- Lajme (500)
- AA – Letrat e vizitorëve
- Arkivi
- Bashkëpunimi me prindër
- Dhuna psikologjike si pasojë e paaftësisë
- Fjalorthi
- Foto 2008/2009
- Foto 2009/2010
- Foto 2010/2011
- Fotografi që flasin…
- Gjej enigmën…
- Gjuhë dhe letërsi shqipe
- Grupi letrar
- Historiku i shkollës
- Informacione për arsim
- Karakteristikat e shkollës cilësore – të efektshme
- Këndi i video pamjeve
- Komiteti i Shkollës
- Kuadri arsimor
- Leksione për ndryshimin personal
- Menaxhimi i ndryshimeve në shkollë
- Mendime të arta
- Metodat bashkëkohore të planifikimit
- Mosdiskriminimi
- Ndërtimi i shkollës – Foto
- Nëntor 2006
- Opinione…
- Partneret e shkollës
- Planifikimi dhe vlerësimi
- Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim
- Shkolla dhe komuniteti
- Të drejtat e fëmijëve
- Treguesi kronologjik
- Vlerësimi në bazë shkolle
- Zhvillimi i kurrikulit
Arkiv April, 2012
28.04.2012 Alush Kryeziu
Në finale fitoi klasa e IX-1 - Sot kanë zhvilluar garën në futboll klasa e IX-1 dhe klasa e IX-2. Këtë garë e ka fituar klasa e IX-1 dhe është kampion në nivel shkolle. Nxënësit kanë treguar edukatë të lartë sportive dhe kanë uruar klasën e IX-1.
Klasa IX-1

Klasa e IX-2
Një garë miqësore dhe shumë domethënëse, që dëshmon partneritetin e sinqertë, u zhvillua ndërmjet komunitetit të prindërve dhe mësimdhënësve. Prindërit kanë fituar garën në futboll dhe më pas kanë organizuar një koktej rasti dhe së bashku me mësimdhënës kanë diskutuar për çështje arsimore dhe për mundësitë që ata ofrojnë për arritjen e shkollës cilësore, që është synim i përbashkët i shkollës dhe komunitetit.
25.04.2012 Alush Kryeziu
Shkolla “Beqir Gashi” e Malishevës, ka prezantuar ueb-faqen e saj, në “Ekspozitën e Teknologjive Arsimore”, në Prishtinë. Kjo ekspozitë, është organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – MASHT dhe Programi Arsimor Themelor i USAID-it .
.png)
Foto: Drita Kadriu – Këshilltare e Ministrit – MASHT, Maureen Shauket – Drejtoreshë e USAID-it, Kosovare Shala – nxënëse dhe Diellëza Gashi – nxënëse
Përdorimi i teknologjive të reja në arsim, duke përfshirë edhe internetin, do të bëjë që shkollat të jenë shumë më tërheqëse dhe nxitëse për ide e inovacione në procesin e mësimdhënies e nxënies.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Programi për Arsim Themelor i USAID-it, bashkëveprojnë për ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve në përdorimin e teknologjive të reja në arsim.
Në funksion të avancimit të cilësisë së arsimit, është e padiskutueshme se rol të veçantë, dhe shumëdimensional, mund të këtë edhe ueb-faqja e shkollës, nëpërmjet së cilës shkolla ka mundësinë të japë dhe të marrë informacione pakufi. Informacioni, në fakt, paraqet kundërshtinë e entropisë, eliminon pasigurinë dhe çorganizimin. Informacioni shton vëllimin e dijeve tona dhe ndikon në marrjen e vendimeve për zgjidhjen e problemeve.
SHFMU “Beqir Gashi” në Rrezor (Mleqan), KK Malishevë, është e para shkollë në Republikën e Kosovës e cila aderoi në rrjetin gjithëbotëror të internetit.
Me ueb-faqen e saj, shkolla është e hapur ndaj mjedisit, ndërkaq mësimdhënësit dhe nxënësit janë të lumtur, sepse puna dhe mundi i tyre vlerësohet. Në anën tjetër, realiteti në epokën që po e jetojmë (duam ne ose jo), është i epokës së rrjetit mbarëbotëror (WWW – World Wide Web), që paraqet në vete derën e një “shkolle” tjetër, për këdo, në mbarë botën, prandaj në këtë epokë, arsimimi i lirë i individit, nuk ka qenë kurrë, kaq shumë i arritshëm.

Foto: Drejtori i DKA-së, z. Isuf Morina, inkurajoi ekipin e shkollës sonë, që mori pjesë në prezantimin e ueb-faqes, www.shkollarrezor.com
Nga shkolla jonë, në prezantimin e ueb-faqes së shkollës, kanë marrë pjesë: Alush Kryreziu – administrator i ueb-faqes, Kosovare Shala – nxënëse, Diellëza Gashi – nxënëse, Fehmije Toplana – mësimdhënëse dhe Sefer Kryeziu – mësimdhënës.
>>>Shkarko, letrën informuese, në formatin PDF
22.04.2012 Alush Kryeziu
Shkolla jonë merr pjesë në “Ekspozitën e Teknologjisë Arsimore” e cila organizohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Basic Education Program i USAID-it dhe Programi për Ndërmarrësit e Rinj (YEP) i USAID-it. Ekspozita do të jetë e hapur për publik, në Hotel Sirius – Prishtinë, më 25 prill 2012, nga ora 14:00 deri në 16:00. Kjo ekspozitë synon që MASHT-i, komunat dhe shkollat të kenë mundësi të identifikojnë pajisjet me kosto efektive, të cilat mund t’i sigurojnë për shkolla. Gjithashtu, "Ekspozita e Teknologjisë Edukative" do të jetë një mundësi për kompanitë lokale të cilat janë duke prodhuar ose duke ofruar teknologji edukative për shkolla t’i shfaqin produktet e tyre dhe një mundësi për ndërmarrësit që të identifikojnë mundësitë e tyre në “tregun e edukimit”.

SHFMU “Beqir Gashi” në Rrezor (Mleqan), KK Malishevë, është e ftuar nga Programi Arsimor Themelor i USAID-it, për të qenë pjesë e kësaj ekspozite dhe do të bëjë prezantimin e ueb-faqes së shkollës; http://www.shkollarrezor.com/
Stafi mësimdhënës është i mirëseardhur, për të marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, që ka synim përmirësimin e cilësisë në arsim, nga ora 14:00 deri në 16:00.
20.04.2012 Alush Kryeziu

Nxënësit e klasës së parë, sot kanë gëzuar shkollën, ata festuan, Festën e Abetares, festë kjo që është sinonim i sovranitetit në rrugëtimin e tyre për edukim e arsimim. Ky manifestim, ka sjellë emocione dhe ndjenja të veçanta, tek prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit. Krejtësisht është e natyrshme, të bukuren, estetikën e të madhërishmen, që sollën këta fëmijë, askush nuk mund ta gjejë në natyrë, kjo që sollën fëmijët, tejkalon përmasat e çdo bukurie të natyrës, ata ngjallen ndjenjën e së bukurës dhe të përjetimit të vërtetë artistik… Ndjenjë e veçantë, që vloi emocione, sepse 100 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, do jetë me Abetaren unike – Shqipëri dhe Kosovë.
Mësimdhënësi, Ejup Kryeziu, mësues me përvojë të gjatë në arsim, ka arritur suksese në mësimdhënie dhe angazhimi i tij është vlerësuar shumë nga drejtori dhe prindërit.
___________
Festa e Abetares – ndjenjë e veçantë, që vloi emocione, sepse 100 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, do jetë me Abetaren unike – Shqipëri dhe Kosovë

Abetarja bashkon Shqipërinë dhe Kosovën
"Brenda vitit 2012, nxënësit shqiptarë dhe ata kosovarë që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës do të mësojnë me abetaren e njehsuar. Shqipëria dhe Kosova po bashkëpunojnë në një program të përbashkët për njehsimin e teksteve që përdoren në nivelin e shkollave fillore të të dy vendeve". – http://www.albpress.org/
(Video, Ministri i Arsimit – Ramë Buja, 17 prill 2011 – Festa e Abetares – Pejë – Kosovë)
"Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj tha se janë ngritur grupet e përbashkëta të punës, të cilat së shpejti fillojnë punë për unifikimin e programeve mësimore dhe të teksteve shkollore. Ndërsa, sipas tij, hapi i parë është realizimi i Abetares së përbashkët brenda vitit 2012. Më pas, projekti do të shtrihet dhe për tekstet e lëndëve të tjera nga sistemi shkollor fillor". – http://www.albpress.org/

13.04.2012 Alush Kryeziu
Në sallën e takimeve në MASHT, në bashkëveprim të Divizionit për Standarde dhe Vlerësim në MAShT dhe Komponentës së Vlerësimit të Programit Arsimor Themelor – BEP, që financohet nga USAID, është mbajtur një takim pune, me theks të veçantë, formimi dhe administrimi i ueb-faqeve.
Realiteti, në epokën që po e jetojmë, duam ne ose jo, është i epokës së rrjetit mbarëbotëror (WWW – World Wide Web ), është i derës së një shkolle tjetër në mbarë botën virtuale, prandaj në këtë epokë, arsimimi i lirë i individit, në fusha të ndryshme shkencore, nuk ka qenë kurrë kaq i arritshëm…
"Mësimi nuk është një produkt i shkollimit, por përpjekje gjatë gjithë jetës për të fituar atë." – Albert Einstein

Këtë takim e ka hapur, z. Mustafë Kadriu, udhëheqës i Divizionit për Standarde dhe Vlerësim në MAShT, i cili ka dhënë opinionin e tij për rëndësinë e përhapjes së informacionit në fushën e vlerësimit në ueb – faqe që do të formoheshin në kuadër të shkollave përkatëse.
Më pas Eksperti Ndërkombëtar për Vlerësim, z. David Carroll, që udhëheq komponentën e Vlerësimit në kuadër të Programit Arsimor Themelor – PATH (BEP), që financohet nga USAID, ka mbështetur nismën për të krijuar ueb-faqe për shkollat, që do të viheshin në shërbim të vlerësimit, si komponentë kyçe për arritjen e shkollës cilësore. Ndërkaq, Arsim Ilazi, nga PATH – BEP, ka shpjeguar format dhe mundësitë e hapjes së një ueb-faqeje.
Në ketë takim kanë marrë pjesë edhe Drejtorë Komunal për Arsim (Drenas dhe Vushtrri), drejtorë të shkollave; “Beqir Gashi” -Malishevë, “Vezir Jashari” – Ferizaj, “Yll Morina” – Gjakovë, “Selami Hallaqi” – Gjilan dhe “Asdreni” – Pejë.
Drejtori i shkollës “Beqir Gashi”, Alush Kryeziu, ka prezantuar, para të pranishmëve përvojën rreth administrimit të ueb-faqes http://www.shkollarrezor.com/, qëllimin e hapjes së ueb-faqes dhe ndikimet pozitivë të ueb-faqes në fuqizimin e partneritetit shkollë – komunitet.
Shkolla në Rrezor (ish Mleqan) që përballej me pengesa të shumta, tani së bashku me partnerët e saj synon shkollën cilësore.
Përfundimisht, në kontest të takimit të sotëm, më parapëlqen të parafrazoj, Nënë Terezën, e cila pati thënë: “Të gjithë s’mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.
____________
13.04.2012 Alush Kryeziu
Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport – KK Malishevë, që udhëhiqet nga z. Mevludin Mazreku, organizoi Krosin Pranveror 2012.

Në Krosin Pranveror 2012, në nivel të Komunës së Malishevës, nxënësit e shkollës sonë arritën të fitojnë dy kupa, për vendin e dytë për vajza dhe për vendin e tretë për djem.
Nxënësja e klasës së shtatë, Aurelë Gashi, në Krosin Pranveror 2012, në nivel komune ka arritur të fitojë kupën e vendit të dytë, kurse Arlind Gashi, nxënës i klasës së nëntë, ka fituar kupën e vendit të tretë.

Kjo fitore, që i solli shkollës dy kupa, ka gëzuar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës sonë.
Drejtori i shkollës, ka uruar nxënësit për fitoret e arritura dhe ka falënderuar mësimdhënësin e lëndës Edukatë Fizike, Agron Kryeziun, për angazhim dhe udhëzimet e duhura, që u ka dhënë nxënësve rreth përgatitjes në kalitjen fizike për pjesëmarrje në këtë garë vrapimi.



