Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan)-Shkolla FMU "Beqir Gashi" – Publike

Arkiv January, 2012

20 vjet shkollë e pavarur…
20.01.2012 Alush Kryeziu

Shkolla Shqipe në Kosovë, 20 vjet pavarësi, nga regjimi okupues serb.

Vetëm ata nxënës e mësimdhënës, që kaluan atë periudhë të mbijetesës së arsimit shqip në Republikën e Kosovës, dinë se ç’do të thotë dhunë, diskriminim e gjenocid të programuar, për fat të keq nga koka e një kombi, Akademia e Shkencave Serbe, për të dhunuar e zhdukur gjithë ç’është shqiptare.
Sa e zorshme… kur nxënësit nuk mund t’i ofrosh atë që është e domosdoshme, sa trishtuese kur të rrahet nga policia serbe nxënësi apo kolegu i punës, kur një laps ndahet në tri pjesë, kur mungon libri, kur nxënësi sjell nga shtëpia e tij dru për t’u ngrohur në ditët me acar… O Zot, sa shumë dhembje ndiejmë… O Zot, sa shumë jemi krenarë që bëmë, aq sa për të mbijetuar dhe për ta fituar luftën…
Sot, jemi të lirë…
 



Procedurat e prokurimit në shkolla
13.01.2012 Alush Kryeziu

Trajnimi mbi procedurat e prokurimit në shkolla, me drejtorë shkollash, anëtarë të Këshillit të Shkollës dhe anëtarë të Këshillit të Prindërve ka përfunduar sot në komunën e Malishevës. Shkolla jonë ka marrë pjesë në këtë trajnim, me dobi, në grupin e fundit të këtij trajnimi.

Trajnere e kësaj punëtorie dyditore, më 12 e 13 janar 2012, me vlerë, ishte znj. Fatmire Morina e cila ka sqaruar dhe ka lehtësuar të kuptuarit mbi procedurat e prokurimit në shkolla.
Trajnimi ka përfunduar duke ju nënshtruar edhe një testi të cilin pjesëmarrësit e kanë kaluar me sukses.
Nga shkolla jonë kanë marrë pjesë: Drejtori i Shkollës Alush Kryeziu, Kryetari i Këshillit të Shkollës Musë Zogaj dhe mësimdhënësja Servete Gashi, anëtare e Këshillit të Shkollës.
 



“Çfarë profesioni fisnik është i vleshëm për shtetin sesa ai i njeriut që edukon brezin që r r i t e t ? ”Cicero.

Urime fillimi i gjysmëvjetorit të dytë, suksese!



“Çfarë profesioni fisnik është i vleshëm për shtetin sesa ai i njeriut që edukon brezin që r r i t e t ? ” – Cicero.
 

Urime fillimi i gjysmëvjetorit të dytë, suksese!



Kolegji “Universum” dhe “Aga Xhite” në bashkëpunim me MASHT e MASH, ka organizuar seminar dyditor në Durrës. Seminarin e ka shpallur të hapur drejtori Shyqëri Obërtinca dhe ka caktuar moderator profesorin Halil Bashota.


Tema bosht e këtij seminari ishte “Vlerësimi i brendshëm në Arsimin Parauniversitar”. Me trajtesa të veçanta u paraqiten ekspertë të fushës së vlerësimit në Arsimin Parauniversitar, si: Drita Kadriu – Këshilltare e Ministrit të Arsimit, z. Ramë Buja – Republika e Kosovës, Ndriçim Mehmeti – Përgjegjës i Sektorit të Vlerësim Monitorimit të Cilësisë pranë MASH – Republika e Shqipërisë, Agim Berdynaj (MASHT), Ramush Lekaj (MASHT), Suat Berisha – Kryetar i Këshillit Drejtues (Kolegji “Universum” dhe “Aga Xhite”), Igballe Cakaj (MASHT), Mustafë Kadriu (MASHT), etj..
Drejtori i përgjithshëm i të dy kolegjeve “Aga Xhite” dhe “Universum”, Mujë Berisha ka paraqitur një praktikë vlerësimi në këto dy kolegje…


Në këtë seminar dy ditor kanë marrë pjesë drejtorë të DKA të Republikës së Kosovës dhe drejtorë shkollash të Republikës së Kosovës. Seminari ka përmbyllur punimet me konkluzionet përfundimtare që u lexuan nga Ramush Lekaj (MASHT) dhe Drejtori ekzekutiv i kolegjit “Aga Xhite”, Zair Doda.


Nga komuna e Malishevës, pos drejtorit të DKA-së, Isuf Morina, kanë marrë pjesë edhe Nebih Zogaj dhe Alush Kryeziu, drejtorë shkollash nëntëvjeçare.