- Lajme (316)
- AA – Letrat e vizitorëve
- Arkivi
- Bashkëpunimi me prindër
- Dhuna psikologjike si pasojë e paaftësisë
- Fjalorthi
- Foto 2008/2009
- Foto 2009/2010
- Fotografi që flasin…
- Gjej enigmën…
- Gjuhë dhe letërsi shqipe
- Grupi letrar
- Historiku i shkollës
- Informacione për arsim
- Karakteristikat e shkollës cilësore – të efektshme
- Këndi i video pamjeve
- Komiteti i Shkollës
- Kuadri arsimor
- Leksione për ndryshimin personal
- Menaxhimi i ndryshimeve në shkollë
- Mendime të arta
- Metodat bashkëkohore të planifikimit
- Moduli I – IX – PDF
- Monografi – nga Ramadan Krasniqi
- Mosdiskriminimi
- Ndërtimi i shkollës – Foto
- Nëntor 2006
- Opinione…
- Partneret e shkollës
- Planifikimi dhe vlerësimi
- Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim
- Shkolla dhe komuniteti
- Të drejtat e fëmijëve
- Treguesi kronologjik
- Vlerësimi në bazë shkolle
- Zhvillimi i kurrikulit
Arkiv January, 2010
19.01.2010 Alush Kryeziu
19.01.2010 Alush Kryeziu
Vizita e KFOR-it, përkatësisht e LMT-së, e para e këtij niveli kaq të lartë, me përbërje të strukturës nacionale heterogjene, ishte një befasi e këndshme për nxënësit dhe stafin mësimdhënës të shkollës sonë.
.png)
Kapiteni i nivelit të lartë në LMT z. Rugeland i cili shoqërohej nga kapiteni z. Baum, panë nga afër evolimet e ndryshimeve pozitive në shkollën tonë pas luftës e këndej.
Ky ekip shumnacional vizitoi kabinetin e informatikës, klasat kontejnerë, shkollën e re që është në fazën përfundimtare të ndërtimit dhe terrenet sportive të posa ndërtuara.
.png)
Drejtori i shkollës ka informuar miqtë dhe partnerët e shkollës, me evolimet pozitive që kanë ardhur kryesisht nga përkujdesja e MASHT-it dhe partnerëve tjerë, pa të cilët shkolla nuk mund të ec.
.png)
Unë them se shkolla jonë është shembull i sfidës se guximshme në luftën e përditshme për t’i mundur kundërshtitë. Është shembull se si mund të fitohen miqtë dhe partnerët edhe kur ballafaqohesh me pengesa.
11.01.2010 Alush Kryeziu
Sot shkolla hapi dyert për të pranuar nxënësit të cilët do të fillojnë të garojnë se kush më shumë do të arrijë të tregojë nxënie në edukim dhe dije. Gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2009/2010 shkolla jonë nuk arriti që ta fillojë në objektin e ri shkollor. Është ky një zhgënjim, sepse ne menduam se gjysmëvjetorin e dytë do ta nisim në shkollën e re.
Kush është justifikimi dhe pse nuk u punua gjatë pushimit? – Ne nuk e dimë!

Sot vizita e Drejtorit të DKA-së së Malishevës, z. Isuf Morina dhe zyrtarëve të DKA-së z. Ramë Thaçi e z. Halim Hoti, si edhe vizita e Ekipit Ndërlidhës Monitorues të KFOR-it (LMT), përkatësisht vizita e kapitenit të LMT-së z. Baum, i dhanë edhe më shumë kuptim dhe inkurajim punës sonë në edukim.
Kush ishte mesazhi i vizitës? – Urimet që ata drejtuan për shkollën tonë, në këtë fillim të këtij viti që posa kemi hyrë dhe urimet për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor. Urime këto që na mbushën me energji të re, që të përballemi me më ngulm me pengesat, me qëllim për të sjellë ndryshimet pozitive që ne synojmë.
Synimet tona janë të arritshme vetëm me ndihmën e partnerëve. Pa partnerë ne nuk mund të ecim. Ne nuk guxojmë të ndalemi, jemi efektiv për aq sa lëvizim në drejtimin e dëshirueshëm.
Shkolla jonë falënderon të gjithë partnerët dhe premton se do të përmbushë nevojat e shoqërisë duke inkurajuar vlerat humane për shkathtësi jetësore e sidomos për nxënie gjatë gjithë jetës.
.png)