Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan)-Shkolla FMU "Beqir Gashi" – Publike

Arkiv March, 2012

Pas mësimit, që u mbajt me orar të reduktuar, sot në shkollë u zhvilluan edhe aktivitete sportive dhe një aksion rreth pastrimit të ambientit të jashtëm.

Mësimdhënësi, Agron Kryeziu, ka organizuar Krosin Pranveror me nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët.
Pjesëmarrja e gjerë e nxënësve, në këtë garë, tanimë tradicionale, ka dëshmuar se shkolla jonë ka një traditë në këtë garë, jo vetëm në nivel shkolle por edhe në nivel komunal.
Shkathtësi në këtë garë vrapimi treguan nxënësit, më sa vijon:

Vendi i parë, dytë dhe tretë për vajza
1. Aurelë Gashi
2. Edonisë Shala
3. Samirë Kryeziu

Vendi i parë, dytë dhe tretë për djem
1. Valdrin Kryeziu
2. Arlind Gashi
3. Blendon Kryeziu

Pas Krosit Pranveror, nxënësit dhe drejtoria e shkollës kanë mbështetur iniciativën e Kryetarit të fshatit, z. Sinan Kryeziut, dhe u hodhën në aksion për pastrimin e ambientit hapësinor duke filluar në oborrin e shkollës e më pas edhe në hapësirat ku kishte nevojë për pastrimin e mbeturinave në fshatin tonë.

Aktivitetet e kësaj ditë mbresëlënëse janë përmbyllur me një lojë futbolli…

________

Këtë të shtunë, po ashtu u mbajt edhe një trajnim në Qendrën për Arsim të Kosovës – KEC, në Prishtinë. Tema bosht e këtij trajnimi që u organizua nga Programi Arsimor Themelor – BEP – USAID, pati për objektiv fushën e informacionit dhe teknologjisë së avancuar, me theks të veçantë formimi dhe administrimi i ueb-faqeve…

Facilitatorët, Arsim Ilazi dhe Besart Hyseni, kanë arritur të përmbushin objektivin e bartjes së informacionit te pjesëmarrësit, secili pjesëmarrës në fund të trajnimit ka arritur të formojë ueb-faqen për shkollat nga ata vinin.



Ekipi Ndërlidhës Monitorues – LMT, sot ka vizituar shkollën tonë. Qëllimi i vizitës ishte prezantimi i ekipit të ri që do të udhëhiqet nga z. D. Verdin. Z. Thomas Fässler – Teamleader LMT, ka përfunduar misionin e tij në kuadër të KFOR-it në Kosovë dhe është ndarë me mbresa të mira për bashkëpunimin e sinqertë me shkollën tonë.

Drejtori i shkollës ka falënderuar z. Thomas Fässler për bashkëpunim dhe njëkohësisht i ka uruar z. D. Verdin, për fillimin e misionit të tij në Republikën e Kosovës në kuadër të KFOR-it.
Shkolla jonë është e hapur dhe mirëpret partneritet të sinqertë me LMT – KFOR-in.
 



Në garat e lëndës gjuhë angleze, që u organizuan në “Mehmet Akif” – College, në Lipjan, nxënësi i shkollës sonë, Valdrin Kryeziu, ka arritur të grumbullojë pikë të majfrueshme dhe ka arritur të hyjë në finale. Valdrini ka arritur sukses dhe është i pari në Komunën e Malishevës.
Rezultati i arritur në këtë garë kombëtare, që e organizon Kolegji “Mehmet Akif” në bashkëveprim me MASHT dhe DKA, duhet ta inkurajoi Valdrinin.
Gulistan Education Center – Kolegji “Mehmet Akif” në Lipjan, garën e diturisë, në këtë vit shkollor, e ka nisur nën moton “Një fillim i ngrohtë për një të ardhme të lumtur”, prandaj them unë, arritjet janë premtuese në të ardhmen për Valdrinin.

Suksese!
 



Zyrtarët e DKA-së, Halim Hoti – Shef për arsim dhe Adelinë Krasniqi, kanë inspektuar ecurinë e mësimdhënies dhe administratën në shkollën tonë. Drejtori i shkollës, ka njoftuar zyrtarët e DKA-së se që nga sot, më 26 mars, shkolla punon me orar veror, ora zgjatë 45 minuta.
Zyrtarët pasi kanë monitoruar tre ditarë klase, kanë konstatuar se administrata mbahet me rregull dhe me përkushtim nga mësimdhënësit.
Shkolla jonë është pjesë e Programit Arsimor Themelor – BEP, që financohet nga USAID, zyrtarët komunal për arsim, kanë sjellë edhe disa pyetësorë për çështje të arsimit. Këta pyetësorë do të shëbejnë si informacion  për Programin Themelor Arsimor – BEP, për organizimin e trajnimeve.
Hapësirat e shkollës, nga nxënësit e shkollës sonë, janë zbukuruar me punime didaktike, kjo punë me dobi arsimore është pëlqyer nga zyrtarët e DKA-së.
 



Shkolla jonë duke qenë pjesë e Programit Arsimor Themelor – PATH (Basic Education Program – BEP) që financohet nga USAID, ka filluar praktikisht të zbatojë mësimet që ka përfituar nga trajnimet e shumta në fusha të ndryshme. Ky Program ka nxitur nxënësit dhe mësimdhënësit që të jenë aktiv, kreativ, novator dhe jo vetëm memorizues të teorive e informacioneve të shumta shkencore, që në fakt, mund të shkaktojnë edhe redundancë tek nxënësit.

Nxënësit e shkollës sonë së bashku me mësimdhënës po synojnë që nga ajo që dinë, të aftësohen që praktikisht edhe të bëjnë, prandaj në metodat eksperimentale të organizuara nga mësimdhënësi i lëndës së fizikës, Nebih Toplana, nxënësit demonstruan shkathtësi në zbatimin praktik të disa eksperimenteve që lidhën me lëndën e fizikës, matematikës, kimisë, biologjisë etj..
Me të drejtë, Napoleon Hill, thotë: “Njerëzit çmohen jo për atë çka dinë, por për atë çka bëjnë me atë që dinë”.
 



U realizua takimi i planifikuar nga Programi Arsimor Themelor – PATH – BEP, që financohet nga USAID. Tema e këtij takimi ishte “Leximi si tërësi”. Lehtësues për këtë takim ishin: Shpëtim Elezi dhe Uran Malaj.

Diskutimet nga ana e nxënësve dhe mësimdhënësve kanë dhënë një pasqyrim se sa lexohet, çka lexohet, a ju pëlqen të lexojnë dhe çfarë duhet të përmirësohet që leximi të bëhet pasion për nxënësit e mësimdhënësit. Leximi si shkathtësi esenciale e shekullit 21 është burimi kryesor për arritjen e njohurive, prandaj leximi si nënkomponentë e Programit Arsimor Themelor – PATH – BEP, është një mundësi e mirë për ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve dhe nxënësve për leximin, sidomos në ketë shekull ku zhvillimi i shpejtë i teknologjive bashkëkohore ka përmasa "invazioni", që në fakt ka nisur zbehja e vullnetit dhe dëshirës së zjarrtë për të lexuar.
Kjo nënkomponentë e PATH (BEP), pra “Leximi si tërësi”, paraqet në vete një nga dhëmbëzoret shumë domethënës dhe me vlerë të veçantë, në favor të përmirësimit të gjendjes ekzistuese për sa i takon kulturës se leximit, jo vetëm për shkollën tonë, por edhe më gjerë.

Personi që di të lexojë, por nuk lexon, nuk është në pozitë aspak më të mirë nga personi që nuk di të lexojë. – Mark Twain



“Mësuesi i Kosovës” nr.2
12.03.2012 Alush Kryeziu

Lexo: Si t’i nxisim nxënësit të lexojnë?
Invazionit të madh të teknologjisë elektronike në marrjen dhe dhënien e informacioneve në shkollë, është e domosdoshme t’i përgjigjemi me zhvillimin e dëshirës dhe formimit të shprehive për lexim te nxënësit. Pra, duhet t’i nxisim ata që të lexojnë librat shkollor dhe jashtëshkollor, sepse kjo është një dhunti intelektuale që e përcjell njeriun gjatë gjithë jetës….

Burimi: http://www.masht-gov.net/advCms/
 



Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, programi Basic Education Program i USAID-it ftoi shkollën tonë t’i dërgojë katër nxënëse (vajza) të klasës 8 dhe 9 me një mësimdhënëse femër në një aktivitet për vajza dhe teknologji të organizuar nga programi. Tema e këtij viti ishte: “Vajzat së bashku – Inspirimi i së ardhmes”. Vajzat patën mundësinë të eksperimentonin me forma të ndryshme të teknologjisë arsimore, si dhe të bëjnë kërkime në internet në lidhje me interesat e tyre për karrierë dhe lidhjet me teknologji.



Ministri i Arsimit ka themeluar edhe çmimin “Shaban Jashari”, një çmim special për arsimin parauniversitar, i cili u nda këtë vit për herë të parë dhe do të jetë tradicional.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mësimdhënësit e Kosovës, rreth 25 mijë sa janë, kanë kremtuar sot 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, e bashkë me ta edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), me ç’rast këtë ditë e ka shënuar me disa aktivitete.

Këtë ditë të veçantë të arsimit kosovar, ministri i Arsimit, Ramë Buja, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij e ka filluar me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz, për t’u kthyer më pas në Prishtinë, në manifestimin qëndror, nga ku ministri Buja uroi të gjithë mësimdhënësit e Republikës së Kosovës dhe të gjithë mësimdhënësit shqiptar.

Në këtë manifestim, morën pjesë përfaqësues të institucioneve të arsimit, mësimdhënësës të shumtë, e poashtu edhe përfaqësues të familjes Jasharaj.

Ajo që e veqon këtë vit këtë festë të arsimit, është edhe 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Ministri Buja theksoi faktin se kjo ditë koinçidon edhe me shumë festa nga historia jonë, por edhe nga historia më e re e Kosovës, siç janë ditët e Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe “epopesë së veçantisë sonë, një familje legjendë dhe epope në vete, që nuk ka askund shembull në botë, familjes Jashari”.

 

07032012 f2

Ministri theksoi se fakti që jemi tubuar për ta nderuar punën e arsimit në Kosovë, e arsimit gjithshqiptar, është madhështore.

Duke folur për historinë e kësaj dite, ministri Buja theksoi faktin se sot festohet 125 vjetori i Ditës së Mësuesit, që nisi me shkollën e parë shqipe në Korçë. “Dhe, krajatat tona nuk u ndalën. Kishim vështirësi të mëdha. Për dallim nga Shqipëria e sotme administrative, ne këtej kufirit kemi pasur vështirësi nga më të ndryshmet deri në rëniet heroike të mësuesve tanë. Epo, nuk ka akt më sublim!”, tha ministri dhe theksoi se në këtë drejtim një nga rëniet më heroike, ishte rënia e një udhëhqësi të mësimit dhe të luftës, Shaban Jasharit.

07032012 f3

Ministri, poashtu, theksoi se arsimin e pavarësuam në vitin 1992 dhe sivjet shënuam 20 vjetorin e shkollës së pavarur dhe shkollave-shtëpi. “Kjo për ne ishte shumë e madhe. Janë pak vite, por janë vite të mëdha, të bujshme, të pasura të rritës sonë dhe pavarësimit tonë”.

Ndërsa, duke folur për atë që është arritur sot në arsim, ministri Buja theksoi se kemi 2 universitete publike dhe një tjetër në themelim, ndërsa tha se pretendojmë të kemi edhe tri të tjera, e poashtu kemi edhe 19 institucione të arsimit të lartë privat. “Synim i yni është jo të shtojmë cilësi, por të rrisim cilësinë në mënyrë të pandalur. Ky është synim i yni, është synim i miqve tanë që do të na ndihmojnë për të na sjellë në pozicionin që të mos themi që jemi në Evropë vetëm fizikisht, por edhe me dije dhe ta materializojmë slloganin tonë – Kosovën e dijes. Nëse e realizojmë këtë, jemi realizuar plotësisht dhe kush ka mision të parë për këtë? Ju, të dashur mësues dhe mësuese. Askush tjetër më shumë se ju”, u shpreh ministri i Arsimit.

Ministri Buja, me këtë rast, ndau edhe mirënjohje për kontribut të veqantë në arsimin parauniversitar për 10 mësimdhënës, të cilët janë propozuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit. Ndërsa, e veqanta e kësaj dite ishte se sot, për herë të parë, një mësuese nga Gjakova  mori shpërblimin special për arsimin parauniversitar “Shaban Jashari”, çmim ky i themeluar nga ministri Buja dhe i cili do të jetë tradicional. Këtë ]mim e ndau ministri Buja së bashku me Lulzim Jasharin, djali i komandantit legjendar Adem Jashari.

Me këtë rast, mësuesja që e mori këtë çmim Shkëndije Nagavci – Bokshi theksoi se ndjehet e privilegjuar që ka marrë këtë çmim të madh sepse mban emrin e një njeriu të madh, Shaban Jasharit. Ajo theksoi se ky privilegj i jep edhe një përgjegjësi më të madhe. “Poqëse do të më jepej rasti ta kisha edhe një jetë, prap mësuese do të isha”, theksoi ai për ta theksuar dashurinë për profesionin.

07032012 f4

Ministri Buja, më pas, mori pjesë edhe në takimin letrar “Karvani i Trembëdhjetë i Shkrimtarëve për Fëmijë ‘Agim Deva’, i cili u mbajt në kolegjin Universium në Prishtinë, i cili është organizuar nga klubi i letrarëve “Ismail Kadare” të këtij kolegji për nder të Ditës së Mësuesit.
 
Ministri Buja e përshëndeti këtë nismë dhe i përgëzoi anëtarët e klubit që kanë vendosur ta ndërojnë me çmim shkrimtarin Mark Krasniqi në Ditën e Mësuesit – ditën e çmuar dhe magjike.

Të shpërblyerit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit

Me çmimin special “Shaban Jashari” u shpërblye mësuesja nga Gjakova Shkëndije Nagavci-Bokshi.

Ndërsa, për kontribut të veçantë në fushën e arsimit, morën mirënjohje:
1.    Jëlldëzë Buçinca- Mitrovicë
2.    Isuf Krasniqi- Prishtinë 
3.    Izet Krevanjeva- Kaçanik
4.    Behxhet Berisha- Suharekë
5.    Ibrahim Gashi- Malishevë
6.    Bukurie Gllareva- Drenas
7.    Emin Ramadani- Gjilan
8.    Jakup Hoti- Prizren
9.    Hana Kojiç – Pejë
10.  Ferhat Dervish – Prizren

__________

Burimi i informacionit: http://www.masht-gov.net/advCms/#id=20,1611,1

 



Sot në Malishevë, Drejtoria për Arsim dhe Edukim ka organizuar garën në recitim në nivel të Komunës për nxënës të shkollimit parafillor, fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë.
Në këtë garë, shkolla jone, u përfaqësua nga nxënëset: Mëritë Tirana – klasa IX-1 dhe Arjetë Kryeziu – klasa e dytë. Gara e recitimit u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.
Në fjalën përshëndetëse, drejtori i DKA-së, z. Isuf Morina, uroi të pranishmit për fastat: Epopenë e UÇk-së, 7 Marsin – Ditën e Mësuesit dhe 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Nënave (grave).
Veçantia e kësaj dite ishte se shkolla jonë u nderua me vendin e dytë në recitim në nivel komune, gjë që solli gëzim jo vetëm te nxënësja, Mëritë TIRANA, por ky shpërblim
u mirëprit nga të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe drejtori i shkollës sonë.