Shkolla Rrezor  Mleqan, Malishevë, Republika e Kosovës – Republic of Kosova

Arkiv December, 2009

Gëzuar Vitin e Ri 2010
31.12.2009 Alush Kryeziu

Çdo fund ka një fillim, çdo fillim ka shpresën dhe zërin e ri, zërin që kërkon të luftojë veset tona dhe zërin për paqe për të gjithë, zërin që mbushë zemrat me dashuri e ngrohtësi…
…eh sa lumturi paskësh të festosh i lirë!

Gëzuar 2010!



Ka përfunduar gjysmëvjetori i parë
24.12.2009 Alush Kryeziu

Suksesi i nxënësve në gjysmëvjetorin e parë ka shënuar rritje për të dy nivelet (klasa 1 – 5 dhe klasa 6 – 9). Kjo arritje e suksesit, ka ardhur për shkakun se Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ka pajisur të gjithë nxënësit me tekste mësimore duke filluar që nga klasa e parë e deri në të nëntën. Furnizimi me kohë, falas, me libra shkollor, ka ndikuar që këtë vit shkollor ta fillojmë mbarë dhe suksesi të jetë më i lartë.


Në mbledhjen e mbajtur sot, prindërit u ndanë të kënaqur me suksesin e fëmijëve të tyre.
Pas komunikimit të suksesit, prindërit vizituan shkollën e re që është në fazën përfundimtare të ndërtimit. Ata vizituan edhe dy terrenet sportive që tani më kanë përfunduar së ndërtuari.



Kryetari i komunës z. Isni Kilaj, ka rezervuar një pritje për të gjithë drejtoret e shkollave të komunës së Malishevës.

Me këtë rast  z. Kilaj ka falënderuar udhëheqësit e shkollave për angazhimin e tyre në edukim dhe ka potencuar se do të mbështetë nismat nga drejtuesit e shkollave dhe do të angazhohet që komuna jonë të ketë arsim cilësor. Ky synim është prioriteti im, sepse arsimi është baza e shoqërisë sonë, ka thënë ndër të tjera Kryetari i Komunës.
Në emër të udhëheqësve të shkollave ka falënderuar z. Zyber Paçarizi dhe i ka uruar kryetarit, z. Isni Kilaj, fitoren në zgjedhjet e 13 dhjetorit 2009.



 

Rrethoja e oborrit të shkollës është ndërtuar nga Ndërmarrja Ndërtimore “Joni”. Punimet janë realizuar me përgjegjësi dhe ritmi i punimeve ka ecur sipas planifikimit dhënë nga MASHT-i. Shkolla e re, dy terrenet sportive dhe rrethoja e shkollës janë në funksion të arritjes së qëllimit të përbashkët për një shkollë cilësore që është synim i elementeve që përbëjnë shkollën dhe synim i komunitetit.
Ne falënderojnë MASHT-in për mbështetje dhe do t’i jemi mirënjohës. Janë të pamundura fjalët që të përshkruajnë gëzimin tonë…



Dy terrenet sportive që MASHT – i po ndërton për nxënësit tanë, ka nxitur kapitenin e LMT-së z. Baum që të japë idenë për një ndeshje miqësore në futboll me ekipin e shkollës sonë dhe ekipin e LMT-së. Ne e mirëpresim këtë garë që do të thellojë edhe më shumë partneritetin ndërmjet shkollës dhe KFOR-it.

_____________________

A pajtoheni se ngritja e gishtit të madh lart do të thotë: marrëveshje, rregull, miratoj, fuqi, biznes, komunikim, koncept, vendim, emocion, gëzohem, gëzim, miq, të miqësohesh, gjest i mirë, grup i suksesit, lumturi, izoloj të keqën, njeri i mirë, metaforë, ok, krejt në rregull, lejoj, pozitiv, shenjë, sukses, e suksesshme, mbështetje, simbol, ndryshim pozitiv, bravo, të lumtë, së bashku, lart, pavarësi, fitore, etj… 



Përvjetori i dhembjes dhe krenarisë
14.12.2009 Alush Kryeziu

Më 14 Dhjetor 1998 ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Beqir Gashi, emrin e të cilit e mbanë shkolla jonë, dhe Hazir Kryeziu bashkëvendës i tij, ranë në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë. Në vjeshtën e vitit 1998 ata bashkë me një numër të madh të rinjsh do të nisen për në Shqipëri për të sjellë armatim për luftëtarët e lirisë.
Me të pajisur me armatim, së bashku me shumë luftëtarë, ndër të cilët edhe Komandanti Mujë Krasniqi si dhe bashkëfshatari i Beqës, Hazir Kryeziu, do të nisen për në Kosovë. Më 14 dhjetor të vitit 1998 në vendin e quajtur Gorozhub, në kufirin shqiptaro – shqiptar, kolona hasi në prita të armikut. Pas një rezistence të fuqishme që bëjnë luftëtarët e lirisë, në luftim e sipër, ranë aty së bashku me shumë shokë të idealit e ndër ta edhe Komandanti Mujë Krasniqi. Heroizmi dhe ideali i lartë për Atdheun dhe akti më sublim i rënies së dëshmorëve bën që ata të mos vdesin kurrë.
Lavdia dhe nderi u takon atyre, të pavdekshmeve – Dëshmorëve të Atdheut.

Sot në shenjë nderimi, një delegacion i nxënësve dhe drejtori i shkollës, vendosën kurora në Përmendoren e Dëshmorëve dhe Martirëve të fshatit Rrezor.



Gëzimprurësja – Shkolla e re
10.12.2009 Alush Kryeziu


Disa nxënës të klasës së nëntë dhe të klasës së parë vizituan shkollën e re. Shkolla e re, siç thanë nxënësit, është pasuria më e madhe nga e cila do të edukohen breza të tërë, shkolla e re është gëzimprurësja më kuptimplotë në jetën tonë. 

 



Krahaso ndryshimin…
7.12.2009 Alush Kryeziu


Korrik 2009


Dhjetor 2009

MASHT-i bëri ndryshime të dëshirueshme…



U vijëzuan terrenet sportive
7.12.2009 Alush Kryeziu

Ndërtimi i dy terreneve sportive ka arritur në fazën përfundimtare. Nxënësit, mësimdhënësit dhe komuniteti i prindërve janë të lumtur dhe opinioni i tyre është shumë real, sepse ata thonë:  "fushat sportive të rregulluara, do t’i kontribuojnë mirëmbajtjes së shkollës së re".
Jam shumë i lumtur që krahas shkollës së re, po rregullohet edhe infrastruktura përcjellëse shkollore (terrenet spotive, rrethoja, kënde gjelbërimi etj..) që do t’i shërbejnë qëllimit të përbashkët – arsimit cilësor


Shkolla cilësore do të jetë në gjendje që të minimizojë pengesat, çorganizimin dhe në anën tjetër të rritë efikasitetin në shumë fusha veprimi. Shkolla cilësore minimizon pengesat si: papunësinë, korrupsionin, krimin, trafikimin e dukuri tjera negative.
Shkolla është cilësore, lëvizëse etj., për aq sa ec përpara. Është naive të mendosh se shkolla mund të arrijë cakun dhe po aq naive është të mendosh se shkolla nuk mund të ec. Krejtësisht varët nga shoqëria, sa është e organizuar ajo, që t’i bëj të mundur shkollës që të ec përpara, drejt cakut imagjinar, sfidues, kurrë të arritshëm. Udhëtimi drejt atij caku edhe pse është një sfidë, shkolla nuk duhet të pushojë së ecuri duke kërkuar në vazhdimësi ide e praktika bashkëkohore dhe për të ndodhur kjo është shumë i nevojshëm partneriteti. Partneriteti u ofron shkollave një proces përkrahës të vetë shqyrtimit dhe të zhvillimit, që del nga këndvështrimet e punëtorëve të arsimit, nxënësve, prindërve apo kujdestarëve, si dhe të anëtarëve tjerë të bashkësive përreth. Partneriteti stimulon për ecje përpara.
Partneriteti është jeta dhe shpirti i shkollës.



Sot në Pallatin e Rinisë, Kulturës dhe Sportit në Prishtinë u organizua ceremonia e shpërblimeve dhe më pas u hap ekspozita e pllakatave të Projektit të madh Kosovision Kontest 2. 

Fjala në gjuhën shqipe e zonjës Katherina Washington, (udhëheqëse e projektit Kosovision Kontest), drejtuar nxënësve dhe të pranishëmve ishte emocionuese dhe në fund të fjalës së saj, ajo dha mesazhin duke apostrofuar ish Presidentin e Amerikës z. Kennedy dhe citoi shprehjen e famshme të tij:
"Mos pyet, se çfarë mund të bëjë vendi për ty, por pyet, se çfarë mund të bësh t’i për vendin!" 

 Katherina Washington – Universiteti i Edukimit në Cyrih

Këtë manifestim e bën edhe më madhështor një grup studentesh nga Universiteti i Edukimit në Cyrih

Stdentet nga Universiteti i Edukimit në Cyrih të shoqëruar me këngëtarën Vesa Luma

Shkolla jonë pati privilegjin të merrte pjesë në këtë ceremoni, sepse fitoi garën në shkallë të regjionit të Gjakovës. Klasa e pestë e mësueses Kumrie Gashi e cila është fituese, do të realizojë Projektin  “Këndi i gjelbërimit”, projekt-ide e nxënësve që do të sjellin ndryshime të dëshirueshme në shkollën e tyre, do të zbukurojnë oborrin e shkollës…