Shkolla Rrezor  Mleqan, Malishevë, Republika e Kosovës – Republic of Kosova

Arkiv March, 2010

Duart tona, duart e Atdheut
29.03.2010 Alush Kryeziu

MASHT-i bëri ndryshime të dëshirueshme… Të gjykojmë dhe të krahasojmë ndryshimet që solli MASHT-i

MASHT-i bëri ndryshime të dëshirueshme…Të gjykojmë dhe të krahasojmë ndryshimet që solli MASHT-i

…do ta zbukurojmë shkollën, me duart tona!



Ekipi Ndërlidhës Monitorues zviceran – LMT, në kuadër të KFOR-it, ka vizituar shkollën tonë.
Ekipit dhe togerit, Z. Wyss, u ka dëshiruar mirëseardhje drejtori i shkollës dhe ka theksuar se shkolla ka rrethin e partnerëve të shumtë, e ndër ta edhe KFOR-in, përkatësisht LMT-në.

Kjo vizitë ishte e veçantë, jo vetëm së ne u njohëm me togerin z. Wyss, por edhe për shkakun se sot, pikërisht, më 24 Mars 1999, Aleanca më e fuqishme në Botë – NATO, para 11 viteve pati filluar bombardimet në caqet serbe dhe pati dhënë mesazhin se liria u nis të vijë…
Fal intervenimit të NATO-së dhe luftës së pa kompromis të UÇK-së, sot jemi të lirë.



Nxënësit e klasës së pestë se bashku me mësuesen e tyre dhe drejtorin e shkollës, kanë blerë sot, sipas planifikimit, materialet që ju duhen për të realizuar Projektin – Këndi i gjelbërimit, me vlerë 250 Euro. Klasa e pestë e shkollës sonë, fituese e garës së Projektit të Kosovision Kontekst, ka filluar me seriozitetin e shkallës së lartë realizimin e Projektit – Këndi i Gjelbërimit.
Falënderojmë donatorët, sepse me mbështetjen e tyre, ne do të fitojmë garën edhe në finale, shprehen me entuziazëm nxënësit.



Ekipi i Kompanisë – CMC, angazhuar nga MASHT-i, sot në shkollën tonë, ka marrë të dhëna për godinat shkollore, gjendjen e tyre fizike dhe dimensionet e klasave, për numrin e nxënësve dhe mësimdhënësve , nivelin e arsimimit për prindërit e nxënësve, gjatësia e udhëtimit për nxënësit, gjendja sociale e familjeve të nxënësve etj..

Ekipi i përberë nga Besa Zhilivoda dhe Kushtrim Grezda, në cilësinë e krijuesit të të dhënave për objektet dhe institucionet edukative në terren, kanë treguar shkallë të lartë bashkëpunimi me shkollën. Mbledhja e të dhënave ishte shumë profesionale, matje laserike precize, matja e nivelit mbidetar (649 m), matja e terreneve sportive etj., ishin vetëm disa nga objektivat e këtij projekti që po zhvillon MASHT-i, me mbështetje edhe të Bankës Botërore.



Ekipi, përbërë nga Gonxhe Mejzini dhe Tahir Bakalli, pranë Qendrës Didaktike në Gjakovë, ka monitoruar ecurinë e realizimit të projektit – Kosovision Kontest – “Këndi i gjelbërimit”. Ata kanë dhënë instruksione të nevojshme për realizimin e projektit, që do të zbukurojë shkollën tonë.

Mësuesja, Kumrie Gashi dhe drejtori Alush kryeziu, kanë falënderuar zyrtarët e Qendrës Didaktike për mbështetjen dhe ndihmën që po i japinë shkollës sonë në realizimin e Projektit – Këndi i gjelbërimit.

_____________

Kosovision Kontest ka mobilizuar prindërit të vihen në mbështetje të realizimit, sa më me sukses, të Projektit “Këndi i gjelbërimit”. 


Foto: Naim Shala i ka dhuruar shkollës 15 fidanë, drurë qiparis.



Në literaturën bashkëkohore thuhet: “Për të mos ndodhur çorganizimi në shoqërinë tonë dhe në shkollat tona është tepër i nevojshëm partneriteti shkollë – komunitet. Të gjitha palët do të jenë përfituese të bashkëpunimit, shkollat do të kenë arritje më të larta por edhe familja do të vetëdijesohet për përmirësimin e gjendjes duke ndryshuar në kuptimin pozitiv, ndërsa komuniteti (suprasistemi) do të këtë kuadro cilësore që do të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes ekonomike. Inkurajohen vlerat humane për shkathtësi jetësore e sidomos për nxënie gjatë gjithë jetës"…

Foto: Mbështetje me traktor ka dhënë, Elmi Gashi

Projekti – Kosovision Kontest, ka nxitur komunitetin e prindërve, që janë partnerë kyç, për t’i ndihmuar shkollës që të realizojë Projektin “Këndi i gjelbërimit”. Komuniteti i prindërve apo kujdestarëve janë partnerë shumë të rëndësishëm, pa të cilët shkolla do ta humbiste kuptimin, pra shkolla nuk do të kishte qenësi të mirëfilltë pa bashkëpunim…
Përgatitja e terrenit dhe lëvrimi i sipërfaqes, ku do të ngritët, jo “Këndi i gjelbërimit”, por Projekti “Parku i shkollës”, kryesisht ka mbështetjen nga prindërit dhe Kosovision Kontest.
Ky park, që po ngritët, do të jetë frymëmarrja e shkollës sonë, mushkëritë e saj. 

Foto: Asllan Kryeziu, ka rrafshuar me traktorin e tij pjesën e lëvruar

Muhamet Moriana (veteran i arsimit) dhe Kurt Balaj nga Gllareva, për shkollën tonë kanë dhënë falas, një sasi të konsiderueshme të gurëve, që do të përdorën për ngritjen e një fontane në parkun e shkollës. Transportin e ka siguruar falas, Naim Shala.

Shkolla jonë falënderon komunitetin e prindërve për bashkëpunim të sinqertë.



Skanohet ecuria e punimeve
18.03.2010 Alush Kryeziu

Drejtoria për Urbanizëm e KK Malishevë, përkatësisht inxhinieri Remzi Javori, që shoqërohej nga Sinan Kryeziu, drejtor në Drejtorinë për Bujqësi e Pylltari, monitoruan ecurinë e punimeve të shkollës së re. 

Shkolla e re është në fazën përfundimtare të punimeve dhe kërkon përmirësimin dhe finalizimin e ca punimeve që kanë mbetur.
Realizimi i Projektit – Shkolla e re, do t’ju jap fund pengesave me të cilat po përballen nxënësit dhe personeli arsimor në shkollën tonë.



Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka nisur furnizimin me inventar për shkollën e re.

Me angazhimin e MASHT-it dhe të punëkryesit shkolla e re do të jetë shumë shpejt e gatshme të pranojë nxënësit, të cilët jo pak po përballen me pengesa si pasojë e hapësirës shkollore shumë të kufizuar dhe ambientit jo adekuat për mësimdhënie e mësimnxënie.
Shkolla e re moderne e bashkëkohore do të ndikojë në rritjen e cilësisë në shumë dimensione. Synimi ynë është; shkolla jonë të arrijë të bëhet shkollë cilësore, angazhimi dhe përkushtimi ynë do të jetë në funksion të këtij qëllimi.

_____________

I nderuar administrator i ueb-faqes, z. Kryeziu

Ju përgëzoj për punën dhe sukseset që po i arrini ju së bashku me kolektivin tuaj të mrekullueshëm. Më erdhi shumë mirë që shkolla juaj është shpallur – shkolla më e dalluar për aktivitete kulturo-artistike, në nivel të Komunës së Malishevës, për vitin shkollor 2009/2010.
Shpresoj, së kjo fitore do të nxitë edhe më shumë punën dhe përkushtimin e nxënësve, mësimdhënësve dhe angazhimin tuaj drejtor i nderuar, që të arrini shkollën cilësore, që është synim i juaj. 

Me respekt, Halim Hoti, shef për arsim në DKA – Malishevë

______________________



Gëzuar 7 Marsi – Dita e Mësuesit
7.03.2010 Alush Kryeziu


Sot kjo ditë e shenjtë, e cila nuk na kujton vetëm hapjen e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë, por edhe që është futur në kujtesën historike të krejt kombit shqiptar na ngjall mjaft emocion. 7 Marsi nuk tregon vetëm faktin se gjuha shqipe ka shpalosur vlera të mëdha kulturore, por mbi të gjitha kjo ditë na thekson se gjuha jonë e mëmës po bëhet gjuhë e mendimit, e zhvillimit dhe e përparimit. Dhe për këtë të vërtetë të pamohueshme kjo gjuhë ka pasur misionarët e saj të parë që janë mësuesit, të cilët u bënë apostuj të shqiptarizmës dhe të përparimit. Ja përse kjo ditë është e shenjtë dhe me meritë ka marrë emrin Dita e Mësuesit. Por për ne në Vlorë kjo ditë ka kuptim shumëdimensional. Shkolla shqipe ashtu si dhe shteti shqiptar u konsoliduan bashkë me njëri tjetrin. Në ditët që po përjeton Shqipëria sot, askush në Vlorë nuk e harron thirrjen që Ismail Qemal Vlora, u drejtoi shqiptarëve më 1900: “Të gjithë sa jemi shqiptarë, të mëdhenj e të vegjël, të pasur dhe të varfër, pleq e të rinj duhet të bashkohemi dhe ta çojmë vendin përpara në rrugën e qytetërimit, duke i treguar Evropës se shqiptari ka mbetur evropian në gjak dhe se nuk dëshiron gjë tjetër veçse të forcojë kombësinë e tij dhe të qytetërohet.”
Nuk ka gjë më të bukur se sa të shikosh të realizuar këtë ëndërr sot dhe të jesh në mes të atyre që krahas pluhurit të bardhë të shkumësit për ta përçuar dijen kombëtare dhe botërore shtuan edhe thinjat e bardha në flokët e tyre. Nuk ka mirënjohje më të madhe se sa për mësuesit që nuk kursyen as kohën, as përkushtimin dhe as dashurinë për të brumosur tek nxënësit e tyre dijen, kulturën, artin dhe ardhmërinë e vendit tonë. Mësuesit tanë në misionin fisnik të përhapjes së dijes u bënë monument të emancipimit dhe udhërrëfyes të së ardhmes. Ata nuk janë vetëm dhe thjeshtë profesionistë të arsimit, por ata janë njerëzit që na ndriçojnë me idealet njerëzore, ndaj dhe profesioni i mësuesit është nga më njerëzorët dhe më fisnikët.
Duke respektuar mësuesit sot, ne respektojmë vetveten, ardhmërinë e kombit dhe të brezave. E ardhmja e kombit dhe e vendit varet nga arsimi. Ja pse kjo datë lartësohet çdo ditë e bashkë me të dhe emri i mësuesit.
Gëzuar edhe një herë 7 Marsin. Suksese e mbarësi sjelltë përherë!

Shkroi: Laureta Petoshati , Vlorë



MARSI EPOPE E LAVDISHME
5.03.2010 Alush Kryeziu


Sot, më 5 Mars 2010, Drejtoria Komunale e Arsimit në Malishevë, me rastin 5,6 e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Epopesë së UÇK-së, ka organizuar manifestim me karakter arsimor, kulturor e garues për të gjitha shkollat e komunës së Malishevës.

“Shkronjat shqipe që ishin më të rënda se plumbat, na e sollën 28 Nëntorin, na e sollën 17 Shkurtin dhe do na e sjellin bashkimin e kombit, përfundimisht në Evropën e popujve të bashkuar”, ka thënë mes tjerash Kryetari i Komunës, Isni Kilaj.


Drejtori i DKA-së, z. Isuf Morina, me rastin e hapjes së këtij evenimenti, ka përshëndetur të pranishmit dhe ka paraqitur rrugëtimin e përpjekjeve dhe sakrificave të popullit shqiptar për liri dhe arsim kombëtar.

Foto: Arjeta Kryeziu, 5 vjeç, me Kryetarin e Komunës z. Isni Kilaj

Arjeta është e lumtur, do ta mbajë mend këtë çast gjatë gjithë jetës, sepse ajo takoi Kryetarin e Komunës, Kryetarin i cili ia dhuroi shkollën e re Arjetës…

Në emër të veteraneve të arsimit, të komunës së Malishevës, këtë tubim madhështor e ka përshëndetur Smail Krasniqi.
Pjesë e programit ishte edhe ndarja e mirënjohjeve për mësimdhënësit e dalluar, për nxënësit recitues të dalluar, për shkollat e dalluara si dhe mirënjohje për veteranet e arsimit. Po ashtu Drejtoria Komunale e Arsimit së bashku me Ekipin Ndërlidhës Monitorues – LMT të KFOR-it, kanë ndarë dhurata për nxënës e veteranë të arsimit.

350

Foto: Drejtori i DKA-së z. Isuf Morina dhe kapiteni i LMT-së z. Baum

Shkolla FMU “Beqir Gashi” në Rrezor, nga Juria e DKA-së është shpallur shkollë e dalluar për aktivitete të lira në nivel komune.
Në recitim morën pjesë nxënësit: Arjetë Kryeziu, Erletë Kryeziu dhe Edonë Kryeziu.
Morën mirënjohje mësimdhënësit: Selvije Gashi, Ejup Kryeziu dhe Fehmije Toplana.

____________________

MARSI EPOPE E LAVDISHME

Gjithherë kur vjen Marsi, se ç’na shfaqet një ndjenë e veçantë, na del para sysh: Kruja dhe Lezha, Prizreni e Korça, Manastiri e Vlora, Prekazi e Tetova, Tirana dhe Prishtina… me një fjalë na del para sysh e gjithë harta e trojeve tona.
Marsi, që njihet si muaj i ringjalljes e përtëritjes, muaji i luleve e shpresës, muaji i qëndresës e sakrificës, muaji i dhembjes e krenarisë, muaji i Lavdisë së Adem Jasharit, muaji i së parës shkollë shqipe e cila skaliti fytyrën e kombit. Muaji i ngjarjeve kombëtare, të cilat bashkëjetojnë brenda nesh, jo veç në këtë ditë, por bashkëjetojnë me ne aq herë sa marrim frymë gjatë gjithë jetës sonë…Marsi u bë Epope e krenarisë sonë, u bë kurorë e lavdishme e epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me Komandantin Legjendar – Adem Jashari.

7 Marsi i vitit 1887 u bë emnesë, jo vetëm për qytetin piktoresk të Korçës, por për gjithë kombin shqiptar. Kjo ngjarje, e hapjes të së parës shkollë shqipe në vete përmban përpjekjen dhe sakrificën e shumë patriotëve shqiptarë të cilët me gjak blatuan germat e shqipes sonë.
Është e pakontestueshme se qëndrimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u hodhën në mbrojtje të aspiratave të popullit shqiptar për liri dhe për arsim kombëtar. Krahas luftës së armatosur për Liri, ashtu edhe lufta për “pakëz dritë”, do t’i japë dimensione të reja kombit tonë. Thënë ndryshe pa këto dy luftëra, që paraqesin simbiozën e natyrshme të jetës dhe të ekzistencës së kombit, nuk do të ishte e mundur ruajtja e identitetit tonë.
Lufta për zhdukjen e territ, që nisi me të parën shkollë shqipe në Korçë, e më pas përhapja e rrezeve të dijes gjithandej në truallin shqiptar, do të përshpejtojë përpjekjen e popullit shqiptar për liri.
Megjithatë, sa herë që kujtojmë Mësonjëtoren e Parë Shqipe në Korçë, kudo që ndodhemi, brenda apo jashtë at-mëmëdheut, kujtojmë shumë atdhetarë e arsimdashës, mësues e patriotë që u vunë në ballë të përhapjes së dritës. Jo pak nga ata e paguan me kokë, jo pak nga ata në pabesi u helmuan ose pas shpine nga armiqtë e kombit u vranë…
Sa herë kujtojmë Mësonjëtoren e Parë Shqipe në Korçë, kujtojmë mësimdhënësit kosovarë, të cilët në vitet e nëntëdhjeta mbajtën gjallë arsimin shqip në Kosovë. Në këto kohë të vështira nën okupimin serb, mësimdhënësit ishin ata të cilët dhanë provimin e pjekurisë intelektuale e atdhetare para popullit. Ata nuk u gjunjëzuan asnjëherë para pushtuesit serb, sepse shumë më lartë qëndronte misioni i tyre për arsim e moral kombëtar.

Gjithherë kur vjen Marsi, kujtojmë Komandantin Legjendar Adem Jashari, i cili u blatua në themelet e lirisë e të pavarësisë sonë. Sot mbi ato themele të lirisë, në shkollat shqipe të Republikës së Kosovës, buzëqeshja është kthyer, germat e gjuhës shqipe mësohen pa frikë…

E pra, kush është epilogu?
- Tani erdhi dita… do t’i djegim plagët që i mallkuari na i hapi dhe me hirin e tyre do të mëkojmë tokën tonë të dashur… do ta punojmë bahçen tonë e do të mbjellim të lumtur… se ditë e natë do të mësojmë… si zotër me dituri do vjelim frytet e punës sonë… do të na qesh fytyra e toka do të mbajë erë buke, erë vatre… se do vijë edhe dita kur në çdo kështjellë shqiptarie do bien të lumtura kambanat…

Shkroi: Alush Kryeziu, mësimdhënës