- Lajme (316)
- AA – Letrat e vizitorëve
- Arkivi
- Bashkëpunimi me prindër
- Dhuna psikologjike si pasojë e paaftësisë
- Fjalorthi
- Foto 2008/2009
- Foto 2009/2010
- Fotografi që flasin…
- Gjej enigmën…
- Gjuhë dhe letërsi shqipe
- Grupi letrar
- Historiku i shkollës
- Informacione për arsim
- Karakteristikat e shkollës cilësore – të efektshme
- Këndi i video pamjeve
- Komiteti i Shkollës
- Kuadri arsimor
- Leksione për ndryshimin personal
- Menaxhimi i ndryshimeve në shkollë
- Mendime të arta
- Metodat bashkëkohore të planifikimit
- Moduli I – IX – PDF
- Monografi – nga Ramadan Krasniqi
- Mosdiskriminimi
- Ndërtimi i shkollës – Foto
- Nëntor 2006
- Opinione…
- Partneret e shkollës
- Planifikimi dhe vlerësimi
- Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim
- Shkolla dhe komuniteti
- Të drejtat e fëmijëve
- Treguesi kronologjik
- Vlerësimi në bazë shkolle
- Zhvillimi i kurrikulit
Arkiv November, 2009
30.11.2009 Alush Kryeziu
Investimet e MASHT-it në shkollën tonë, po krijojnë ardhmërinë tonë…
Ndërmarrja Ndërtimore “Joni” - ka përfunduar së asfaltuari dy terrenet sportive për nxënësit e shkollës sonë. (1).png)
(1).png)
MASHT-i me dy projektet që po realizon në shkollën tonë, (ndërtimi i shkollës së re dhe dy terrenet sportive), po ndikon që shkolla jonë të jetë shumë tërheqëse për nxënësit tanë.
Sot shumë prindër vizituan shkollën dhe u gëzuan për punimet që po kryhen nga MASHT-i. Po aq mbresëlënëse ishte edhe vizita e Ekipit Ndërlidhës Monitorues (LMT) e KFOR-it, përkatësisht Kapitenit të LMT-së z. Baum.
26.11.2009 Alush Kryeziu
.png)
Nxënësit e shkollës sonë sot shfaqen një program festiv me këngë, valle e recitime për nder të festës së Flamurit – 28 Nëntorit.
.png)
.png)
Nxënësit e klasës së pestë dhe mësuesja Kumrie Gashi, kanë fituar garën në projektin e madh “Kosovision Kontest 2"
.png)
Programi festiv u realizua me ndihmën e mësimdhënësve: Ibrahim Gashi, Zemrie Gashi dhe Shemsije Kryeziu.
26.11.2009 Alush Kryeziu
25.11.2009 Alush Kryeziu
.png)
Shkolla e re dhe dy terrenet sportive do na sjellin finalen e madhe që aq shumë e kemi pritur, finalen e gëzimit dhe të lumturisë. Shkolla e vjetër dhe dy kontejnerët klasa të cilët kanë përcjellë me qindra nxënës gjatë gjithë këtyre viteve, do mbeten në kujtesën tonë si mësim i përjetshëm, që do të na tregojë se si duhet marrë forcën dhe energjinë për t’i mundur pengesat.

Unë them se shkolla jonë është shembull i sfidës se guximshme në luftën e përditshme për t’i mundur kundërshtitë. Është shembull se si mund të fitohen miqtë dhe partnerët edhe atëherë kur guximshëm sfidohen problemet.
Napoleon Hill, bindshëm thotë: “Nëse dini se ç’doni, atë zakonisht edhe e arrini”.
24.11.2009 Alush Kryeziu
Kryetari i Komunës së Malishevës z. Isni Kilaj sot vizitoi shkollën e re që është në fazën përfundimtare të ndërtimit. Kryetari i Komunës monitoroi, udhëzoi dhe dha sugjerimet e tij për përshpejtimin e punimeve para ngricave dimërore. Ai pa nga afër edhe punimet e dy terreneve sportive që janë duke u ndërtuar.
.png)
Kryetari i Komunës – Isni Kilaj (ndahet i kënaqur me punimet rreth ndërtimit të shkollës së re dhe dy terreneve sportive)
Me përkrahjen e qeverisë komunale, shkolla jonë ka përfituar disa projekte. Ndryshimet e dëshirueshme po ndikojnë fuqimisht që shkolla jonë të arrijë të bëhet shkollë cilësore.
Nxënësit e shkollës sonë, stafi mësimdhënës dhe komuniteti i prindërve falënderojnë Qeverinë Komunale për projektet që ka lejuar dhe për mbështetjen që na ofron.
23.11.2009 Alush Kryeziu
Komuniteti i prindërve ndahet i kënaqur me punimet rreth ndërtimit të shkollës së re dhe dy terreneve sportive. .png)
Një delegacion i prindërve viziton shkollën e re dhe dy terrenet sportive që po ndërtohen nga MASHT-i .png)
21.11.2009 Alush Kryeziu
Sot në Qendrën Didaktike të Gjakovës u shpallen fituesit e Projektit “Kosovision Kontest 2”. Këtë eviliment të rëndësishëm me karakter arsimor dhe garues e hapi Gonxhe Mejzini dhe Tahir Bakalli.
“Të gjithë s’mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe” – Nëna Terezë
FITUESIT E PROJEKTIT “KOSOVISION CONTEST 2” – RAJONI I GJAKOVËS
(PËRKATËSISHT KOMUNAT GJAKOVË, RAHOVEC DHE MALISHEVË)
(Komisioni: kryetar jurie: Berat Thaçi, anëtarë: Katrina Washington – menaxhere e projektit, Ardita Hima – KEC, Remzi Buqaj – Malishevë, Vesel Krasniqi – Rahovec dhe dy bashkëpunëtorët e projektit të Rajonit të Gjakovës – Gonxhe Mejzini dhe Tahir Bakalli).
Shkollat fituese:
1. Shkolla Fillore “Beqir Gashi” – Rrezor, Malishevë (mësuesja Kumrie Gashi )
2. Sh.F “Pjeter Muqaj” – Guskë, Gjakovë
3. Sh.F “Zartiqi” – Zatriq, Rahovec
4. Sh.F “J. Salihu” – Molliq, Gjakovë
5. Sh.F “Ruzhdi Xhuliqi” – Marali, Malishevë
6. Sh.F “Lidhja e Prizrenit” – Opterushë, Rahovec
7. Sh.F “M. Bakija” – Gjakovë
8. Sh.F “M. Këpuska” – Gjakovë
9. Sh.F “B. Curri” – Krushë, Rahovec
10. Sh.F “E. Duraku” Dragobil, Malishevë
11. Sh.F “Z. Rexha” – Gjakovë
12. Sh.F “Gjergj Fishta” – Senik, Malishevë
Nga komuna e Malishevës në këtë manifestim mori pjesë drejtori i DKA-së z. Isuf Morina, Halim Hoti, Vera Bytyqi, Emine Krasniqi, Remzi Buçaj, drejtoret e shkollave fituese, mësuesit e klasave të pesta fituese dhe disa nxënës.
Fotografi: Shkollat fituese të Komunës së Malishevës
20.11.2009 Alush Kryeziu
Kryetari i Këshillit të Shkollës, z. Musa Zogaj sot ia ka dhuruar shkollës 15 fidanë, drurë halor që do ta zbukurojnë oborrin e shkollës.
Musa Zogaj
Shkolla jonë ka rrjetin e partneritetit, nga i cili merr energjinë, por në veçanti na gëzon partneriteti në nivel vendi. Fuqia e funksionimit të trekëndëshit; shkollë-nxënës-prindër është mrekullibërës. Ky trekëndësh bashkëpunimi ka fuqinë e përditshme për të sjellë ndryshime të dëshirueshme për një shkollë cilësore që është synimi ynë…
18.11.2009 Alush Kryeziu
.png)
Shkolla e re – Ndërton MASHT-i
(1).png)
Fushat spotive – Ndërton MASHT-i
.png)
Nxënësit shprehin ngazëllim për shkollën e re dhe terrenet sportive – Falënderojnë MASHT-in
.png)
Ndërmarrja Ndërtimore “Joni” me përkushtim dhe seriozitet të lartë po realizon projektin për ndërtimin e dy fushave sportive dhe rrethojës së Shkollës Fillore "Beqir Gashi" në Rrezor.
17.11.2009 Alush Kryeziu
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës praktikisht po i hap mundësinë vendbanimit tonë që të përshpejtojë rrugën dhe të arrijë statusin e një vendbanimi qytezë. Po aq përkushtim ka edhe qeveria komunale e Malishevës, e cila me projektet ideore dhe me investimet e saja në infrastrukturë po i shërben këtij qëllimi. Ky synim do ta lartësojë kuptimin e jetës dhe punës për më shumë se 2000 banorë të fshatit Rrezor.
Detyra dhe përkushtimi i të gjithë neve, për një jetë më të mirë në shtetin tonë është patriotizmi më kuptimplotë, që do të përmbushte ëndrrën e atyre të shumtëve që tani më janë në anë tjetër, në veçanti të Dëshmorëve të Kombit.
.png)
Shkolla e re në Rrezor – Ndërton MASHT-i.png)
Dy terrene sportive – Ndërton MASHT-i
.png)
.png)
.png)
.png)
.png)