Tema Arsimore  (Platformë Personale)

Arkiv September, 2011

Trajnimi me bazë në shkollë „Përmirësimi i vlerësimit të rezultateve të të nxënit”, që u organizua ditë më parë në shkollën tonë, ka filluar të aplikohet praktikisht nga mësimdhënësit. Mentorimi me udhëzime lehtësuese po mbështetën nga drejtori i shkollës dhe nga dy mësimdhënëset, facilitatore me bazë në shkollë; Fehmije Toplana dhe Servete Gashi.
Parashikojmë: Programi Arsimor Themelor – PATH (BEP), që financohet nga USAID, do të ketë ndikim të konsiderueshëm për rritjen e cilësisë në arsim.



Koordinatorja për Monitorim dhe Vlerësim e Programit për Arsim Themelor – PATH, zonjusha Zana Hoxha, ka takuar mësimdhënësit e shkollës sonë dhe ka marrë opinionet e tyre rreth rëndësisë së ngritjes së një qendre për përkujdesjen e fëmijëve të moshës 2 deri në 9 vjeç.


 
Qëllimi i këtij Programi, që financohet nga USAID, është që mësimdhënësit të cilët do të përfshihen në trajnime e që kanë fëmijë të vegjël, të kenë mundësinë që t’i ndjekin trajnimet pa brenga, sepse për fëmijët e tyre do të përkujdeset një edukatore në klasat që do të përshtaten për këtë qëllim.
Nga mësimdhënësit pjesëmarrës në këtë takim, u mirëprit kjo nismë që do të jetë tepër lehtësuese, në radhë të parë për mësimdhënëset nëna.



Trajnimi me bazë në shkollë „Përmirësimi i vlerësimit të rezultateve të të nxënit” ka përfunduar me sukses. Në këtë trajnim janë përfshirë të gjithë mësimdhënësit e shkollës sonë. Ky trajnim është udhëhequr nga dy mësimdhënëset e shkollës sonë: Servete Gashi dhe Fehmije Toplana, të cilat ishin lehtësuese të këtij trajnimi me vlerë dobiprurëse për të gjithë mësimdhënësit e shkollës. Vlerësimet e të gjithë mësimdhënësve, drejtorit të shkollës dhe Ekspertit Ndërkombëtar për Vlerësim, z. David Carroll, për këtë trajnim të Programit Arsimor Themelor – PATH (BEP), që financohet nga USAID, ishin më se pozitive.

Foto: Stafi mësimdhënës (pas përfundimit të trajnimit)

Video: dy ese, pjesë e aktiviteteve të trajnimit – PATH – USAID

Facilitatorët- lehtësueset, kanë dhënë udhëzime të nevojshme dhe kanë shpërndarë doracakun për njërën nga tri komponentët e Programit Arsimor Themelor – PATH – „Përmirësimi i vlerësimit të rezultateve të të nxënit”.
Doracaku, përmban materiale të trajnimit të përgatitura nga konsulentët e projektit, Damian Murchan, Gerard Shiel dhe Eda Vula. Në doracak janë përfshirë edhe materiale tjera që kanë të bëjnë me çështje të caktuara të lidhura me vlerësimin për nxënie, të bazuara në aktivitetet e mësimdhënësve që ishin pjesëmarrës në pilotimin e projektit „Përmirësimi i vlerësimit të rezultateve të të nxënit". – (Burimi – Doracaku)
Mësimdhënësit, në ditët në vijim, do të zbatojnë në praktikë informacionet teorike të marra nga ky trajnim, që do të thotë së do të monitorohen nga facilitatorët – lehtësueset e kësaj komponenete, dhe drejtori i shkollës.
Orët 15+5 do të akreditohen, mbi bazën e rezultateve të arritura, nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Programi për Arsimin Themelor i Agjencionit të SHBA-ve për zhvillim ndërkombëtar (USAID) është i mirëseardhur për stafin mësimdhënës të shkollës sonë, komunitetin e prindërve dhe komunitetin e nxënësve, sepse ne konsiderojmë se ky Program do të thyejë përfundimisht kornizat e mësimdhënies tradicionale që nënkupton integrim të arsimit në shekullin 21. Ky Program Arsimor do të ketë fuqinë të reformojë mësimdhënien, jo vetëm në fushën e vlerësimit, por edhe në menaxhim dhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale në lëmi të ndryshme duke përfshirë edhe përdorimin e teknologjive të reja.
Ne jemi me fat, sepse po ndryshojmë vetën tonë, me përkrahjen e partnerëve shumë të sinqertë, me synim të përbashkët arritjen e cilësisë në shkollë. Jo rrallëherë, kemi thënë: “ne synojmë shkollën cilësore”, synimi ynë është më afër së kurrë të bëhet realitet, sepse ne kemi besim në vetën tonë dhe në miqtë tanë.
Falënderojmë partnerët!




Me qëllim të përkrahjes dhe ndihmës në sektorin e arsimit në Republikën e Kosovës, në vitin 2011 filloi Programi për Arsimin Themelor i Agjencionit të SHBA-ve për zhvillim ndërkombëtar (USAID). – (Burimi: Doracaku)
Në kuadër të këtij programi njëra nga tri komponentët është edhe vlerësimi. Trajnimi për mësimdhënës, i cili ka si objektiv përmirësimin e vlerësimit të rezultateve të të nxënit në arsim, sot ka filluar në shkollën tonë dhe me interesim është ndjekur nga të gjithë mësimdhënësit e shkollës.
Trajnimi është udhëhequr nga dy mësimdhënëset: Fehmije Toplana dhe Servete Gashi dhe është monitoruar tërë ditën nga David Carroll – Ekspert Ndërkombëtar për Vlerësim, i cili shoqërohej me përkthyesin, Taulant Abazi.

Ky trajnim do të ndihmon mësimdhënësit:
• të vlerësojnë nxënësit e tyre në mënyrë efektive dhe të drejtë;
• të hartojnë plane të mësimit që kanë pjesë përbërëse Vlerësimin për Nxënie (VpN) ;
• të shkëmbejnë njohuri profesionale dhe ide praktike me kolegët për zbatimin në klasë të strategjive për Vlerësimin për Nxënie (VpN). - (Burimi: Doracaku)



Shkolla jonë është përfshirë në Programin Arsimor Themelor – PATH (BEP), që financohet nga USAID dhe MASHT, sinqerisht ne ndjehemi me shumë fat, është privilegj të nisemi dhe të bashkudhëtojmë me partnerë kaq të sinqertë. Ne duke shpresuar në veten tonë, besojmë se nuk do të bëjmë ”mungesa të paarsyeshme” në ketë Projekt Arsimor kaq dobiprurës.

Pikërisht sot, koordinatorja e Programit Arsimor Themelor – PATH (BEP), për fushën e vlerësimit, Arlinda Gashi – Bajgora, ka sjellë materialet për të gjithë mësimdhënësit e shkollës sonë, të cilët do të marrin pjesë në trajnimin për përmirësimin e vlerësimit të rezultateve të nxënies me bazë në shkollë.
Është hera e parë që përgjegjësitë po zbresin nga lartë – poshtë, në këtë Projekt shkolla është “personazhi” kryesor, ndërsa “aktorët” tjerë do jenë monitorues… Partnerë monitorues, do të jenë miq nga Programi Arsimor – PATH (BEP), njëri ndër ta do të jetë, David Carroll – ekspert ndërkombëtar për vlerësim.
“Mendimet rreth vlerësimeve kanë pësuar ndryshime në vitet e fundit. Në këndvështrimin e ri, vlerësimi dhe të nxënit janë dy faqet e të njëjtës monedhë… Kur nxënësit angazhohen në vlerësim, të nxënit e tyre rrjedh pikërisht nga ai vlerësim” – National Research Council, National Science Education Standards.(Washington DC. National Academy Press, 1996)
Shkolla jonë ka deleguar mësimdhënës, jo vetëm në fushën e vlerësimit, por edhe në gjuhë angleze dhe përdorim të teknologjive të reja, TIK, mjedis, matematikë dhe shkenca etj..
Në komponentin e vlerësimit facilitatore, me bazë në shkollë, do të jenë: Fehmije Toplana dhe Servete Gashi.
Ne jemi të vetëdijshëm se mjediset rurale, siç jemi ne, kanë shansin që nëpërmjet këtij Programi të USAID-it amerikan, të integrohen në rrjedhat globale, sepse; fuqizimi i vlerësimit të rezultateve të nxënies, siç e potencon Dr. Eda Vula e mundëson këtë…



Foto: Klasat kontejnerë…

Foto: Shkolla e re në Rrezor

Ueb-faqja u hap, më 6 e 7 shtator 2006.

A ishte vendim i drejtë dhe i duhur, në kohën e drjetë dhe të duhur? – PO

Derisa zhvillimet e teknologjisë në fusha të ndryshme të shkencave po ecin më shpejtësi të madhe, shkollat po ecin me hapa të vegjël. Prandaj përdorimi i teknologjive të reja në arsim do të bëj që shkolla të jetë shumë më tërheqëse dhe nxitëse për ide e inovacione të reja në procesin e nxënies dhe të mësimdhënies. Teknologjitë e reja do të vihen në shërbim të avancimit te të menduarit kritik dhe zhvillimit praktik të shkathtësive të shekullit 21. Nxënësi do të mësojë të vlerësojë dhe të vetvlerësojë për çështje të ndryshme dhe do të përgatitet që të përballet me sfidat jo të vogla të shekullit 21. Duke përdorur teknologji të avancuara, nxënësi nuk do të jetë vetëm një “pako” memorizuese për informacione shkencore, por ai do të jetë në qendër të krijimit të ideve dhe inovacioneve, ai do të bëhet i dobishëm, jo vetëm për vetën e tij por edhe për shoqërinë në tërësi…
Shkolla në Rrezor (ish Mleqan) të Malishevës, në platformën e http://wordpress.org/ , ka Ueb-faqen: http://www.shkollarrezor.com/, që është donacion nga Arben Kryeziu, me qendrim në Hawaii, SHBA.

Qëllimi i hapjes së ueb-faqes

  • Të inkurajohen fëmijët e shkollës për të fituar shkathtësitë në përdorimin e kompjuterit dhe internetit
  • Interneti është një pikë lidhje, që u lejon të gjithëve për të arritur madhështinë në fushën e informacionit
  • Një shembull i pastër se si fëmijët mund të bashkohen nga distanca për të kërkuar dhe gjetur informacione në fusha të ndryshme shkencore.
  • Nxënësit fitojnë shkathtësi për të demonstruar aftësitë e tyre në “tregun” kombëtar e ndërkombëtar në fushën e informatikës etj.

Ndikimi pozitiv i ueb-faqes

  • Komuniteti i prindërve ndihmon dhe mbështet nismat e shkollës
  • Shkolla me ndihmën e prindërve në shtator të vitit 2006 është e para në Komunë me rrjet të internetit
  • Qeveria komunale mbështet shkollën dhe paguan rrjetin e internetit duke liruar prindërit nga pagesa
  • MASHT nismat e shkollës i fuqizon, pajis shkollën me 32 PC, 3 printerë, projektorë etj..
  • MASHT ndërton shkollën e re dhe poligonin sportiv
  • Qendra për Arsim e Kosovës – përfshinë në trajnime stafin mësimdhënës
  • Qendrat Didaktike ofrojnë përkrahje
  • Mediat e shkruara dhe elektronike bashkëpunojnë
  • Fuqizohet partneriteti brenda dhe jashtë vendit
  • Këmbehen eksperienca pozitive brenda e jashtë vendit
  • Mundësohet të mësuarit në distancë – E-learning – të mësuarit elektronik
  • Shkolla ndikoi që; mbi 70% të familjeve të nxënësve të shkollës sonë, të kenë PC dhe internet në shtëpitë e tyre. 
  • Nxënësit përdorin internetin me një kulturë dhe edukatë të lartë 
  • Programi Arsimor Themelor – PATH (BEP) që financohet nga USAID, mbështet shkollën tonë me trajnime dhe me pajisje me teknologji të reja.
  • ………….

Foto: Shkolla e re ndërtuar nga MASHT-i

Treguesi kronologjik: http://www.shkollarrezor.com/?page_id=6



Erdhi dita e gëzimit – 1 shtatori
1.09.2011 Alush Kryeziu

Shkolla hapi dyert, filloi viti i ri shkollor 2011 – 2012, fytyra të qeshura, krenari, gëzim dhe hare, erdhi një shtatori që simbolizon fillimin e garës në nxënie.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës i dha kuptim më shumë ditës së gëzimit – një shatorit 2011, sepse të gjithë nxënësit i ka pajisur me tekste falas.

Kjo ditë gëzimi, është e veçantë për nxënësit e klasës së parë, të cilët pikërisht sot, në liri, kanë nisur rrugëtimin të mësojnë germat e shqipes pa frikë, kanë nisur të nxënë dije për të mirën e atdheut tonë të dashur.

Urime!