Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan)-Shkolla FMU "Beqir Gashi" – Publike

Arkiv November, 2011

Gëzuar Festat e 28 Nëntorit!
28.11.2011 Alush Kryeziu

Gëzuar 28 Nëntori!

28 Nëntori – Festa e historisë së kombit
Nxënës, prindër e mësimdhënës kanë festuar së bashku Festën e 28 Nëntorit – Festën e krenarisë kombëtare.
28 Nëntori është i skalitur në përmendoren e kombit dhe na kujton emrat e të mëdhenjve: Skënderbeu – Gjergj Kastrioti, Ismail Qemali dhe Komandanti Legjendar – Adem Jashari.
Programi festiv i nxënësve të shkollës “Beqir Gashi” në Rrezor, udhëhequr nga mësimdhënësit: Ibrahim Gashi, Zemrie Gashi, Luljetë Zogaj, Shemsie Kryeziu dhe ndihmuar e mbështetur nga drejtori i shkollës Alush Kryeziu, ka dhënë mesazhin e qartë se; shkolla jonë di dhe mund të bëjë…
Gëzuar, festofshim bashkë gjithmonë!

        



Qendrën e Ekselencës në Malishevë, u mbajt një punëtori me drejtorë dhe mësimdhënës të shkollave të komunës së Malishevës.

Punëtoria, mbi temën “Delegimi i buxhetit dhe i financave në nivel shkolle”, është udhëhequr nga facilitatorja, Mevlide Shamolli. Informacionet, udhëzimet, këshillat dhe ndihma që na është dhënë në këtë punëtori, nga zonja Mevlide Shamolli, inkurajon fuqishëm udhëheqësit e shkollave që të menaxhojnë me cilësi dhe të jenë autonom me financat e shkollës.

Nga shkolla jonë morën pjesë në këtë punëtori; Servete Gashi, Sefer Kryeziu dhe drejtori i shkollës Alush Kryeziu.



Urime facilitatorë!
19.11.2011 Alush Kryeziu

Nga shkolla jonë u certifikuan pesë facilitatorë në Programin Arsimor Themelor – PATH ( BEP) – USAID

Këtë punëtori solemne e hapi z. Keith Prenton, Drejtor i Projektit – BEP – USAID

Solemnisht, në punëtorinë e organizuar nga Programi Arsimor Themelor (që financohet nga USAID), u certifikuan mësimdhënësit e shkollave të para të përfshira në ketë projekt. Projekti Arsimor Themelor – BEP ka për synim përmirësimin e cilësisë në arsim. Nga dhjetra facilitatorë në nivel të Republikës së Kosovës, pesë fecilitatorë u certifikuan nga shkolla jonë; Fehmije Toplana, Servete Gashi, Fehmi Kryeziu, Vjollcë Kryeziu dhe Rrahman Gashi.

Facilitatorët: Vlerësim…

Facilitatorët: Matematikë – shkenca

Facilitatorët: Anglisht – përdorimi i teknologjive të reja

Facilitatorët: Mjedisi…

Facilitatorët: TIK

 

 



Pajisje teknologjike – mjete bashkëkohore didaktike për shkollën tonë nga Programi Arsimor Themelor – PATH (BEP) – USAID.

Pajisjet teknologjike që solli sot, z. Dardan Dobruna, i autorizuar nga prof. Xhavit Rexhaj (koordinator për ngritje të kapaciteteve profesionale, në USAID – BEP) janë pajisje të reja teknologjike, që pak shkolla në Republikën e Kosovës i kanë. Partneriteti, me fytyrë njerëzore, me këtë Program Arsimor, është më shumë se shumë i mirëseardhur për shkollën tonë. Vlera totale e këtyre mjeteve të teknologjisë së re është: 875.85 $
Mësimdhënësit e shkollës sonë kanë ndjekur trajnime në këtë program arsimor, prandaj më 19.11.2011, do të certifikohen pesë mësimdhënës, të cilët do të jenë facilitatorë – lehtësues, për disa fusha shkencore dhe vlerësim e vetëvlerësim me bazë në shkollë…

Falënderojmë USAID-in!



TIK – Programi Arsimor – USAD
15.11.2011 Alush Kryeziu

Kongresi i Alfabetit të gjuhës shqipe u mbajt më 14 – 22 nëntor 1908 në Manastir. Morën pjesë 150 delegatë nga qytete të ndryshme dhe nga klube e shoqëri patriotike brenda e jashtë vendit. Në mesin e delegatëve ishin edhe: Luigj Gurakuqi, Mithat Frashëri, Gjergj Fishta, Gjergj Qiriazi etj. Në këtë Kongres u vendos që shqipja jonë të përdor alfabetin latin. Kryetar i Kongresit u zgjodh Gjergj Fishta kurse sekretare u zgjodh Parashqevi Qiriazi. Në Manastir filloi punën edhe shtypshkronja që pati rëndësi të veçantë për botimin e librave shkollor. Në këtë qytet u formua edhe Klubi i Manastirit që tuboi shumë intelektualë e patriotë shqiptarë. – Burimi: http://www.modersmal.net/albanska

Foto: Shtëpia ku u lind Alfabeti i Gjuhës Shqipe – Manastir

Video: Këndojnë nxënësit e shkollës…



Më datën 12 e 13 nëntor në Qendrën për Arsim të Kosovës -  KEC, është mbajtur punëtoria për kurrikulin e edukimit multi/ndër/kulturor. Debati për draft dokumentin e kurrikulit në fjalë dhe opinionet e pjesëmarrësve të kësaj punëtorie qenë produktive dhe të dobishme.
Punëtorinë e drejtuan dhe e ndihmuan: Jehona Serhati, Petrit Tahiri dhe Ramadan Aliu.

Nga shkolla jonë morën pjesë mësimdhënësit: Sefer Kryeziu, Albanë Shala, Shemsie Kryeziu dhe drejtori i shkollës Alush Kryeziu.

Vizioni i Kurrikulit për edukim multi/ndër/kulturor është: “Formimi i qytetarëve të përgjegjshëm që do të jenë në gjendje të përballen me sfidat e shekullit XXI, globalizimit si dhe të marrin pjesë aktive në tregun botëror të punës dhe në ndërtimin e paqes aktive në botë”.
Misioni i kurrikulit për edukimin multi/ndër/kulturor është: “Krijimi i një mjedisi për aftësimin e fëmijëve, nxënësve, studenteve dhe të rriturve ku “tjetri” nuk është burim i konfliktit dhe i tensioneve por rrugë për arritjen e mirëqenies, lumturisë, paqes dhe miqësisë ndërmjet qytetarëve të Kosovës dhe të botës”.



Në Qendrën e Ekselencës në Malishevë, në një takim me drejtorët e shkollave të komunës së Malishevës, është prezantuar projekti “Parandalimi i dhunës në shkolla”.

Drejtori i DKA-së, Isuf Morina, ka falënderuar koordinatorin e këtij projekti, prof. Halim Hysenin dhe Petrit Tahirin (Qendra për Arsim e Kosovës në Prishtinë), Miftar Shalen (nga Zyra Rajonale në Gjakovë) si dhe Halim Hotin (DKA Malishevë).
Projekti “Parandalimi i dhunës në shkolla” synon parandalimin apo minimizimin e të gjitha llojeve të dhunës në shkolla, qoftë fizike apo psikike…

__________

Ç’është dhuna?
Shpjegimet terminologjike janë esenciale për të kuptuar gjërat. Qartësimi i koncepteve bazohet në filozofinë e pedagogjisë konstruktiviste, sipas së cilës ne i njohim gjërat aq sa i njohim konceptet që kanë të bëjnë me ato gjëra (Garnder, 8). Shumëkush mendon që koncepti i dhunës është i njohur. Por, për të parë se vërtetë a është kështu, bisedoni me të afërmit e juaj për atë se ç’është dhuna. Do të shihni se nuk është e lehtë që të përkufizohet saktë koncepti i dhunës.
Për të qartësuar këtë çështje në mënyrë më konkrete do të shtrojmë disa pyetje në të cilat duhet dhënë njërën nga përgjigjet alternative PO – JO:
A është dhunë:
1. Kur mësimdhënësi futet në orë i pa përgatitur për zhvillimin e mësimit PO – JO
2. Kur mësimdhënësi në orë të mësimit përdor celularin: PO – JO
3. Kur nxënësit me vështirësi në nxënie nuk i jepet përkrahja e duhur PO – JO
4. Kur nxënësi shkon në shkollë i uritur: PO – JO
5. Kur arsimi nuk është cilësor: PO – JO
6. …..

Përgjigjet e drejta në këto pyetje do të tregojnë se përcaktimi i qartë dhe i plotë i konceptit të dhunës është shumë i vështirë. Kjo vështirësi në definimin e plotë të dhunës nuk është karakteristike vetëm për gjuhën shqipe. Edhe në gjuhë të tjera ka probleme dhe vështirësi. Kështu, p.sh. në gjuhën angleze ky koncept që në vitin 1290 definohet si: ”… forca fizike e përdorur në mënyrë që të shkaktohet plagë dhe dhimbje”. Në gjuhën anglofranceze fjala: ”violence” rrjedh nga fjala latine ”videntia” që në përkthim do të thotë ”sulm, jo kontrolli “….

Burimi:
Halim Hyseni
PARANDALIMI I DHUNËS NË SHKOLLA
DORACAK PËR KRIJIMIN E MJEDISEVE TË SIGURTA
JO TË DHUNSHME E HUMANE NË SHOQËRI DHE NË SHKOLLA
(metodologjia dhe mjetet për parandalim)