- Lajme (501)
- AA – Letrat e vizitorëve
- Arkivi
- Bashkëpunimi me prindër
- Dhuna psikologjike si pasojë e paaftësisë
- Fjalorthi
- Foto 2008/2009
- Foto 2009/2010
- Foto 2010/2011
- Fotografi që flasin…
- Gjej enigmën…
- Gjuhë dhe letërsi shqipe
- Grupi letrar
- Historiku i shkollës
- Informacione për arsim
- Karakteristikat e shkollës cilësore – të efektshme
- Këndi i video pamjeve
- Komiteti i Shkollës
- Kuadri arsimor
- Leksione për ndryshimin personal
- Menaxhimi i ndryshimeve në shkollë
- Mendime të arta
- Metodat bashkëkohore të planifikimit
- Mosdiskriminimi
- Ndërtimi i shkollës – Foto
- Nëntor 2006
- Opinione…
- Partneret e shkollës
- Planifikimi dhe vlerësimi
- Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim
- Shkolla dhe komuniteti
- Të drejtat e fëmijëve
- Treguesi kronologjik
- Vlerësimi në bazë shkolle
- Zhvillimi i kurrikulit
Arkiv December, 2011
31.12.2011 Alush Kryeziu
23.12.2011 Alush Kryeziu
20.12.2011 Alush Kryeziu
Programi Arsimor Themelor – PATH (BEP), që financohet nga USAID, ka organizuar një takim informativ për shkollat e përzgjedhura, që do të përfshihen në trajnim në komponentën e vlerësimit. Tri komunat simotra: Drenas, Malishevë dhe Rahovec, përkatësisht Drejtoritë Arsimore të komunave përkatëse, kanë përzgjedhur nga 12 shkolla që do të fillojnë trajnimet në komponentën e dytë të PATH – BEP „Përmirësimi i vlerësimit të rezultateve të të nxënit".
Takimin informativ e ka hapur Drejtori i PATH (BEP), z. Keith Prenton, i cili në gjuhën shqipe ka përshëndetur të pranishmit dhe ka bartur informacionin për misionin e Programit Arsimor të cilin ai e udhëheq. Në ketë takim kanë marrë pjesë: drejtorë shkollash, drejtorë të DKA-ve dhe nga MASHT – Sektori për Vlerësim, mori pjesë z. Afrim Rrahmani.

Prezantimin për komponentën e dytë „Përmirësimi i vlerësimit të rezultateve të të nxënit" e shpalosen znj. Arlinda Gashi Bajgora (koordinatore) dhe z. David Carroll – Ekspert Ndërkombëtar për Vlerësim.
SHFMU “Beqir Gashi” është njëra ndër 11 shkollat e para që u përfshinë në pilot – projektin e PATH – BEP në nivel të Republikës së Kosovës. Drejtori i shkollës sonë, z. Alush Kryeziu dhe znj. Servete Gashi – mësimdhënëse dhe facilitatore për Vlerësim me Bazë në Shkollë, kanë prezantuar arritjet në fushën e vlerësimit në shkollë si rezultat i involvimit të shkollës në këtë Projekt që është shumë premtues për rritje të cilësisë në shkollë.

Fjala e drejtorit të shkollës sonë, z. Alush Kryeziut
Të nderuar drejtorë të DKA-ve
Drejtorë shkollash
Mësimdhënës
I nderuar drejtor i PATH – BEP, z. Keith Prenton
Ju përshëndes dhe ju uroj shumë suksese në Programin Arsimor Themelor – BEP që financohet nga USAID.
Në ketë program arsimor, shkolla “Beqir Gashi” e Rrezorit (ish Mleqanit), KK Malishevë, pati fatin e mirë që të përfshihet që në fillim, dhe ne jemi sinqerisht të lumtur, prandaj në emër të nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve, të shkollës të cilën unë drejtoj, shpreh falënderimet më të sinqerta për Programin Arsimor Themelor dhe drejtorin e këtij programi z. Keith Prenton.
Fal këtij Programi Arsimor, në të cilin ne jemi përfshirë, shkolla jonë sot është shndërruar në organizatë të të nxënit me synim të arritjes së shkollës cilësore që ishte dhe mbetet synim i yni kryesor. Këtij synimi, Programi Arsimor Themelor – PATH (BEP), që financohet nga USAID, po i kontribuon më shumë së shumë.
Ne jemi ndër shkollat e para në nivel të Republikës së Kosovës që kemi filluar rrugëtimin së bashku me gjithë partnerët që janë pjesë e këtij Programi Arsimor.
Të nderuar pjesëmarrës
Shkolla sot, nënkupton angazhimin për të u përballur me pengesat dhe për t’i dominuar ato. Shkolla e shkullit 21 ka synim ngritjen e kapaciteteve të resurseve humane që do të jenë të gatshëm të përballën me sfidat dhe diversitetin e informatave të këtij shekulli.
Ne si shkollë, duke ju falënderuar këtij Programi Arsimor, kemi ngritur kapacitetet profesionale me bazë në shkollë, deri me tani ne kemi pesë facilitatorë, në disa fusha, si: vlerësim, anglisht dhe përdorim të teknologjive moderne, matematikë dhe shkenca dhe në TIK.
Në kuadër të këtij programi njëra nga tri komponentët është edhe vlerësimi. Trajnimi për mësimdhënës, i cili ka si objektiv përmirësimin e vlerësimit të rezultateve të të nxënit në arsim, në shkollën tonë është organizuar nga BEP, dhe me interesim është ndjekur nga të gjithë mësimdhënësit e shkollës sonë.
Vlerësimi – (Assidere nga latinisht do të thotë për t’u ulur pranë ose për t’u gjetur pranë). Në kontekstin arsimor, vlerësimi paraqet procesin e respektuar të të mësuarit, duke përshkruar, mbledhur të dhëna, regjistrime, shënime dhe interpretimet për një nxënës, ose për vetveten.
Të vlerësuarit është një episod në procesin e të mësuarit, pjesë e të menduarit dhe e të kuptuarit, është biografi apo autobiografi e progresit në të mësuar.
Në kontekstin e reformës shkollore, vlerësimi është një mjet thelbësor për vlerësimin e efektivitetit të ndryshimeve në procesin e mësimdhënies e mësimnxënies…
• "Kur të zbatojmë mirë, vlerësimin formues (formative), ne mund të dyfishojmë shpejtësinë e të nxënit për nxënësit tanë." (Wiliam Dylan, Lidership arsimor. Dhjetor 2008).
Përparësitë e vlerësimit formues – formativ:
• Nxënësit janë më të motivuar për të mësuar.
• Nxënësit marrin përgjegjësi për mësimet e tyre.
• Nxënësit bëhen përdorues të vlerësimit.
• Nxënësit mësojnë aftësi të vlefshme gjatë gjithë jetës, si: vlerësimi, vetë-vlerësimi dhe të përcaktojnë qëllimet.
• Arritja e nxënësve mund të përmirësohet për 21-41 %.
Programi për Arsimin Themelor i Agjencionit të SHBA-ve për zhvillim ndërkombëtar (USAID) është i mirëseardhur për stafin mësimdhënës të shkollës sonë, komunitetin e prindërve dhe komunitetin e nxënësve, sepse ne konsiderojmë se ky Program do të thyejë përfundimisht kornizat e mësimdhënies tradicionale që nënkupton integrim më të shpejtuar të arsimit në shekullin 21.
Ky Program Arsimor do të ketë fuqinë të reformojë mësimdhënien, jo vetëm në fushën e vlerësimit, por edhe në menaxhim dhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale në lëmi të ndryshme duke përfshirë edhe përdorimin e teknologjive të reja.
Po e ritheksoj ne jemi me fat, sepse po ndryshojmë vetën tonë, me përkrahjen e partnerëve shumë të sinqertë, me synim të përbashkët arritjen e cilësisë në shkollë.
Jo rrallëherë kemi thënë: “ne synojmë shkollën cilësore”, synimi ynë është më afër së kurrë të bëhet realitet, sepse ne kemi besim në vetën tonë dhe në miqtë tanë.
Ju faleminderit!
15.12.2011 Alush Kryeziu
15.12.2011 Alush Kryeziu

Ekipi Ndërlidhës Monitorues i KFOR-it – LMT ka bërë një prezantim rreth ruajtjes së mjedisit që na rrethon, riciklimit të mbeturinave, mirëmenaxhimit të rrymës elektrike dhe ujit.
Klasat e teta dhe të nënta kanë përcjellë me vëmendje informacionin me vlerë edukative e arsimore. Nga Ekipi i LMT-së kanë prezantuar: Thomas Fässler – Teamleader LMT dhe Tobias Moosberger, të cilët u shoqëruan nga përkëthyesi Erdogan Shipkovica.
Drejtori i Shkollës, ka falënderuar KFOR-in, përkatësisht Ekipin Ndërlidhës Monitorues – LMT për këtë prezantim me vlerë.
14.12.2011 Alush Kryeziu
Këtë ditë feste e gëzimi e madhëruan pjesëmarrës të shumtë, në radhë të parë prindërit, të cilët rriten gëzimin e fëmijëve të tyre.
Nga DKA morën pjesë Halim Hoti, Emine Krasniqi dhe Adelinë Krasniqi.
Nxënësit së bashku me mësimdhënës kanë shfaqur një program me vlerë artistike.
Drejtori i shkollës, Alush Kryeziu, ka përshëndetur të pranishmit dhe ndër të tjera ka potencuar se shkolla të cilën ai drejton, ka arritur të jetë njëra ndër shkollat prijatare në nivel të Republikës së Kosovës në Programin Arsimor të USAID-it . Është shkollë kjo që nisi të përhapë zërin nga klasa kontejner, kurse sot ka arritur të bëhet shkollë udhëheqëse e “rilindjes moderne” duke aplikuar metoda, teknika dhe teknologji bashkëkohore në mësimdhënie e nxënie, shkollë e shekullit 21.
Kush ka vdekur për Atdhe, nuk ka vdekur, por ka lerë – populli
Dita e shkollës sonë, lidhet me rënien e Dëshmorit të Kombit, Beqir Sef Gashi, emrin e të cilit me krenari mbanë shkolla jonë.
Beqir Sefë Gashi u lind në Rrezor (Mleçan), më 03.01.1966.
Beqiri u rrit në një ambient frymëzues dhe arriti edhe vet të frymëzojë të tjerët me këngën e tij patriotike e liridashëse. Ishte i dalluar në mësime dhe në aktivitete të lira gjatë shkollimit fillor. Beqiri u dallua si këngëtar dhe aktor filmi. Pas përfundimit të shkollës fillore Beqiri regjistrohet në shkollën e mesme ,,Luigj Guarakuqi’’ në Kievë në drejtimin matematikor. Edhe si nxënës i shkollës së mesme dallohet në mësime dhe aktivitete të lira.
Në demonstratat e vitit 1981, Beqir Gashi ishte pjesëmarrës dhe organizator mobilizues tek të rinjtë që t’i përgjigjeshin thirrjes për lirinë e Kosovës.
Pas demonstratave të vitit 1981 dhuna serbe fillon të shkallëzohet mbi shqiptarët në çdo formë të shprehjes së saj.
Ndjenja e Beqirit për lirinë dhe mbrojtjen e tokës sonë po rritej. Qysh në fillim pa u hamendur do të aktivizohet në radhët e UÇK-së. Aksionet luftarake së bashku me mikun e tij dhe shokun e idealit Mujë Krasniqi do të bëjnë jehonë në tërë Kosovën. Aksionet e Beqirit ndikuan edhe në mijëra luftëtarë tjerë që do të radhiten në radhët e UÇK-së.
Edhe në luftë Beqa bashkëjetoi me pushkë e këngë. Kënga e Beqir Gashit kuronte plagët e atdheut ashtu sikur kirurgu më i mirë që kuron pacientin.
Në vjeshtën e vitit 1998 Beqir Gashi bashkë me një numër të madh të rinjsh do të niset për në Shqipëri për të sjellë armatim për luftëtarët e lirisë.
Me të pajisur me armatim, së bashku me shumë luftëtarë ndër të cilët edhe Komandanti Mujë Krasniqi si dhe bashkëluftëtari i Beqës, Hazir Kryeziu, do të nisen për në Kosovë. Më 14 dhjetor të vitit 1998 në vendin e quajtur Gorozhub, në kufirin shqiptaro – shqiptar, kolona hasi në prita të armikut. Pas një rezistence të fuqishme që bëjnë luftëtarët e lirisë në krye të të cilëve ishte edhe Beqir Gashi i cili në luftim e sipër ra aty së bashku me shumë shokë të idealit e ndër ta edhe Komandanti Mujë Krasniqi. Heroizmi dhe ideali i lartë për Atdheun dhe akti më sublim i rënies së dëshmorit Beqir Gashi, bën që ai të mos vdes kurrë.
Lavdia dhe nderi u takon atyre, të pavdekshmeve, Dëshmorëve të Atdheut.
Lavdi!

Në shenjë nderimi drejtoria e shkollës ka vënë kurorë në Lapidarin e Dëshmorëve dhe Martirëve të rënë në periudhën e luftës së UÇK-së
_______________
Drejtoria e shkollës falënderon Ilir Kryeziun “Dj – Lili”, i cili falas ka sjellë teknologji të avancuar zërimi për programin e organizuar nga nxënësit e shkollës sonë.
2.12.2011 Alush Kryeziu
Nxënësit e klasës së katërt kanë demonstruar përvetësimin e njohurive dhe shkathtësive të fituara nga lënda mësimore punëdore. Ata së bashku me mësuesen, Servete Gashi dhe ndihmën e prindërve të tyre, sot kanë “ëmbëlsuar” shkollën. Afër 400 nxënës, sa ka shkolla jonë, kanë blerë ëmbëlsira dhe pemë nga klasa e katërt. Paratë e grumbulluara, nga kjo punë e dobishme, nxënësit e klasës së katërt, do t’i përdorin për një qëllim, por nxënësit nuk duan ta zbulojnë sekretin…
.png)
Efekti i “ëmbëlsirave” mbetet të shihet në të ardhmen, nxënësit duan të jenë kreativ dhe të dobishëm, prandaj kjo mënyrë e prezantimit të shkathtësive të fituara në nxënie dhe punë praktike në shkollë, është në përputhshmëri të plotë me Planin dhe Programin Mësimor të klasës së katërt, në lëndën mësimore punëdore.

Foto: Prindërit blejnë ëmbëlsira – shtojnë gëzimin e fëmijëve
Kjo nismë ka gjetur edhe mbështetjen e plotë të Këshillit të Arsimtarëve, Këshillit të Nxënësve, Këshillit të Prindërve dhe të Drejtorit të Shkollës.
__________
Punëdore për klasën e katër është vazhdimësi dhe zgjerim i njohurive paraprake nga kjo fushë dhe ka të bëjë me përvetësimin e njohurive dhe shkathtësive të nevojshme (trafiku, prodhimet bujqësore, teknologjia e materialeve ndërtimore, pajisjet teknike, modelimi me materiale dhe teknologjia e përpunimit të qumështit) që parashihen për këtë nivel. Lënda e punës së dorës ndihmon në zhvillimin e gjithanshëm të nxënësve, duke zhvilluar aftësinë e tyre krijuese si dhe ato komunikuese. Lënda ndihmon në formimin dhe në zhvillimin e koncepteve, si në punën e dorës, ashtu edhe në lëndë të tjera mësimore që zhvillohen në shkollë. Puna e dorës shërben edhe si mjet për të ruajtur trashëgiminë tonë kulturore *.
* Burimi: Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë – MASHT – Plani dhe Programi Mësimor 4

.png)