Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan)-Shkolla FMU "Beqir Gashi" – Publike

Arkiv October, 2011

Kur një mësues është efektiv?
27.10.2011 Alush Kryeziu

Sa më efektiv mësuesi, aq më të suksesshëm nxënësit!

Një mësues është efektiv kur:

  • Ka pritshmëri pozitive për suksesin e nxënësve
  • Ai është një menaxher shumë i mirë në klasë
  • Te dimë se si të krijojmë mësime për të ndihmuar nxënësit për të
    arritur aty ku duhet

Pritshmëria pozitive: Mësuesi beson tek nxënësi që ai mund të mësojë.
Studimi: Nxënësi do të prodhojë atë që mësuesi pret që ai të prodhojë.

Pritshmëria juaj ndaj nxënësve do të ndikojë shumë në arritjen e tyre në klasën tuaj dhe në jetën e tyre.
Mësuesit të cilët vendosin dhe komunikojnë pritshmëri të mëdha për të gjithë nxënësit e tyre arrijnë punën më të madhe akademike me nxënësat se sa mësuesit që vendosin pritshmëri më të ulët.
Sa më shumë shkolla dhe familja të jenë bashkuar si partnerë në edukimin e të rinjve aq më të mëdha janë shanset e fëmijëve për sukses.
Studimi: Etërit e shumë fëmijëve janë të përfshirë në edukimin e fëmijëve të tyre, një gjë e tillë sjell shanse më të mëdha tek fëmijët për sukses.
Ne duhet të përgatisim nxënësit tanë për botën e nesërme.

  • Ne jetojmë në një ekonomi konkurruese, globale ku njerëzit punojnë për kompani të mëdha që janë kudo në botën mbarë.
  • Nëse duam të ketë sukses në botë, duhet të mendojmë globalisht dhe ne duhet të përgatisim nxënësit tanë të mendojnë të njëjtën gjë.

Ne duhet të krijojmë një mjedis ftues në klasë.

Vëmendja, jetëgjatësia, qëndrimi entuziazmi dhe vlerësimi janë forcat parësore për një mësues . Këto karakteristika ndikojnë në konceptin e vetë nxënësit për të rritur, ose ulur mundësinë e të mësuarit tek nxënësit.

Karakteristikat e një klasë të menaxhuar mirë
1. Nxënësit janë të përfshirë me punën e tyre, veçanërisht mësuesi akademik jep udhëzime.
2. Nxënësit e dinë se çfarë pritet prej tyre dhe janë përgjithësisht të suksesshëm.
3. Ka kohë relativisht të humbura, konfuzion, apo përçarje. Mësuesi është i gatshëm, klasa është gati dhe materialet janë gati.
4. Klima e klasës duhet të jetë e qetë dhe e këndshme.

Disiplina me një Plan

  • Nëse ju nuk keni një plan, atëherë ju do të dështoni.
  • Mësuesi efektiv është një mësues proaktiv, ai / ajo ka një plan proaktiv për të parandaluar problemet që hasen.
  • Problemi Nr1 në klasë nuk është disiplina, por është mungesa e procedurave dhe rutina. Mungesa e një plani nuk e çon një klasë drejt suksesit akademik.
  • Planet dhe Disiplina kanë rregulla të qarta dhe udhëzime për pasojat dhe shpërblime. Nxënësit duan të njohin rregullat, pasojat dhe shpërblimet më shumë se një mësues që ndryshon, ose bën rregulla të reja për t’i përshtatur me momentin.

Të dimë se si të krijojmë mësime për të ndihmuar nxënësit për të arritur aty ku duhet

  • Zotërimi i mësimit i referohet se sa mire nxënësi mund të tregojë se koncepti u kuptua, apo u asimilua, ose të arrijë aftësi në nivele të lartë, siç përcaktohet nga mësuesi.
  • Suksesi i nxënësve në lëndën e klasës varet se sa mirë mësuesi harton mësimet dhe i kontrollon ato për zotërim.
  • Mos harroni: Ju mund t’i mësoni, apo jepni njohuri dhe aftësi në qoftë se ju ndërtoni një marrëdhënie të dashur dhe krijoni një vend të sigurt dhe një klasë të organizuar mirë.

A. Një mësues efektiv pranon përgjegjësinë dhe në mënyrë aktive drejton nxënësin në mësimdhënie.
Mësuesit duhet të mësojnë studentët e tyre se sa të presin që nxënësit të mësojnë kryesisht nga librat dhe programi.
B. Një mësues efektiv është një nxënës që mëson me nxënësit.
C. Një mësues efektiv shkruan objektivat që u tregojnë nxënësve se çfarë duhet të realizohet.
Objektivat ndihmojnë nxënësit të parashikojnë, fokusohen dhe të kuptojnë qëllimin e një mësimi. Përdorimi i 6 niveleve të taksonomisë së Bloomit është një mënyrë e mirë për të shkruar objektivat.
D. Një mësues efektiv përdor metoda të ndryshme mësimore, strategjitë
E. Një mësues efektiv di, ose njeh marrëdhëniet
mësues-nxënës.

Mësuesit efektiv e dinë se nuk mund të marrin një nxënës për të mësuar, nëse nxënësi kupton që mësuesi nuk kujdeset.

Pesë Konceptet e rëndësishme që rrisin pritshmëritë pozitive:
1. Thirr çdo nxënës me emër në një mënyrë miqësore, respektojini!
2. Thuaj, Ju lutemi – me mirësjellje dhe respekt për të përcjellë një mesazh që thotë: “Po ju kushtoj vëmendje.”
3. Thuaj, faleminderit! – Kur ju thoni “faleminderit”, ju jeni të pranuar nëse dikush bën diçka dhe ju nuk e keni urdhëruar.
4. Buzëqeshni – Një buzëqeshje është mënyra më efektive për të krijuar një mjedis pozitiv për të çarmatosur një person të zemëruar dhe për të përcjellë mesazhin: “Mos ki frikë nga unë, unë jam këtu për t’ju ndihmuar.”
5. Duajini ! – Mësuesi efektiv ofron më shumë se një produkt, ata ofrojnë mënyrën e të shërbyerit gjithashtu. Format më të sinqerta të shërbimit vijnë nga dëgjimi, dashuria dhe përkujdesja.

Ai është një menaxher shumë i mirë në klasë

  • Menaxhimi i klasës i referohet të gjitha gjërave që një mësues bën për organizimin e nxënësve, hapësirës / klasës, kohës dhe të materialit e kështu nxënësit mund të nxënë më tepër.
  • Studimi: Faktori më i rëndësishëm që rregullon mësimnxënien tek nxënësit është menaxhimi i klasës. Shumica e nxënësve do të arrijnë një rezultat më të mirë në një klasë të menaxhuar mirë.
  • Nxënësit duan një menaxhim të mirë në klasë më shumë se mësuesit, sepse ajo u jep atyre siguri në klasë e cila është e qëndrueshme. Qëndrueshmëria vjen nga zbatimi i procedurave dhe rutina. burimet dhe llojet e të mësuarit që janë të përshtatshme për mësimin e tyre.

Stile apo metoda të ndryshme të përdorimit të të mësuarit (auditory, vizuale, kinesthetic)do të ndihmojë për të plotësuar nevojat e ndryshme të nxënësve.

E. Një mësues efektiv përdor procedurat e qarta mësimore të tilla si : demonstruese, modeluese, shpjeguese, pyetëse.
F. Një mësues efektiv ofron mundësi të bollshme për nxënësit për t‘i angazhuar në praktikë në mënyre të pavarur. Në mënyrë që të bëhen nxënës efektiv, nxënësit së pari duhet të njihen me mënyrat efikase për t’i afruar me detyra të reja.
G. Një mësues efektiv mëson nga afër gjatë monitorimit përparimin e nxënësve dhe siguron praktikë në rimësimdhënie, aty kur është e nevojshme.
Një tipar thelbësor i mësimdhënies efektive është theksimi për të praktikuar derisa të arrihet në pikën e zotërimit.
H. Një mësues efektiv inkurajon duke ndihmuar kolegët në të mësuarit së bashku
I. Një mësues efektiv rishikon dhe komenton të mësuarit të mëparshme në intervale të rregullta.

Rezultatet e një mësuesi efektiv

A. Mësuesit efektive mund të nxjerrin nxënës më të përparuar(1 vit shkollor me avancë) duke u krahasuar me ata mësues jo të suksesshëm.
B. Mësuesi përbën një ndryshim të madh në performancën e nxënësit – 40% – më shumë se çdo faktor tjetër.
C. Nxënësit që kanë disa mësues efektiv vit pas vit (njëri pas tjetri) arrijnë arritje në nivele të kënaqshme, ndërsa ata që kanë mësues jo të mirë, vit pas viti rresht, humbasin terren të rëndësishëm në nivelin e mësimnxënies.
D. Cilësia e mësuesit llogarit për më shumë se 90% e variacionit në arritjet e nxënësve.
E. Faktori i vetëm më i madh në arritjet e nxënësve është efikasiteti i mësuesit.
F. Me rritjen e efikasitetit të mësuesit, nxënësit më të dobët janë të parët që përfitojnë.

Mos harroni: Mësuesi efektiv është pasuria më e madhe e një shkolle!

 

Ann Bryant, shkolla ndërkombëtare kristiane
“Gjerasim Qiriazi”, Tiranë

Burimi: Revista “Mësuesi”

 

 



Mësimdhënësit kanë prezantuar dosjet e tyre para kolegëve, facilitatorëve të trajnimit të programit „Përmirësimi i vlerësimit të rezultateve të të nxënit” dhe drejtorit të shkollës. Bartja e informacioneve dhe përvojave të mësimdhënësve për vlerësimin, që pa dyshim është komponentë shumë e rëndësishme në edukim, ka shtuar interesimin e mësimdhënësve për bashkëpunim të ndërsjellë. Dosjet që kanë nisur t’i krijojnë mësimdhënësit, do të jenë një punë dhe përkushtim për secilin mësimdhënës për të ruajtur punën dhe aktivitetet e tyre të aplikuara në orët mësimore.

Prezantimet e ditës së sotme ishin të planifikuara dhe të koordinuara me Programin Arsimor Themelor – PATH – komponenti për vlerësim.

Më këtë prezantim të bërë sot, nga të gjithë mësimdhënësit e shkollës sonë, pjesëmarrës të trajnimit „Përmirësimi i vlerësimit të rezultateve të të nxënit” që është organizuar nga PATH – USAID dhe udhëhequr nga dy facilitatprët e shkollës sonë: Fehmije Toplana dhe Servete Gashi, mësimdhënësit do të certifikohen për 15+5 orë që do të jenë të akredituara nga MASAHT.

Prezantimet nga ana e mësimdhënësve dhe këmbimi i përvojave pozitive do të vazhdojnë të ndodhin edhe në të ardhmen.



Projekti Kosovision Kontest 4 ka filluar të realizohet edhe në këtë vit shkollor. Shkolla jonë ka treguar interesim dhe gatishmëri për të marrë pjesë aktive në ketë projekt. Ky projekt nxitë imagjinatën tek fëmijët e klasave të pesta për planifikim në katër fusha, si: arsim, infrastrukturë, ekonomi dhe bashkëjetesë. Përfshirja e nxënësve në këtë projekt ka vlera të shumëfishta, jo vetëm teori memorizuese, por ata do të planifikojnë praktikisht, me synim që të bindin koordinatoret dhe asistentet e projektit që të fitojnë garën së bashku me mësuesit e tyre, komunitetin e prindërve, biznesin lokal, drejtorin e shkollës etj., të cilët edhe do t’ju dalin zot fëmijëve në planifikimin e tyre. Drejtori i shkollës pati kënaqësi të veçantë të prezantojë te të dy klasat e pesta, në dy orët, dedikuar këtij projekti që zhvillon aftësitë për planifikim. Nxënësit e klasave të pesta, me mësues e mësuese, Zenel Shala dhe Mejreme Kryeziu, janë klasa që synojnë fitoren e kësaj gare, më të madhes, në Republikën e Kosovës. Suksese!

Klasa e pestë – 1

Klasa e pestë – 2



Ç’është ndryshimi?
10.10.2011 Alush Kryeziu

Kjo është një botë në të cilën ndryshimi është një udhëtim ku pikëmbërritja është e panjohur, ku problemet janë miqtë tanë, ku kërkimi i ndihmës është shenjë e forcës, ku nismat e njëkohshme nga lart-poshtë dhe poshtë-lart përzihen me njëra-tjetrën, ku kolegjialiteti dhe individualizmi bashkëjetojnë në një tension produktiv. – Fullan



Përfundoi seminari treditor
8.10.2011 Alush Kryeziu

Zv. Ministri për Arsim në Republikën e Kosovës, z. Nehat Mustafa, ka përmbyllur projektin: Edukata Qytetare dhe Qeverisja Demokratike në Shkollë

Seminari treditor në kuadër të projektit të përbashkët arsimor të Këshillit të Evropës – Komisionit Evropian për Arsim: Ndërkulturalizmi dhe Procesi i Bolonjes, ka përfunduar sot.

Ky seminar, i dhjeti me radhë, që u organizua me arsimtarë të lëndës edukatë qytetare dhe me drejtorë të shkollave të komunës së Malishevës, në fakt ka përmbyllur këtë projekt në nivël të Republikës së Kosovës. Informacionet që janë marrë në këto tri ditë trajnimi do të reflektojnë vlera në fushën e edukimit qytetar dhe qeverisje e udhëheqje cilësore e demokratike në shkollë.
Seminari u mbajt nga: Emir Adzovic – CoE / IBP Coordinator, Rolf Gollob – IBP Expert dhe Hatixhe Ramosaj – Asistente e programit.
Në përmbyllje të këtij Projekti dobiprurës, ka marrë pjesë Zv. Ministri për Arsim z. Nehat Mustafa, Drejtori i DKA-së z. Isuf Morina, Sophie Beaumont – ECLOK, Tim Kartwright – Head of CoE në Prishtinë.
Zv. Ministri për Arsim z. Nehat Mustafa dhe z. Tim Kartwright – drejtor i projektit, kanë ndarë certifikatat për drejtorë dhe arsimtarë, të cilat janë të akredituara nga MASHT-i.



Pajisje teknologjike, nga Programi Arsimor Themelor – PATH që financohet nga USAID

Për shkollën tonë këto pajisje të teknologjisë së re janë dhuratë e çmuar. Paketa që ka arritur sot, përmban vegla e pajisje të ndryshme me anë të të cilave nxënësi ka mundësinë të krijojë e jo vetëm të memorizojë të dhëna teorike. Kjo paketë ofron shumë mundësi dhe është nxitëse e imagjinatës së nxënësve që të krijojnë pakufi. Atraktive për nxënësit do të jetë edhe krijimi i shumë formave të robotëve që do të dirigjohen nga kompjuterët.
A nuk është kjo forma më praktike e zhvillimit të imagjinatës krijuese për nxënësit e shkollës sonë?



Nxënësit kanë filluar të ekspozojnë punime, me karakter arsimor, në paketa prej kartoni.
Gjashtë faqet e paketës, nxënësit po i përdorin për të ekspozuar gjashtë punime nga lëndë të ndryshme mësimore. Vlera dhe e veçanta e kësaj ekspozite ka të bëj; në ngritjen e cilësisë në nxënie, ruajtjen e ambientit të brendshëm të shkollës, bashkëpunimi nxënës – mësimdhënës – prind, punë ekipore efektive, fuqizim të ideve për kreativitet dhe inovacion e etj..

Këngë:

 

Donika Nuhiu – Shkolla ime