve të tij të shndrisin nga buzëqeshja, buzëqeshje e cila bën të lumtur gjithë shoqërinë.
Nuk është e rastit, por praktikë tani më, shumë mësimdhënës vet kërkojnë që të monitorohen në orët e tyre mësimore, duke ftuar; drejtorin e shkollës, kolegët apo edhe vlerësues të jashtëm, ata duan që të vlerësohen dhe puna e tyre të mos shkojë “kot”, ata duan dhe kanë kënaqësi të veçantë që t’i ndajnë praktikat e së mirës me kolegët dhe të tjerët, kjo në esencë motivon mësimdhënësit dhe i jep kuptim punës së tyre aq shumë fisnike.
________________
Kush është, Zonjusha, Dierdre Williams? - Konsulent Edukimi
Ajo shërben si Menaxhere e Projektit për "Edukimi për Qytetari Demokratike në Karaibe: një kurs në distancë për edukatorët". Dierdre aktualisht po e ndjek Doktoraturën e saj në Politika Ndërkombëtare të Arsimit në Universitetin e Maryland. Interesat e saj kërkimore përfshijnë eksploruar qasjet më të mira për edukimin për demokracinë dhe drejtësinë sociale, veçanërisht në kontekstin e vendeve të Karaibeve dhe monitorimin dhe vlerësimin e ndikimeve të politikave të arsimit që kanë të bëjnë me demokracinë dhe drejtësinë sociale
8.05.2012 Alush Kryeziu
Mësimdhënës i mirë është ai që largon trishtimin nga fytyra e fëmijëve, sepse ai ka fuqi të bëjë të mundur, që në fytyrat e tyre të shndritë buzëqeshja.
Është vërtetuar se fëmijët vullnetshëm mësojnë nga çdo gjë që e bëjnë. Ata duke bërë, nxisin në vetvete interesimin për tu shndërruar në hulumtues, kreator dhe zbulues. Këto kërkime hulumtuese, fëmijëve ju sjellin kënaqësi dhe sukses, në fakt, ata duan të mësojnë edhe më shumë vetëm atëherë kur mësojnë duke bërë. Që nga mosha e re fëmijët formojnë qëndrimet e tyre në lidhje me të mësuarit, nëse ata motivohen, në radhë të parë nga prindërit dhe mësimdhënësit, ato qëndrime do t’ju zgjasin gjatë gjithë jetës së tyre. Fëmijët të cilët marrin masën e duhur të mbështetjes dhe inkurajohen në shkollimin fillor, duke u motivuar nga mësimdhënësit, është shumë reale që ata fëmijë do të bëhen të dobishëm, jo vetëm për vetën e tyre, por edhe për shoqërinë si tërësi. Motivimi në thelb paraqet bazën e suksesit në arsim.
Video: Kur vërtet motivojmë, në fytyrat e fëmijëve shndritë buzëqeshja – (Ora e matematikës, klasa e dytë, mësuesja: Kumrie Kryeziu)
Megjithatë, pyetja që shtrohet nga thellësia, do të ishte: “sa ne motivojmë nxënësit tanë”? – Secili mësimdhënës mund të nxjerrë nga ndërgjegjja e tij, një përgjigje të saktë…
3.05.2012 Alush Kryeziu
Udhëzimet përpiluar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Republikës së Kosovës dhe mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për masat mbrojtëse ndaj Etheve Hemorragjike – Krime Kongo.
Këto udhëzime, sot në shkollën tonë, i kanë sjellë dhe kanë ligjëruar për masat mbrojtëse nga pickimi i rriqrave, mjekët: Granit Zogaj dhe Fisnik Hasani.

Nxënësit me interesim, kanë marrë informacione, rreth Etheve Hemorragjike, sepse masat mbrojtëse janë shumë të nevojshme për mjedisin ku jetojnë nxënësit e shkollës sonë, në fakt ky vendbanim, si pjesë e komunës së Malishevës, paraqet rrezik permanent të pickimit të rriqrave, që mund të jetë burim i infeksionit me përmasa fataliteti për jetën e qytetarëve.
Këshillat dhe udhëzimet e dhëna nga ekipi i mjekëve, të përqendruara nën moton; “atë çka duhet të dini”, paraqesin vlerë të veçantë për mbrojtën e jetës së qytetarit të komunës sonë.
Drejtori i Shkollës, ka falënderuar ekipin e mjekëve dhe institucionet shëndetësore për partneritet të sinqertë me Shkollën FMU “Beqir Gashi” – në Rrezor.

